January 07, 2012

Feja islame ne Puke

(Kjo harte eshte pergaditur nga Gezim Kopani ne vitin 2008)

Fotografi nga fshati Mece pas viteve 1988


(Ne fotografi Brahim Kadria (1), fotografia eshte bere gjate nje dasme)

(Nder te tjere ne fotografi jane: Have Kopani Sipe Kopani etj.)


______
1. Brahim Kadria Alia eshte nga fshati Iballe , Puke fis Thaçi  Brahimi kalindur ne vitin 1911 dhe ka vdekur ne vitin 1997. Kjo familje rendit keto breza: 1.Gut , 2. Hasan, 3. Ali, 4.Met, 5.Kadri dhe 6. Brahim


Pergatiti
Gezim KOPANI 

January 04, 2012

Namazi i xhenazës

Gur i vjeter te varreve myslimane te
fshatit Kabash, Puke

Vdekja eshte nje nga momentet me te veshtira te njeriut. Ndaj per kete moment te veshtir islami na meson qe te jemi te pergatitur, po ashtu personat qe jane prezent tek njeriu qe ndodhet ne agonin e vdekjes duhet qe te lutemi per te. Dashuria dhe respekti per personin qe eshte ne agonin e vdekjes eshte duke qendruar pran tije dhe gjate kohes qe eshte duke dhene shpirt ta ledhatosh, dhe ti kujtosh shehadetin. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur te jeni pran te afermit qe po vdes kujtojani Shahadetin. Kur te vdes mbylljna syt pasi ai kur eshte duke dhene shpirt syt e tij ndjekin shpirtin teksa ai del nga trupi dhe largohet." (Ahmedi)
Vdekja eshte ai momenti qe njerezit i ben te reflektoj, ose duhet ti bej te reflektojne pasi askush nuk eshte i perjetshem ne kete bote. Ndaj nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kujtojeni shpesh ate qe ua prish rehatin, gezimin dhe ajo eshte vdekja. (Buhari,Muslim)

Çfare duhet bere kur nje person eshte ne prag te vdekjes?

Kur nje person eshte ne agonin e vdekjes, atehere duhet kujtuar atij fjalet: "La Ilahe il-lallah". Per kete profeti Muhammedi a.s. thote: "Ai qe thote "La ilahe il-lallah" ne momentin e fundit te kesaj bote pra ne momentin e dorzimit te shpirtit do te hyje ne xhennet." (Ahmedi)
Kur Ebu Talibi , xhaxhai i Profetit a.s ishte ne prag te vdekjes, Profeti Muhammed a.s. shkoi ta vizitonte dhe Ebu Talibi ndodhej ne agonin e vdekjes , ne keto momente Profeti Muhammed a.s. i tha: "O xhaxha! Thuaj La ilahe il-lallah, qe te deshmoj per ty me kete fjale, tek Allahu xh.sh." (Buhari)

Disa veprime qe duhet bere nga momenti i dorzimit te shpirtit te nje personi

Kur te vdes nje person duhet ti mbyllen syt duke bere kete lutje (dua):
"Bismil-lah ve ala mil-leti resulil-lah. Allahummme jessir alejhi emruhu, ve sehhil alejhi ma baduh ve es-id-hu bi likaike, vexh al ma harexh ilejhi hajren mimma harexh anhu." e pastaj ti mbyllen nofullat si dhe mbulohet i gjithe trupi. Duart duhen te ulen posht, pra jo te vendosen siper kerthizes.

