April 15, 2019

Shtepi e vjeter, gjysem kati ne fshatin Kryezi - Puke


Keshtu kan qene shtepit e vjetra gjysem kati ne fshatin Kryezi-Puke.
(Tablloja eshte e ekspozuar ne Muzeun-Entografitk ne qytetin e Pukes)


Pergatiti
Gezim KOPANI

April 12, 2019

Allahu e do lutjen ne te cilen permenden dy emrat e Tij

Transmetohet se nje nga shoket e Profetit Muhammed a.s. ka bere kete lutje Allahut xh.sh;

"O Allahu im! Falenderimet e mija jane per Ty! Ti je qe jep te mira. Veç Teje Zot tjeter nuk ka! Ti je krijuesi i madh dhe bujar i tokes dhe qiejve! Ti je Hajj (i Gjalle) dhe Kajum (I Qene)!
Zoti im! Duke i bere keto dy emra te larte shkak per faljen time, te lutem me fal!"

Kur profeti Muhammed a.s. e degjoj kete lutje, pyet te pranishmit; A e dini se cfar permendi ne lutje ky njeri?
Shoket i thane: I derguari i Allahut e di me mire!
Muhammedi a.s. tha:
"Betohem ne Allahun qe ka ne doren shpirtin tim se ai iu lut Allahut xh.sh me nje emer hyjnore, me ate emer hyjnor, me te cilin po bere lutje, Allahu xh.sh i pergjigjet asaj lutjeje dhe e ploteson ate qe i kerkohet.!" (Tirmidhi) 

Pergatiti
Gezim KOPANI 

April 06, 2019

Takim ne fshatin Trun me rastin e nates se bekuar te Miraxhit

Gjate takimit me banoret e fshatit Trun, ku kisha mundesin te shpjegoja rendesin e nates se bekuar te Miraxhit. Dt. 01.04.2019

Para nates se bekuar te Miraxhit kisha mundesin qe te zhvilloj nje takim ne fshatin Trun te Pukes. Gjate vaizit time ,  fola mbi naten e bekuar te Miraxhit. Fola se kush jane njerezit e dashur te Allahut. Allahu xh.sh. i tregoj Profetit Muhammed a.s. se banoret e xhennetit jane ato te cilet adhurojne Allahun xh.sh., bejne pune te mira. Allahu xh.sh. eshte i gezuar me ate person i cili gjate jetes se tij largohet nga haramet. Cfare eshte harami? Haramet jane; pijet alkolike, mishi i derreti, me i ra ne qaf tjeterit, bixhozi. Po ashtu myslimani duhet ti largohet shirkut. Cfare eshte shirku? Kur dikush beson dhe i kerkon ndihme nje guri, apo nje vendi, por myslimani nuk i beson keto, pasi myslimani i kerkon ndihme vetem Allahut xh.sh, pasi sherues eshte vetem Allahu xh.sh. Eshte me shume rendesi qe keto gjera tju mesojme femijeve. Femijet jane shume te rendesishem. Si tju vendosim ne zemer e shpirt si te thone shehadetin e te bejne pune te mira.
Gezim KOPANI 

Date; 01.04.2019

March 28, 2019

Komiteti Mbrojtja Kombetare e Kosoves

Shkoder 1918

Ne fotografi jane: Lart: Sali Gjuka, Bardh Isufi, Lal Perroli, Isuf Veseli, Sadik Deçani, Nexho Haxhisadiku, Adush Kastrati, Halim Gostivari, nje nuk njihet, Bajram Daklani, Tahir Zajmi.
Ne mes jane: Ragib Kajabegoli, nje nuk njihet, Qazim Begolli, Hoxhe Kadri Prishtina, Hysni Curri, nje nuk njihet, nje nuk njihet.
Ulur jane: Hamdi Zjami, Jahja Prishtina, Kahreman Begolli, Ibrahim Gjakova, Berdi Pejani, Sadik Gostivari, Nimon Ferizi, Rrok Perolli.

