Tuesday, February 22, 2022

Profeti Ibrahim a.s. dhe jobesimtari

Profeti Ibrahim a.s. njihet per besimin e madh qe ai kishte ndaj Allahut xh.sh, mirepo nje dite i erdh nje jobesimtar (mexhus , dmth adhurus i zjarrit) i cili i kerkoj ushqim. Ngase profeti Ibrahim a.s. e njihte i thote: Nese beson ne Allahun xh.sh. do te jap ushqim. Sapo degjoj pergjigjen e Ibrahimit a.s. jobesimtari largohet menjehere. Per kete veprim Allahu xh.sh. e kritikoj profetin Ibrahim a.s. duke i thene: Une, kete person, qe 50 vite e ushqej dhe pse ai nuk me beson Mua. Prandaj kishe mundesi ta ushqeje pa i kerkuar qe ta nderronte besimin. Profeti Ibrahim a.s. e kuptoj gabimin dhe menjhere u nis per tek njeriu jobesimtar. Sapo profeti Ibrahim a.s. e ze jobesimtarin ne rruge i kerkon ndjes dhe e fton ne shtepi per ti dhen ushqim dhe per ta gostitur. Jobesimtari i habitur me sjelljen e profetit Ibrahimit a.s. e pyet; Perse ndryshove mendje? Ne kete çast Profeti Ibrahim a.s. i tregon se si Allahu xh.sh. e kishte kritikuar. Kur jobesimtari e degjoj te verteten, ai u ndikua nga drejtesin dhe miresia e Allahut xh.sh. dhe vendosi te besoj Allahun xh.sh.
Mesimi i ngjarjes eshte: Asgje nuk behet me inponim por vetem me urtesi dhe sjellje te mire.

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Ju mundes te mesoni me shume mbi jeten e Profetit Ibrahim duke klikuar ketu: Jeta e profetit Ibrahim a.s.


Frika dhe shpresa e profetit Musa a.s.

Nje here profeti Musa a.s. i thote Allahut xh.sh.; O Zoti im! Me shpetove me Tevratin dhe me nderon duke folur ne kodren Sina, ndaj dua te te them: Nje gje me qeteson dhe kater gjera me friksojne;
-Friksohem nga varferia e madhe
-Friksohem nga vdekja
-Friksohem kur mendoj denimet e varrit
-Friksohem kur mendoj diten e Gjykimit

Ndersa shpresa ime eshte; Dashuria ndaj Teje, e cila asnjehere nuk dobesohet por veç shtohet.
Pas kesaj Allahu xh.sh. i thote profetit Musa a.s;
"O i deruari im! Nese ke frike varferin e madhe, atehere falu ne sabah, pasi kjo do te jete mbrojte nga varferia. Nese i friksohesh vdekjes, atehere fal namaz mes akshamit dhe jacise (evvabiin). Nese i friksohesh denimit te varrit , atehere fal dy rekate namaz nate. Nese i friksohesh Dites se Gjykimit atehere agjero ne muajin e Rexhebit."Me pas Allahu xh.sh. i thote: Do te jap tre gjera, nese largon tre gjera te tjera;
-Nese e ruan gjuhen nga genjeshtra, fjala e keqe, Une do te jap nder te madh.
-Nese ruhesh nga shoqeria e keqe, Une do te bej bashk me shoke te sinqerte.
-Nese ruhesh nga ushqimi haram, Une do te jam dije dhe urtesi.


Pergatiti
Gezim KOPANI

Thursday, February 17, 2022

Mos paragjykoni !


Kishte qene nje here nje njeri i mire, shurdhe. Nje here per shkak te levizjes se njerezve arrin te mesoj se komshiu i tij ishte i semur, dhe vendos ti bej vizite. Gjate rruges fillon te mendoj; Si do merrem vesh me komshiun e semure? Per shkak te bardhesise se zemres, gjate rruges fillon te hamedesoj biseden me te semurin;
-Do ta pyes: "Si e perballon semundjen? , dhe ai do me thote; "Mire!", pas kesaj do i them: Shyqyr te Zotit! Me pas do ta pyes; Çfare ha dhe pi? I semuri do me pergjigjet: "Supe!", e une do i them: Te befte mire! Pastaj do e pyes; Cili mjek merret me sherimin tend? Ai do me pergjigjet; Filan doktor!, e une do i them; Ah sa dore te mire ka, prandaj mos u shqeteso!
Pasi u sigurua ne pyetjet dhe pergjigjet, njeriu shurdhe hyn tek dhoma e komshiut te semure.
Sapo hyri e pyet;
-Si je?
-Po vdes! I pergjigjet i semuri.
-Shyqyr te Zotit! I thote njeriu shurdhe.
-Çfare pi? Pyet njeriu shurdhe
-Helm! I thote i semuri.
-Te befte mire! I thote njeriu shurdhe.
-Kush merret me sherimin e semundjes tende? Pyet njeriu shurdhe.
-Azraili, meleku i vdekjes! I thote i semuri.
-Ah, sa dore te mire ka, prandaj mos u shqeteso! I thote njeriu shurdhe.

Ngjarja e mesiperme na meson te mos jemi paragjykues, pasi jo pak here disa njerez paragjykojne pamjen e jashtme pa e ditur te verteten.
Pergatiti
Gezim KOPANI

Saturday, February 12, 2022

Si ka mundësi që nuk fle kurrë ?


Nje here Profeti Musa a.s. pyet Allahun xh.sh; O Allah ! Si ka mundesi qe nuk fle kurre?
Allahu i madheruar i thote:
-Merr keto dy enë (me ujë) dhe qendro gjithe naten duke i mbajtur ne duar!
Musai a.s. i mori enët dhe filloj ti mbaje ne duar. Pasi kaloj nje pjese e mire e nates, Musan a.s. e ze gjumi dhe enët i rane ne toke.
Atehere Allahu xh.sh. i pergjigjet profetit Musa a.s.;
-Nese do te me merrte gjumi, qielli dhe toka do te perplaseshin.

Pergatiti
Gezim KOPANI