Larja e xhenazes

Fillimisht duhet zgjedhur vendi ku te lahet xhenazja. Duhet te kete nje "teneshir" ose si me than nje derras (ose vend) mbi te cilen te lahet. Duhet patjeter te mbulohen pjese e turpshme . Me pas i jepet istinxha. Me pas i jepet abdest pa ia shperlan gojen. Lahet me uje te voket (disi te nxehete) dhe sapun ose shapo. Fillimisht fillohet nga ana e djatht duke e mbeshtetur trupin ne te majte dhe e kunderta. Nese xhenazes i del dicka duhet shperla dhe nje here pas pasur nevoj per larje nga fillimi.
Tek pjeset e turpshme, larsi nuk duhet te heq mbulesen qe ndodhet mbi pjeset e turpshme plus kesaj duart duhen te jen te mbeshtjellura me nje mbulese a peshqir e me pas te laj keto pjese.
Profeti Muhammed a.s. udheronte qe i vdekuri te lahet (shperlahet) tre here madje ka transmetim qe thote edhe pese here. Ne shperlarjen e fundit Profeti Muhammed a.s. keshillon te pafrumoset "miskul Kafur" lloj parfumi. Ndersa Shehidet nuk lahen (Ahmedi). Shehidet varrosen me rrobat e tyre. Argumenti per kete eshte transmetimi i Bejhakiut nga Iben Abbasi qe tregon : "I Derguari i Allahut ka urdheruar qe nga deshmori te zene ne Uhud te hiqen te gjitha mjetet e hekurta, dhe mburojat dhe ti varrosin te pergjakur ne rrobat e tyre." Ai qe vdes gjate Haxhit me ihram i lahet xhenazja.

Kush e lan trupin e xhenazes ?

Xhenazja lahet nga njerzit e shtepis, pra djali, vellai por kur xhenazja eshte grua ate e lajne grat. Po ashtu kur xhenazja eshte mashkull ate e lajne vetem meshkujt, me perjashtim te rasteve kur burrit te cilit i ka vdek bashkeshortja dhe shpia nuk ka gra per ta lar atehere burri mund te laj xhenazen e bashkeshortes se tij dhe e kunderta.

Disa rregulla qe duhet pasur parasysh

Gruja mund te laj burrin, por burri nuk mund ta laj grun. Nese ajo gruja vdes ne mes te burrave atehere kerkohet nje grua per ta la e ne kete rast nese nuk gjindet atehere i jepet tejmum. Nese gruja e vdekur e ka burrin gjalle dhe nuk gjendet grua per te lar xhenan atehere burri mund ta laj bashkeshorten e vet. E njeta gje eshte edhe per burrin. Shpenzimet e varrimit e kan per detyre ai qe kujdeset per familjen. 

Qefini i xhenazes.

Qefinosja e trupit te xhenazes eshte farz. Qefini ndahet ne tre pjese : 1.Qefini synet 2.Qefini i cili eshte i mjaftueshem dhe 3. Qefini sipas nevojes.

Ajo me te cilen myslimani duhet te percjell nje xhenaze eshte qefini i pare pra qefini synet. Qefini ndahet ne dy lloje: a). qefin per burra dhe b). qefin per gra

a).Qefini per burra

Qefini i burrave perbehet nga 3 pjese:

1. Kemisha e gjate e cila eshte prej qafes deri tek kembet.
2. Çarçafi i gjate prej kokes deri tek themra i cili quhet "izar".
3. Çarçafi i dyte qe eshte me i madhi qe quhet "lifafe".
 Çarçafi i madh (lifafe) mbeshtjell gjithe trupin .Ai mbeshtjellet mbi koke dhe tek kembet.

b).Qefini i grave

Qefini i grave perbehet nga 5 pjese:

1. Kemisha e cila eshte prej qafes deri tek kembet.
2. Çarçafi i gjate prej kokes deri tek themra "izar"
3. Çarçafi i madh qe mbeshtjell turpin "lafifa"
4. Mbeshtjellsia e flokeve.
5. Fashoja e gjere sa tre pellembe e cila sherben per te mbeshtjell kraherorin . Kjo quhet "rub".

Si duhet te jete qefini?

Qefini mund te jete i ngjyrave te ndryshme por Profeti Muhammed a.s. ka thene: "....mbeshtjellni xhenazet me qefin te bardhe.."(Buhari) Pra sipas tradites se Profetit Muhammed a.s qefini me i pranuar eshte qefini i bardhe. Qefini mund te jete prej liri, leshi, pambuku.

