March 03, 2020

Historiku i xhamisë së Kodër Hanit Pukë

Xhamia Koder Hani-Puke. Fotografi e vitit 1916

Historik i shkurter i Xhamise Koder Hani Puke 

Xhamia Koder Hani Puke ka rendesi historike jo vetem ne aspektin islam por edhe menyres se organizimit te jetes dhe institucioneve te Pukes. Sipas historise vendi me i vjeter i qytetit Puke eshte pikerisht vendi ku ndodhet xhamia e vjeter e Koder Hanit Puke e sipas kujteses popullore te besimtareve mysliman eshte e vjeter mbi 400 vjet duke e lidhur zanafilin e saj deri ne vitin 1523. Ne fillim xhamia u ndertua si mesxhid ku kryhej namaz nga udhetar dhe funksionar te ndryshem. Ndertimi i xhamis se koder hanit Puke beri qe shume familje fisnike te perqafojne islamin. Relacionet e ndryshme duke filluar nga viti 1662 nga kronikani turk Evilja Celebi (Mehmet Zilli) (1) tregojne se Koder Hani eshte vend strategjik si dhe vendi me i vjeter i qytetit Puke. Sipas te dhenave prane xhamise se Koder Hanit Puke u ndertua nje godin per Myftinin e Pukes ne te cilen zhvillohej Mejtep d.m.th; shkolle fillore, ku mesohej feja islame por edhe mesime te tjera. Me kalimin e kohes ky Mejtep nxori imam pukjan si; Hoxhe Puka (Dizdari) , Beqir Laçi etj. Pervec teologeve Mejtepi i xhamise Koder Hanit Puke pergatiti intelektual si Ismail Isuf Laçi i cili thuhet se u be Krye Kajmekam ne Kaçanik te Kosoves. Pothuajse te njejten tradit ruajti edhe pasardhesi i tij me po te njejtin emer Ismail Osman Aga (Laçi) i cili ishte anetar i Mexhlisit te Kajmekamit ne Kazan e Pukes.(2)Xhamia e Koder Hanit Puke u be pik e rendesishme pasi prane saj ndodheshin zyrat e Kajmekamit, Hanet (Bujtina), Imarati (rezeva ose vend ku shperndahej ushqim) etj. Sipas disa te dhenave xhamia e Koder Hanit Puke u demtua disa here. Nje rast ajo u demtua si pasoj e termeteve, ndersa rasti i fundit u prish nga sistemi komunist. Kujtesa popullore e besimtareve mysliman tregon se; xhamia e Koder Hanit Puke ka pas vend falje per 50 burra.

Xhamia Koder Hani - Puke pas rindertimit. Fotografi e vitit 2021

Ajo kishte nje Minare me nje Sherif (vend ku qendron muezini per thirrjen e ezanit), Mihrab (vend ku imami (hoxha) drejton lutjet (namaze), Mimber (vendi ku hoxha mban predikimet e xhumase), Mafil etj. Brenda xhamia ka qene e shtruar me derras po ashtu edhe tavani i saj ishte ndertuar me derrasa te gdhendura e pasuruar me vepra te ndryshme arti, po ashtu edhe mimberi kishte te gdhendur vepra te ndryshme arti.
Per shkak te jetes se institucionit te Kajmekamit por edhe per shkak te haneve xhamia mori emertimin Xhamia e Koder Hanit. Ashtu si te te tjeret edhe ushtaret austro-hungarez vendosen administraten dhe granizonin e tyre pikerisht aty ku ndodhej Kajmekami, por per shkak se ishin shume ushtar ata vendosen nje pjese te edhe tek vendi qe njihet; "Qarri i Bajrakut" (sot Shtepia e Kultures).
Qe prej asaj kohe pak nga pak qyteza apo jeta u shperngul ne rrafshin ku ndodhet sot qyteti i Pukes.  Pas rrenjes se sistemit komunist dhe me ardhjen e demokracise ne vitin 1990-1992 u organizuan falja e namazit te bajramit te pare. Namazin e falin Myftiu i asaj kohe H.Elez Hoxha ndersa vellau H.Ibrahim Hoxha fali namazin tek xhamia e fshatit Rrypë.
Sipas kujteses popullore xhamia e Koder Hanit Puke ka pas nje pron vakuf me nje siperfaqe deri ne 8-9 dylym toke. Me ndalimin e fese nga sistemi komunist o dogjen edhe dokumentat e xhamise. Pas vitit 2006 Myftiu i Pukes Gezim Kopani filloj te intersohet per pronat vakuf te Myftinise Puke. Pas nje pune te madhe u arrit qe te nxjerret çertifikata e xhamise se Koder Hanit Puke.

