September 03, 2022

Pasuria e patundëshme e Nënprefekturës së Pukës në vitin 1943

Tabelë e publikuar në vitin 1943 ne revisten Hylli i Dritës

Zona me e pasur ne pasuri te patundëshme sipas nje botimi te bere nga Hylli i Dritës ne vitin 1943 ne Nenprefekturen e Pukes eshte komuna e Iballes me numer te pergjithshem 353400 fr.ari, ndersa numri i pronave eshte 425. Ndersa per indivite me te pasur eshte  fshatit Millë me  377,66 fr.ari.

Ndersa komuna me e varfer e kesaj Nenprefekture dhe qe ka me pak prona, me 151 prona eshte ajo e Dukagjinit me vlere te pergjithshme 254100 fr.ari dhe me 306 prona me vlere 830,398 per koke.
Komuna e Dardhes ze vendin e trete si per pasuri te pergjithshme 203200 fr.ari ashtu dhe per pasuri private 316,06 fr.ari. Komuna e Qendres se Pukes dhe ajo e Karmes rendieten te fundit.

Pergatiti
Gezim KOPANI


_______________
Shenim: Teksti eshte sipas botimit te Hylli i Dritës 6-8, qershor-gusht i vitit 1943 me titull: "Pasunija private e Shqipnis", prej Injac Gj. Ndojaj me nen titull: "Pasunia e patundeshme e Qarkut te Shkodres dhe e Nenprefekturave te saja." fq. 239. Te dhenat autori i ka nxjerr nga rregjistri themelor te pasurive te patundshme te Zyres Tatimore te Drejtorise se Financave te Prefektures Shkoder ku çmimet e shenuara i perkasin vitit 1931, 38.

Shkolla e fshatit Qerret , Pukë

Mësuesit dhe nxënësit e shkollës së fshatit Qerret , Pukë (viti 1972)

Shkolla e fshatit Qerret , Pukë

Zanafillja e shkolles shqipe ne fshatin Qerret te Pukes e ka ne mejtepin e xhamise se ketij fshati. Te gjithe banoret e fshatit mbajn mend godinen perball xhamise se fshatit e cila sherbente per mesimet islame dhe jo vetem. Sipas kujteses se besimtareve mejtepi i xhamise se fshatit Qerret eshte hapur qe me ndertimin e xhamise se fshatit Qerret e cila eshte rreth 300 vjeçare. Per daten e sakte se kur eshte hapur mejtepi i xhamise nuk dihet, por kujtesa e besimtareve si dhe arkivi i Myftinise Puke thone; Me se paku mejtepi i xhamise Qerret ka qen i hapur dhe funksional qe ne vitin 1800. Per vjetersin e mejtepit te xhamise se fshatit Qerret ish nxenesi i saj Ahmet dhe Elez Dunga etj kujtojne se: "Ne kohen kur ne xhamin e Qerretit sherbente si hoxha Qazim Nushi , merrnin mesim ne Mejtepin e xhamise rreth 30 femije. Perveç mesimit te Kur'anit, salavateve dhe lutjeve te ndryshme hoxha na mesonte edhe kendim te gjuhes shqipe. Madje Ahmet Dunga thoshte: "Qe i vogel babai im Syl Dani ka shku ne xhami ku ka marr pjese ne falje si dhe ne mesimet e mejtepit te xhamise. Babai im eshte i datelindjes 1892, pra e ka gjet te ngritur mejtepin e xhamise se fshatit Qerret."
Pas mejtepit te Pukes, Kabashit, Malziut (Dukagjin) mejtepi i Qerretit arriti te pergatis dhe te nxjerr figura te njohura si: Ram Neziri, Syl Dani, Xheladin Januzi, Rexhep Januzi, Ali Myftari, Nezir Zmali, Kadri Syla, Bajram Cena, Murat Musa. Per te vijuar me nxenesit e mevonshem si: Elez Tafilaku, Ahmet dhe Elez Dunga, Adem Cena, Uk Dunga, Musa Bytyçi, Ismal Bytyçi, Beqir Adem Cena, Mustaf A. Cena, Xhemal Djaloshi etj"
Ne fillim sipas kujdeses se besimtareve mesuesit e pare ne mejtep kan qene hoxhallar jabanxhi , kryesisht nga Shkodra (Bushatlinje) dhe Kosova per te ardhur deri tek hoxha nga Gjakova Qazim Nushi i cili per rreth 40 vjet sherbeu si hoxhe i xhamise dhe mesues ne mejtep. Ne kete kohe mejtepi nxorri figura te njohura si: Bajram Cena i cili ka sherbyer si muezin ne xhamin e fshatit Qerret dhe ne xhamin e fshatit MllojëSyl Dani, Ram Neziri po ashtu kan sherbyer si muezin ne xhamin e fshatit Qerret ndersa Murat Musa ka sherbyer si muezin por edhe si hoxha i xhamise se fshatit Qerret.
Per shkak te numrit te madh te femijeve ne mejtep beri qe banoret e fshatit pervec hoxhes te kerkojne edhe mesues zyrtare. Kerkesa u mbeshtet nga hoxha Qazim Nushi i cili sebashku me Myftine e rrethit Puke jo vetem qe dhan miratimin e perdorimit te godines se mejtepit ne sherbim te arsimit shqip por edhe ndihmuan ne vijimin e mesimit.

