Pamje nga nje fshat te Dijerbakirit te Turqise ku pretendohet se eshte gjetur varri i Eljesas a.s. & Dhulkiflit a.s. (viti 1995) |
Qe e vogel Eljasa a.s. kishte shendet te dobet dhe nga kjo vuante shume , por kur nena e saj takoj Iljasin a.s. kerkoj nga ai si i zgjedhuri i Allahut qe te lutet per shendetin e vajzes , dhe Iljasi a.s. pasi lutjes me lejen e Allahut xh.sh Eljasa a.s. u sherua. Kur u rrit, Eljasa a.s. nuk e harron mirsin e Iljasit a.s. ndaj ajo ishte nder personat qe e shoqeronte me se shumti. Ajo mesoj prej Iljasit a.s. librin e Profetit Musa a.s. Eljesa a.s. eshte e perzgjedhur (Nebi) si ferrefyes ne rrugen e Allahut xh.sh. tek beni Israilet. Ajo ne Kur'an permendet keshtu:
"Edhe Ismailin, Eljesan, Junusin dhe Lutin, te gjithe keta i veçuam mbi njerezit e tjere." (El En'am;86)
"Perkujto Ismailin, Eljesan, Dhulkiflin, qe te gjithe jane prej te zgjedhur (Ve kul-lun minel ehjar: me te miret)." (Sad, 48)
Nga dy ajet e Kur'anit kuptojme qarte se Eljesa a.s. ishte nder njerezit e zgjedhur (Nebi) te Allahut xh.sh. si dhe njerez te mir. Sipas dijetareve fjala Eljesa vjen prej fjales Jesa ose Lejsa. (Kurtubiu)
Pasi Iljasi a.s. me lejen e Allahut shpetoi nga vuajtjet popullin , ata shume shpejt harruan dhe dolen perseri kunder Iljastit a.s. duke ju rikthyer idhullin e tyre te quajtur Bal. Per kete Iljasi a.s. u merzit aq shume sa qe i kerkoj Allahut xh.sh qe ta marr nga kjo bote. Allahu xh.sh. ia pranoj lutjen, duke i caktuar vendin ku do shkoj. Sipas Vehb n. Munebiut , Iljasi a.s. sebashku me Eljasen a.s. shkuan tek vendi qe Allahu xh.sh. i kishte caktuar. Aty shfaqet nje kafshe ngjyre zjarri ngjashem me nje kale i cili ndaloj para Iljasit a.s. Me pas Iljasi a.s. hyp ne te dhe fillon te largohet drejt qiellit. Eljasa a.s. i thote: Po shkon dhe mua po me len vetem , mes ketyre njerezve?! Iljasi a.s. i thote: Duro, pasi Allahu do te dergoj ty melekun xhebrail, dhe kur ai te vij nuk do kesh me nevoj per mua. Ne kete kohe nga lart i leshon Eljases a.s. sexhaden e tij ne te cilin kryete namazin. Ne kete kohe popullit idhujtar ju rikthyen ndeshkimet, ngado qe shkosh gjeje kufoma ne toke. Aq e trishte u be gjendja saqe nuk gjindej njeri per ti varros. Nga ana tjeter Eljasa a.s. largohet nga populli idhujtar duke u vendosur ne nje fshat i quajtur Eriha (Jeruzalem-Palestin) (1)
Tregohet se ne fshatin e Eriha uji ishte bere i papishem, kishte humbur vetin e shijes. Te trishtuar banoret shkuan tek Eljesa a.s. duke i kerkuar ndihme. Eljasa a.s. shkon tek uji dhe duke i hedhur krip thote; Behu i pishem! Me lejen e Allahut xh.sh. uji u rikthye ne gjendjen e meparshme.
Po ashtu tregohet se nje grua e ve shkon tek Eljasa a.s. ku i kerkon ndihme , pasi boxhet e kishin mbuluar dhe se nuk kishte asnje mundesi si ti kthente. Eljesa a.s. e pyet: Çfare ke ne shtepi? Ajo i thote asgje tjeter perveçse nje lug vaj. Eljesa a.s. i thote: Shko dhe hidhe ate lug ne nje en. Gruaja pasi shkon ne shtepi ben siç i urdheroj Eljasa a.s, por teksa po zbatonte urdherin shikon se enet e guzhines mbushen me vaj, te cilin gruaja filloj ta shes aq sa likujdoj gjith borxhet.
Ashtu si çdo njeriu edhe Eljesas a.s. (2) ju afrua vdekja ndaj ajo thirri Dhulkiflin te cilit i kerkoj ti kryej ai sherbimet (namazin e xhenazes , varrimin) kur te vdes si dhe per ti treguar popullit qe Dhulkifli eshte drejtuesi juaj.(3) Mendohet se Eljesa a.s. ka vdekur gjate kohes se sundimit te mbretit Isralit Josha.(4)
___________
1. https://islamansiklopedisi.org.tr/elyesa
2. Disa thone qe Eljesa a.s. ka jetuar ne te njejten kohe me profetin Ejub a.s. Disa thone se kur Eljesa a.s. ishte nisur per tek Ejubi a.s. qe ta vizitonte , rruges kur arrin ne fshatin e quajtur Ejubnebi i paska dal shejtani ne rruge me pamjen e njeriu i cili pasi meson prej gruas se thyer ne moshe (Eljesas a.s.) se per ku ishte nisur, i thote: Mos u lodh kot, pasi Ejubi eshte larguar ne nje vend tjeter te larget! Eljesa a.s. i thote: Nuk eshte e mundur! Mirepo shejtani vijoj me mashtrimet e tij, dhe Eljesa a.s. duke shikuar gjendjes e saj, si e moshuar kthet nga Allahut xh.sh. ku i kerkon tia marr shpirtin. Sigurisht keto jane pretendime te pabaza por qe rendomt jane te njohura ne qytetin e Shanlëurfes te cilet pretendojne qe varri i Eljases a.s. ndodhet aty dhe jo ne Dijerbakir. (http://www.sanliurfa.bel.tr/tr/icerikdetay/33/133/hz--elyesa-a-s--turbesi.aspx)
4.http://diyarbakirmuftulugu.gov.tr/peygamberMakamKabirleriDetay.asp?id=1/