August 20, 2021

Çeshtja e besimtareve tek Allahu xh.sh.

Profeti Muhammed a.s. ka thense se Allahu xh.sh. ka thene: "Disa rob te mij besimtar i mbaj te forte me pasuri , pasi nese do ishin te varfer, do te shkaterroheshin. Disa i mbaj te varfer, pasi nese ua shtoj bereqetin , apo i bej te pasur, kjo do ti shkaterronte. Disa prej roberve te mi deshirojne grade te larte ne devotshmeri por nuk ua plotesoj kete, me qellim qe ato te mos behen mendjemedhenj, e te mos u pelqej vetja, gje e cila i shkaterron ato. Disa prej roberve te mi i bej te forte vetem ne shendet, e nese u jap semundje ato do te prishen. Disa prej roberve te mi ua ruaj besimin me semundje, pasi nese ua jap shendet kjo gjendje do i shkaterronte. Çeshtjen e robereve te mi , perfshire dhe zemren, i di vetem une, i drejtoj me dijen Time, Une jam Ai (Allahu) qe di çdo gje dhe jam i njoftuar per çdo gje." (Bejhaki)

Hadith Kudsij

Pergatiti
Gezim KOPANI

Çfare eshte Mizani ?

Çfare eshte Mizani ?

Fjala Mizan permendet ne shume mesime islame. Mizan do te thote "Peshore" porse eshte emer specifik dhe nuk ngjan me peshoret e kesaj bote, pasi Mizani ben fjale per peshoren e botes tjeter. Ne boten tjeter , pra Diten e Gjykimit te gjithe njerezit do te paraqiten me punet e tyre tek Mizani (Peshorja) ku do peshohen pune e mira dhe punet e kqia qe ka bere.
Per kate Allahu i madheruar thote ne Kur'an:
"Ate dite peshimi eshte i drejte. Atij qe i rendohen peshorjet (nga punet e mira), ata jane te shpetuar. Kujt i peshon lehte peshorja (ne punet e mira) ata humben vetveten, ngase i refuzuan argumentet Tona me te padrejten." (El Araf; 8-9)
Po ashtu ne suren El Karia , Allahu xh.sh. thote:
"Sa i takon atij qe i rendohet peshorja e veprave te tij (me pune te mira). Ai eshte nje jete te kendshme." (El Karia; 6-8)

Ne disa hadithe Profeti Muhammed a.s. ka folur per Mizanin duke pershkruar momente te ndryshme se si njerezve do u peshohen pune qe kan bere ne kete bote. Siç e permend dhe Allahu ne Kur'an ata qe kan bere shume vepra te mira ata do jene te lumtur, te gezuar pra do jene ne xhennet dhe atyre qe u rendon peshorja me pune te kqia do jene te humbur.
Ne lidhje me Mizanin Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Diten e Gjykimit, Allahu xh.sh do veçoj nje person prej njerezve te tjere. Ashtu para te gjitheve Allahu do i tregoj 99 libra (ne te cilat nuk ka te shkruar gje tjeter veçse pune te kqia) kundra tij. Pasi te mesoj se cfare kan te shkruar. Allahu xh.sh. do e pyes: Mohon ndonje nga ato qe jane shkruar? Njeriu do te thote; - Jo! Allahu xh.sh. do e pyes: Ke ndonje shpjegim pse i ke bere? Njeriu do i thote; -Jo! Pas kesaj , Allahu xh.sh. urdheron te publikohet nje fjali e shkruar ne nje pllak ne te cilen ka te shkruan shehadetin. Pas kesaj Allahu xh.sh, i drejtohet njeriut dhe i thote: Shiko Mizanin se si peshohen punet. Njeriu i habitur pyet Allahun xh.sh; O Zot ! Çfare eshte kjo ? Nje fjal apo fjali ne peshore kunder gjith katyre puneve te tjera? Allahu xh.sh. thote; - Sot ka drejtesi dhe kurresesi padrejtesi! Pas kesaj merren te gjitha punet e kqia qe ka bere ky person dhe vendosen ne njeren ane te Mizanit (Peshores) dhe ne anen tjeter te peshores pllaken ne te cilen ka te shkruar Shahadetin. Ne keto momente shikohet se ajo qe peshon me shume eshte shehadeti, sepse nuk ka gje me te rende se sa Emri i Allahut. Nuk ka gje me madheshtore se sa besimi ne Allahun xh.sh.! Dhe per shkak se ky njeri kishte ngritur larte emrin e Allahut xh.sh. , Allahu e beri banor te xhennetit." (Termidhi, Ibn Maxhe etj)

Ne baze te ajeteve Kur'anore por dhe haditheve te Profetit a.s. ne diten e Gjykimit do kete disa peshore pra eshte dicka fizike ku do peshohen te gjitha punet qe ka kryer cdo njeri. E thene ndryshe Mizani eshte drejtesia e Allahut xh.sh. dhe peshorja , pra Mizani e perpikte ne poshoren e saj. Aq e sakte , e perpikte eshte Mizani saqe tregohet se nje rast nje beduin degjon profetin Muhammed a.s. te thote ajetet te Kur'anit qe thone: "Kush punoi ndonje te mire, qe peshon qofte sa grimca, ate do ta gjeje. Dhe kush punoi ndonje te keqe, qe peshon qofte sa grimza , ate do ta gjej."(Zelzele; 7-8)
Beduini i drejtohet Profetit Muhammed a.s. duke i thene: O i derguari i Allahut! Sa nje grimc? Muhammedi a.s. i thote; - Po! Ne kete moment bediuni fillon te thote: Mjer per mua per gabimet e mia! Duke e thene kete disa here." (Sujuti, ed Dhurul Mensur)

Pergatiti
Gezim KOPANI

August 17, 2021

Çfarë është Hadithi ?

Librat e imam Buhari

Çfarë është Hadithi ?

Fjala "Hadith" vjen nga gjuha arabe. Në aspektin leksikor (gjuhesor) do të thotë; "El xhedidu" diçka e re, por kuptohet edhe si lajm i ri (1) me të cilen kuptohet të shprehurit (el-lefdhu). Ndërsa në aspektin terminologjik do të thotë; "Çdo gjë që buron nga i dërguari i Allahut Muhammedi a.s. qoftë kjo fjale, veper, pelqim, cilësi njerëzore, morale, trupore, përsonale etj) (2) Hadithi ka kaluar në disa etapa derisa është unifikuar si shkence në vete, aq sa sot në universitet Islame dhe jo vetem , në Medreset e botës është lëndë në vete me të cilat mbrohen tituj shkëncore. Hadithi filloj që në kohen e Profetit Muhammed a.s. por rregullat e tij si shkencë filluan diku rreth shekullit të katër të hixhrit. Gjatë kohës së Profetit Muhammed a.s. hadithi ishte në etapen e "Degjimit te haditheve", për të vijuar me mbartjen e haditheve pra fjalëve të profetit a.s. dhe transmetimin e tyre, pra ajo që sot quhet hadithit. 
Përveç fjalës hadith ekzistojne edhe fjalë të tjera që kan të njëtin kuptim me hadithin si psh; Sunneh që dmth; rrugë, ose drejtim, Haber që dmth; lajm dhe Ether që dmth; gjurmë. Pra këto tre fjalë janë sinonim i fjalës hadith. Hadithi vjen i transmetuar me: Sened (varg, pra radhitja e trasnmetueseve), Meten (është vet teksti i thën drejpërdrejt nga Profeti Muhammed a.s), Rravij (transmetuesi, ndërsa disa trasnmetus quhen rruvatu), El mervij (quhen hadithet e transmetuar me sened, meten dhe rravij, te tillë quhen el mervij, Rivajetu (quhet vet trasnmetimi).