Imam Qazim Nushi (1892-1976)

Pas miratimit te Myftinise Puke per perdorimin e mejtepit si shkolle shqipe ne vitin 1921 filloj zyrtarisht puna si shkolle shqipe. Ne kete kohe perveç hoxhes Qazim Nushit i cili jepte lendet fetare, u emruan mesues Gjon Kabashi dhe per te vijuar ne vitin 1935 me mesues Idriz Çanga dhe Luigj Kosmaçi.
Numri i nxenesve u shtua dhe dhenia e mesimeve ne kordinim me imamin e xhamise u be ndarja e mesimit ne dy pjese paradite mesimet shqipe ndersa pasdite mesimet fetare, ose nje dite mesimet fetare dhe nje dite mesimet shqip.
Pas vitit 1959 larg xhamis diku afer godines aktuale te shkolles , u ndertua shkolla e re me kater dhoma. Ne ate kohe ajo ishte shkolle 7-vjeçare per te ardh ne vitin ne vitin 1963 ku u be shkolla e madhe e fshatit Qerret, pra ajo qe eshte sot. Ne fillim te gjithe mesuesit si Malo Beci, Nik Dragu, Idriz Çanga etj ishte nga Shkodra. Nga ana tjeter sistemi komunist mbylli mejtepin e xhamise se fshatit Qerret te cilen nga vitin 1956-1988 e perdori per zyre postare te fshatit. Nga viti 1972 e ne vijim prane kesaj shkolle dhan mesim: Rexhep Dani, Xhemal Meçi, Zyber Djaloshi etj.
Shkolla e fshatit Qerret arriti te pergatis dhe te nxjerr figura te shquara si: Ali Bytyçi ku sot shkolla e fshatit Qerret mban emrin e tij, per te vijuar me Kapllan Çoba, Arif Halil Gerxhari, Arif Maluk Cenaj, Zyber Djaloshi, Fadil Çoba, Halil Ahmet Bytyçi, Halit Qamil Topalli, Idriz Met Meti, Liri Male Cenaj, Nadire Xhemal Dunga, Kadri Ibrahim Çoba, Musa Halil Dunga, Bajram Kadri Çoba, Nezir Ismail Djaloshi, Rexhep Mehmet Toska, Muharrem Qamil Topalli, Selim Djaloshi, Mus Halil Tafilaku, Bahrije Elez Tafilaku (Hadroj), Selim Zog Djaloshi, Grosh Halil Gerxhari, Ali Ahmet Bytyçi , Riza Tafilaku, etj.
Pas vitit 2000 ku numri i nxenesve ishte rreth 120 filloj te bie, kjo si pasoj e migrimit te Qarretsave ne Puke, Shqiperi deri ne emigrim jasht vendit.
Ndryshe nga shkolla e fshatit Qerret, mejepi i xhamise por dhe vet rindertimi i xhamise se fshatit Qerret u rindertuar shume vone. Shenjat e para te ringritjes se mejtepit te xhamise se fshatit Qerret u dhane nga muezini i xhamise Pukes H.Qazim Kopani i cili me lejen e Drejtorise se Arsimit te Rrethit Puke ne vitin 2000 mori leje per zhvillimin e mesimeve islame ne shkollen e Qerret por pas perfundimit zyrtar te mesimeve shqip. Ne kete vit , me deshiren e tyre por dhe te prinderve u regjistruan 19 femije. Ndersa ne vitin 2001 moren mesime islame 15 femije, ndresa ne vitin 2002 moren mesim 16 femije. Pas ketij viti mesimet islame u mbyllen per tu rihapur nga Myftinia Pukr ne vitin 2016. Me rindertimin e xhamise se fshatit Qerret mesimet islame vijuan brenda godines se xhamise ku ne vitin 2016 u regjistruan ne mejtep 14 femije, ne vitin 2017 moren pjese 16 femije, ne 2018 moren mesime 23 femije. Numri i nxenesve vijon te jete pothuajse i njejte deri ne vitin 2020 ku si pasoj e pandesmis por dhe te migrimeve dhe emigrimeve masive ne fshat numri i nxenesve ne Mejtepin e xhamise se fshatit Qerret por edhe i shkolles ka ra jashtzakonisht shume duke zbehur keshtu driten e madhe te dijes qe dikur ka pas fshati.

