October 13, 2020

Momente te kalimit ne islam te popullsise shqiptare ne shekullin XV-XVII

Berat, viti 1830 


Nga Ferit Duka

Kontatet e pare te shqiptareve me Islamin dhe gjurme te islamizmit te tyre deshmohen relativisht heret. Ne shekujt e mesjetes paraosmane tokat shqiptare, per hir te pozites se tyre gjeografike, jane frekuentuar dendur prej misionareve te botes islame arabo-turke, qofte per qellime tregtare, qofte per qellime fetare apo ushtarake. Megjithate, nen driten e te dhenave historike, behet i padyshimte fakti se islamizimi i popullsise shqiptare si proces i teresishem filloi dhe u zhvillua gjate periudhes se sundimit osman. 
Fillimi i rimekembjes ekonomike dhe shoqerore te qyteteve shqiptare ne shek, XV dhe ne fillim te shek. XVI perkon me kohen edhe me fillimet e procesit te kalimit ne islam te popullsise shqiptare qytetare. (1)
Islamizimi i popullsise se qyteteve shqiptare u realizua permes dy rrugeve; e para, nepermjet islamizimit te vete popullise qytetare; e dyta , permes ardhjes ne qytet te elementeve te islamizuar nga rrethina fshatare. Nevojat qe kishte sunduesi osman per furnizimin e ushtrise me produkte zejtare te gjithfarellojshme, benin te domosdoshme zgjerimin permasave te prodhimit zejtar, rrjedhimisht, edhe perfshirjen ne mekanizmin e ketij prodhimi te nje numri gjithnje e me te madhe  elemetesh zejtare. Per elementet ardhes nga rrethina fshatare islamizimi i tyre donte te thoshte lehtesim i hyrjes ne qytet, pas se ciles ata fitonin statusin e "qytetarit" (sheherliut), status qe i vendoste ne nje gjendje relativisht me te favortshme sesa ajo e meparshme. (2)
Vershimi i zanatçinjve fshatare neper qytete u be keshtu nje nga rruget frytdhenese te islamizimit te ketyre te fundit. Shembullin me te qarte te nje dukurie te tille e gjejme ne qytet e Beratit dhe te Elbasanit. Ne qytetin e Beratit ne vitin 1583 jane regjistruar 185 zejtare te islamizuar, te ardhur nga fshatrat: Fratar, Tozhar, Gjeqar, Dobronik, Gjerbës, etj. Ne te njejtin vit ne qytetin e Elbasanit jane regjistruar 39 zejtare te tille. Fakti qe nje pjese e zejtareve te ardhur (haymanegan) ne qytetin e Beratit, mbanin si mbiemer (Abdullah) (rob i Zotit), tregon se kjo kategori ishte islamizuar rishtaz. Kishte edhe tregtare me emra te krishtere. (3)
Sidoqaofte, edhe pse vershimi i mjaft elementeve nga rrethina fshatare per ne qytet luajti nje rol jo te pakte ne formimin e popullsise muslimane te qyeteve (per disa qytete siç ishte Shkodra, roli i ketij faktori ishte vendimtar), meria kryesore ne kete drejtim i perket islamizimit gradual te vete popullsise se krishtere te qyteteve. (4) Kjo vertetohet kur shohim se nga fillimi i shek. XIV deri ne fund te ketij shekulli shtimi natyror i popullsise se krishtere te qyteteve pakesohet se tepermi, per arsye se nje pjese e kesaj popullsie rezulton te jete kthyer ne fene islame. E rendesishme eshte qe te vihet ne dukje edhe fakti qe kontigjentin kryesore te bashkesive muslimane qe shenohen ne defteret osmane te regjistrimit neper qytete te ndryshme e formojne elementet zejtare. (5) Kjo do te thote se procesi i islamizimit ne qytete u percaktua jo vetem nga realiteti i ri superstrukturor, por edhe nga menyre e re e organizmit te veprimtarise prodhuese prej pushtetit osman. Modelet islamo-orientale, qe sherbyen si baze per organizimin e prodhimit material, shkaktuan doemos ndryshime ne strukturen konfesionale te popullsise. (6)