Si buron hadithi?

Siç e përmenda dhe më siper hadithi buron nga fjalët e Profetit Muhammed a.s. ku shokët e Profetit Muhammed a.s. e dëgjonin Profetin Muhammed a.s.  dhe atë që dëgjonin e mbanin mend, e praktikonin dhe ua mësonin të tjerëve atë që Profeti a.s. ka thënë. Shokët (sahabet) e profetit a.s. kan qenë ato të parët që transmetonin fjalët , veprat e profetit Muhammed a.s. tek ato që nuk i kan dëgjuar apo shikuar veprimet e Profetit Muhammed a.s. Ky quhet brezi besnik i transmetimeve të haditheve të profetit Muhammed a.s. Gjatë kësaj kohe u dalluan sahabët të cilet me memorjen e tyre të lartë arrinin të mbanin mend të gjitha fjalët e Profetit Muhammed a.s.. Aq mir i mbanin mënd fjalët e Profetit Muhammed a.s. saqë vetë Profeti Muhammed a.s. u ka thënë:
"Allahu e nderoftë fytyren e atij që i degjon thëniët e mija, i kupton, i mban mend dhe ua tregon të tjerëve." (Tirmidhi)

Kushtet e trasmetimit të hadithit

Kushti është fjalët të jen të vërteta, pra të jen fjalët që ka thënë profeti Muhammed a.s. dhe ky transmetues duhe të jetë: mysliman, i zgjuar, i përpikët dhe i drejtë dhe korrekt. Dijetarët që janë marr me shkencen e hadithit kan përcaktuar rregullat, disiplinen, metodologjin dhe tekniken e transmetimit të haditheve të profetit Muhammed a.s. Përshembull ata forumuan terma të veçant si psh; të dëgjuarit (kur nxënësi dëgjon nga mësuesi apo hoxha hadithin).

Ka hadithe të pavërtet?

Per sa kohë që ishte Profeti Muhammed a.s. gjallë, dhe pas tij shokët që kan jetuar me Profetin a.s. ishte e pamundur të transmetohet, apo të shfaqen hadithe të gabuar apo të trilluar. Me kalimin e brezave filloj të shfaqen gabime apo devijanca në hadith. Në kohen e sundimit te Othmanit r.a u shafqen grindje dhe përçarje mes besimtarëve. Kështu disa të keqpërdorur filluan të hedhin në sken gënjështra. Në këtë kohë u bë e domosdoshme kontrollimi i haditheve, dhe kështu filloj hulumtimi dhe kontrollimi i hadithit. Përshembull; kush e thotë, nga kush e ka dëgjuar, përsoni që e thotë a është i besuar apo jo etj. Për shfaqjen e gënjështrave , dhe përçarjeve e kishte paralajmeruar dhe vetë Profeti Muhammed a.s. ku thotë: "Kur të përfundoj koha juaj sahab (shokë) do ketë njerëz që do ju thonë gjëra që ju nuk i keni dëgjuar, e as shikuar." (Muslim)

Pse ndodhen përçarjet në kohen e sundimit të Othmanit?

Parçarja dhe shfaqja e haditheve të rrem erdh si rezultat i një grupacioni (shi) të cilet kërkonin të ishin ata në sundim. Ata menduan se mund të merrnin sundimin duke fabrikuar hadithe të shpikur, dhe falsifikime të ndryshme duke sajuar hadithe sipas interesit me objektiv marrjen e sundimit.

Koha e kontrollimit të hadithit

Kontrullimi i hadithit ka filluar në kohen e sundimit te Othamit r.a. Në këtë kohë filloj hetimi i çdo hadithi, nëse është ashtu siç e ka thënë Profeti a.s. , nëse janë transmetuar nga shokët e tij etj. Nga koha e Othamanit e në vazhdim kur ndonjëri thoshte një hadith i kërkohej dëshmitari se ku e ka dëgjuar, apo ku e ka marr atë hadith. Po ashtu nëse ndonjëri thoshte hadith shikohej jeta e përsonit që e thotë. Kështu dijetarët të cilët në atëkohe ishin Sahabët (shokët që kishin jetuar me Profetin a,s.), e më pas pasuesit e tyre (tabiinët) filluan tu terheqin vëmendjen njerëzve, që të mos flasin kur janë të paditur. (3)

Pranimi i haditheve

Hadithet filluan të pranohen vetem nga ato përsona të cilët më parë verifikoheshin se kush janë, çfarë përsonaliteti kanë, çfarë dijesh islame, çfare memorje ka, çfarë familje, shokësh, dëshmitarësh etj. Kjo ka qenë koha e fillimit të shkencës së hadithit. Aq të forta u bënë rregullat e pranimit të hadithit nga një përson saqë tregohet një rast nga Ibn Ebi Zenadi e ky nga babai i tij i cili ka treguar se: "Erdh nç Medine një grup prej 100 dijetarësh të cilet po ashtu ishin devotshem, ishin të besueshem, por këtyre nuk u pranohej hadithi. Kjo për shkak se ato nuk kishin memorie të fortë."

Vërtetësia (saktësimi) i hadithit

Sabahet filluan të saktësojne hadithet nëpërmjet shkrimi si p.sh; Abdullah bin Amer, Ibn Mesudi, Ebu Hurejra, Xhabir bin Abdullahu etj. Me vdekjen e Sahabëve (shokët të Profetit a.s.), u vendos me përparsi hulumtimi i haditheve duke shikuar senedet (zinxhirin e trasmetuesit), teksti etj. Me daljen në sken të grupacioneve të ndryshme politike u shikua e dosmodoshme vëndosja e rregullit mbi kriteret e transmetimit të haditheve. Menjëherë kjo shkencë do merrej me studimin e trasmetimeve duke i ndar në dy kategori: a). I Pranuar b). I Refuzuar.

Shkenca e hadithit

Janë të shumtë dijetaret të cilet janë marr me këtë shkencë, por ndër më kryesorët është; Malik Bin Enesi i cili në librin "El Muvetta" ka bërë një përmbledhje të jashtzakonshme për trasnmetuesit e hadithit  etj. Çdo gjë që ka të bëj me hadithin, tekstin, trasmetimi, etj janë të grumbulluara në menyrë të jashte zakonshme nga imam Buhariu i cili u arsimua dhe u bë dijetar falë Alij bin El Medini i cili ka qenë përson i pakonkurueshme për aftësin dhe zellin e tij në shkrim duke regjistruar në mënyrë mahnitëse dijet islame, duke e renditur ate si një enciklopedi e gjallë. Ai arrit të shkruaj mbi 200 vepra vulumonoze si p.sh; El Esmij vel kuna 8 vellimesh, Ed Duafa 10 vëllimësh, etj. 