Pergatiti
Gezim KOPANI



 __________
1. Shqiperia para tre shekujsh "Sejhatname e Evlija Celebi"
2. Iskodra Vilayet Salnamesi, vit 1897 (h.1315)
3. Material i marr nga : http://gezimkopani.com/2019/10/23/rendesia-e-xhamise-koder-hani-puke/

Shenim: Materiali eshte ne punim...

"Kushdo qe ka te dhena rreth xhamise se Koder Hanit Puke eshte i lutur qe ti dergoj ne adresen e emailit: gezimi_01@hotmail.com. Rendesi te madhe kan doreshkrimet, fotografi te xhamise, te dhena mbi imam, muezin etj qe kan sherbyer ne xhami.

Moment nga fjala ime me rastin e promovimit te librit te xhamise se Koder Hanit


Fjala ime me rastin e promovimit të librit kushtuar xhamisë së Kodër Hanit 

Ashtu siç e kan përmendur historian por dhe kujtesa e besimtarëve mysliman dhe jo vetem, xhamia e Kodër Hanit,Pukë është ndër xhamit më të vjetra të Myftinisë Pukë. Këto të dhena tregojnë se xhamia e Kodër Hanit është e vjetër mbi 400 vjet, duke e lidhur vjetërsin e saj me Rrugen e Madhe e njohur si Rruga e Karvanave apo Rruga e Gjakovës  të cilen e përdornin udhëtaret mysliman si dhe duke lidhur vjetërsin e xhamisë me Manin e zi të cilin e ka mjell hoxha i parë. Pavarsisht tentativave për demtimin e tij ky man i radh vazhdon të eksistoj dhe sot.

Për këtë xhami historianët thone se është e vjeter mbi 350 vjeçare. Duket qartë që të gjithë bien dakort se xhamia e Kodër Hanit është shume e vjeter , mu ashtu siç është xhamia e fshatit Kabash,Pukë, e fshatit Qerret, Kryezi apo xhamia e vjetër e Dukagjinit në Malzi.
Xhamia Koder Hanit-Pukë ndodhet në një kodrin mjaft të favorshme nga e cila mundëson shikimin e saj nga çdo an e vendit, gjë e cila krijon mundësin e zhvillimit të saj si atraksion jo vetem për besimtarët mysliman por edhe për udhëtar dhe turistat. Kjo bëhet edhe më atraktive ku u përmendetln faktet se si kronikan të ndryshëm kanë shkruar për këtë vend duke filluar nga viti 1637, viti 1662 nga Evlija Çelebi, Prof. Selami Pulaha etj dhe se fundemi Prof. Xhemal Meçi dhe Prof. Bajram Xhafa për dy të fundit në emrin tim përsonal por dhe të Myftinisë Pukë u shpreh falenderimet më të veçanta.

Pa u zgjatur shumë dëshiroj të përmend shkurtimisht rolin e xhamis së Koder Hanit , e cila në fillimet e saj (dikur rreth vitit 1523) ishte Mesxhid i ndërtuar për udhëtaret, por shumë shpejt ajo u bë xhami e mirëfilltë duke marr zë në gjithë vendin, kjo vetem për shkak të institucioneve shtetërore të Perandorisë Osmane e cila pasi ndërtoj xhamin, ndërtoj pranë xhamis godinën e Kajmekamit, Imaratin, Myftinine etj, por edhe për shkkak të Mejtepit të kësaj xhamie , i cili krahas mejtepit të xhamisë së Kabashit, Qerretit, Kryeziut, Malziut etj arriti të përgatisë dhe të nxjerr hoxhallarë, muezina, drejtues institucionesh e drejtues kuvendi, ku mund të përmend Ali Agen e parë prej Zotnive te Pukes, Ismail Isuf (Dede) Laçin e parë i cili për 12 viti ka shërbyer si kajmekam në Kaçanik të Kosoves, të Myftiut të parë pukjanë Musa Et'hem Dizdari (1800-1900), të Myftiut të dyte po pukjan Zenel Hoxhe Mehaj (1853-1945) i cili në vitin 2005 Bashkia Puke e shpall pas vdekjes "Qytetar Nderi", të imamit Asllan Hoxhën i cili regjistroj në këtë mejtep dy djemt e tij Haxhi Elez Hoxha (1910-2002) po ashtu Myfti i Pukes dhe vite më parë shpallur nga Bashkia Pukë "Qytetar Nderi" pas vdekjes, dhe të djali i dytë po ashtu Myfti Ibrahim Hoxha (1922-1912), dhe në pergatitjen e muezinave si: Ali Aga i parë, Bac AgaMan RahmaniSelim Baftia dhe Adem Haxhia.

