March 11, 2019

Kater Xhamit e vjetra te Qendres se Tiranes , 1920


Tirane, 1920
E veçanta e kesaj fotografie qendron ne faktin se: "Qendra e qytetit te Tiranes rreth vitit 1920 ka pasur plot kater xhami te cilat jane:
1. Xhamia e Karapicit
2. Xhamia e Et'hem Beut
3. Xhamia e Sulejman Pashes
4. Xhamia e Stermasit."

Pergatiti
Gezim KOPANI


Shenim: Kjo fotografi eshte publikuar per here te pare ne vitin 2003 nga Genti Kruja.

Xhamia e Teqes se Pazarit Shkoder


Xhamia e Teqes se Pazarit Shkoder
Fotografia e Xhamise se Teqes se Pazarit Shkoder mendohet te jete rreth vitit 1919-1920

Pergatiti
Gezim KOPANI 

March 08, 2019

Xhamia e Sulejman Pashes , Tirane

Fotografia mendohet se eshte e pas vitit 1879

Xhamia e Sulejman Pashes eshte ndertuar rreth vitit 1614 nga themeluesi i qytetit te Tiranes Sulejman Pasha. Ne vitin 1840 eshte bere rikonstruksioni i saj, thuhet se parat per rikonstruksion ishin lene nga Abdurrahman bej Toptani. Ne vitin 1967 xhamia e Sulejman Pashes ose sic njihet ndryshe Xhamia e Vjeter e Tiranes u shkaterrua nga sistemi komunist.
Eshte edhe nje piktur e Edwart Lear e vitit 1848 qe tregon Xhamin e Sulejman Pashes , Tirane.


Xhamia e Sulejman Pashes njihe si guri i pare i themelimit te qytetit te Tiranes. Ne librin e tij Gazmend Bakiu shkruan: "Xhamia e Sulejman Pashes ne vitin 1614 shenoi themelimin e qytetit te Tiranes, e quajtur ndryshe dhe si Xhamia e Vjeter, nje monument i rralle i kultit dhe kultures." (Tirana ne kartolina deri ne vitin 44, Toena, Tirane 2000).
Rreth kesaj xhamie ndodhesh nje kompleks ndertesash, dhe ne shume raste ajo eshte njohur si kompleksi i xhamise se Sulejman Pashes. Kjo xhamia ka qene e ndertuar tek vendi ku sot njihet si Partizani i Panjohur.

Pergatiti
Gezim KOPANI 


March 07, 2019

Thenie nga Sami Frasheri

"Nese do te mbjellesh per nje vit, mbill miser e grure. Nese kerkon qe te mbjellesh pergjithmone, mbill arsim e kulture."

"Mendimet e larta gjenden ne fjale te shkurta."

"Me e bukura fjale eshte e thjeshte dhe e shkurter, eshte fjale qe kuptohet me lehtesi dhe qe ka kuptim te thelle e te holle."

"Njeriun e bejne te perjetshem veprat e tij."

"Detyra jone kryesore ndaj njerezise eshte te studiojme dhe te mesojme pa u merzitur."

"I madh eshte ai njeri qe i shikon te gjithe nje soj, qe vepron pa anuar, dhe qe mendon per te gjgithe. Ai qe mendon per intersat e veta, eshte njeri i ulet."

"Ne vend qe te shesesh dituri dhe zotesi, perpiqu ti fitosh ato."

"Mos e duaj gjumin shume; hap syte qe te mos mbetesh i uritur."

"Per tia nenshtruar boten miresise, duhet luftuar kunder ligesive."

"Zemra e njeriut te persosur eshte gjithmone e pezmatuar, por fytyra e tij eshte kurdohere e gezuar."

"Po te jene nenpunesit ne dore te personave te pzote, po tu mungojne armet ushtareve, po te mbetet pa bujqesia, mjeshteria dhe tregtia, prapese prape shteti qendron; por kur sundimtaret nuk respektojne ligjin dhe te drejten, nenpunesit e vegjel behen te pabindur dhe nuk zbatojne urdherin e dhene, keshtu qe populli bjerr vetitet e mira dhe jepet pas veseve te keqija, atehere nuk ka me shprese shpetimi."

