May 24, 2024

Jeta e Profetit Iljas a.s.

Ilustrim. Tabllo persiane ku tentohet te tregohet Hizri a.s. dhe Iljasi a.s duke u fal ne Qabe

Pegamberi Iljas a.s. permendet ne Kur'an ku Allahu xh.sh. thote: "Vertet Iljasi qe nje nga te Derguarit." (Es Saffat; 123) "Selam (Paqja Jone qofte) mbi Iljasin!(Es Saffat; 130) "Edhe Zekerija, edhe Jahjai, edhe Isai edhe Iljasi , secili prej tyre ishin prej te drejteve." (En Am; 85)

Profeti Iljas a.s. eshte nga pasardhesit e profetit Harun a.s. Allahu xh.sh. e dergoj Iljasin a.s. profet ne vendin e quajtur Balbek (beni isralitet). Ky popull ishte divijuar nga rruga e drejte dhe benin shirk - idhujtari ku adhuronin idhullin e quajtur Baal (Beal), qe sipas mitologjis simbolizon nje grua. Per kananet Baali ishte hyjni. (1) Thuhet se Balbeku me pare quhej me emrin Bek i cili sundohej nga nje mbret mizor. Mbreti bashkoj emrin e balit me bek ndaj mori emrin Balbek.

Per ti udhezuar ne rrugen e drejte Allahu xh.sh. dergoi tek ky popull Profetin Iljas a.s. i cili u tha: A nuk i friksoheni Allahut? Do lusni Bealin dhe te hiqni dore nga Allahu Zoti juaj dhe i baballareve tuaj te pare? Por ata e pergenjeshtuan Iljasin , keshtu ata padyshim do te ndeshkohen, perveç roberve te zgjuar te Allahut , njerzit me besim te plote dhe te bindur ndaj Allahut. Dhe Ne lam per te perkujtim pergezues , nder brezat e pastajme. Selam! Paqja jone qofte mbi Iljasin. (Es Seffat; 124-129)

Njerezit jo vetem qe nuk e besuan por vendosen ta largojne Iljasin a.s. Ndersa disa te dhena te tjera thone se; paria vendosi ta vrasin Iljasin a.s, por ai largua dhe per shtat apo dhjete vite jetoi ne nje fshat apo mal (shpell). Mbreti i kohes (Ahab-Akab) nuk ndaloi se kerkuari , por nuk e gjenin dot, pasi Allahu e ruajti Iljasin a.s. Kur Iljasi a.s. arriti ne nje fshat , i ftoj ata ne besimin ndaj Allahut xh.sh. Banoret e fshatit pranuan ftesen madje kerkuan qe Iljasi a.s. te jetoj me ta. Thuhet se Iljasi a.s. u strehua ne shtepin e nje grua e cila kishte nje vajze te semur. Kur ajo shikoj urtesit e Iljasit a.s. i kerkoj ti bej dua (lutje) vjazes se semur qe te sherohet, dhe Iljasi a.s. pranoi dhe pasi fali namaz beri dua, dhe vajza e semur u sherua. Vajza e semur ishte Eljasa a.s e cila me vone do behet pejgambere (e zgjedhur). Iljasi a.s. i mesoi Eljases a.s. Teuratin. (2)

Versioni tjeter eshte se nje grua teksa po kerkonte ilaç per sherimin e vajzes takoi rastesisht ne mal Iljasin a.s. ku ajo dalloj tek ai nje njeri te ditur ndaj i kerkoj te lutet per vajzen. Allahu e di !
Pas nje kohe Iljasi a.s. i thote Allahut xh.sh: "O Allah! Beni israilet hoqen dore nga bindja ndaj teje duke bere idhujtari , ndersa ti o Allahu, atyre u dhe çdo te mir, ujra, kopshte e prodhime te ndryshme, ndaj o Allahu per shkak te mos bindjes se tyre ndaj madheshtis Tende mos ua jep ma keto bereqete, sepse nuk e meritojne! Allahu xh.sh. i thote: O Iljas! Une bereqetin e tyre e kam vendosur ne duart e tua! Ndaj kjo gje eshte ne doren tende. Iljasi a.s. i thote Allahut xh.sh: O Allah! Meqe ma le ne doren time , atehere per tre vite mos u lesho shi."