Si mbeshtjellet xhenazja?

Fillimish perpara se te levizim xhenazen bejme shtrirjen e çarçafit te madh "lafifan" me pas vendosim xhenazen ku menjehere e mbeshtjellim me çarçafin i cili duhet te jete prej kokes deri tek kembet, me pas veshim kemishen duke e mbeshtjell nga ana e djathte e duke perfunduar ne te majten. Qefini nuk ka as mang, as te qepme, as tekel thjeshte eshte cope. Per femra mbasi eshte bere mbeshtjellja me çarçafin i cili eshte i gjate nga koka deri tek kembet, i shtrim floket mbi kraheror e me pas i mbeshtjellim ato dhe pastaj mbeshtjellim kraherorin dhe me pas vjen mbeshtjellja e pergjithshme.

Percjellja e xhenazes

Kur te filloj nxjerrja e xhenazes nga shtepia duhet te kemi parasysh keto rregulla: Te nxjerret jasht nga kater persona (meshkuj), te grihet trupi i xhanazes qe ndodhet ne tabun duke thene: "Bismilah" me pas tek myslimanet xhenazja nxjerret nga dhoma me koke. Ne vendin tone eshte ba tradit berja e homazheve ku njerezit kaloj para trupit te xhenazes por kjo nuk ka te bej me islamin. Trupin e xhenazes e mbartin vetem burrat duke filluar nga me te afermit te cilet leshojne radhe per ta mbajtur edhe te tjeret pasi mbatja e trupi te xhenazes per te tek varri eshte sevap. Kur ne nje rruge kalon trupi i xhenazes ata qe e shikojne eshte mire te bashkangjitet me njerezit qe bejn percjelljen e xhenazes, nese nuk kan mundesi atehere ta respektojne kalimin e xhenazes duke mbajtur qendrim, nese jane ul te qohet ne kembe dhe te qendroj ashtu derisa te kaloj xhenazja. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur ndonjeri prej jush shikon percjelljen e xhenazes, nese nuk e percjell dot, le te ngrihet ne kembe dhe te qendroje ashtu derisa xhenazja te kaloj." (Muslim) 
Percjellja e xhenazes per tek varri eshte mire te mos vonohet. Per kete Ebu Bekri r.a. tka treguar: "Gjate percjelljes se xhenazes me Profetin Muhammed a.s. kemi ec me hapa disi te shpejte."  (Davudi 3182 , Nesai 883) Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi: Ibn Mesudi ka thene: "E kam pyetur Profetin Muhammed a.s. mbi percjelljen  e xhenazes e ai tha: "Vetem mos te jete vrapim" Ai qe merr pjes ne percjelljen e nje xhenazje merr sevape dhe kjo eshte e vleshme per burrat. Ne percjelljen e nje xhenazje marrin pjese dhe Meleket e Allahut xh.sh(Tirmidhi 1011, Ebu Davudi 3184)

Namazi i te vdekurit (xhenazes)

Namazi i xhenazes eshte namaz "kifaje" d.m.th; Nese e fal nje pjese namazin e xhenazes pjesa tjeter qe nuk e fal jane te lare nga pjesa qe e ka fale namazin e xhanazes.

