Xhamia Koder Hani Puke ka rendesi historike jo vetem ne aspektin islam por edhe menyres se organizimit te jetes dhe institucioneve te Pukes. Sipas historise vendi me i vjeter i qytetit Puke eshte pikerisht vendi ku ndodhet xhamia e vjeter e Koder Hanit Puke e sipas kujteses popullore te besimtareve mysliman eshte e vjeter mbi 400 vjet duke e lidhur zanafilin e saj deri ne vitin 1523. Ne fillim xhamia u ndertua si mesxhid ku kryhej namaz nga udhetar dhe funksionar te ndryshem. Ndertimi i xhamis se koder hanit Puke beri qe shume familje fisnike te perqafojne islamin. Relacionet e ndryshme duke filluar nga viti 1662 nga kronikani turk Evilja Celebi (Mehmet Zilli) (1) tregojne se Koder Hani eshte vend strategjik si dhe vendi me i vjeter i qytetit Puke. Sipas te dhenave prane xhamise se Koder Hanit Puke u ndertua nje godin per Myftinin e Pukes ne te cilen zhvillohej Mejtep d.m.th; shkolle fillore, ku mesohej feja islame por edhe mesime te tjera. Me kalimin e kohes ky Mejtep nxori imam pukjan si; Hoxhe Puka (Dizdari) , Beqir Laçi etj. Pervec teologeve Mejtepi i xhamise Koder Hanit Puke pergatiti intelektual si Ismail Isuf Laçi i cili thuhet se u be Krye Kajmekam ne Kaçanik te Kosoves. Pothuajse te njejten tradit ruajti edhe pasardhesi i tij me po te njejtin emer Ismail Osman Aga (Laçi) i cili ishte anetar i Mexhlisit te Kajmekamit ne Kazan e Pukes.(2)Xhamia e Koder Hanit Puke u be pik e rendesishme pasi prane saj ndodheshin zyrat e Kajmekamit, Hanet (Bujtina), Imarati (rezeva ose vend ku shperndahej ushqim) etj. Sipas disa te dhenave xhamia e Koder Hanit Puke u demtua disa here. Nje rast ajo u demtua si pasoj e termeteve, ndersa rasti i fundit u prish nga sistemi komunist. Kujtesa popullore e besimtareve mysliman tregon se; xhamia e Koder Hanit Puke ka pas vend falje per 50 burra.
Xhamia Koder Hani - Puke pas rindertimit. Fotografi e vitit 2021 |
Per shkak te jetes se institucionit te Kajmekamit por edhe per shkak te haneve xhamia mori emertimin Xhamia e Koder Hanit. Ashtu si te te tjeret edhe ushtaret austro-hungarez vendosen administraten dhe granizonin e tyre pikerisht aty ku ndodhej Kajmekami, por per shkak se ishin shume ushtar ata vendosen nje pjese te edhe tek vendi qe njihet; "Qarri i Bajrakut" (sot Shtepia e Kultures).
Qe prej asaj kohe pak nga pak qyteza apo jeta u shperngul ne rrafshin ku ndodhet sot qyteti i Pukes. Pas rrenjes se sistemit komunist dhe me ardhjen e demokracise ne vitin 1990-1992 u organizuan falja e namazit te bajramit te pare. Namazin e falin Myftiu i asaj kohe H.Elez Hoxha ndersa vellau H.Ibrahim Hoxha fali namazin tek xhamia e fshatit Rrypë.
Sipas kujteses popullore xhamia e Koder Hanit Puke ka pas nje pron vakuf me nje siperfaqe deri ne 8-9 dylym toke. Me ndalimin e fese nga sistemi komunist o dogjen edhe dokumentat e xhamise. Pas vitit 2006 Myftiu i Pukes Gezim Kopani filloj te intersohet per pronat vakuf te Myftinise Puke. Pas nje pune te madhe u arrit qe te nxjerret çertifikata e xhamise se Koder Hanit Puke.
__________
1. Shqiperia para tre shekujsh "Sejhatname e Evlija Celebi"
2. Iskodra Vilayet Salnamesi, vit 1897 (h.1315)
3. Material i marr nga : http://gezimkopani.com/2019/10/23/rendesia-e-xhamise-koder-hani-puke/
Shenim: Materiali eshte ne punim...
"Kushdo qe ka te dhena rreth xhamise se Koder Hanit Puke eshte i lutur qe ti dergoj ne adresen e emailit: gezimi_01@hotmail.com. Rendesi te madhe kan doreshkrimet, fotografi te xhamise, te dhena mbi imam, muezin etj qe kan sherbyer ne xhami.
Moment nga fjala ime me rastin e promovimit te librit te xhamise se Koder Hanit |
Ashtu siç e kan përmendur historian por dhe kujtesa e besimtarëve mysliman dhe jo vetem, xhamia e Kodër Hanit,Pukë është ndër xhamit më të vjetra të Myftinisë Pukë. Këto të dhena tregojnë se xhamia e Kodër Hanit është e vjetër mbi 400 vjet, duke e lidhur vjetërsin e saj me Rrugen e Madhe e njohur si Rruga e Karvanave apo Rruga e Gjakovës të cilen e përdornin udhëtaret mysliman si dhe duke lidhur vjetërsin e xhamisë me Manin e zi të cilin e ka mjell hoxha i parë. Pavarsisht tentativave për demtimin e tij ky man i radh vazhdon të eksistoj dhe sot.