"Mos i poshteroni njerezit e medhenj per nje a dy faje te tyre, sepse diamanti sadoi i prere shtrember te tjete, eshte me i vlefshem se nje gur i zakonshem i prere ne formen me te persosur."

"Mashtrimet e mashtruesit i perballoni me drejtesi, sepse gjithcka menjanohet me te kunderten."

"Ska gje me te keqe se te perqeshurit, sepse me shume prek te miret se te keqijte."

"Njollat qe i ngjiten trupit tone lahen me uje; njollat e shpirtit ska gje qe i pastron."

"Duhet shume mend qe te mund te shoqerohesh me njerez pa mend."

"Tre raste kane tre virtyte shume te pelqyeshme; te ndihmosh nevojtaret kur jane ne gjendje te veshtire, te thuash te verteten edhe me zemerim, te falesh kur je i zoti te ndeshkosh ose te hakmerresh."

"Mos iu mbeshtet te nesermes, nuk mund te dishe se cdo te linde nata."

"Gjuha e memecit eshte me e mire se e genjeshtarit."

"Pedimi eshte pranvera e miresjelljes."

"Ai qe pelqen veten e tij nuk pelqehet nga askush."

"Pasuria eshte sherbertor i te mencurit e zoteri i budallait."

"Kur lodhet trupi qetesohet mendja."

"Duke germuar token, del uje."

"Dituria eshte e gjate, jeta e shkurter."

"Tregtia qe te jep me shume fitim eshte puna."

"Nena e frikacakut as nuk qan, as nuk qesh."

"Po nuk foli i marri, nuk dallohet nga i urti."

"Nje gje e vogel e fituar me te drejte eshte me e mire se gjeja e shume e fituar padrejtesisht."

"Bukuria e njeriut perbehet nga bukuria e fjales qe flet."

"Njerezit e mire jane te gjykuar te behen skllever te te keqijve."

"Me i forti i njerezve eshte aiqe eshte i zoti te permbaj vetveten."

"Shpata e grave eshte gjuha e tyre, prandaj nuk e lene te ndryshket."

"Gjithkush mendon per veten e tij, vetem shpirtmiri mendon per te tjeret."

"Mos u tremb nga shuplaka e mikut, duhet te kesh frike nga levdata e armikut."

"Cmund te beje nje kale i forte me nje karroce te shkaterruar?"

"Me kryesoret jane kater gjera qe e bejne njeriun njeri: dituria, durimi, mjaftimi me ate qe ke, dhe drejtesia."

"Nga nje biruce e vogel mund te hyje nje e keqe e madhe."

"Kush nuk e kupton te verteten e fjales se tjetrit, nuk di edhe ate qe thote vete."

"Nuk i besohet premtimit te atij qe premton shume."

"Kush meshiron gjerprin, toruron njerezine."


Sami Frasheri

Pergatiti
Gezim KOPANI

Shenim:Thuhet se keto jane disa prej thenijeve te Sami Frasherit.