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Kongresi i Pare Mysliman Shqiptare - Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Fotografi te nje pjese te delegatevete Kongresit te Pare Mysliman Shqiptare, 1923

Ne vitin 1921 si pasoj e pushtimit te Stambolli ku ishte edhe kalifati , humben lidhjet me institucionet ne vertesi. Ne kete kohe Bashkesia Islame Shqiptari shpalli shkeputjen prej Shejhul Islamit te Perandorise Osmane dhe kjo u kongretizua ne Kongresin e Pare te Myslimaeve Shqiptare.
Kongresi i Pare i Myslimaneve Shqiptare eshte mbajtur ne qytetin e Tiranes me 24 shkurt te vitit 1923 dhe ai ka zgjatur deri me date 12 mars 1923.
Ne kete kongres moren pjese delegate nga e gjithe Shqiperia duke shpallur mevetesin e Xhamise Myslimane Shqiptare.

a). Detyrat e Kongresit ishin:

-Formimin e dy keshillave
    1. Keshilli i Nalte i Sheriatit i perbere prej 4 personash dhe Kryetari i Keshillit te Nalte i Sheriatit ishte Myftiu i Pergjithshem i Komunitetit Mysliman te Shqiperise.
     2. Keshilli i Xhamatit.
-Shqyrtimi i buxhetit.
-Aprovimi i rregulloreve.
-Kontrolli i veprimeve te Keshillit te Nalte te Sheriatit
-Kontrolli i veprimtareve te Drejtorise se Pergjithshme te Vakfit.
-Zgjedhjen e Drejtorit te Pergjithshem te Vakfeve
-Hartimin dhe miratimin e Rregullores mbi zgjedhjet ne forumet e Komunitetit Mysliman te Shqiperise.
-Hartimin dhe miratimin e Statutit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise.
-Hartimin dhe miratimin e Rregullores mbi organizimin e vakfeve myslimane ne Shqiperi.

b). Funksioni i Keshillit te Nalte i Sheriatit

Keshilli i Nalte zgjidhej nga Kongresi Mysliman i cili zhvillonte punimet ne cdo kater vjet. Zgjedhjet per ne Kongres beheshin konforme rregullores se percaktuar. Nuk mund te zgjidhet delegat ai qe nuk ka mbushur moshen 25 vjec dhe qe eshte i denuar per ceshtje ordinere dhe ai pa arsim perkates. Kongresi ne mbledhjen e tij votoj 4 persona per ne Keshillin e Nalte te Sheriatit , i cili si qender do ishte qyteti i Tiranes. Kryetari i Keshillit te Nalte te Sheriatit perfaqesonte Komunitetin Mysliman te Shqiperise me titull Myfti i Pergjithshem. Keshilli i Nalt i Sheriatit therret Kongresin ne mbledhje te jashtezakonshme , ne rast se keshilli kontrollues e shikon te nevojshme.

Nder te tjera Keshilli i Nalte i Sheriatit kishte per detyre:

-Te punoje per barazin ndermjet myslimaneve duke promovuar Sheriatin.
-Te zhduke besetytnite dhe zakonet e keqija.
-Te pergatis figurat fetare si: Vaiz, Myfti, Myderrize, Teologe, Imame dhe Hatibe.
-Te permisoj pune ne Medreset.
-Te ngrej strehe per te varferit.
-Te analizoj raportet e paraqitura nga Drejtoria e Pergjithshme e Vakfit.
-Te kontrolloj buxhetin e pergjithshem i pergatitur nga drejtoria e finances.
-Te emeroj apo shkarkoje te gjithe nenpunesit e Sherise dhe te Vakfeve.
-Te shqyrtoje dhe te zgjidhi te gjitha akt vendimet dhe fetvate.
-Te pergatis rregulloren e administrimit te pergjithshem.
-Te siguroj botimin e nje reviste te pakten nje here ne muaj.
-Hytbet dhe predikimet qe mbahen para xhematit te pergatiten ne gjuhen shqipe.
-Te perkujdeset per ngritjen larte te besimit.