Menyra e faljes se namazit te xhenazes

Namazi i xhenazes nuk ka ruku dhe as sexhde. Namazi xhenazes nuk ka kohe te caktuar. Mund te falet pas nje dite, dy ,madje edhe pas nje muaji. Namazi i xhenazes falet me imam. Ne namazin e xhenazes nuk marrin pjese grate. Namazi i xhenazes i falet edhe femijeve. Muhammedi a.s. thoshte: "Femijes i falet namazi i xhenazes.". Nuk i falet namazi i xhenazes ai qe ben vetvrasje ose qe vjedh pren e luftes.
Xhenazja duhet te jete para imamit e pas imamit te jete xhemati. Qe te falet namazi i xhenazes , atehere ai duhet te jete mysliman/e. Pasi te jene plotesuar keto atehere imami pozicionohet per te bere faljen e namazit te xhenazes. 
-Imami qendron drejt kraherorit te vdekurit, xhenazja duhet te kete anene e djathte nga Qabja.
-Jepen kater tekbire qe jane: Tekbiri hyrs, nders ek "subhaneke , shtihet:  "ve xhene theni uke.." me pas Jepet tekbir me ze nga imai dhe lexohet pa ze surja El-Fatiha, madherohet Allahu sure , me pas tekbir po ashtu me ze nga imami dhe bejm salavat pa ze dhe pastaj perseri tekbir me ze dhe lutja per te vdekurin. Me pas jep selam ne anen e djathte duke e leshuar doren e djathe dhe jep selam ne anen e majte duke e leshuar doren e majte. Ne kete lloj menyre eshte plotesuar namazi i Xhenazes.
Nga Avf ibn Malik kemi kete dua qe Profeti Muhammed a.s thoshte:
"All-llahummegfir lehu, verhamhu ve afih, ve afu anhu, ve ekrim nezlehu, ve ves'sta med'helehu, vegsilhu, bilmai veth'thelxhi, vel berdi, ve nekihil minelha taja kema junekketh theubul ebjadu mineddenes vebdilhu daren hajren min darihi ve ehlen hajren min ehlihi, vezev xhen hajren min zevzhihi ve ed'hil hul xhennete ve eid'hu min adhabil kabri ve adhabin nari."
Muhammedi a.s. udheronte duke thene: "Duaja per te vdekurin duhet te jete e sinqerte."
Edhe namazi i xhenazes eshte namaz Kifaje, eshte mire qe ne namazin e xhenazes te marrin pjese sa me shume persona. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nese 40 besimtare qe deshmojne dhe besojne shahadetin dhe falin namazin e xhenazes se nje personi, Zoti i ben ata ndermjeteesues per te vdekurin." (Muslim)
Pasi te jete bere falja e namazit te xhenazes dhe te ket filluar ecja per ne banesen e fundit, nuk eshte mire qe te ule me turpi i xhenazes. (Buhari, Muslim 959)

Namazi i xhanazes Gijab (ne munges)

Ne raste te vecante namazi i xhenases mund te falet edhe ne munges, Keshtu ne muajin rexhep me kthimin nga Tabuku kishte vdekur mbreti i Habeshit, ate dite Muhammedi a.s. tha: "Faleni namazin e xhenases se vellait tuaj qe ka vdekur ne vend te larget! Shoket pyeten: Kush eshte ai? Muhammedi a.s. tha: Eshte mbreti Ashama! Sot robi i devotshem i Allahut vdiq! Kerkoni meshire nga Ai per vellain tuaj! Pastaj i falni namazin (gijab) e xhenazes." (Muslim, xhenaiz, Ahmedi)

Pergatitja e varrit (kaber)

Varri mund te jete i thell jo me pak sa gjysma e shtatit te njeriut ne kraheror. Sa me thell te jete varri edhe me mir. Ne fund te varrit hapet nje pjse e vecante . Kjo pjese e vecante hapet nga ana e Qabes qe quhet "lahd" ku vendoset i vdekuri.

Leshimi i xhenazes ne varr

Duhet patur kujdes qe varrimi nuk behet gjate perendimit te diellit. Muhammedi a.s. kur leshonte xhenazen ne varr thoshte: "Ne emer te Allahut, ne rruge te Allahut e sipas praktikes se te Derguarit" ose
"Bismilahi ve ala mil'leti resuli-lahi sel-lallahu alejhi ve sel-lem." Ndersa ne nje hadith tjeter thote Profeti Muhammed a.s; "Kur te leshoni te vdekurin ne varr thoni; "Bismilahi ve al sunneti resulilah d.m.th; Me emrin e Allahut e vendosim ne varr kete te vdekur duke vepruar ashtu sic ka thene i Pejgamberi."(An ebi Amri)
Fillimisht leshohet ana e djathte para ne varr. Ky eshte edhe riti fetare islam ne rast te nje vdekje.
Allahu xh.sh. na befte prej atyre me te cilet Allahu eshte i kenaqur dhe te kemi vdekje te lehte dhe te mbar!