Imam El Buhari

Gjatë jetës së tij imam El Buhari ka rritur të shkruar mori librash ku mund të përmend: Et Terihe, El Kuna, Ed Duafa etj Në Shqipëri masa e gjerë e besimtareve njeh përmbledhjen e shkurtër Rijadus Salihin. Sahihul Buhari etj.

Imam Muslim

Gjatë jetës së tij Imam Muslimi ka arritur po ashtu të shkruaj  mori librash vuluminoz si p.sh: El Kuna, El Ilel, Et Tabekat etj. Ndërsa në Shqipëri njihen permbledhja e librit të quajtur "Sahihul Muslim"

Pas këtyre dy dijetareve të mëdhenjë vinë dijetaret e tjerë të njohur si: Ebu Davudi, Et Termidhi, Ibn Maxhe, Ebu Hatimi etj.

Libri i parë që u shkruajt për shkollat islame dhe u quajt Ulumul hadith - dija apo "Shkenca e Hadithit" është e dijetarit Ebu Amr Uthman ibni Salah esh Shehre Zuri apo siç njihet ndryshe Es Salah.
Libri i tij vuluminoz ka të rënditura në mënyrë të shkelqyer disiplinat e hadithit. Më pas shkenca e hadithit ka vijuar me librat si El Irshade të En Nevevijut, pastaj veprat e Es Sujutit (Tedribur Ravi fi sherhi takribin Nevavi - koment i librit Et Takrib), Iben Kethiri (Ihtisaru ulumin hadith), Irakiu (Ulumin Hadith), (Fet'hul mugith bi sherh elfijetil hadith) etj, Ibn Haxheri (En Nuketu ala mukadimetu ibn Salah), (Fet hul mugithi fi sherhi elfijetil hadithi), (Nuhbetul fikri fi mustalehi ehlil ether), etj.
Shkenca e hadithit mund ta gjejmë në disa emërtime si p.sh: Ulumul hadith dmth Shkecat e Hadithit, Mustelahul hadithi d.m.th; terminologjia e hadithit, Usulul hadithi dmth; Bazat e hadithit etj.

Saktësimi i hadithit

Dijetarët e Hadithit janë marr me rregullat strikte për saktësimin dhe kategorimizimin e hadithit ku nëpërmjet të cilave studiohet zinxhiri i transmetueseve (es sened) , teksti (el metnu) e më pas kalon në fazen e pranimit apo refozimit të tij. Termonilogjia e hadithit ndahet në: a).Ilmul hadithi diraje d.m.th; Shkenca e Hadithit për transmetimin në përgjithsi ku përfshihet dhe studimi i tekstit dhe b). Ilmul hadithi rivajeh d,m.th; Shkenca e Hadithit në konfirmimin e transmetimit. Kjo shkence merret me memorizimin e hadithit në zemër transmetuesit ose shkrimin e hadithit , dhe më pas me komentimin e tij.

Çfarë është transmetimi?

Me transmetim kuptohet "El mervijuma udife ilen nebiji" d.m.th; trasmetimi është teksti që buron nga pejgamberi Muhammed a.s. por vetë profeti Muhammed a.s. nuk është në zinxhirin e transmetimit pasi ai vetë është burimi. Hadithet transmetohen nga Sahabet "Sahabij"  (shokët) e profetit Muhammed a.s. Në aspektin gjuhësor "Sahabi" do të thotë; shoqërim p.sh. filani është shoqëruar me Profetin Muhammed a.s.. Një i till quhet Sahab - ose Sahabij. Çdo përson i cili ka takuar Profetin a.s. konsiderohet Sahab, dhe kjo është e vlefshme për aq kohë që profeti Muhammed a.s. ka qenë gjallë. Po ashtu që një përson të quhet Sahan duhet të; 1. Të jetë musliman 2. Të ketë takuar profetin Muhammed a.s. 3. Të jetë shoqëruar me Profetin a.s. dhe kjo të ket ndodhur pas shpalljes deri me vdekjen e Profetit a.s. 4. Dhe përsoni që quhet Sahab të ketë dorëzuar shpirtin Allahut xh.sh. si mysliman. Përveç këtyre një sahab njihet si i till pasi ka shoqëruar profetin dhe këtë e dinë shumë njerëz (kolektiv), ai ka qenë i njohur (meshur) dhe kur një sahab tjetër deshmon për x përson se ka qenë sahab p.sh; deshmoj se unë (që është sahab) kam hyrë sëbashku me filanin tek Profeti a.s. etj. Vetë sahabet ndohen në disa kategori; Sahab quhet edhe ai i cili e ka takuar vetem një herë Profetin a.s., p.sh. ka nga ato që e kan takuar profetin a.s. vetem një herë , dhe ai moment ka qenë haxhi i lamtumires. Disa sahabet i kan ndarë Sahabet në pesë kategori , disa në dymbëdhjetë disa edhe më shumë. Marrim përshembull El Hakimi i cili i ka ndarë kështu: Sahab që e ka takuar Profetin a.s. që në fillin në Meke, Sahabet që emigruan në Etiopi, Sahab që moren pjesë në marvjeshjen e parë në Meke, ata të marveshjes së dytë , sahab që me emigrimin e tyre u bashkuan me Muhammedin a.s. para se të hynin në Medine, Ata që moren pjesë në luften e Bderit etj. Të gjitha thëllimet se kush quhet dhe mund të cilësohet Sahah është për faktin që çdo gjë që thuhet si hadith të dalin nga ato të cilët janë më të devotshmit, të cilët kanë karakter të lartë, të përpiktë, që kanë memorje të fortë, që janë të drejtë etj. Përveç sahabeve hadithet u transmetuan dhe nga Tabiinet. Tabiin quhet ai përson i cili ka takuar një ose më shumë prej sahabëve. Më pas trasnmetimet e haditheve u bën dhe nga Tabitabiinët etj. Pra në mënyrë të përbledhur ata që kanë trasnmetuar hadithet janë hulumtuar për saktësin e hadithit duke bërë të qartë se kush është përsoni që e transmeton hadithin dhe a i plotëson kushtet për të qenë pjesë e zinxhirit të transmetimit apo jo.


Dallimi i Hadithit nga Sunneti

Siç e përmendem më siper Hadithi është; Çdo gjë që buron nga i dërguari i Allahut Muhammedi a.s. qoftë kjo fjalë, veper, pëlqim, cilësi njerëzore, morale, trupore, përsonale etj. Ndërsa me Sunnet kuptohet diëka që rrjedh, drejtim etj. Shkurtimisht Sunneti përmban të gjitha ligjet nga koha e shpalljës deri në kohen e vdekjes së Profetit Muhammed a.s . Pra Hadithi merret me hulumtimin e Muhammedit a.s. p.sh. si prijës, edukator, këshillues, ndërsa Sunneti është legjislacion dhe juristet islam (Usulujin) thonë se; Suneti është marr me hulumtimin e Muhammedit a.s. në kuptimin e ligjëvënësit. Ai vëndosi rregulla të jetës, detyrimet etj. Kuptohet qartë se Hadithi merret me tekstet (pra fjalët etj) të thënë nga Profeti a.s. dhe që janë transmetuar nga sahabët etj, ndërsa Sunneti është marr me vendimet të cilat kanë nxjerr ligje dhe detyrime të ndryshme si psh; Farzi, Nafile, Harami etj
Ka nga ato dijetar që i quan të njëjtë si hadithin dhe sunnetin (4), por nësë shikohet me kujdes në fakt kanë dallim pasi Hadithi është gjithëpërfshirës pra përfshin kohën para shpalljes e në vazhdim. Ndërsa Sunneti përfshin kohë nga shpallja deri në vdekjen e Profetit Muhammed a.s. Përpara se të përmend hadithet , llojet, dhe ndarjet e tyre, do përmend dy lloj hadithesh të cilat nuk hynë tek ndarjet e hadithit të Profetit Muhammed a.s. pra kemi; Hadithe Nebevij pra të Profetit Muhammed a.s. dhe Hadithe Kudsij pra fjalë të ardhur nga Allahu xh.sh.


