Kur Iljasi a.s. u plak i thote popullit te tij: Te dashurit e mi! Tashme jam plak dhe nuk kam force t'ju udheheq, ndaj vendosni nje udheheqes i cili te kete tre cilesi: Te agjeroj diten, te falet naten (nafile - namaz vullnetar) dhe te jete i drejte.. Nga te pranishmit foli nje njeri i cili tha: Une i kam keto cilesi! Iljasi a.s. i thote: Vertet i ben keto? Ai tha; Po! Mirepo nga paraqitja nuk ia mbush syrin Iljasit a.s. , ndaj nuk e pranon. Te nesermen Iljasi a.s. i thote popullit te njejten gje. Por perseri asnje nuk foli perveç te njejtin person qe kishte fol dje. Ne keto kushte Iljasi a.s. e pranon ate duke e bere udheheqes. Ky njeri ishte Dhul Kifli a.s. (1) (Disa thone se ai ka edhe nje emer tjeter te quajtur: Bishr) Dhul do te thote: Posedues dhe Kifl: I drejte - Durimtar. Pra posedues i durimit. Po ashtu ka edhe kuptimin e njeriut te mir. Sipas Hakimit tek Mustedrek thote se Dhulkifli ka qene djali i profetit Ejup a.s. (Mustedrek 2)
Profeti Dhul Kifl a.s. permendet ne dy ajete Kur'anor, surja Enbija dhe surja Sad ku Allahu xh.sh thote:
"Perkujto Ismailin, Idrizin dhe Dhul Kiflin , qe te gjithe ishin te durueshem." (El Enbijal 85)
"Kujto Ismailin, Eljasan dhe Dhul Kiflin, qe te gjithe jane nga me te miret (te perzgjedhur)." (Sad, 48) (2)
Pas largimit te profetit Iljasit a.s. drejtimi i Beni Israileve ju dorezua Dhul Kiflit a.s. Per kohen se kur ka drejtuar Dhul Kifl a.s. ka mendime te ndryshme. Disa thone se ai ka drejtuar pas profetit Ejub a.s. (madje disa thone se ka qene djali i Ejubit a.s.) me konkretisht Dhul Kifl ka ardh pas Iljases a.s., Ndersa disa te tjere thone: Dhul Kifl a.s. ka qene pasardhes i profetit Davudit dhe Sulejman a.s. Allahu e di.
Sikurse profetet e tjere edhe Dhul Kifli a.s. ishte njeri shume i dovotshem , edhe pse ai u be udheheqes ai vijoj ti kete tre cilesi e siper permendura , mirepo kjo gje shqetesoj shjetanin i cili vendosi ta largoj nga ato cilesi. Muxhahidi ka thene: "Iblisi urdheroi shejtanet ta devijojne Dhul Kiflin nga rruga e drejte, mirepo nuk ia arriten. Ndaj shejtani e mori vete persiper ta mashtroj Dhul Kiflin."
Dhul Kifl a.s. ishte njeri i mire, durimtar njeri qe i bente ibadet Allahut me agjerim diten dhe naten ibadet. Mirepo Dhul Kifl a.s. ne kohen e drekes ulej ne gjume. Me qellim ta lodhte ate, shejtani marr formen e nje plaku te varfer dhe shkon tek Dhul Kifli a.s. pikerisht ne kohen e drekes ku ai flinte gjume. shejtani shkon tek Dhul Kifli dhe troket ne deren e tij.
Dhul Kifl a.s. pyet: Kush eshte?
Nje plak i moshuar te cilit i ka bere padrejtesit populli i tij!- i pergjigjet
Dhul Kifli a.s ia hap deren, dhe pasi ia degjoi hallin i thote: Kur te jem i lir, eja sonte ne dark dhe do ta zgjidh hallin tend!
Ne bremje Dhul Kifl e priti plakun e moshuar por nuk erdh. Dhul Kifl a.s. vendos ta kerkonte. Te nesermen teksa Dhul Kifl a.s. merrej me zgjidhjen e halleve te njerezve mendjen e kishte edhe tek plaku i moshuar se mos do vij, por jo. Kur Dhul Kifl a.s. ra ne drek per te pushuar, paraqitet plaku. Pasi trokiti ne dere, Dhul Kifli a.s. ia hapo dhe i thote: Te prita mbrem dhe nuk erdhe.
Populli im kur shikoj se jeni duke punuar ne rrugen e drejte, menduan se do me mbaje anen mua ndaj ata nuk e pranuan kete gje.
Dhul Kifl a.s. i thote; Eja ne mbremje se do e zgjidh!