Perhapja e fese islame ne radhet e popullsise qytetare u zhvillua shkalle-shkalle, ku mund te dallohen disa momente qe karakterozonje evolucionin e ketij fenomeni. Te dhenat dokumentare japin mundesin qe ky proces te veshtrohet me kthjelltas ne qytetin e Beratit. Sikurse u theksua me pare, deftari i permbledhur i regjistrimit te Sanxhakut te Vlores (1506), kryeqender e te cilit ishte Berati, ende nuk shenon asnje shtepi te islamizuar per kete qytet. Ndryshe paraqitet çeshtja ne vitet 1519-1520, kur sipas defterit te hollesishem te regjistrimit te sanxhakut te siperpermendur, ne disa prej mehallave te Beratit duken banoret e pare te islamizuar, nje syresh me emrin Skender e gjejme ne mahallen Petko Mirko, nje tjeter me emrin Muhamed ne mahallen Jani (?) Han dhe dy te tjere me emrin Oruç, ne mahallen Miho Ivan (7)
Me vone. ne vitin 1583 vihet re nje perparim i ndjeshem i procesit te islamizimit te popullsise qyteter te Beratit. Tashme, ne vend te 3-4 individeve te islamizuar (vitet 1519-1520), shfaqet e regjistruar ne defterin e hollesisshem te Livase se Vlores nje mase njerezish te islamizuar (650 veta), e shenuar ne defter me emrin "bashkesia e muslimaneve te kalase" (8).
Fakti qe popullsia e islamizuar e qytetit te Beratit ene shenohet ne trajten e bashkesisse (xhemat), e perqendruar ne Kala, tregon per ate qe ndonese provesi i islamizimit ka shenuar nje hap te madh ne krahasim me fillimin e shekullit , ende nuk ka arritur fazen e vete te fundit, ku popullsia qytetare muslimane te formojne lagjet e veta te veçanta. Per disa qytete, siç ishin Berati, Gjirokastra, vendosja e popullsise se islamizuar ne mehallat e veta te veçanta, eshte dukuri e shekullit XVII. (9)
Qytetet e tjera si; Shkodra , Peja , Prizreni , Prishtina , Vushtria u futen ne rrugen e islamizimit te popullsise me heret. Ne Shkoder dhe ne Pejë popullisa e islamizuar shenohet si bashkesia e muslimaneve qe ne vitin 1485 (10), ndersa ne qytetet Prishtine dhe Vushtri qe ne vitin 1487 (11). Ne dekatat e para te shekullit XVI (1525) popullsia e islamizuar e qyteteve Novoberde, Trepçë (e Poshtme dhe e Siperme), Prishtine dhe Vushtri ishte e vendosur ne lagjet e veta muslimane. (12).
Dallimet sa u perket fillimeve te procesit te islamizimit dhe ritmeve te zhvillimit te tij, qe konstatohen midis qyteteve te treves se Kosoves dhe qyteteve te trevave te tjera shqiptare, lidhen kryesith me sistuaten specivike te treves se larpermendur ne prag te pushtimit osmane....
Pavaresisht nga intensiteti i ndryshem ne kohe e ne hapsire, diagrami i islamizimit te popullise qytetare ne trevat shqiptare gjate shekullit XVI ishte ne ngjitje te panderprere dhe nga fundi i ketij shekulli nje perqindje e madhe e saj kishte kaluar ne fene islame. Nga te dhant dokumentare osmane te sopermendura, rezulton se qytet shqiptare ne fund te shek. XVI per nga perqindja e popullsise se islamizuar mund te renditet ne kete menyre:

Shkodër :        100%
Pejë :               90%
Vushtri :          80%
Elbasan :         79%
Tetove :           71%
Kërçovë :         65.5%
Krujë:              63%
Berat:              60%
Prishtine:         60%
Prizren :           55.9 %
Dibra :             52 %
Tepelen :          50%
Permet :           41 %
Novobërda :     37 %
Struga :            24 %
Vlora :              23%
Korça :             21 %
Trepça :            21 %
Bellasica :        16.1 %
Janjeva :           14 %
Delvina             4 %

Ecuria e proçesit te islamizimit te disa qyteteve shqiptare nga shek. XV ne fund te shekullit XVI paraqitet e tille: Shkoder : 32 % Pejë : 32% e 18% qe e kishin shkallen e islamizimit ne vitin 1485, ne vitet 1529-1536 arrijne perkatesisht ne 41% e 39 %, ndersa ne fund te shekullit XVI (viti 1582) shkalla e islamizimit te ketyre dy qyteteve kap shifren perkatese 100% dhe 90% (ne krahasim me vitet 1529-1536 shkalla e islamizimit perkatesisht 27% dhe 33%). Shkupi ne kete kohe ishte kryesisht qytet musliman - shqiptar. Po keshtu edhe Ulqini.
Qyteti i Beratit, nga 0.9% qe e kishte shkallen e islamizimit ne vitin 1519, ne fund te shk. XVI arrin ne 60%. Ndersa ne 1487 popullsia qyetatare e Prishtines dhe e Vushtrise ishte islamizuar perkatesisht 13% e 26%, ne vitin 1525 shkalla e islamizimit te ketyre dy qyteteve u ngrit perkatesisht 33% e 54 %, kurse ne vitet 1566-1574 popullsia muslimane zinte perkatesisht 60% dhe 80% te numrit te pergjithshem te shtepive te qytetit ne fjale. 
Me ritme te shpejta procesi i islamizimit ishte zhvilluar edhe ne qytetin e Prizrenit. Nga 273 shtepi muslimane ne vitet 1529-1536 qe perbenin 32% te numerit te pergjithshem te shtepive te ketij qyeteti, ne vitin 1591 ketu numerohen 320 shtepi muslimane nga 572 shtepi qe kishte ne kete kohe qyteti.
....Sikurse u tregua me siper, perhapja e fese islame ne radhet e popullsise se qyteteve shqiptare deri ne dhjetevjecarin e fudnit te shekullit XVI kishte shkuar mjaft perpara. E njejta gje nuk mund te thuhet kur eshte fjala per popullsin fshatare. Ritmet e procesit te islamizimit ne kete pjese te popullsise deri ne kete cak kohor ishin teper te uleta. (13)
ne pjesen e pare te shek. XVII ne strukturen konfesionale te popullsise shqiptare u vertetuan ndryshime edhe me te medha ne dobi te fese islame. Edhe pse eshte e veshtire qe procesi i islamizimit te popullise ne kete shekull te percillet me detaje permes te dhenash statistikore (mjresiht per kete periudhe mungonje defteret e regjistrimit te pronave dhe te popullsise), burime te ndryshme te kesaj kohe bejne te ditur per kalime masive ne fene islame. Sikurse njoftojne arqipeshkvi i Tivarit Marin Bici ne relacionin e vet me 1610, fshatra te tera te Shqiperise Veriore kishin mohuar besimin e krishtere dhe kishin kaluar ne fene islame (14) Nga i njejti burim mesohet gjithashtu se nga 80 kisha ortodokse qe kishte qyteti i Prizrenit, tashme kishte mbetur dy (15)  Qe nga viti 1593, sipas nje defteri te xhizjes se Vilajetit te Prizrenit , 9 fshatra te ketij vilajeti regjistrohen ne defterin e larpermendur si te islamizuar. (16) Sipas te njejtit defter, nga 178 fshatra qe kishte ky vilajet rreth 110 syresh figurojne te regjistruara me jo me shume se 10 shtepi (17), gje qe flet per nje pakesim te numrit te shtepive te krishtera ne keto fshatra.
Tregues mjaf domethenes i hopit sasior qe viher re ne perhapjen e islamit ne shek. XVII duhet konsideruar renia dratike e numrit te shtepive te krishtera, qe vihen re ne defteret e xhizjes te ketij shekulli per territorin e Kosoves. Per kete mund ti drejtohemi analizes krahasuese te te dhenave te ketyre deftereve per vilajetet e Prishtinese dhe te Novoberdes me te dhenat qe ofrojne per te njejtat vilajete defteri i xhizjes te viteve 1551-1555 nepermjet tabeles se poshteshenuar: 

Vilajetet

Shtepi te krishtera ne

vitet  1551-1555

Shtepi te krishtera ne vitet 1688

Pakesimi ne %

Prishtina

4955

3277

34

Novobërda (18)

5110

1360

73

Me tej, ne gjysmen e pare te shek. XVII, popullsia muslimane mbizoteronte jo vetem ne qytetin e Prizrenit, por edhe ne fshatrat e rrethit te tij. (19) 
Per ritme te shpejta te islamizimit te popullsia shqiptare ne shek. XVII flet edhe e dhena, siaps se ciles vetem brenda kater vjeteve (1620-1624) ne 200 fshatra te rrethit te Prizrenit ishin islamizuar 3000 banore. (20)
Relacioni katolik, Pjeter Mazreku , duke folur per krahinen e Hasit ne vitin 1633, vinte ne dukje se krahina ne fjale banohej nga nje numer i pakufi shqiptaresh, te cilet tashme ishin bere turq (muslimane - F.D) dhe se ne mes tyre kishin filluar te viinin hoxhallaret.(21) Nje tjeter relator katolik, Fra Kerubini, duke folur per gjendjen e krishterimti katolik ne krahinen e Ipeshkvise se Shkodres ne vitin 1638, konstatonte se ne rrethet e Shekodres nuk kalonte viti pa u ba 40 e me shume turq (musliman F.D) nga te krishteret e ketyre aneve.(22) Nga burimet e kesaj kohe merret vesht gjithashtu se pjesa me e amdhe e popullsise se krahinave te Shqiperise se Mesme kishte kaluar ne fene islame.(23) Qytetet ; Ulqin, Tivar, dhe Suharekë, ne vitet 40 te shek.XVII rezultojne te islamizuar teresisht.(24)
Shkalla e islamizimit te shqiptareve gjate shek. XVIII vertetohet me te dhenat qe sjell relazioni i hollesishem i Vinçenc Zmajeviçit me 1703 per dioqezat katolike te trevave shqiptare.(25) Sipasketij burimi, popullsia ne viset shqiptare etnike dhe historike jasht Shqiperise Londineze te vitit 1913 mbi 90% eshte e islamizuar. Nderkaq te dhenat e perfituara nga ky dokument per disa vise te Shqiperise Londineze te 1913-tes po i paraqesim ne tablen si me poshte vijon: 