Për këtë xhami historianët thone se është e vjeter mbi 350 vjeçare. Duket qartë që të gjithë bien dakort se xhamia e Kodër Hanit është shume e vjeter , mu ashtu siç është xhamia e fshatit Kabash,Pukë, e fshatit Qerret, Kryezi apo xhamia e vjetër e Dukagjinit në Malzi.
Xhamia Koder Hanit-Pukë ndodhet në një kodrin mjaft të favorshme nga e cila mundëson shikimin e saj nga çdo an e vendit, gjë e cila krijon mundësin e zhvillimit të saj si atraksion jo vetem për besimtarët mysliman por edhe për udhëtar dhe turistat. Kjo bëhet edhe më atraktive ku u përmendetln faktet se si kronikan të ndryshëm kanë shkruar për këtë vend duke filluar nga viti 1637, viti 1662 nga Evlija Çelebi, Prof. Selami Pulaha etj dhe se fundemi Prof. Xhemal Meçi dhe Prof. Bajram Xhafa për dy të fundit në emrin tim përsonal por dhe të Myftinisë Pukë u shpreh falenderimet më të veçanta.
Pa u zgjatur shumë dëshiroj të përmend shkurtimisht rolin e xhamis së Koder Hanit , e cila në fillimet e saj (dikur rreth vitit 1523) ishte Mesxhid i ndërtuar për udhëtaret, por shumë shpejt ajo u bë xhami e mirëfilltë duke marr zë në gjithë vendin, kjo vetem për shkak të institucioneve shtetërore të Perandorisë Osmane e cila pasi ndërtoj xhamin, ndërtoj pranë xhamis godinën e Kajmekamit, Imaratin, Myftinine etj, por edhe për shkkak të Mejtepit të kësaj xhamie , i cili krahas mejtepit të xhamisë së Kabashit, Qerretit, Kryeziut, Malziut etj arriti të përgatisë dhe të nxjerr hoxhallarë, muezina, drejtues institucionesh e drejtues kuvendi, ku mund të përmend Ali Agen e parë prej Zotnive te Pukes, Ismail Isuf (Dede) Laçin e parë i cili për 12 viti ka shërbyer si kajmekam në Kaçanik të Kosoves, të Myftiut të parë pukjanë Musa Et'hem Dizdari (1800-1900), të Myftiut të dyte po pukjan Zenel Hoxhe Mehaj (1853-1945) i cili në vitin 2005 Bashkia Puke e shpall pas vdekjes "Qytetar Nderi", të imamit Asllan Hoxhën i cili regjistroj në këtë mejtep dy djemt e tij Haxhi Elez Hoxha (1910-2002) po ashtu Myfti i Pukes dhe vite më parë shpallur nga Bashkia Pukë "Qytetar Nderi" pas vdekjes, dhe të djali i dytë po ashtu Myfti Ibrahim Hoxha (1922-1912), dhe në pergatitjen e muezinave si: Ali Aga i parë, Bac Aga, Man Rahmani, Selim Baftia dhe Adem Haxhia.
Para se ta mbyll falenderoj Allahun xh.sh. që na mundësoj gjetjen e donatorit për rindertimin e xhamisë së Kodër Hanit Pukë. Po ashtu më këtë rast dfalenderoj popullin Kuvatjan si dhe Ambasaden e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë duke filluar me Ambasadorin e saj Fajez Mishari Al Jasim dhe të Atasheut pranë kësaj ambasade Jasin Al Bader të cilët me datë 2 gusht 2019 pata nderin ti prisja për vizitë në Myftinin e Pukës dhe vendin ku do rindërtohej xhamia e Kodër Hanit-Pukë, po ashtu falenderoj Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për mbeshtetjen e dhënë si dhe Korab Kaja drejtor i fondacionit Miresia-Tiranë, si dhe Kadri Morinën President i Eurosig, të axhës tim Xhevdet Kopanit dhe të mikut tim Xhemal Bexhetin nga Tetova. Falë punës së stafit të Myftinisë Pukë gjërat ecen, derisa me datë 16 tetor 2019 u zhvillua ceremonia e nisjes së punimeve për rindërtimin e xhamisë së vjetër të Kodër Hanit-Pukë. Në këtë ceremoni nderoj me pjesmarrjen e tij Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H.Bujar Spahiu si dhe shumë besimtar dhe përsonalitete. Projektuesi i xhamisë është munduar që xhamia ti përshtatet asaj të vjetrës siç është çatia, mihrabi etj. Me lejen e Allahut xh.sh. inshaAllah vitin tjetër pra në vitin 2022 do zhvillohet ceremonia e inagurimit dhe hapjes së xhamisë së Koder Hanit-Pukë.
Faleminderit për vemendjen dhe dëgjimin tuaj!
Fjale pershendetese e mbajtur me rastin e promovimit te librit "Xhamia Historike e Myftinise Puke", Xhamia Koder Hanit, te autorit Prof. Xhemal Meçi , zhvilluar ne qytetin e Pukes me date 27 nentor 2021
Linku kur kam publikuar fjalen time: https://gezimkopani.blogspot.com/2021/12/fjale-ime-me-rastin-e-promovimit-te_2.html
Gëzim Kopani (Myfti i rrethit Pukë) |