Keshtu u ben dy dite qe Dhul Kiflit a.s. ngeli pas gjumin e drekes. Kur erdh darka , perseri Dhul Kifl a.s. e priti plakun por nuk erdh. Diten e trete Dhul Kifl a.s. ishte i lodhur per shkak te pagjumsise ndaj urdheroj qe te mos linin asnje ti afrohet deres time, derisa sa te bej gjumin tim. Dhe ashtu u be. Para deres u vendosen njerez. Pasi Dhul Kifl a.s. kishte hyr ne dhome te pushoj, paraqitet para deres se tij plaku i moshuar por e kthejne. Kur plaku e kuptoj se nuk do e lejojne, hypi lart dhe ju afrua deres dhe trokiti. Dhul Kifl a.s. tha me ze: A nuk ju thash te mos lejoni njeri ti afrohet deres time? Roja i pergjigjet: Pasha Allahun nuk ka kaluar njeri nga ne, madje shiko edhe deren e kemi te mbyllur., mirepo plaku i moshur ishte brenda ne dhome. Dhul Kifl a.s. e pyet: Si hyre? Roja dhe çeslsi nuk jane penges per mua! Atehere Dhul Kifl a.s. i thote: Ti je lanetullahu, shejtani., Dhe shejtani i thote: Po! Gjith kete e bera qe te te lodhja , te te lija pa gjume , keshtu ti te lodhesh dhe te mos kesh mundesi ti besh Allahut ibadet gjate nates dhe te humbesh keshtu ibadetin, durimin e agjerimin. Por me kete reagim dhe zbulim qe arrite te besh, un tashme skam mundesi te te devijoj nga rruga e drejte. Ndaj Allahu e quajn Dhul Kifl te durueshem dhe te mir.(3)
Shumica e dijetareve kan pranuar mendimin e pare. Sipas Taberanit kemi se Dhul Kifl a.s per nje kohe ka banu ne Sham (Damask) te cilet ju bindet atij, por kur Allahu xh.sh. u kerkoj qe te luftojne ne rrugen e drejte, ato nuk pranuan duke i thene Dhul Kiflit a.s.: Ne duam jeten dhe jo vdekjen, por nese mund te na caktosh jeten aq sa deshirojme ne, atehere pranojme. Dhul Kifli a.s. u thote: Po kerkoni dicka te madhe. Pas kesaj Dhul Kilfi pasi fali namaz i beri lutje Allahut xh.sh duke thene: O Allahu im ! Une pranova qe te udheheq ne rruge te drejte, u thash qe te luftojne ata qe i benden shejtanit ne idhujtari. Une skam forc tjeter pervec asasj qe me ke dhene. Ti e di me mire se une se cfare kerkone. Ndaj per mos mbidjen e tyre, kerkoj te jem nen mbrotjen tende. Allahu xh.sh. i thote: A nuk e mesove se zgjedhja e juaj per ti udhehequr ata, eshte me e mire se sa ajo qe ata kerkojne?
Keshtu ata vdiqen sipas kohes (exhelit) te caktuar nga Allahu xh.sh.
Disa mendime se ku pretendohet se eshte varri i Dhul Kifl a.s.
Disa thone se Dhul Kifl a.s. vdiq ne Sham, ndersa disa pretedonje se varri i Eljases a.s. dhe Dhul Kiflit a.s. jane ne Dijerbakir te Turqise. Sipas versionit te dyte thuhet se babi i Dhul Kiflit a.s. ishte Buzi i cili ishte djali i xhaxhait te Eljases a.s. Sipas tyre mbreti Salmasari internoi beni isralitet ne rajonin e Amidit bashke me ta dhe familjen e Dhul Kiflit. Kur Eljasa a.s. ishte 50 vjeçe lindi Dhul Kifl. Dhul Kifl u be udheheqes rreth moshes 21 vjeçare . Varri i Dhul Kifl a.s. vendos ne vendin e quajtur Egil dhe sipas tyre pretendojne se varri i Dhul Kifl ndodhet ne Dijerbakir. Ne gurin e ketij varri te madh ka te shenuar nje riparim te varrit te bere sipas tyre ne vitin 1091, nga ku kan ndal ne perfundimin se riparimi eshte bere nje nje mjeshter i madh me emrin Imad ne vitin 1094 dhe me pas eshte bere riparim tjeter nga e bija e shejhut Omer ne vitin 1680 ku mjeshter ka qene Ali Aliu. Sipas librave te vjetra te biblotekes se Dijerbakirit te Turqise shkruhet se: Dhul Kifl ishte profet dhe vendi i tij ishte ne Ergani. Po ashtu te njejtin thone se: Pran varrit te Dhul Kifl a.s. ishte dhe varri i Eljases a.s.
Ndersa disa te tjere thone se varri i Dhul Kifl a.s. ndodhet ne qytetin Al Kifl te Irakut dhe eshte pjese kompleksit te xhamise Nuhajleti.
Tek besimet e tjera Dhul Kifl a.s. permendet me emrin: Ezekieli.
Mesoni me shume duke klikuar: Jeta e profeteve
____________
1. Iben Abbasi r.a.
2. Bazuar ne ajetet e Kur'anit , Iben Kethir ka thene: Dhul Kifli ishte profet. Duke e argumentuar se: Allahu e ka permendur Dhul Kiflin a.s. krahas pejgamebereve te tjere. Ndersa Ebu Musa el Eshariu dhe Muxhahidi thone: Dhul Kifli nuk eshte profet , por nje rob i drejte te cilin Allahu e ka lavderuar.
3. Marr nga https://islamansiklopedisi.org.tr/zulkifl