September 20, 2017

Osman Ismail Laçi Puke 1941

Osman Ismail Laçi , Puke. Viti 1941 

Osmani eshte djali i Ismail Laçit Puke i cili ka qene kryetar Kuvendi (mexhlisi) ne Kajmekamin e Pukes. Osmani ka vella Kapllan Laçin.

Kjo fotografi eshte bere ne vitin 1941 kur Osmani ishte pergjegjes i punimeve njekohesisht edhe i punetoreve ne rrugen  prej Gurit te Zi deri ne Kukes qe ne ate kohe hapej nga italianet. Ne ate kohe u ndertuan dy apo tre kantiere punimesh. Nje diku ne Gomsiqe dhe nje ne Rrape. Ne fotografi eshte Osman Ismail Laçi sebashku me nje inxhinier italian i quajtur Giuseppe Ambrosetti i cili ne foto nga pas shkruan: "Bashke do kujtosh dashurin dhe ngrohtesin ton." Ndersa femija ne mes eshte Niman Rrapushi  Mehaj. Rrapushi eshte i Halimit e Halimi i Sadikut dhe Sadiku i Qazim Mehaj.
Fotografia eshte vene ne dispozicion nga djali i Sherif Laçit , Afrim Laçi, ndersa Sherifi kishte babe Osman Ismail Laçin.


Shenim: Kjo fotografi publikohet per here te pare ne internet

Pergatiti:
Gezim Kopani


Shkodra ne vitin 1912-1913


September 15, 2017

Ismail Osman Laçi Puke - Kryetar i Kuvendit te Kajmekamit te Pukes

Ne fotografi eshte Ismail Osman Laçi i cili ka ne dore nje llulle.Ismail u be Kryetar i Kuvendit te Kajmekamit te Pukes (e dhene kjo nga dokumentat osmane: "Iskodra Vilayet Salnamesi H.1315" pra viti 1897-1898) pas vdekjes se babait te tij Osman Imer Laçi. Ndersa babai i Osmanit Imer Ismail Laçi u shperngulur ne Kosove, Ndersa babai i Imerit Ismail Isuf Laçi sipas pasardhesve te tij ka qene Kajmekam per 12 vite ne Kaçanik te Kosoves. Ndersa Isuf  Laçi eshte prej Preçajve te Fisit te Kabashit Puke.

Po ashtu ne foto eshte bashkeshortja e Ismailit Mejhane Laçi  si dhe: Abdullah Zyber Laçi dhe dy femijet (nipat) Sherif Osman Laçi dhe Xheladin Osman Laçi. Kjo fotografi eshte bere tek Kulla e vjeter teksa Ismaili po kthehej nga mali i Terbunit me bagetit e tij.

( Kjo eshte nje fotografi e bere ne vitin 1943 nga nje aparat me vet shkrepje )

Shenim: Kjo fotografi publikohet per here te pare ne internet.

Pergatiti
Gezim Kopani

September 14, 2017

Pema Gjenealogjike Kopani Kabash Puke

Kjo eshte pema Gjenealogjike e familjes Kopani te fshatit Kabash Puke te dalur me pas ne fshatin Meçe




September 11, 2017

Hani i Rrapes - Puke 1927



Hani i Rrapes - Puke fotografi e vitit 1927. Hani u hap nga Ismail Ibrahimi pasi aty kalonte rruga nga Shkodra per ne Kosove . Kjo rruge ka qen njohur si rruga e karvaneve si dhe me emrin rruga e Gjakoves.

Pergatiti
Gezim Kopani

Ne fshatin Meçe

Gusht 2017