Pergatiti
Gezim KOPANI


_________
Referencat:

1. Arkivi i Myftinise Puke
2. Kujtime nga ish nxenes te mejtepit Qerret si: Ahmet dhe Elez Dunga, Jah Tafilaku etj
3. Libri Udherrefyesi i dijes , autor Gjon Gjoni.
4. Blogu i Gezim Kopanit  

etj


August 26, 2022

Vlera e dijes - përferenca e parë e Profetit Sulejman a.s.


Profeti Muhammed a.s. ka thene: 
"Ne fillim te jetes se profetit Sulejman,  Allahu xh.sh. i dha atij mundesi zgjedhje ne tre gjera: pasurin, sundimin dhe diturin. Profeti Suljeman a.s. zgjodhi diturin dhe ishte dituria qe i solli pushtetin dhe pasurin." (Ibn Abbas)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Historia e fshatit Micoj - Pukë , Shqipëri

Xhamia e fshatit Micoj, Pukë

Fshati Micoj ndodhet ne rrethin e Pukes. Ai ndodhet ne teritorin e Bashkise Fushe Arrez. Sipas kujteses popullore por dhe te historianeve dhe kronikanve te vjeter fshati Micoj eshte vendbanim i vjeter. Fshati u be i njohur sidomos ne sigurimin e rruges se madhe qe lidhte Dardanin me Shkodren.
Fshati Micoj eshte i njohur per kalan e saj e cila thuhet se eshte ndertuar nga Osmanet rreth vitit 1547 ne lagjen apo fshatin Vilë ne majen e nje kodre me nje lartesi rreth 750 m mbi nivelin e detit.
Sipas Muharrem Nezirit Cufaj (dtl.1938): "Rreth saj ka disa kroje te quajtur: kroni i Fetah Hyses, Kroni i Osman Hasanit, Kroni i Musajve, Kroni i Marvates, Kroni i Arres, Kroni i Gdhenit, Kroni i Musajve. Edhe sot rreth kesaj kalaje ruhen toponimet si; Suka e Kalas, Suki i Marvates, Qafa e qytetes, Arat e qytetes, Kroni i qytetes.. Ndersa banoret ruajn shprehjet; "Mos e prekni kalan se vrensohet moti e ju vret rrufeja", "ne rrenojat e kalas ka pare te fshehura." Per kete kala kan shkruar studiuesit si:Kol LukaKahrraman UlqiniXhemal Meçi ndersa studiuesi Jaho Brahaj (prej Kryeziu) ka bere disa gerimie ne kete kala dhe ne vitin 1982 eshte derguar nje leter Institutit te Historise dhe studiuesit Lazer Papajanit per kalan. Nga germimet u gjeten disa fragmente poçerie gje qe tregon se kalaja ka qene e banueshme. Nga Tirana njoftuan se Kalaja e Micoj eshte shpallur Monument Kulture. (1)

Myftiu i Pukes Gezim Kopani me disa besimtar te fshatit Micoj 
Fotografi e bere pas faljes se namazit te xhumas ne kete fshat ne vitin 2021