Pergatiti
Gezim KOPANI

Hytbe e mbajtur ne xhamin e qytetit te Pukes
Date; 30.12.2012

_________
Hadithe mbi ceremonin mortore  dhe varrezat

Profeti Muhammed a.s. thote:
"Permendni veprat e mira te te vdekurve, dhe permbahuni qe te mos permendni veprat e keqija te tyre dhe gjynahet." (Termidhi) 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Pasi njerezit e kan pergatitur xhenazen dhe e mbajn ate mbi super, nese i vdekuri (merhumi) ka qene shpirtmire, u thote te pranishmeve dhe pse ato nuk e degjoj; Shpejtoni per te varr (ngase e di qe e pret shperbilimi i Allahut). Nese nuk ka qene prej njerezve te mire, e qe ka bere pune te ndaluara u thote njerezve dhe pse ato nuk e degjojne: Ku po me dergoni? Ndaluni! Zerin dhe britmen e tij e degjojne te gjitha krijesat pervec njeriu. Nese njerzit do ta degjonin ate ze, atehere njerezit do te trishtoheshin." (Buhari)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur ndonjerit i vdes femija i cili ishte besimtar, i perkushtuar Allahut, Allahu xh.sh. ju drejtohet melekeve; Ia moren femijen filan robi tim? Po thone meleket. Allahu u thote; Ia moren gjen me te shtrejte te zemres se tij? Po i thone meleket. Atehere Allahu xh.sh. pyet meleket; Cfare tha robi ime kur ia shpirtin femijes se tij? Meleket i thone: Te falenderonte Ty o Allah dhe thoshte; Inne lilahi ve inne ilejhi raxhiun d.m.th; Te Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Ne kete çast Allahu xh.sh. u thote melekeve; Ndertoni per robin tim nje shtepi ne xhennet dhe quani; Shtepia e falenderimit!" (Tirmidhi) 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Permendi veprat e mire te vdekurve, dhe mos permendni veprat e kqija apo gjynahet." (Tirmidhi) 

Vizita e varreve

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush kalon pran vorrit te nje njeriu qe e ka njohur ne kete jete dhe i jep selam, ky do ta njohe ate dhe do ia kthej selamin." (Ebu Hurejra)
__________
Me poshte ju paraqes disa fotografi qe kam bere varrezave te vjetra myslimane ne fshatrat e rrethit Puke

Gur i vjeter varri ne fshatin Kabash, Puke


Varrezat e vjetra myslimane ne fshatin Rrypë-Rrape

Varrezat e vjetra myslimane ne fshatin kryezi

Varrezat e vjetra myslimane ne fshatin Blerim (Sakat), Puke

Varrezat e vjetra myslimane ne fshatin Blerim (Sakat), Puke


December 18, 2011

Fati dhe fshehtesia e tij.