Dhe ashtu ndodhi. Per tre vite popullit idhujtar te baalit nuk u ra asnje pik shiu. Jeta e tyre u veshtirsua shume, por ato perseri i pergjeroheshin idhullit te tyre, por ne kembim nuk ra shi dhe asngje gje e mir nuk u ndodhi. Pasi kaloi nje kohe dhe njerezit u veshtrisohej edhe me mbijetesa, Iljasi a.s. i pyet: Keni ndonje pergjigje nga idhulli juaj ? Jo i pergjigjen! Dhe me pas i kerkuan Iljasit qe ta lus Allahun per ta. Iljasi a.s. pranoi, dhe pa perfunduar mir lutjen Iljasi a.s., pas shpines se tij ku ndodhej deti, shfaqen ret e dendura te cilat me te afruar fillojn te leshojne shi. Thatesia u largua dhe çdo gje u gjallerua.
Por pas nje kohe , populli qe shpetoj nga vuatjet perseri mohuan Allahut dhe pejgamberit e tij Iljasin a.s. duke u rikthyer ne idhujtarin e tyre. Kur profeti Iljas a.s. e shikoj kete, i kerkoj Allahut xh.sh. qe ta marr nga kjo bote. Allahu xh.sh. ia pranoj lutjen dhe i thote te shkoj ne kete vend.
Sipas Vehb b. Munebbiut kemi se; Iljasi a.s. shkoi tek vendi i caktuar nga Allahu xh.sh. dhe bashke me te ishte edhe Eljasa a.s. Ne vendin e caktuar u shfaq nje kafshe ngjyr zjarri, ngjashem me nje kal dhe ndaloi para Iljasit a.s., i cili hyp ne te. Teksa po largohej, Eljasa a.s. i thote Iljasit a.s.: Çfare me urdheron te bej , ti po shkon dhe po me len pa mbrojte ne mesin e popullit idhujtar? Iljasi a.s. i thote: Prit , pasi Allahu xh.sh. do dergoj melekun xhebrail, dhe kur te vij ai ti nuk do te kesh me nevoj per mua! (3) Me pas Eljasa a.s. u largua derisa u vendos ne kodren Kasijun te Shamit.
Sipas disa mendimeve Iljasi a.s. por edhe Hidri a.s. here pas here zbresin ne toke per objektiva te caktuara. Sipas Kabit : "Kater ferrefyes jane ende gjalle. Dy jane ne toke dhe dy jane ne qiell. Ato te tokes jane Iljasi a.s dhe Hidri a.s. ndersa te qiellit jane: Idrizi a.s. dhe Isai a.s."

Nga kjo dihet takimi i Hidrit a.s. me Iljasin a.s. te cilet thuhet se takohen çdo vut ne Jerusalem (Aksa) dhe çdo vit kryejne haxhin ku aty pin ujin zemzem. Uji zemzem u mjafton atyre per nje vit. Allahu e di