Nr

Diqezat

Fshatra

Shtepi
Katolike

Fryme

Shtepi

Ortodokse

Fryme

Shtepi

Muslimane

Fryme

Islamizimi
%

1

Shkoder

109

1537

12700

37

330

1820

13773

49

2

Pult

27

563

4546

-

-

49

642

12

3

Sapë

52

1134

7971

-

-

268

2020

20

4

Lezhë

69

1075

7645

-

-

170

958

12.5

5

Durrës

114

1044

8268

-

-

1198

8140

49

Duke perfunduar, nuk eshte teper te sillen edhe pak te dhena qe flasim per strukturen fetare te shqiptareve ne arealin shqiptar te sferes se ndikimit te kishes sllave te Ohrit, Fjala eshte per shenimet qe kemi per disa krahina te Shqiperise Lindore dhe te Mesme per vitet 20 te shek.XVIII permes nje defteri te hollesishem te shtepive te avarizit ne sanxhaket e Ohrit dhe te Elbasanit (perpiluar ne vitin 1724) (26) Sipas te dhenave te defterit te mesiperm, struktura konfesionale e ketyre krahinave paraitet ne kete menyre:

Nr

Nahije, Kazatë,

Qytetet

Shtepi te

Krishtera

Shtepi

Muslimane

Islamizimi
ne %

1

Dibra e Siperme (Nahije)

748

541

42

2

Dibra e Poshtme

138

358

27

3

Reka

115

60

34.2

4

Starova (Kaza)

-

-

-

5

Kruja (qytet)

-

309

100

6

Kurbini (Nahije)

220

523

70

7

Ishmi (Kaza)

22

960

95

8

Karlili (Kaza)

-

137

100

9

Benda (Nahije)

 

144

100

10

Tirana (qytet)

 

147

100

11

Rendesja (Nahije)

 

134

100

12

Durresi (Kaza)

18

554

97

13

Peqini (qytet)

-

152

100

14

Peqini (Kaza)

 

407

100

15

Elbasani (Kaza)

31

784

96

16

Elbasani (qytet)

25

655

96

17

Shpati (Kaza)

151

618

80

18

Suluva (Kaza)

 

137

100

19

Kërraba (Kaza)

 

322

100

Gjate shek. XVII edhe krahinat e Shqiperise jugore u futen ne rrugen e islamizimit masiv te popullsise. Ne vitet 1735-1740 pjesa dermuese e baoreve te Vlores, Beratit dhe krahinave perrreth braktisen fene ortodokse dhe kaluan ne fene islame.(27)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Shenim: Nga libri "Rreth perhapjes se Islamit nder shqiptaret", Permbledhje studimesh. fq.99-108