Dallimi mes Hadithit Nebevij dhe Hadithit Kudsij 

Kumtimet që ka bërë profeti Muhammed a.s. e ka bërë në dy burimi; Shpallje pra me ajetet e zbritura ose me fjalë Kudsij. Me fjalen Nebevij kuptojmë ato gjëra që kanë burim profetin Muhammed a.s. ndërsa me fjalen Kudsij kuptohet diçka e pastër dhe që rrjedh nga emri i Allahut El Kuddus d.m.th I paster. Nga ana terminologjike Hadith Kudsij është ajo që i është treguar Profeti Muhammed a.s. dhe që është fjalë e ardhur nga Allahu xh.sh. Pra Kudsij është fjala e Allahut xh.sh. por që nuk është ajet Kur'anor porse profeti Muhammed a.s. e ka përcjellë atë tek njerëzit në mënyrë korrekte ashtu siç i ka ardhur nga Allahut xh.sh. Ndryshe nga Hadithi Nebevij pra i Profetit Muhammed a.s, Hadithet Kudsije janë shumë të pakët në numer. (5) Hadithet Kudsije i janë komunikuar profetit Muhammed a.s. nëpërmjet melekut Xhebrail a.s e disa herë në forma të tjera. Hadithi Kudsi ndryshon nga aspekti i lartësise me atë të Kur'anit pasi fjalët e Kur'anit qëndrojnë siper fjalëve të hadithit kudsij. Po ashtu duhet sqaruar se fjalët e haditheve Kudrsije dhe pse janë fjalët të Allahut xh.sh nuk mund të lexohen në namaze. Ka dallime mes haditheve Kudsij dhe Haditheve të Profetit Muhammed a.s. Ndër dallimet ështëzinxhiri i trasmetimeve tek hadithet e Profetit Muhammed a.s, ndërsa tek hadithi Kudsij janë fjalët direkte të Allahut xh.sh, të thëna nga profeti Muhammed a.s. Hadithi Kudsij fillon me fjalën e profetit Muhammed a.s. që thotë se; Allahu xh.sh. ka thënë...ndërsa mënyra tjetër është se hadithi Kudsij fillon; Allahu xh.sh. ka thënë. Hadithet Kudsije përmendin çeshtje si p.sh; kryerja e saktë e obligimeve fetare, rritjen e shkallës së moralit të lartë etj.

Konstrukti i Hadithit

Hadithi ka dy pjesë kryesore; Sened (lidhja e zinxhirit) dhe Metni (tekst, diçka që duket etj). Ne askpektin leksikor do te thote; mbeshtetes, baze ndersa si perkufizim do te thote: "Lidhja zinxhirore e trasmetueseve i cili të dërgon tek teksti." Pershembull kemi kete zinxhire; Buhari ku prej Muhammed bin el Muthena, ky prej Abdul Vehab eth Thekafij, ky prej Ejubit, e ky prej Ebi kalabe dhe ky prej Enesit r.a. ky zinxhir quhet Sened. (6) Fjala Metn kuptohet me tekst apo nga aspekti leksikor kuptojme diçka e ngritur, apo e dukshme. Ndersa ne kuptimin terminologjik do te thote tekst, pra aty ku perfundon senedi pra zinxhiri. Pra me Metn ka per qellim tekstin e fjales.  

Ndarja e Haditheve

Eshtë temë e gjerë për të folur mbi ndarjen e haditheve, por shkurtimisht në mënyrë të përmbledhur po përmend disa ndarje t
ë haditheve; 

- Hadithi Sahih 

Hadith Sahih do të thotë; Hadithe autentik. Pra ka sened pa shkëputje që është thënë nga transmetues i përpiktë, e ky e ka marr po ashtu nga një trasmetues i drejtë dhe vazhdon kështu deri tek burimi që është Profeti Muhammed a.s. Shkurtimisht Hadithi Sahih ka kusht;  Të ketë vargun e zinzhirit të pa shkëputur, Transmetuesi të jetë i përpiktë, i drejtë, të ketë memorje të fortë pra i përpiktë dhe të jetë i pastër nga mangësit që nuk dihen apo mangësit të fshehta p.sh;  ka gabuar kur ka dëgjuar një shprehje e nga kjo duke e zëvëndësuar me një shprehje tjetër. (7) 


-Hadithi Hasen

Hadith Hasen do të thotë; i mesem. I mesem pasi një transmetues pavarsisht se kalon kriteret për hadithet nuk është i shkallës së lartë pasi p.sh; nuk ka përpikmërin, kjo p.sh; mund të vij për shkak të momorjes jo të fortë. Për takufizuar Hadithin Hasem themi se: "Hadithi hasen ka zinxhirin pa shkëputje, i transmetuar nga trasmetues të drejte por me përpikmeri jo të plotë (kjo siç thash për shkak të memorjes jo të fortë), dhe ky e merr nga trasmetues të të njëjtin nivel pa qen në kundërshtim të hadithit me të fortë se sa ai dhe as me zëvëndësim shprehjesh." Këto hadithe janë mes; Hadithit Sahih dhe Hadithit Daif (dobët). Ky lloj hadithi është i pranuar dhe veprohet me të. (8) Vetë hadithi Hasen ndahet në ; Hadith i mesem në veten e tij dhe Hadith i mesem nga të tjerët. (9)


-Hadithi Daif 

Hadith Daif do të thotë; Hadith i Dobët. Që një hadith të quhet i dobet duhet që ai të ketë humbur një ose më shumë nga kriteret e hadithit të mesem (Hasen) ose autentik (Sahih). Po ashtu me hadithet e dobëta kuptohet; ai hadith që ka difkt apo shkëputje të zinxhirit (në 1 , 2 a më shumë) ose mund të ketë mangësi në aspektin e përpikmërisë. Ndryshe nga dy të parët (pra Sahih dhe Hasen) Hadithi Daif ka ndarje të shumta të cilat burojnë për; a). Për shkak të mangesis së një transmetuesi apo me tepër në zinxhirin e transmetimit. Shkëputja e zinxhirit të transmetimit dallohet pasi ai është i dukshëm si shkëputje (Vedihun xhelije) dhe b). I dobët për shkaqe të pashpjegueshme, mister.(Hafije). Në rastin e parë trasmetuesi nuk sqaron takimin apo komunikimin e transmetuesit kjo për shkak që nuk kanë jetuar të njëjten kohë, ose kanë jetuar në të njëjtën kohë por nuk janë takuar ndonjë herë. Një i till nuk mund të ketë transmetim të hadithit. Prandaj dijetarët kanë thënë se; është kusht që të dihet jeta e trasnmetuesit, si p.sh; ku ka jetuar, në çfare kohë, ku ka marr dijet etj.(10)