____________________
1. Sami Frasheri ka lindur ne Frasher te Janines ne vitin 1850 dhe vdiq ne Stamboll ne vitin 1904. Sami Frashi eshte djali i Halitit dhe nenes Emine. Babai i tij eshte me origjine nga Berati ndersa nena i prej te njohuri Iljaz bej Mirahorit. Mesimet e para i mori ne fshtin Frasher pikerisht nga Myderrizi Mustafa ef. Tetova. Me tu shperngulur ne Janin vijoi gjimnazin e Zosimea. Sebashku me Naimin rreth vitit 1872 u vendosen ne qytetin e Stambollit. Ne Turqi ai eshte njohur me emrin Shemsedin Sami bej. Me pas per rreth dy vite u vendos ne Tripoli ku punoj si redaktor te gazetes Tarablus. Me pas rreth vitit 1877 u vendos ne Rodos ku ka sherbyer si sekretar i Vilajetit. Me pas u rikthye perseri ne Stamboll ku emeruar kryeradaktor ne gazeten Tercumani Shark. Ai ka shkruar mbi 12 libra ne osmalisht si; "Insan-Njeriu", "Medeniyeti islamiye-Qyteterimi islam", "Kadinlar-Grate". Po ashtu Sami Frasheri hartoj disa fjalor si; fjalorin frangjisht-osmanlisht, arabisht etj. Samiun e njohim edhe per dramen e shkruar ne osmanlisht me titull: "Besa yahut Ahde Vefa - Besa ose Mbajtja e Fjales". Me kete dram Samiu deshiroj te informoj mbi popullin Shqiptar, mbi moralin, zakonet, traditat qe Shqiptaret kan etj. Samiu ishte pjes e "Komiteti Qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesise Shqiptare" komitet i drejtuar nga vellai i tij Abdyli. Me vone Samiu drejton revistat shqipe "Drita" dhe "Dituria"(1884-1885). Ai hartoj libra per shkollat shqipe si: "Abetare e gjuhes shqipe", "Shkronjtora e gjuhes shqipe (gramatik), "Shkronja", po ashtu ka shkruar vepren pa titull "Bukuresht" Cdo here ceshtjet e shqiptareve Samiu i ka mbrojtur duke bere shkrime ne gazeten tureke "Terxhumai Shark". Sami ka shkrua ne gjuhen shqipe, turke, arabe etj, 57 vepra. Nder veprat e Samiut permnedin "Besa" (1875), e cila u shfaq ne teatrin perandorak ne Stamboll (1874). Po ashtu Samiun e gjejme edhe ne analize Poezish si: "Shqiperia ç'ka qene, ç'eshte e çdo te behet."
Nder veprat madheshtore te Sami Frasheri me rreth 4830 faqe eshte vepra me titull: "Kamus al Alam" veper kjo e shkruar ne osmanlisht dhe eshte veper enciklopediko historiko-gjeografike.

March 06, 2019

Thenie nga Hoxhe Hasan Tahsini

Imama Hasan Tahsini 1811 -1881 


"Jemi nje komb i veçant, kemi gjuhen tone te veçante, ndaj duhet te jetojme me vete si gjithe kombet e tjera.

"Do te kerkoj dituri, ate qe e beri njeriun njeri." nga Hoxhe Hasan Tahsini (1)



Pergatiti
Gezim KOPANI 



_______________
1.Hoxhe Hasan Tahsini u lind ne vitin 1811 ne fshatin e Ninatit afer Filatit ne Cameri  dhe vdiq ne Stamboll ne vitin 1881. Mesimet e pari i mori ne Preveze per te vazhduar me pas ne qytetin e Baratit nga babai i tij pasi babai i tij (Osman ef.Rushi) u caktua Myfti i Beratit, me pas Hoxhe Hasan Tahsini vijoj studimet ne Stamboll ne Medresen Fatih e larte ne Stamboll, dhe per shkak te dijes dhe zgjuarsis i vendosen mbiemri Tahsin qe do te thote i Pelqyer apo shembullor. Me perfundimit e stutimeve u emrua mesues ne po ate Medrese. Per shkak te dijeve zyrtaret e arsimit ne Perandorin Osmane vendose qe ta dergojne Hoxhe Hasan Tahsinin ne France.
Hoxhe Hasan Tahsini ka qene Rektori i pare i Universitetit te Stambollit.Ishte nje nder themeluesit e Lidhjes se Prizrenit 1878. Po ashtu Hoxhe Hasan Tahsini ishte themelues i Shoqerise se Dijeteve Shqiptare (Xhemijeti ilmije-i Arnavudije) Hoxhe Hasan Tahsini ka shkruar rreth 20 libra shkencore astronomik, pedagogji etj. Veprat me te njohura te Hoxhe Hasan Tahsinit jane; Shkenca e Shpirtit,Psikologji (Psikoloji yahut ilmi ruh),Te fshehtat e ujit dhe ajrit (Esrari abu hava), Edukimi i femijeve (Murebbi atfal) etj  Ai themeloj revisten shkencore te quajtur "Mexhmuai Ulum dmth: Revista Dituria"

Mejtepi i xhamise se Plumbit Shkoder

Mejtepi i Xhamise se Plumbit Shkoder

Para se te ndalohet besimi fetare me ligj, hoxhalleret qe kan sherbyer tek Xhamia e Plumbit ishin; Hafiz Ahmed Misria, Haxhi Abdullah Myftia, Haxhi Osman Abdyl Mexhidi, Molla Salihi , Hamza Efendi Molla Abdyli.

Pergatiti
Gezim KOPANI