Para se ta mbyll falenderoj Allahun xh.sh. që na mundësoj gjetjen e donatorit për rindertimin e xhamisë së Kodër Hanit Pukë. Po ashtu më këtë rast  dfalenderoj popullin Kuvatjan si dhe Ambasaden e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë duke filluar me Ambasadorin e saj Fajez Mishari Al Jasim dhe të Atasheut pranë kësaj ambasade Jasin Al Bader të cilët me datë 2 gusht 2019 pata nderin ti prisja për vizitë në Myftinin e Pukës dhe vendin ku do rindërtohej xhamia e Kodër Hanit-Pukë, po ashtu falenderoj Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për mbeshtetjen e dhënë si dhe Korab Kaja drejtor i fondacionit Miresia-Tiranë, si dhe Kadri Morinën President i Eurosig, të axhës tim Xhevdet Kopanit dhe të mikut tim Xhemal Bexhetin nga Tetova. Falë punës së stafit të Myftinisë Pukë gjërat ecen, derisa me datë 16 tetor 2019 u zhvillua ceremonia e nisjes së punimeve për rindërtimin e xhamisë së vjetër të Kodër Hanit-Pukë. Në këtë ceremoni nderoj me pjesmarrjen e tij Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H.Bujar Spahiu si dhe shumë besimtar dhe përsonalitete. Projektuesi i xhamisë është munduar që xhamia ti përshtatet asaj të vjetrës siç është çatia, mihrabi etj. Me lejen e Allahut xh.sh. inshaAllah vitin tjetër pra në vitin 2022 do zhvillohet ceremonia e inagurimit dhe hapjes së xhamisë së Koder Hanit-Pukë.

Faleminderit për vemendjen dhe dëgjimin tuaj!

Gëzim KOPANI
(Myfti i Pukës)

____________
Fjale pershendetese e mbajtur me rastin e promovimit te librit "Xhamia Historike e Myftinise Puke", Xhamia Koder Hanit, te autorit Prof. Xhemal Meçi , zhvilluar ne qytetin e Pukes me date 27 nentor 2021

Linku kur kam publikuar fjalen time: https://gezimkopani.blogspot.com/2021/12/fjale-ime-me-rastin-e-promovimit-te_2.html

Fotografi bere me rastin e promovimit te librit "Xhamia Historike e Myftinise Puke" me autor Prof. Xhemal Meçi 

Gëzim Kopani (Myfti i rrethit Pukë) 






February 29, 2020

Mejtepi i fshatit Kabash Puke para 85 vitesh

Femijet e fshatit Meçe ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash, Puke. Viti 1935


Sipas familjes se Jemin Kopanit fotografia eshte e vitit 1930 ndersa sipas familjes se Bajram Llukes e vitit 1935 dhe eshte bere ne fshatin Kabash Puke. Ne fotografi jane grupi i nxenesve te fshatit Meçe-Puke.

Ne fotografi jane:
Nga e djathta: Bajram Istref Arifi, Bajram Isuf Llukaj, Rexhep Cina. 
Poshte nga e majta: Ali Hasan Furriku, Jemin Ramadan Kopani, Sadik Adem Gjura dhe Brahim Tahir Lluka.

E veçanta e fotografis e ruajt nga familja e Bajram Isuf Llukes qendron tek plisat e djemve.