-Hadithi Vedu

Fjala Vedu do të thotë; shpifje, pra kemi të bëjmë Hadith i cili është shpifje. Në aspektin leksikor (gjuhësor) Vedu do të thotë; sajim, shpifje, ndërsa në aspektin terminologjik do të thotë; shpifje, gënjeshtra. Të parët që filluan me hadithet e sajuara ishin çifutet dhe përsonat dyfytyresh (munafik) të cilët ishin grupi kryesor i përçarjeve në Medine. Kujtojmë këtu përçarjen e madhe që u krijuan mes sundimit të Aliut r.a. dhe sundimit të Muaviut në Damask (Sham).(11) Për ato që shpifin, sajojnë Profeti Muhammed a.s. ka thënë: "Kush gënjen kudër meje qëllimisht, le të përgatis një vend në zjarr (një ulsese prej zjarri." (Buhari)

-Hadithi Merfu

Merfu do te thote "I ngritur". Pra eshte bashkangjitja e hadithit me Profetin Muhammed a.s. Kyt hadith mund te jete sahih (autentik) por mund te jete edhe i dobet (daif). Ne kete hadith mund te kete shkeputje zinxhiri i transmetimit, mund te bie nje sahab apo tabiin. Me bashkangjitje te haditheve te Profetit Muhammed a.s. kuptojne theniet, miratimet, pelqimet apo cilesit e Profetit Muhammed a.s. Hadithi Merfu ndahet ne; El Merfuus Sarihu dmth; Hadith i ngritur , i qarte psh; Kur hadithi thote: "Na ka urdheruar apo na ka ndaluar." dhe El merfuul hukmii d.m.th; Hadith i ngritur per menyren e trajtimit psh. ketu ka te bej me ilustrimet , apo veprimet e sahabit i cili ia bashkangjet keto Profetit a.s. por veprimet e tij jane ne perputhje me rregullat e islamit. (12)

-Hadithi El Mevkuf

Jane cdo hadith apo veper qe i bashkangjitet sahabit. Disa thone se perfshihen theniet , veprat e sahabit si hadithe kjo pasi konsiderohet shoqerimi qe ka pas me Profetin Muhammed a.s.  Pershembull theniet apo veprat e sahabeve jane perfshire ne koleksionet e haditheve dhe dijetaret kan argumentuar nepermjet tyre.

-Hadithi El Maktu

Ka te bej me cdo thenie apo veper qe i bashkangjitet tabiineve.

-Hadithi Mutevatir dhe Ehad

Me Mutevatir kuptojme "Kolektiv" ndersa me Ahad kuptojme "Indivudal"  Nese do flasim nga ana gjuhesore Mutevatir do te thote pasim i njeri-tjeterit ndersa ne aspektin terminologjik do te thote: Hadith qe e trasmeton nje numer i madh (kolektiv) transmetuesish." Numri i madh pra kelektiv i transmetuesve e ka te pamundur qe te bien dakort per te shpifur. (13) Hadithi Mutevatir ndahet ne; Elmutevatirul lefdhije dm.th; "kolektiv tekstual", El mutevatirul meaneviju d.m.th; "Kolektiv kuptimor"
Hadithi Mutevatir tregon argumentim tre prere dhe se veprimi me te eshte i domosdoshem. Hadithi Ehad pra individual ka te bej me nje, pra tek. Ne aspektin gjuhesor do te thote qe lajmin e ka vetem nje individ. Ndersa ne aspektin terminologjik do te thote se nuk eshte kolektiv. (14) Shumica e dijetareve thone se eshte detyrim veprimi me hadithin ehad. Ndersa disa dijetar te tjere e kan kushtezuar veprimin me hadithin ehad.(15)

-Hadithi delikat "Mushkil"

Jane ato hadithe te cilat kundershtojne apo jane kontraves psh ; ndotja e ujit kjo duke u bazuar ne hadithet qe flasin per kete teme. Psh; Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Vertet uji eshte i paster, asnje nuk e ndot."(Ahmedi, Ebu Davudi) nga ana tjeter kemi perseri nje hadith qe flet per po te njejten tem qe thote: "Po qe se uji arrin sasin e 500 litrave, ai nuk ndotet."(Et Termidhi)

-Hadithet En nes hu

Me hadithet En nes hu kuptojme me fshqirjes. Fshirja apo heqja e nje hadithi eshte renditur nga dijetaret si nje nga misionet me te veshtira. Dijetaret e kan quajtur shkenc ne vete ceshtjen e fshirjes se hadithit , shkence e cila u quajt "Enes hu fil hadithi" apo "Nesihul hadithi ve mensukhuhu" Me gjithate me En Nes Hu kuptohet edhe shfuqizim, pra shfuqizimi i x hadithi. Hadithi En Nes Hu jane te gjitha ato hadithe ku me nje argument qe vjen nga  legjislacioni islam (qe buron nga Kur'ani dhe Suneti) fshihet. Pervec kesaj Hadithi En Nes Hu ka per qellim hulumtimin dhe rregullimin e te gjitha atyre haditheve te cilat jane kontraves dhe se bashkeqendrimi i tyre apo harmonizimi i tyre eshte i pamundur per shkak te qendrimeve te ndryshme. Shpallja e nje hadithi En nes hu eshte teper e veshtir, dhe se kete nuk mund ta bej cdo kush, pasi personi qe ka mundesi ta bej eshte ai i cili ka dije te larta, qe njeh me perpikmeri trashmetuesit, njohja e me perpikmeri te haditheve, kohes se kur jane thene, nen cfare rrethanash jane thene etj. Hadithi En Nes hu merret me ndonje vendim, ligji dispozite e shkruar dhe qe ka dal nga hadithi apo sunneti, por kursesi nga Kur'ani, pra Hadithi En Nes hu nuk perfshin Kur'anin. Qe te fshish apo pezullosh nje hadith duhet te plotesohen disa kushte si p.sh; Duhet ndjekur rregullat qe perdoren per fshirjen, Qe vendimi i fshirje te jete ne perputhje me Kur'anin , Sunnetit pra qe mos te kete kundervenje, qe fshirja te jete i bazuar ne argumenta (ligje) dhe jo ne baze llogjike etj. Duhet sqaruar se jo cdo hadith mund te jete pjese e Hadithit En nes hu p.sh. Hadithi En Nes Hu nuk merret me ceshtjet e akides, bazat e islamit, imanit etj, pra Hadithi En Nes Hu merret psh me rastin kur Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Mos i vizitoni varrezat" ndersa me vone e ka hedhur poshte kete duke thene: "Ju kam pas ndaluar qe te vizitoni varrezat, por tani ju kam lejuar viziten, vizitojeni ato." (Muslimi), Pra nje hadith e fshin nje hadith te me parshem por ne rastin konkret kjo lloj fshirje nuk prek ata fjale apo ajete qe burojne nga Kur'ani. Po ashtu dijetaret duhet te bine ne dakortesi per nje Hadith En Nes Hu me argumentin se njeri prej dy argumenteve te paraqytura nga x hadith e fshin tjetrin duke percaktuar se cili prej tyre eshte hadithi i fundit i cili e fshin hadithin e me hershem.