Po ashtu ne nje trasmetim i konsideruar i dobet, por qe permendet tek El Hafidh Ebu Beker Bejhekiu tregon se: Na ka treguar Ebu Abdullah es Halifi se ka degjuar Ebu El Abbas Ahmed b. Seidi el madani el Buhariu, e ky nga Abdullah b, Mahmudi dhe ky nga Abdan b, Sinani ...etj se Enes b. Maliku ka treguar: " Nje here duke udhetuar me profetin Muhammed a.s. ndaluam ne nje vend, ku takum nje njeri i cili lutej duke thene: O Allah! Me mundeso te jem njeri nga pasuesit e profetit Muhammed a.s., meqenese ata do jene te meshiruar, do u falen gjynahet dhe do u pranohet pendimet! Enesi thote: Iu afrova dhe shikova se jeriu ishte trup i gjate (30 berryla). Me pyeti se kush isha, dhe ju pergjigja: Une jam Enes bin Maliku, sherbetor i profetit Muhammed a.s.! Pastaj me pyeti: Ku eshte profeti? I thash: Ketu afer! Ai me tha: Shko dhe percillja selamin tim duke i thene: Vellai yt, Iljasi, te dergon selam! Shkova tek profeti Muhammed a.s. dhe i tregove, dhe me pas i Derguari a.s. ia ktheu selamin dhe e perqafoi. Pastaj u ulen dhe filluan te bisedojne.
Iljasi a.s. i tha; O i Derguari i Allahut! Une ha vetem nje here ne vit, ne diten e sotme, ndaj ulu edhe ti qe te hame sebashku! Ensi r.a. vazhdon: Pastaj zbriti sofra nga qielli, me buk te bardhe, me peshq dhe bime e ngjashme me majdanozin, rrush, perime te ndryshme, rrush, hurma etj. Te dy u ushqyen, dhe me dhane edhe mua , pastaj falem namazin e ikindis. Me pas profeti Muhammed a.s. e percolli, ndersa une e shikova duke u ngritur ne qiellin i hapur me nje re." (Iben el Xhevziu thote se ky hadith nuk eshte i vertet dhe nuk ka asnje baze) pavarisht kesaj ky trasnmetim i Enes b. Maliku eshte i shkruar ne librat e historise se profeteve
Tregohet se profeti a.s e ka pyetur Iljasi a.s. per Hudrin a.s. ku Iljasi a.s. i ka thene; "Jam takuar vitin e kalur me te dhe me ka thene se une do ju takoj para tij. Ndaj dergoj selam nga une!"
Allahu e di!

Pergatiti
Gezim KOPANI




_________
1. Baal eshte emri i nje prendie pagane grua , nje statuj prej ari rreth 10 m e gjate. Si fjale vjen nga gjuha semite. Sipas mitologjis populli besonte se Bali ishte perendia e pjellurise, njekohesisht e eres , shiut dhe stuhis etj. Nese e merrim te mireqene dialektin protosemit, verejme se behet fjale per dialektin semit ne veriperendim ku hyjne si deshmi e pare e epokes se bronzit te mesem te quajtur amorit. Ne kete grup bejn pjese aramishtja, amorishtia dhe kananishtia. Disa thone se kananishtia perdorej nga fenikasit ne epoken e hekurit. Balbeku gjendet ne Liban.
2. Ne kristianizem Iljazi a.s. njihet me emrin Shën Elia dhe eshte nje nder profetet e medhenje. Ai kishte per detyre te kthente njerezimitn tek Hyji i vetem siç thote vete emri Eli dmth: Hyji im. Gjate kohes se mbreterimit te Akabit (Ahab) gruaja e tij, Jezabel (fenikase) futi paganizmin duke adhuruar Baalin. Kur kjo ndodhi Hyji (Zoti) dergoi profetin tek mbreti Akab ku per shkak te mekateve i shpalli tre vite thatesire. Pas nje kohe Elia u rikthye tek populli ne malin Karmel ku sfida mes Shen Elias dhe priftave qe per Baalin. Per tu bere e qarte se cila kishte te drejte vendosn ne altar si shenje nje gatim (si te thuash buke) dhe atij qe do i vije zjarri nga qelli ai eshte ne rrugen e drejte. Por zjarri erdh vetem tek buka apo flija qe Elia kishte vendosur duke e djekur apo pjekur ate. Mirepo per shkak te humbjes bashkeshortja e Akabit, Jezabel u betua se do hakmerrej ndaj Elias, per kete Elia u largua...
3. /https://islamansiklopedisi.org.tr/ilyas/