____________
1. Sipas regjistrimit te Sanxhakut te Vlores me 1506, qytetet; Vlore, Gjirokaster , Kanine dhe Berat ne kete kohe nuk kishin asnje shtepi muslimane (shih; Istanbul Basbakanlik Osmanli Arsivi, me tej; BOA), Taputahrir defterleri, Defteri mucemliya-i Avlonya , Nr.34). Perkunder ketij fakti, qyteti i Shkodres i vitit 1485 numeronte 26 shtepi muslimane, Peja 33 (S.Pulaha, 211, 316). Ne qyetin e Vushtrise me 1487-8 permendet bashkesia muslimaneve prej 33 shtepishe (hane) nga 107 shtepi qe kishte gjithsesj (shih; Def. Mucm. Liva-i Vulçitrin), BOA Tapu tahrirdeft. Nr. 22, v.892/1487/8.2). Ne qytetin e Prishtines numeroheshin 51 shtepi te bashkesise muslimane (xhemaati musliman) nga 299 shtepi qe kishte gjithsesjt qyteti. (Po aty, 11) Tetova me 1468 kishte 41 shtepi muslimane nga 264 shtepi gjithsej, kurse Perlepi 21 shtepi muslimane nga 349 shtepi qe kishte gjishsejt, (M. Sokoloski, Aperçu su l'evolution de certaine vlles plus importantes de la partie meridionale des Balcans au XV e au XVIE slecles, Association international d'Etudes du SudEst Europieen, Bulletin XII, I, Bucarst 1974, 85).
2. Tapu ve Kadastro Genel Mudurlugu Arsivi Deft. Mufassali liva Avlonya Nr.62, II 251 -52 Deft. Mufassali liva-i Elbasan, Nr. 66, 11, 12, ; S.Pulaha, Qytetet shqiptare nen regjimin feudal-ushtarak osman gjate shekujve XV-XVI, "Monumentet" 1984, Nr.1, fq.23.
3. Po aty.
4. Studuesi A.Hanxhiç mendon se ne rastin e Bosnjes popullsia muslimane e qyteteve u formua kryesisht permjet levizjes mekanike te popullsise, domethene, nepermjet elementit te ardhur nga rrethinat fshatare (A. Handiç, O gradskom stanovnistu u Bosnji, Prilozi za Orientalni Fililogoju, 28-29, 1978, Sarajevo, 1980, 248.)
5. Kjo behet e qarte kur shohim se pas emrave te banoreve musliman te qyteteve ne rolin e mbiemrit vendoset emri i zejes qe ata ushtrojne. Po permendim me kete rast disa shembuj nga Defteri i regjistrimit te livase se Shkodres (1885). Ne bashkesine muslimane te qytetit te Shkodres jane regjistruar Mehmet Qatipi, Ahmet Bozaxchiu, Sulejman Kasapi, Kajim Hamami (termi "Kajim" ka kuptimin e punonjesit kujdestar te nje xhamie- F.D.), Sherkurd Artabaxhiu, Mahmud Kasapi, Jusuf Kasapi, etj. (S.Pulaha, Defteri i regjistrimit te livase se Shkodres, fq.135). Ne bashkesine muslimane te Pejes permenden edhe Dogan Kasapi, Karagjoz Doganxhi (gjuatar i shpendeve te egra - F.D), Shirmand Nallbani, Jusuf Qatipi, Hoxha Dogani, Hysen Sabuni, Skender Nallbani, Dogan Dellali, Ismail Kasapi, Ismail Delaku, etj. (Po aty, 50). Ne rastet e qyteteve te tjera, si ne Elbasan dhe Berat, emrat e zejeve jane vendosur edhe perpara edhe pas emrave te banoreve. Keshtu per shembull, ne Elbasan ne radhet e banoreve muslimane permenden edhe Debbeg (lekuretar) Aliu, Bashmakçi (opingar) Piri, Terzi Mumtaz, Debbag Hasani, Ekmekçi (buketar) Meço, si dhe Mustafa Saraç, Memhet Debbag etj. (shih; Defteri mufassali livai Elbasan, 11-12). Per Beratin, shih; Defter-i mufassal-i liva-i Avlonya, 249-251).
6. Gjeresit, po aty.
7. Defter-i mufassal-i liva-i Avlonya, Nr. 62, fq.250.
8. Po aty.
9. Gjersisht, Evlija Çelebi, Shqiperia para dy shekujsh, Tirane, 1930.
10. S. Pulaha, Defteri i regjistrimti te Sanxhakut te Shkodres, 50 , 135
11. BOA Taput Tahrir Defterleri, Nr. 62, 250
12. Po aty, Nr. 133, 12, 125, 161, 210
13. Deri ne shekullin XVI popullsia fshatare e trevave shqiptare te Shqiperise Veriore ishte islamizuar vetem ne masen 2.4%, llogaritur sipas te dhenave te nxjerra nga historiani S.Pulaha, Popullsia shqiptare e Kosoves, Tirane 1984, 619-3 , 1. 
14. Zamputi, Relacione mbi gjuhen e Shqiperise Veriore dhe te Mesme te shek. XVII, vell. ! (1610-1634), Tirane 1963, 145.
15.Po aty
16. BOA , Maliveden Mudevver, Devteri cizye-i gebran-i Vilajeti Prizren, nr. 14930, v.1001/1593.
17. Po aty
18. Te dhan per Novobërden i perkasin vitit 1650.
19. S.Rizaj, Kosova gjate shekujve XV, XVI dhe XVII, Prishtine 1982.
20. I.Zamputi, Relacione...., vell. I, 337
21. Gjeresisht , I. Zamputi, Relacione.... vell. 1, 429-457.
22. I.Zamputi, Relacione, vell, II, 107.
23. Relacione II
24. Relacione II
25. P. Bartl, Quellen und Materialen zur albanischen Geschichte im 17 und 18 Jahrhundert II, Munchen 1979 (Releacion i Kryepeshkopit te Tivarit, V.Zmajeviç per gjendjen e Shqiperise dhe te Serbise, v.1702-1703, 257.
26. BOA, Kamil Kapeci tasnifi, Defteri Nr.2876.
27. A. Alexoudis, S'ntOMOS istoriqi perigrafi tis jeras Mitropoleos Velegradon, Korfuq, 1868.