Vendali fshati ka; Cufajt, Selmi dhe Ahmeti ndersa Hyseni eshte i ardhur prej fshatit Kabash i Pukes. Me pas nje pjese e familjes Hysenit migruan ne Dardani (Kosove). Pas nje kohe nje pjese e te shperngulurve ne Kosove levizen per ne Shqiperi ku u vendosen ne fshatin Qerret te Kavajes. Djali i Dem Hysenit, Syla si Kabashas ka shpreh interes per rilidhjen me kusherinjet e tij ne Kosove. Prej kesj familje sot ne fshatin Micoj eshte shtepia e Besnik Hysenit , ish-Kryepal i fshatit Micoj.
Rastesisht kam kontaktuar me Sali O. Kabashin i cili jeton ne fshatin Tomoc te komunes se Istogut ne Kosove. Sipas tij te paret e familjes jane prej fshatit Micoj te Pukes te cilet kan qene prej fshatit Kabash. Ne fillim familja e tyre kan mbaj mbiemrin Micoj por me vone e kan kthyer ne Kabashi. Sipas O. Kabashit rreth 5-6 breza me pare kan ardh ne Dardania te paret e tyre. Ai permend keto breza te shtepis se tij: Osman Zymeri, Zymer Hajdari, Hajdar Hasani, Hasan Ahmeti, Ahmet Halili dhe Halil Micoj. Sipas babait te Sali O. Kabashit pleqt e vjeter kan pas shku ne fshatin Mecoj ku nje plak i moshuar ju ka thane se jeni te deres se Rrahman Micojt.(2)

Pergatiti
Gezim KOPANI



Shenim:
Per historin e xhamise se fshatit Micoj ju mund te mesoni duke klikuet ketu: Historia e xhamise se fshatit Micoj
_________
1. Muharrem Neziri i cili ka shfrytezuar : Evlija Çelebi "Kronika per keshtjellat shqiptare" fq/167-168", Frang Bardhi , Relacione mbi gjendjen e Shqiperise Veriore e te Meshme ne shek. XVII. Vellimi i dyte fq.79-81." Kole Luka "Etnografia Shqiptare nr.11, fq.269, Idem "Studime Historike nr.2, v.1981,fq.172-195, Xhemal Meçi "Kalaja e Re e Dukagjinit" doreshkrim viti 1975. 
2. Gezim Kopani , viti 2022

August 22, 2022

Origjina e Kabashit të Prizrenit

Burrat e Kabashit te Prizrenit ne burgun e Nishit
                   
Me rastin e botimit te librit "Rrustem Rexhep Kabashi (Rrustë Kabashi) dtl;1835-vd.1910" vizitova Ferit Kabashin. Feriti eshte djali i Hysenit, ndersa Hyseni eshte djali Zenunit, ndersa Zenuni eshte djali Haxhi Rrustës, e Haxhi Rrusta eshte djali i Rexhepit dhe Rexhepi eshte djali i Balas dhe Bala eshte i Hasan Kabashit. Familja e Ferit Kabashit dhe kusherinjeve te tjere si Xhemil KabashiLulzim Kabashi etj ndodhen ne tokat e te pareve te cilet ia paten ble Iljaz Ages ne verilindje te Prizrenit te cilet vite me vone zbriten ne vendin qe sot quhet KorishëFerit Kabashi ka tre djem; Gazmend, Enver dhe Rifat. Ndersa nga brezat e tjere te Haxhi Rruste Kabashit jane ato te Brahimit te cilet jane shtuar ne disa breza dhe me te njohurit nder ta jane: Adem Kabashi. Ndersa ana e breznis tjeter pra te Salihut i cili eshte djali i Selmanit dhe ky i Bala , u shtu Salihu me dy djem; Bala  dhe Selman Kabashi te cilet po ashtu u shtuan ne breza.

Sipas autoreve Kosovar Kabashi i Vendit ne Prizren eshte origjina e Kabashasve te tjere. Per shkak te luftimeve me shikjet ato u larguan ne jug te Shqiperi ne Kolonje ku krijuan nje fshat te cilin e quajten Kabash. Me vone disa nga ato kthen ne veriun e Shqiperise ku u vendosen ne Shen Pal sot fshati Kabash i Pukes, me pas nga aty familja e Hader Lekes dhe me vone nje pjese te Koke Lekes migroj ne Kosove ku u vendosen ne tokat e Iljaz Ages ne Prizren.  Ne vitin 1348 mbreti serb Dushani kete pjese pra Kabashin e Vendit e quajti Sveti Peter ndersa Osmanet e quajten Hamidije, e disa thone Mahmudije.