Kuptohet se shkenca e hadithit , ashtu sikurse Tefsiri etj jane shkenca te cilat nuk mund te trajtohen kurresesi ne nje shkrim, por nepermjet ketij shkrimi permbledhes kam dashur qe ti jap lexuesit dhe besimtareve nje pasqyre te pergjithshme mbi menyren se si eshte ruajtuar, transmetuar dhe renditur hadithi. 

Dijetarët që merren me shkencen e hadithit ndahen sipas kategorive si: El Hafiz (Ky është ai dijetari që di përmendësh apo është njohës shum i mirë i haditheve por njëkohësisht është njohës edhe i atyre që i kan transmetuar), El musnid (dijetar që ka bërë trasmetim të haditheve sëbashku me senedet e tyre), El Muhadith (dijetar që ka njohuri mbi senedet e e haditheve, psh për dobësin e trasmetimit), El Huxh-xheh (është ai dijetar që përveç dijeve mbi shkencen e hadithit di përmendesh 300.000 hadithe), El Hakim (Ky është ai dijetar i cili quhet shkenctar i Hadithit, pasi ai di gjith hadithet, njeh senedet, metnin, trasmetuesit dhe çdo gje rreth tyre.

Pergatiti
Gezim KOPANI

___________
1. Ketu behet fjale lajme te shkurta apo te gjate dhe nuk eshte fjala per lajmet sic jane ato te diteve te sotme ne te cilat ka lajme te verteta dhe te paverteta. Pasi El Haber del nga En nebu d.m.th lajm i cili vjen si rezultat i te folurit. Pra eshte sinjalizues qofte kjo per veprim apo mos veprim. Prandaj kur hadithi perdoret per Merfu, Mevkuf dhe Maktu perfshin ato lajme qe vin nga Profeti Muhammed a.s., nga sahabet (shoket e Pejgamberit a.s.) dhe nga pasardhesit Tabiinet. Prandaj kjo dije quhet El Hadithu ndersa ato qe merren me lajme, ngjarje, histori etj quhen El ihbarij , hitorian.
2. Çdo gje e cila buron nga Pejgamberi a.s., dijetaret e kan ndar ne; 1. Teorike (Kuvliju), 2. Praktike Fialiju), 3. Miratim (takririju) 4. Morale dhe Fizike (el sifatul hulukije , sifatul hilkijetu)
3. Transmetimet qe vijne nga Sahabet dhe Tabiinet quhet El Ether. Ne aspektin leksikor do te thote "Bakijetush sheji" d.m.th dicka e mbetur, gjurme etj. Ndersa ne aspektin terminoligjik do te thote: Eshte trasnmetimi qe del nga sahabet dhe tabiinet. Ndersa ai qe vjen direkt nga Profeti Muhammed a.s. eshte konsideruar si Haber (dicka) e re e thene ka personi adekuat. Mendimet per termin El Ether apo Haber jane te shumta psh Bejhakiu thote se El Ether eshte "Maanis suneni vel ether" etj.
4. Qendrim i Imam Malikut 
5. Dijetari Muhammed El Medenij ne librin "El itihafat es Sunije fil Ehadith El Kudsije" ka shkruar 863 hadithe Kudsij. Ndersa  Qendra islame ne Kajrao ka botuar vite me pare librin e njohur dy vellimesh me titull: "El Hadith El Kudsije". Ky liber permend 400 hadithe Kudsij.
6. Profeti Muhammed a.s. nuk eshte pjese e Senedit pasi ai eshte burimi dhe jo transmetuesi.
7. Per shkak te perpikmeris se haditheve qe ka , librat e imam Buhari jane quajtur Sahihul Buhari. Nder libra e njohur te imam Buhari jane; "Fet-hul Bari" i cili ka 13 vellime qe fillon me fjalen mahnitese e cila eshte shpjeguese , udhezim etj te quajtur "Hedjus Sarije".  Pas imam Buhari per shkak te saktesis se tij vjen imam Muslimi 
8. I pari qe ka ndar hadithe ne: Hadith Sahih, Hasen dhe Daif eshte Ebu Isa Et Termidhij. Ai kete e ka pasqyruar tek libri i tij me tirull: "El Hasen".
9. Siç e kam permendur me siper, me hadithin Hasen eshte marr dijetari Et Termidhi i cili ka bere studimet te shumta, por shume dijetar Hadithin Hasen e kan renditur ne hadithin autetik si psh; El Hakimi, Ibn Hibani etj. Ato qe jane marr me koleksionimin e haditheve te Profetitit Muhammed a.s. quhen Sune. Kur permendin Hadithin Hasen kujtohen menjehere kater koleksionistet me te njohurte tyre; Sunenu Et Termidhiut, Ebu Davudi, Nesaiu, dhe Ibn Maxhe.
10. Ne kete grup pra ne Velihun xhelije bejne pjese; Hadithi El Mualek (hadith i varur), Mursel (hadith i tejkaluar), Munkati (Hadith i keputur), Mudal (hadith i asgjesuar), Mudeles (Hadith mister), El Mudtarib (Hadith i kontestuar), Esh Shadh (Hadith i pafavorizuar), El Munker (Hadith i papranuar), El Mudrexh (Hadith i nderhyre, pra nderhyrje ne hadith), El Maklub (Hadith i ndryshuar), El Muda'af (hadith i plagosur, per kete dijetaret nuk jane unik ne dobesin e tij), El Mualel (hadith te meta te fsheta).
11. Hadithet Daif u shfaqen si rezultat e grupacioneve politike me qellim marrjen e pushtetit. Shpifja fillon per here te pare ne kohen e sundimit te Othmanit r.a., me pas sic e permenda me siper ne kohen e sundimit te Aliut r.a. dhe Muaviut, me pas u shfaqen Havarixhet te cilet ishte pakunkurueshme sa i takoj haditheve te sajuara.
12. Pervec ndarjeve qe permenda me siper Hadithi Merfu ndahet edhe ne: El Merfus sarih (i qarte), El Merfuus fiali (i ngritur per nga veprimi), El Merfuul vesfi (i ngritur per nga cilesia) , I ngritur per na thenia e sahabit, I ngritur per nga pelqimi, I ngritur per nga ana e tratimit.
13. Hadithi Mutevatir ka disa kushte te cilat jane: Te transmetohet nga nje numer i madh transmetuesish pra Mutevatir, numri te jete i qarte ne te gjitha gjeneratet e zinxhirit, te jete e pamundur dakortesia per shpifje, te jete dicka per gjera e ndjeshme qe shikohen dhe degjohen.
14. Vete Hadithi Ahad ndahet ne; El Garib (i vetmuar) i cili ka dy nendarje 1.El garibu el mutlak dmth "vetmim i pergjithshem"psh bie ne nje pjse te zinxhirit, pra aty ku permendet nje sahab 2. El garibu en nisbij d.m.th: "vetmi ne nje pjese"psh eshte ajo pjese e zinxhirit e cila bie por jo ne pjesen tjeter, El Aziz (i perferuar,pelqyer), El Mesh hur (i njohur, i afirmuar)