October 09, 2020

Historia e pashallareve shqiptare ne Perandorine Osmane

Mimar Sinan Pasha

Historia e pashallareve shqiptare ne Perandorin Osmane sipas Syrja Bej Vlora 

Postet e Shqiptareve ne Perandorin Osman sipas Syrja Bej Vlora ishin te shumte, por me kryesor jane pashallaret shqiptar. Perandoria Osmane nga viti 1300-1600 kishte kusht qe te ishe i lidhur me dinastine dhe ti perkisje fese zyrtare per te gjen pjese drejtuese. Pas reformave te Tanzimatit (1839) ku u siguruan barazia pavarsisht perkatesis fetare, vihet re nje pjesemmarje akoma me e madhe e individeve jo mysliman ne administraten shteterore. Ata hasen ne cdo nivel dhe ne cdo grad, duke e folur dhe shkruar gjuhen osmane me po aq korrektesi, sic flisnin edhe gjuhet perendimore.(1) Duke pasaur parasysh, se nje pjese e tyre kishin studuar ne shkollat e huaja, brenda dhe jasht perandorse, fale njohurive te marra ne keto institucione, pjesa derrmuese e diplomateve osman vinin pikerisht nga kjo shrese. (2) Edhe rasti i ketyre pashallareve nuk ben perjashtim, ata megjithsese ishin shqiptare, mysliman, katolik, etj, gezonin po te njejtat privilegje si cdo nenshtetas tjeter osman. Madje, krahasuar me shume nenpunes tjere te perandorise, sic do te shihet dhe me poshte, keto peronalitete çmoheshin dhe vleresoheshin me tituj me te larte te shtetit osman. Libra te ngjashem me kete liber te Syrja Bej Vlores mbi jeten dhe biografin e personaliteteve osmane kane shkruar edhe autore te tjere.... Me zgjerimin e modernizimin e administrates osmane, lindi nevoja per krijimin e nje zyre, e cila do te merrej me jeteshkrimin e nenpunesve te saj. per kete, ne vitin 1879 u themelua nje komision i veçante (Sicill-i Ahval Komisyonu) i cili deri ne vitin 1909 (3), pra relativisht brene nje kohe te shkurter, arriti te grumbulloje informacion per 92.000 nenpunes, ne gjithsej 201 deftere. Kontribut te madh per kete nisme e ka dhene historiani dhe juristi i njohur i Perandorise Osmane Ahmed Xhevdet Pasha, sekretar dhe perkthyes i te cilit ka qene per nje kohe te shkurter edhe rilindasi yne i shquar Pasko Vasa. 
Sipas lirbrit te Syrja Bej Vlores i cili mendohet qe eshte shkruar rreth viteve 20-30 te shekullit XX pasqyrohet kjo liste e pashallareve shqiptare ne Perandorin Osmane:

1. Ajas Pasha
2. Lutfi Pasha
3. Kara Ahmet Pasha
4. Ahmet Pasha
5. Koxha Sinan Pasha
6. Ferhat Pasha
7. Hasan Pasha
8. Hasan Pasha (Ohri)
9. Hysejn Pasha (Mere)
10. Tabanijasi Mehmet Pasha
11. Kemankesh Mustafa Pasha
12. Kara Murad Pasha
13. Terhanxhu Ahmed Pasha
14. Arabaxhi Ali Pasha
15. Dalltanban Mustafa Pasha
16. Halil Pasha
17. Memish Pasha
18. Mustafa Nail Pasha
19. Ferid Pasha
20. Mirahor Eljaz Beu
21. Hamza Beu
22. Ahmed Pasha
23. Ferhad Pasha
24. Turhan Bej
25. Dervish Çelebi
26. Hafiz Ahmed Pasha
27. Hasan Pasha
28. Hasan Pasha
29. Muhji  Bej
30. Mustafa Efendi
31. Bajram Pasha
32. Omer Pasha
33. Koçi Bej
34. Maksut Pasha
35. Bektash Aga
36. Ibrahim Uzun Pasha
37. Hasan Pasha
38. Kanakxhi Hasan Pasha
39. Hasan Aga Çollaku
40. Ahmed Pasha
41. El'haxhi Zulfikar Pasha
42. Mustafa Pasha
43. Koxha Halil Pasha
44. Abdurrahman Pasha
45. Sulejman Pasha
46. Adem Pasha
47. Ejup Pasha
48. Bektash Mehmet Pasha
49. Bejli Hysejn Pasha
50. Kaplla Memed Pasha
51. Xhaferr Pasha
52. El'haxi Ali Pasha
53. Osman Pasha
54. Ibrahim Pasha
55. Ebu Beqir Pasha
56. Hasan Pasha
57. Rexhep Pasha
58. Kurd Mehmed Pasha
59. Ahmed Pash Dervishi
60. Ahmed Pasha