Ne prefektuara apo nenprefektura Keshill i Nalte i Sheriatit perfaqesohej nga Myfti ose Zvendes (Naibeve) nen kryesin e te cileve vepron Keshilli qendrore i Xhematit me anetare sipas popullates.

c). Funksioni i Keshillit te Xhematit

Antaret e Keshillit te Xhematit zgjidhen cdo kater vjet. Keshilli i Xhematit neper katunder perbehej prej 5 anetaresh qe bashkepunonin me Keshillat e nenprefekturave , prefekturave e keto me Keshillin e Nalte te Sheriatit.

Ne mbledhjen e Kongresit te Pare te Myslimaneve te Shqiperise perfundoj me date 12 mars 1923 ku zgjodhi Keshillin e Nalte te Sheriatit te perbere nga:

1.Vehbi Dibra (KMyftiu i Pergjithshem) nga viti 1923-1929 (1)
2.Hafiz Ali Korça
3.Vejsel Nailiu

Nga tarikatet:

4.Haxhi Adem Baba
5.Sheh Ibrahim Karbunara

Nga civilat:

6.Qamil Bala
7.Reshat Kokalari

Delegatet qe moren pjese ne Kongresin e dates 24 shkurt 1923 eshte si me poshte vijon:

1.Tirane,                Mytesim Kelliçi
2.Durres,               Hafiz Ali Korça
3.Shkoder,             Halit Rroji
4.Shijak,                Ahmet Rustemi
5.Kruje,                 Mehmet Pengili
6.Kavaje,               Haxhi Jusuf Kazazi
7.Puke,                  Xhemal Naipi
8.Lezhe,                 Hemet R.Maçi
9.Shkoder,             Hafiz Sabri Bushati
10.Elbasan,            Muharrem Mullahu
11.Peqin,                Shyqyri Myftiu
12.Gramsh,            Selim Luniku
13.Librazhd,          Musa Haxhi Aliu
14.Berat,                Qerim Fuga
15.Lushnje,            Sheh Ibrahim Karbunara
16.Skrapar,             Dervish Aliu
17.Mallakaster,      Qerim Buzmadhi Tato
18.Fieri,                  Adburrahman Fehmiu
19.Vlore,                Ibrahim Xhindi
20.Kurvelesh,        Ali Koka
21.Gjirokaster,       Reshat Kokalari
22.Tepelen,            Abdurrahim Tepelena
23.Permet,             Salih Hamzaj
24.Libohove,         Ali Galibi
25.Delvine,           Vehbi Kallapolli
26.Korçe,              Shaqir Hoxha
27.Bilisht,             Emin Menkulasi
28.Kolonje,           Halim Gostivari
29.Pogradec,         Banush Hamdiu
30.Diber,               Vehbi Dibra
31.Zerqan,             Halim Gostivari
32.Mat,                  Jakup Sabri
33.Kosove,            Qamil Bala
34.Has,                  Rasim Sulejmani
35.Lume,               Sheh Xhemaliu
36.Lushoviq,         Ihsan Lushoviqi

Aktualisht ne vitin 2019, Myftite e Komunitetit Mysliman te Shqiperise jane:

1.Elbasan,                  Agim  Duga
2.Kruje,                      Ejol Haxhiu
3.Diber.                      Muis Kurtula
4.Librazhd,                 Ardit Hoxhllaku
5.Devoll,                    Artur Vrenozi
6.Kavaj,                     Bsnik Leçini
7.Mat,                        Valdrin Mera
8.Mallakaster,            Anis Qafa
9.Delvine,                  Bledar Ali
10.Sarande,                Bledar Mullaj
11.Skrapar,                 Jusuf Salkurti
12.Malsia e Madhe,    Edmir Smajlaj
13.Tropoje,                 Eduart Demiraj
14.Gjirokaster,           Armand Islami
15.Puke,                     Gezim Kopani
16.Permet,                 Jemin Muça
17.Tirane,                  Ylli Gurra
18.Lezhe,                   Agim Terziu
19.Gramsh,               Hasan Cekrezi
20.Vlore,                   Bilal Bodlli
21.Kukes,                  Islam Hoxha
22.Peqin,                   Mensur Rrapanji
23.Fier,                      Taulant Bicaj
24.Kuçove,                Kujtim Civeja
25.Kolonje,               Edmond Ceni
26.Kurbin,                 Emirjon Vathaj
27.Shkoder,               Muhamed Sytari
28.Berat,                   Baftijar Kellezi
29.Pogradec,             Namik Mahmutllari
30.Korçe,                  Ledian Cikalleshi
31.Durres,                 Redin Quku
32.Has,                     Sadik Ukperaj
33.Bulqize,               Sejdin Strazimiri
34.Lushnje,              Gramoz Blliku