Festa e Runës - Malzi

Ne foto ; Maja e Runes

Maja e Runes dhe festa e saj 

Maili i Runës ndodhet ne Malzi te rrethit Kukes dhe eshte 1857 m mbi nivelin e detit, nga kjo ajo eshte maja me e larte e Malziut. Me pare Malziu ka qene pjese e rrethit Puke medje nje nga shtat bajraket e rrethit Puke. Banoret e zones e quajte te bekume "Majen e Runes" aq sa ata me 1 korrik te cdo viti bashkohen te gjithe duke pritur bija, nipa, mbesa , miq etj per ta festuar festen.
Festa e Runes eshte e vjeter , ku banoret besonin se maja e Runes u sjell bereqet. Sipas gojdhanave, qe kjo te ndodh duhej qe banoret te dilnin ne majen e Runes cdo vite me 1 korrik per tu lutur per shi. Ato benin lutje, kurbane etj. Kjo date u kthye fest e mirefillit per te gjithe banoret te cilet me gezim e festonin festen e Runes. Madje banoret kan vu re se me date 1 korrik eshte e pamundur te mos bie shi para ose pas festes se Runes. Kjo ka bere qe festa te transmetohet brez pas brezi.
Ne libra gjejme te dhana qe flasin mbi festen e Runes te cilen po ju paraqes si me si vijon:
"Festa e Runes kremtohej si nga Malaziasit, ashtu dhe nga Fani. Por linden mosmarveshje midis dy komuniteteve, te krishtere dhe muslimane, se kush do ta drejtonte ceremonialin, prifti apo hoxha.(1) Muslimanet kerkuan ndihmen e Sheh Tahirit, i cili iu luten atyre qe kete ceshtje ta zgjidhnin ai me priftin e Fanit. Prifti i Famullies se Fanit dhe Sheh Tahiri, ne nje takim qe ben , vendosen qe te niseshin njekohesisht me ndjekesit e tyre nga dy anet e malit dhe, cila pale do te mberrinte e para ne malin e Runes, ajo do te fitonte te drejten e drejtimit te ceremonialit te festes. Por dita e festes u gdhi me shi dhe furtun. Prifti, gjate rruges u semur dhe vdiq ndersa Sheh Tahiri me te vetet arrin ne majen e Runes, shendosh e mir. Keshtu, pra festa mbeti per ta kremtuar malesoreve te Malziut. Me vone ne munges te shehlereve, ceremonialin e kryente hoxha i Dukagjinit."(2)
________
1. Ne fakt ne thelb festa e Runes eshte feste pagane.
2. Shiko ; Shefqet Hoxha, "Malziu", 2014, fq.495.

Pergatiti
Gezim KOPANI


August 06, 2021

Islami ndalon pergojimin

Nje nder ndalesat me te rendesishme te fese islame eshte pergojimi apo thashethemet. Pergojimi eshte ai ves i cili ka per qellim uljen e tjetrit pas nje fare te drejte duke e pergojuar per gjera te cilat personi tjeter nuk i ka qef. Pergojimi cenon vlerat, nderin e tjetrit. Mbi kete baze islami e ndalon pergojimin si nje veper e ulet dhe dashakeqe e cila dergon deri ne konflik.
Ne lidhje me pergojimin Allahu xh.sh. thote ne Kur'an:
"O ju qe keni besuar! Largohuni prej dyshimeve, meqe disa dyshime jane gjynah, dhe mos hulumtoni per zbulimin e te metave te njeri-tjetrit, dhe mos pergojoni njeri-tjetrin, a mos ndonjeri nga ju deshiron te haje mishin e vellait te vete te vdekur? Ate pra nuk e doni, e urreni. Kini frike nga ndeshkimi i Allahut. Allahu eshte meshirues. Ai pranon shume pendimet." (El Huxhurat; 12)

Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Vertet njeriu me nje fjale qe thote mund te rreshqar drejt zjarit. Aq bie ne zjarr sa eshte distanca nga lindja ne perendim." (Mutefekun alejhi)

Myslimani duhet te matet shume kur e thote nje fjale, ajo te jet fjale e mir dhe te mos jete nga fjalet qe cenon tjetrin. Per aq kohe qe njerezit flasin fjale te mira, dhe respektojne njeri-tjetrin do mbi zoteroj respekti dhe dashuria per njeri-tjetrin.

Mbi fjalen e mir dhe fjalen e keqe Profeti Muhammed a.s. thote: "Vertet me nje fjale te mire qe njeriu nuk i kushton rendesi fiton kenaqesin e Allahut xh.sh, e me nje fjale te keqe fiton pakenaqesin e Allahut xh.sh." (Buhari)

Ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Vertet ka fjale te mira qe e njeriu nuk i kushton rendesi (vemendje) por se me ate fjale te mire ai fiton kenaqesin e Allahut, e per kete kenaqesia e Allahut do te vijoje deri diten e kijametit. Sikurse ka fjale te keqia me te cilat fiton pzemerimin e Allahut, zemerim i cili do te vijoje deri diten e takimit me Allahun xh.sh." (Maliku, Tirmidhi)

Nje person shkn tek Muhammedi as. dhe i kerkon ti tregoje ndonje fjale te cilen ta thote vazhdimisht. Muhammedi a.s. i tha: "Thuaj krijuesi im eshte Allahu xh.sh!" Personi e pyeti dhe nje here: "O i derguari i Allahut ngase duhet te ruhem? Muhammedi a.s. i thote: "Nga kjo (dhe tregoj gjuhen)" (Tirmidhiu)

Ne nje rast tjeter nje person shkon tek Muhammedia s. i cili e pyet: Kush eshte shpetimi? Muhammedi a.s. i thote: "Te zoterosh gjuhen tende. Qendro ne shtepin tende dhe mendo per gjynahet e tua." (Tirmidhi)

Nje rast Muhammedi a.s. pyet shoket: Cfare eshte pergojimi? Ata thane: Allahu dhe i derguari i tij e din! Muhammedi a.s. tha: "Permendja e tjetrit me fjale qe ai i urren apo nuk i ka qef. Dikush tha: Po nese jane te verteta? Muhammedi a.s. tha: Nese fjalet qe thua jane te verteta atehere ke pergojuar, nese fjalet qe thua nuk jane te verteta atehere ke shpifur." (Muslim)

Gjate udhetimit te Miraxhit Profeti Muhammed a.s. tregon se: "Shikova nje popull te cilet kishin thonje prej bakri me te cilet grithnin fytyrat dhe trupin e tyre. Pyeta xhebrailin se kush jane keto? Ai me tha: "Jane ato njerez qe pergojonin dhe me pergojimin e tyre preknin nderin e te tjereve me fjale." (Ebu Davudi)