Shpjegime te shkurterta:

Ajas Pasha - Lindur ne vlore , viti 1483, vdekur ne Stamboll me 13.7.1539. Ai ishte i pari shqiptare qe u be Sadriazam. Me vone ai merr gradet Aga (Komandat) i Jeniçereve (1517). Ai shoqeroj Sulltan Selmin gjate ekspedites ne Egjipt. Per shkak te guximit dhe aftesise dhe zgjidhjeve qe ofroj fitoj simpatin e sulltanit i cili e emron Ajas Pashes Bejlerbej ne Kastamonu (1519) Pas ardhjes se Sulltan Sulejmanit , Ajas Pasha behet Bejlerbej i Anadollit (1520). Pas fitores kunder kryengritjes se Xhanberdi Gazalitu ai caktohet vali ne Sham. Ne fund Ajaz Pasha behet Bejlerbej ne Rumeli. Pas nje kohe te shkurter ne vitin 1522 me urdher te sulltanit Ajas Pasha kthehet ne stamboll ku merr graden e Vezirit te trete, dhe me vone behet Vezir i dyte. Ne stamboll tek Kabatash ndodhet nje lagje me emrin Ajas Pasha

Lutfi Pasha - Disa thone qe eshte nga Shkodra e disa thone nga Vlora. Ai lindi ne vitin 1488 dhe vdiq ne vitin 1564. Arrit te ishte pjese e fuksionareve ne kryeministri. Behet Vali ne Sham, pas kthimit ne Stamboll per shkak te meritave merr graden Kubbe Vuzera. Mori pjese ne nje ekspedite kunder Venedikut. Ishte dhender i Sulltan Selimit te pare. Ai u be kryeministers ne vend te Ajas Pashes. Ishte i njohur per ndershmerin e tij, aq sa tregohet se nje here ai pask ven re nje grua duke kryer vepra imoraliteti. Ai e denoj rende ate saqe beri qe vajza e sulltanit te reagonte ashper, ne gjaknxehje e siper u grind me bashkeshorten e cila shpetoj fal nderyrjeve te shperbertoreve. Ky ishte shkaku qe sulltani ta shkarkoj nga detyrat qe mbante. Ai vdiq ne Edirne me 27.03.1564.

Kara Ahmed Pasha - Viti i lindje nuk dihet. Per shkak te sherbimeve te ndryshme ai merr graden Aga (komandant) i Jeniçereve. Me vone behet Bejlerbej i Rumelis. Ne kohen e Sulltan Sulejmanit sillet ne Stamboll ku merr graden Vezir. Ai fitoj dy lufta, 1 kunder Persise dhe 2 kunder Austrise ne Temeshvar (qytet ne Rumani).  Gjate vitit te kryengritjes se Jeniçereve (1553-1555) Kara Ahmed Pasha behet Kryeminister.

Iljaz Bej Mirahori - Ka lindur ne vitin 1410 ne fshatin Panarit te Korçes.  Ai njihet si themeluesi i Korçes. Ne kohet e Sulltan Muradit te dyte behet mysliman duke sherbyer ne poste te ndryshme. Ai njihet per ndertimin e xhamis afer Jedi Kules ne Stamboll e cila mori emrin Xhamia Emir Ahurit ose Xhamia e Kishes. Per shkak te sherbimeve te ndryshme sulltan Mehmeti i jep titullin Lala (Kryekujdestar) te djalit te tij Bajazadit II. Kur Bajazidi i dyte hypi ne frot i dha titullin Mirahor Beu. Sipatia e sulltanit ndaj Iljas Bej Mirahorit ishte aq e madhe saqe sulltani i dhuroj (fali) disa fshatra te vendlindjes se tij. Ai behet Vali ne Janine. Njeri nga djemt e tij Ajna Beu ra deshmor gjate nje lufte ne Bagdat. Nje xhami afer Jeni Kapi ne Stamboll mban emrin e tij. Iljas Bej Mirahori vdin ne vitin 1512.