Nje burr erdhi tek Musai a.s. dhe i tha:
-O Musa! Me meso gjuhen e kafsheve, qe t'i kuptoj ato, te marr mesim nga gjendja e tyre dhe te kuptoj madheshtine hyjnore!
Musai a.s. iu pergjigj:
-Hiq dore nga kjo deshire dhe mos u mundo te mesosh ata qe jane mbi forcen tende! Nese nje milingone mundhet te pije uje nga liqeni me teper sesa duhet bytet. Pra, mos i kalo kufijte e dijes qe te eshte dhene, pasi ka edhe shume rrezikshmeri! Ti perpiqu te marresh mesim aq sa te takon nga urtesite hyjnore! Drejtoja zemren Allahut! Ta dish se te fshehtat e dukurive hyjnore hapen tek nje zemer e drejte dhe e paster!
Pas kesaj burri tha:
-Te pakten me meso gjuhen e kafsheve shtepiake me qenin roje qe qendorn te dera!
Musai a.s. e kuptoi se cfare do te bente nuk do ta kthente burrin nga kerkesa e tij, por e paralajmeron duke i thene:
-Mblidhe veten dhe mos u mbyt ne oqeanin e kesaj te fshehte!
Burri ne mengjes qendroi te dera per te provuar nese e mesoi me te vertet gjuhen e kafsheve apo jo. Nderkohe qe zonje sherbyese po shkundte mbulesen e tryezes, nje cop buke e ndenjur ra ne toke.
Gjeli qe ishte aty vrapoi dhe e mori. Qeni tha:
-Ti na torturove! Ti mund te hash edhe nje cope gruri, kurse une nuk mund te ha! Perse e hengre kete cope buke?
Ndersa gjeli ia ktheu qenit:
-Mos u shqeteso, neser do te ngordhe kali i zotit te shtepise dhe ti do te hash shume mish!
I zoti i shtepise, i cili mendoi se gjeli tha dicka te fshehte, sapo degjoi keto fjale e shiti menjehere kalin, ndersa gjeli u turperuar perpara qenit.
Kjo perleshje interesi e qenit me gjelin vazhdoi per tri dite. Zoteria qe mesoi nga fjala e gjelit se diten e pare do te ngordhe kali, diten e  mushka dhe diten e trete skllavi i tij ashtu sikurse shiti kalin para se te ngordhte, ashtu shiti edhe mushken dhe robin duke menduar se po bente dicka te zgjuar. Ne kete menyre, qeni nuk perfitoi asgje nga ato qe mendonte. Gjeli ne te gjitha rastet u tregua me i zgjuar se qeni. Gjeli i turperuar nga ato qe ndodhen per faj te tij me ne fund diten e katert i tha qenit:
-E verteta eshte se ai zoteria syhapur e ka hequr mallin e tij, por me kete sjellje ai hyri ne gjak. Tashme ai vete do te vdese. Pasardhesit e tij do te vajtojne. Do te pritet nje ka dhe secili do te marre prej tij edhe ne, edhe ti!
Vdekja e kalit, e mushkes dhe e robit ishte mburoja e fatkeqesise qe do ti ndodhte burrit. Por ai nuk mendoi humbjen dhe demin e mallit te tij dhe hyri ne gjak.
Burri i marre hapi  veshet me teper ndaj fjaleve te gjelit. Mbuloi fytyren perpara kesaj te vertete qe degjoi. Ra ne nje prush te tmerrshem. Sic ishte shkoi prane Musait dhe filloi duke iu lutur:
-Ej Musa! Me kupto dhe me qeteso vuajtjen time!
Musai a.s. ia ktheu:
-Hyre ne pune qe shkojne pertej gjykimit tend dhe vertitesh ne rrugen pa dalje. A mendove se do te dalesh me fitim me shitjen e atyre kafsheve? Te thashe qe mos insisto ne te fshehta e kaderit dhe kazase. Personit te mencur i shihet qe ne fillim ajo qe do ti ndodhe ne te ardhmen, ndersa injorantit ne fund!
Por cdo gje ka mbaruar. Meqenese u bere mjeshter ne punet e tregetise tani shite edhe shpirtin dhe shpeto! Pasi insistoi me perulje Musai a.s. vijoi:
Tashme shigjeta doli nga harku! Nuk ka mundesi qe te kthehet prapa, por deshiroj nga Allahu dhurues qe kur te vdesesh te shkosh me besim!
Musai a.s. u strehua tek Zoti. Ne kete menyre nepermjet lutjes se tij burri nderooi jete me besim. Ne menyre te vecante kur Allahu iu drejtua Musai dhe i tha:
-O Musa! Nese deshiron, ta ringjall...
Musai a.s. iu pergjigj:
-O Zot!Falenderimet qofshin per ty! Ti ate ringjalle ne boten tjeter, ne ate bote te ndrithshme dhe te larte, pasi atje eshte i perhershem. Atje eshte vendi ku shfaqet fati!
Muhammedi a.s. ka thene: "Besimi ne kader te largon cdo lloj hirdherimi dhe merzitje."
(Sujuti, Xhamius Sagir I,107)