Shenim: Kjo fotografi publikohet per here te pare nga Gezim KopaniMejtepi i fshatit Kabash u hap gjate perandorise Osmane per tu mbyll perkohesisht rreth vitit 1912, dhe per tu rihapur ne vitin 1914 nga imami Kosovar Sadik Prishtina. Meqenese imam Sadik Prishtina ndjeku studimet per pedagogji ne normalen e Elbasanit beri qe ai te emerohet mesues duke hapur keshtu ne Mejtepin e fshatit Kabash edhe shkollen Shqipe. Per kontributin e dhene , Presidenti i Republikes se Shqiperise me dekret nr.811, viti 1994 e dekoron hoxhe Sadik Prishtinen pas vdekjes me titullin: "Naim Frasheri" klasi i I-re, si veteran i arsimit ne shkollat shqipe ne Shqiperin e Veriut  dhe jasht kufijve politike te vitit 1913 te shtetit Shqiptar. 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Per jeten e hoxhes se xhamise Kabash mund te lexoni me shume duke klikuar ketu: https://gezimkopani.blogspot.com/2013/09/sadik-prishtina-hoxha-ne-kujtesen-e_17.html

February 28, 2020

Jeta e Bajram Isuf Llukaj (1925-2012)

Bajram Isuf Lluka , foto v.1952

 Jeta e Bajram Isuf Llukaj 1925 - 2012 si besimtar dhe kontributit te tij per islamin

Sic dihet ne rrethin e Pukes kan funksionuar disa mejtepe. Nder mejtepet me te njohura ishte ai i fshatit Kabash-Puke. Fillimisht Mejtepi u ngrit gjate prejudhes Osmane per te vijuar funksionimin e tij deri ne vitin 1912. Per shkak te organizimit mejtepi qendroj 1 vit i mbyllur deri ne vitin 1914 me ardhjen e imamit Sadik Prishtina nga Kosova i cili rihaphi mejtepin e xhamise se fshatit Kabash.
Me rihapjen e Mejtepit fulluan  regjistrimet e reja te nxenesve qe ishin ishin nga fshati Kabash, Lajthize, Dedaj, Meçe , Krove etj.
Mesimi ndiqej rregullisht dhe me dashuri nga te gjithe nxenesit e Mejtepit. Nder ta mund te permendim Bajram Isuf Llukaj , Jemin Ramadan Kopani etj.

Bajram Isluf Lluka pasi ndoqi mesimet islame ne mejtep per rreth 4 vite, ai u regjistrua ne shkollen e shqipe e cila u hap gjithashtu ne godinen e Mejtepit te xhamise Kabash. Pasi perfundoj shkollen shqipe ne fshatin Kabash, ne vitin 1947 Bajrami shkon ne ushtri ne rrethin e Gjirokastres. Aty  u njoh per talentet e tij duke krijuar miqesi me shume personalitete e shoke.

Nga e djathta: Bajrami, Borja, Misirja, Parja
Me ardhjen e liris se besimit ne vitin 1990 Bajram Isuf Lluka mori pjese ne riorganizimit te Myftinise Puke. Ai dhe ndihme ne organizimin e faljes se namazit te terevaive, faljese namazit te Bajrameve etj.

Nder kontributet financiare te Bajramit ishte edhe bashkimi me H.Ibrahim Hoxhen dhe Sadri Rrustemin per hytben e xhamise se qytetit te Pukes te cilen e ndertoj mjeshtri Sadik Ram Guri Ne moshen 87 vjecare (pra ne vitin 2012) Bajram Isuf Lluka i dorezoi shpirtin Allahut xh.sh.

Bajrami me bashkeshorten Misiren 


Pergatiti
Gezim KOPANI




___________
1. Bajram Isufl Llukaj lindi ne fshatin Kabash ne vitin 1925.
2. Kliko ketu per te shikuar nje pjese te nxenesve te Mejtepit Kabash Puke: https://gezimkopani.blogspot.com/2020/02/mejtepi-i-fshatit-kabash-puke-para-85.html

Kongresi i parë Mysliman Shqiptar 1923


Kryetar i pare i Kuvendit te Kongresit Mysliman Shqiptare te vitit 1923 ishte  H.Vehbi Dibra i cili dha fetvane per flamurin Shqiptare. 
Me pas ky kongres nga Gjyqi i Nalte i Sheriatit u quajti Komuniteti Mysliman Shqiptare. Kongresi i pare Mysliman filloj punimet me 24 shkurt deri me 12 mars 1923 dhe mbledhja u zhvillua ne sallen e shoqerise "Djelmia Dibrane". 
Ne kongres moren pjese 36 delega ku shtat prej tyre ishin deputet.

Pergatiti
Gezim KOPANI