Pergatiti
Gezim KOPANI

__________
1. Kryetaret e Komunitetit Mysliman te Shqiperise nga viti 1923-2019 jane: Vehbi Dribra (1923-1929), Behexhet Shapati (1929-1942), Hafiz Sherif Lengu (1942-1945), Hafiz Musa H.Ali Basha (1945-1954), Hafiz Sulejman Myrta (1954-1966), Esat Myftija (1966-1967), Hafiz Sabri Koçi (1990-2003),Selim Muça (2004-2014), Skender Bruçaj (2014-2019), Bujar Spahiu (2019-sot)

March 27, 2019

Jeta e Myftiut Hafiz Sabri Bushati


Hafiz (1) Sabri Beg Bushati 1889-1971

Ne fotografi Hafiz Sabri Bushati duke falur namazin e xhanases
se sheh Qazim Hoxhes
Haxhi Sabri Bushati lindi ne Shkoder ne vitin 1889. Ne femijerin e tij ai ndoqi Mejtepin e Hafiz Isuf Kelmendit dhe me pas Medresen e lagjes se Qafes (2), per te vazhduar studimet e larta ne Stamboll. Hafiz Sabri Bushati u Martua me Nadiren nga lindi Samijen, por vajza kur ishte 5 vjece ngel jetime nga nena.
Me vone Hafiz Sabri Bushati martohet perseri dhe kesaj radhe me Merjemen. Me pas Hafiz Sabri Bushati fillon punen si Myderriz ku tek Xhamia e Kuqe pergatiti disa hoxhallare te njohur si; Hafiz Sulejman Durresi, Ibrahim Vekshari, Ali Canga, Hafiz Sabri Koçi etj.
Ne vitin 1916 H.Sabri Bushati mpri pjese ne revolten e mbajtur tek Xhamia Plake nga popullata myslimane e Shkodres kunder austrikeve te cilet edhe pse ishin pushtues kur hyne ne Shkoder me 22 janar 1916 u priten nga krejt popullata shkodrane si shpetues nga pushtimet serbe malazeze. Per shkak te marrjes pjese ne kete revolte H.Sabri Bushati u burgos per 3 dite.
H.Sabri Bushati ishte aktivis dhe mbeshtetes te Komitetit per Mbrojtjen e Kosoves i cili kishte qendren e vet ne Shkoder te cilin e drejtonte Hoxhe Kadriu. Po ashtu H.Sabri Bushati mpri pjese ne Kongresin e Lushnjes dhe per shkak te pjesmarrjes se tij u perzgjodh ne listen e delegateve per Kongresin e Lushnjes nga Prefekjtura e Shkodres. Ai ishte pjese i Keshillit Kombetare, Senati perbehej nga 37 antare nder ta edhe H.Sabri Bushati.
Pas doreheqjes si Myfti te H.Xhemal Naipi emerohet ne vitin 1924 Myfti i Shkodres H.Sabri Bushati ku pas pak kohesh transferohet Myfti i Beratit. Nga viti 1946 H.Sabri Bushati kryen detyren e Vaizit ne xhamin e Bardhe te Perashit.
Me ndalimin e fese ne vitin 1967 H.Sabri Bushati nuk del me nga shtepia e tij per te ruajtur figuren e klerikut, madje as kur i vdiq i vellau. Hafiz Sabri Bushati i dorezoj shpirtin Allahut xh.sh. me 28 shkurt te vitit 1971.

Pergatiti
Gezim KOPANI




________
1.Hafiz quhet personi i cili e di librin e bekuar Kur'anin permendesh.
2.Medreseja e Qafes ka qene institucioni me i vjeter arsimor ne Shkoder.