Djaloshi i dashuruar pas nje vajze



Nje djale i ri ishte paraqit tek dera e vajzes se nje padishahu dhe me ze shpreh dashurin e tij per te. Rojet njoftojne vajzen dhe ajo vjen tek dera dhe i thote djalit: 
-Merri keto 1000 derhem dhe mos thuaj me nje gje te tille te demshme si per mua edhe per ty!
Djaloshi nuk hoqi dore dhe vajza, i dha nje oferte te dyte.
-Atehere merri 2000 derhem!
Me ne fund kur pazari arriti ne 2000 derhem, djali pranoi.
Vajza e habitur per sjelljen e djalit i thote:
-Si me do ti mua kur syri s'te sheh gje tjeter veç parase? A e di çfare denimi ka per ato qe zgjedhin diçka tjeter veç meje? Ato denohen me rrahje te rende dhe e perzuri djalin per dashurin e ti fallco. 
Nje i ditur kur degjoi kete ngjarje tha:
-O njerez ! Shikoni çfare u ndodh atyre njerezve me dashuri fallco.  Imagjinoni çfare mund tu ndodh atyre qe pandehin se duan Allahun apo qe duan te tjeret ne vend te Allahut ! 

Pergatiti
Gezim KOPANI


Ju mund te lexoni me shume duke klikuar ketu: Ndodhi  & Tregime 


December 10, 2011

Hadithe per Namazin dhe Abdestin

Nga Xhabiri r.a transmetohet  se Hz.Muhammed a.s ka thene: "Puna e pese koheve te namazit eshte si shembulli i atij lumi qe kalon afer shtepis suaj dhe cdo dite te laheni 5 here ne dite ne te.A do ngelte ndonje papasterti?"
                             (Muslim)
                                                                                                 

Hz.Osman r.a. tregon: "hz. Muhammedi a.s. me shikoj duke marr abdes sic po marr tani edhe pastaj me tha: "Kushdo qe marr abdes ne kete lloj menyre i falen gjynahet e kaluara dhe rruga deri tek Xhamia i shenohen sevape"
                                                                                               (Muslim )

Transmetohet nga Ebu Zuhrej r.a. i cili tregon se kam ndigjuar hz.Muhammedin a.s. duke thene: "Kushdo qe fal namaz pa ndodhur ndryshimi i lindjes se djellit (pra para se te kthehet lindja e djellit ne perendim) nuk do te hy ne xhehenem.
(Shenim: Dijetaret flasim se Muhammedi a.s. e ka pas per qellim namazin e Sabahit dhe  ikindise)"

Transmetohet nga Iben Mesud r.a  i cili tregon: E kam pyet hz.Muhammedi a.s. se cila eshte puna me e rendesishme? Muhammedi a,s. ka thene: "Falja e namazin ne kohe" Pastaj e pyeta : po pastaj cila? Hz. Muhammed a.s tha: "Te sillesh mire me nenen dhe babane"
                                                                                   (Buhari, Muslim)
Transmetohet nga Aishja r,a e cila tregon: "Hz. Muhammed a.s. asnjehere nuk i linte pa i fal kater rekate synet pas namazit te ylese po ashtu edhe dy synetet para farzit te sabahut."
                                                                                        (Buhari )

Transmetohet nga Xhebiri r.a i cili tregon: "Hz.Muhammed a.s. ka thene: Me te vertet mes shirkut dhe sjelljes se ulet vjen si pasoj e lenjes se namazit."Kete e kam ndigjuar duke e thene thote Xhabiri."
                                                                                        (Muslim)

_____________
Pergatiti: Gezim Kopani
dt.09.12.2011