Si perfundim po me mbyll me nje hadith te Profetit Muhammed a.s. qe thote: "Nuk ka dite kur zgjohet njeriu e gjymtyret e tij te mos i drejtohen gjuhes se tij duke i thene: "Ke frike Allahun sepse ne jemi me ty, nese ti je ne te drejten (flet mir, nuk pergojon) ne jemi me ty, nese je te keqen po ashtu dhe ne jemi me ty." (Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Jeta e Zenel Hoxhe Mehaj (1853-1945)

Zenel Hoxhe Mehaj (1853-1945)

Zenel Adem Mehaj lindi me 7 korrik te vitit 1853 ne lagjen Mehaj Puke. Kjo lagje ndodhet ne anen lindore me xhamin e Koder Hanit-Puke e cila filloj te kete ndikim tek Zeneli qe ne moshe te vogel. Ai si shume bashkemoshatar te tjere shkonin ne xhamin per faljen e namazeve.  Gjate kesaj kohe thuhet se Zeneli i terhoqi vemendjen imamit te xhamise i cili i kerkon babait te Zenelit, Ademit qe ta regjistronte ne Mejtepin e xhamise se Koder Hanit. Sipas familjareve , Zeneli spikati per zgjuarsin dhe zellin e tij gje e cila beri qe ai te shkonte per studime ne Arabi dhe Turqi. Sipas disa te dhenave Zeneli fillimisht beri Medresen e me pas ndoqi shkollen e larte per teologji. Pas perfundimit te studimeve ne vitin 1879 Zenel Mehaj kthehet ne vendlindje. Ne kete kohe Hoxhe Puka ishte rreth 80 vjec dhe ardhja e nje hoxhe te ri ishte e domosdoshme.(1) Sipas prof. Xhemal Meçit kemi se ne vitin 1910 gjate ushtrimit te detyres si imam ne xhamin e Koder Hanit , imam Zenel Hoxha u ka ba imam Shefqet Turgut PashesAdil Beut ne marst te vitit 1912 dhe Hasan Riza Pashes ne vere te vitit 1912. E vecanta e kesaj eshte se ne hytben e xhumas imam Zenel Hoxhe Mehaj paska thene: "Allahu e ka dhene qe çdo popukk te jete i lire ne vendin e vet."
Pas ushtrimit per nje fare kohe te detyres si imam i xhamise se Koder Hanit , Zenel Hoxha emerohet Myfti i rrethit Puke, njekohesisht ai ushtroj detyren e imamit si dhe mesuesit (hoxhes) ne Mejtepin e Xhamise se Koder Hanit nga ku moren mesime nxenesit si; Asllan HoxhaBeqir Hoxha (Laçi), Shaban Rexha. (2) etj. Nje nder theniet e Myftiut Zenel Hoxha jane dhe keto fjale:
"O njeri me mendë
Mos e kerko ne tjeter vend
Kerkoje ne trupin tend
Si te dhemb , ashtu me dhemb."
Per kontributin e tij ne mbrojtje te Atedheut dhe jo vetem imam Zenel Hoxhe Mehaj me vendim te Keshillit te Bashkise Puke te vitit 2005 shpallet "Qytetar Nderi i Pukes" pas vdekjes.
Me 2 dhjetor te vitit 1945 ne moshen  92 vjeçare Imam Zenel Hoxha i dorezon shpirtin Allahut te Madheruar.(3)

Pergatiti
Gezim KOPANI


__________
1. Sipas nje bisede qe kam pasur personalisht une Gezim Kopani me nipin e Zenel Hoxhes , Qamil Zyberi me ka treguar se: "Zeneli fillimisht ka shkua per studime ne Stamboll ku ka kryer Medresen e me pas ne Siri. Ai njihte shume mire gjuhen; turke, arabe dhe perse. Pas kthimit nga studimet Zeneli u martua me vajzen e Osman Qypit nga fshati Kabash i Pukes. Nga kjo martese linden tre femije.  Perveç xhamise se Koder Hanit imam Zenel Hoxh Mehaj ka sherbyer si imam edhe ne xhamin e Qerretit, Kabashit dhe Kryeziut." (Bisede e zhvilluar ne vitin 2006 me nipin e Zenel Hoxhes , Qamil Zyberi.
2. Ne vitin 1930 Myftiu Zenel Hoxha emron imam ne xhamin e Koder Hanit nxenesit e tij Beqir Laçi detyre te cilen e vazhdoj deri ne vitin 1957. 
3. Me date 02.12.2005 dite e xhuma,ne Sallen e Leksioneve te Pallatit te Kultures Puke, Bashkia Puke ne bashkepunim me Myftinin dhe N/Prefekturen organizuan: "Ceremonin e dhenies se titullit "Qytetar Nder" i bashkis Puke Zenel Adem Hoxhas (pas vdekjes) me kete motivacion "Per veprimtarin patriotike, fetare dhe intelektuale , per vizionin demokratik e progresist dhe per cilesi te rralla humaniste." Programi i kesaj ceremonie ishte: Fjala e hapjes nga Kryetari i Bashkise Puke Rustem Strugaj, Dr. Sulejman Sula ka mbajtur kumtesen mbi jeten dhe veprimtarin e Zenel Adem Hoxhes, Dorezimi i dekorates "Qytetar Nder" nga Kryetari i Keshillit Bashkiak Puke Gjon Doda, promovimi i librit te Dr. Sulejman Sula kushtuar Zenel Hoxh Mehaj, Pershendetje nga perfaqesues te KMSH, te Myftinise Puke etj. Shkurtimisht ne ftesen e publikuar per kete rast pershkruan permbledhtazi jeten e imam Zenel Hoxhe Mehaj si vijon: "Zenel Hoxhe Mehaj lindi ne qytetin e Pukes, lagjen Mehaj me 07 korrik 1853, dhe vdekur me 02 dhjetor 1945. Ne moshen 10 vjecare kreu shkelqyeshem mejtepin tek tabori turk. Imami i mejtepit duke shikuar cilesite e rralla e bindi per te vazhduar studimet ne Arabi. Mbaroi njeren pas tjetres studimet duke perfunduar edhe Universitetin e teologjis Islame dhe specializime. Me pergatitjen univsersale shkencore dhe shoqerore qe mori i'u afruan shume vende pune, madje dhe jasht sferes se besimit islam. Ai sherbu me deshire dhe gadishmeri vetem pran atij populli ku lindi dhe u rrit, ne qytezen e Pukes. Punoi 57 vjet si kryeimam ne N/Prefekturen dhe per 9 vjet si imam. Vlerat e tij shume te spikatura ne dije e miresi e kthyen ne simbol me aktivitet mbar popullor. Eshte deshimtar dhe ne shume raste protagonist i zhvillimeve historis e jetes se popullit tone. Vlerat kombetare tek ai shfaqen me fuqin e nje intelektuali , kleriku mysliman, patrioti dhe idealisti pararendes te demokracise dhe per cilesi te rralla humaniste. Qendronte ne anen e atyre forcave e burrave te shquar qe punonin per te zgjidhur nevojat dhe hallet e popullit para çdo interesi tjeter. Mendimet dhe porosite qe dha per qytetin e dhe qytataret e Pukes, jane edhe sot aktuale. Zenel Hoxha ka qene dhe do te mbetet figure e nderuar e historise se Pukes e me gjere."