Pergatiti
Gezim KOPANI



______
1. Gulnihal Bozkurt, "Gayrimuslim Osmanli Vatandaslarin Hukuki Durumu (19339-1914)" Ankara "Turk Tarih Kurumu Basimevi".
2.Sinan Kuneralt, Bir Osmanli Diplomati - Kostaki Musurus Pasa, Belleten, nr.3, Ankara 1970, s.429; Adnan Sisman, Tanzimat Doneminde Fransa'ya Gonderilen Osmali Ogrenciler (1839-1876), Ankara' "Turk Tarih Kurumu Basimevi", 2004, s.54; Cengiz Orhonlu, Osmali Devletinde Tercumanlik, Ankara, Turk Tarih Kurumu Basimevi", 1975,s.5-6.
3.Guldem Sariyildiz, Siccill-i Aval Komisyonu Kurulusu ve Islevi (1879-1909), Istanbul; 2004, s.23-24.

October 08, 2020

Para 1000 vitesh bota islame liçensonte Mjeket dhe ilaçet qe perdoreshin

Ne vitin 931 , halifi musliman El Muktedir mesoj se nje i semur vdiq per shkak te gabimit te mjekut. Halifi udheroj keshilltarin e tij i cili njeheresh ishte dhe mjeku personal i tij qe te kotrollonin te gjithe mjeket qe praktikonin profesionin e tyre. Gjate vitit te pare ne Bagdad u evidentuan 860 mjek. Per shkak te vdekjes dhe me qellim kotrollimin dhe liçnsimin e mjekeve Halifi vendosi qe mjeket te liçensohen pasi te kene kaluar nje provim. Po ashtu u vendos qe te kontrollohen dhe ilaçet qe ato perdornin per sherimin e njerezve. Ne kete kohe Halifi ngriti institucionet e liçensimit te ilaçeve i cili quhej El Muhtesib dmth. Inspektor i pergjithshem. Kjo tregon se para 1000 vitesh bota islame i ka kushtuar vemendje te lart shendetit te njeriut duke kontrolluar jo vetem mjeket por dhe llojin dhe cilesin e ilaçeve.

Pergatiti
Gezim KOPANI

October 07, 2020

Ne tetor te vitit 1994 rihapet Mejtepi i xhamise se fshatit Kabash Puke

Kopja e listes se nxenesve te Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash Puke (1)

Me iniciativ personale Qazim Kopani (2) rihap me date 25 tetor 1994 Mejtepin ne fshatin Kabash te Pukes. Sipas listes derguar Myftinise se rrethit Puke ne kurs merrnin pjese 22 nxenes te cilet ishin te shenuar sipas kesaj tabele: 

LISTA E NXENESVE TE MEJTEPIT KABASH
XHAMIA KABASH-PUKE

Nr

Emer

Mbiemer

Ditelindja

Klasa

1

Fatbardha

Lluka

1983

6

2

Encola

Çollaku

1983

6

3

Agime

Laci

1983

6

4

Artjana

Lluka

1982

6

5

Zyra

Furriku

1982

6

6

Behije

Gjura

1983

6

7

Edmond

Tahiri

1983

6

8

Bashkim

Hadroj

1983

6

9

Valbona

Krova

1983

6

10

Ylber

Musa

1983

6

11

Artan

Hadroj

1983

6

12

Salbere

Hadroj

1980

8

13

Esmiralda

Islami

1980

8

14

Besim

Lusha

1980

8

15

Shkelzen

Lusha

1980

8

16

Aferdita

Laci

1980

8

17

Zamira

Gjura

1980

8

18

Majlinda

Furriku

1980

8

19

Shkelqime

LLuka

1982

7

20

Elvan

Çollaku

1983

4

21

Elvin

Lusha

1983

4

22

Elsa

Hadroj

1983

4

Per te mesuar me shume rreth Mejtepit te fshatit Kabash dhe besimit islam te ketij fshati ju ftoj te klikoni keto linke:

https://gezim-kopani.blogspot.com/2011/09/mejtepi-i-kabashit.html

https://gezim-kopani.blogspot.com/2013/01/historiku-i-xhamise-se-fshatit-kabash.html


_______________
1. Arkivi i familjes se Qazim Jemin Kopani 
2. Pas vitit 1999 H.Qazim Jemin Kopani ka punuar prane Myftinise Puke si Muezin i xhamise se qytetit Puke. Me pas Administrator prane Myftinise Puke. Me iniciativen e tij ne vitin 1998 Qazim Kopani krijon shoqaten Bashkesia Kultura Islame Puke.

Pergatiti
Gezim KOPANI