Ndersa nje pjese jo e vogel e historianeve te tjere thone se; Kabashi i Pukes eshte vendbanimi i lashte Iliro-Arberore prej te cilit eshte origjina e Kabashasve, ndersa kater vllaznit Koka, Qafa, Lusha dhe Hadri jane me orgijine nga Kolonja edhe keto Kabash. Ne shkrimet e tij Nikoll Gazulli (lind Dajç Zadrim 1895 dhe u pushkatu ne 1946) nder te tjera mbi Kabashet ka shkruar: "Kabashasit e kan prejardhjen nga Nishi, prej qytetit thrakas Kabesos. Ardhja e kabashasve prej Kolonje eshte i vonshem shek. XIX, kur veriu kishte lidhje me Ali Pash Tepelenen u njohen me Kolonjen. Gazulloret fis prej Lushajve te Kabashit thon se jane te ardhur prej Nishit. Vetem emri Kabash qon tek qyteti Thrak Kabesos. Mundet qe ky emer te mbuloj ate te fisiti te Besëve. qe mesaduket jane mbetes te thrakeve te moçem, nder te cilet fisi i Beseve gjendet afet Nishit ne shek IV-te eres se re. Ndersa Kabashet ne Gramsh, Has e Prizren mund te jen prej Kabashit te Pukes." (Prof.Xhemal Meçi "Kabashi, Puka qe ne lashtesi 2. fq.30)

Nese do bazohemi tek kerkimet arkilogjike verehet se dy vendet qoft Kabashi i Pukes qofte Kabashi i Vendit , Prizren hasen kultet pagane te Ilire, nga kjo mund te themi se; Ne lashtesi keto dy vende kan qene sundues te nje teritori te perbashket.
Te shumta jane rastet ku jam njohur me Kabashas , qoft ne Shqiperi por edhe ne Kosove. Pershembull me Kabashasit e Korishes , sepaku ato te shtepise se Hasan Kabashit te paret e te cilit sic pohon Ferit Kabashi jane prej fshatit Kabash i Pukes, Shqiperi. Ne nje pohim te tij Ferit Kabashi thote: "Kur i kam pas 14 vjet, vet e kam degju, se i riu po mbante mend shume. Kishin porosit diku me e vra babegjyshin. Tek vau i Spasit babgjyshi me kali te ec me shok, qesin pushke ne babgjyshin, por babgjyshi a kan i shkath, a kan i zoti , plumi i pare nuk e merr , kcen vet dhe bie ne uje, dhe babgjyshi tha e kam marr nje shelne e kam vendos ne koke dhe ashtu ne uje vec frym merrja . Qitsit tuj shiku neper uje ,than a vdiq, vdiq than . E paska marr uji dhe shkun. Kur ra erresira babgjysi ka dal prej ujit ,kali i ka hup... edhe vjen ne Puke tek babgjyshi i Hasanit (Hasan Kapllan Laçi, Kabashas) Edhe qendron nje kohe aty. Shkon babgjyshi i Hasanit dhe ia blen kalin ..." (Per me shume degjo videon)



Kujtesa popullore e pukjaneve tregon se; "Fshati Kabash i Pukes ka qene shume i popullur aq sa macet kalonin nga çatia ne çati." Popullimi i fshatit Kabash u shtua sidomos kur Shkodra pas vitit 1485 u be qender tregtare. Te gjithe tregtaret e Dardanis (Kosoves) pershkruanin kryesisht rrugen e madhe te Kabashit ne Puke. Ne fshatin Kabash kan qen disa kulte Ilire te besimit pagan, me ardhjen e kristjaneve u ndertua kisha e Shen Palit , per te vijuar me vone me Osmanet te cilet rreth vitit 1523 ndertuan mesxhidin e pare ne Kabash te Pukes, ku udhetaret mysliman dhe jo vetem mund te kryenin faljen e namazeve. Pas disa vitesh mesxhidi kthehet ne xhami. I pari qe u ba mysliman ne Kabash te Pukes ishte Hadër Leka , i cili meson se vellau i madh Koka eshte terbuar per ndrimin e fese nga vellau dhe ishte betu se do e vras vellan. Per te mos ndodh kjo Hadri me nje pjese te familjes vendos te shkoj ne Dardani (Kosove) , por Koka i vihet pas dhe e arrin Hadrin tek Ura e Vezirit ku e vret. Burrat e Kabashit nuk ia falen Kokes krimin e bere duke i heq parin e vendin dhe duke ia dhan drejtimin vellaut te dyte Qaf Lekes i cili po ashtu behet mysliman.
Nen shembullin e familjes se Hader Lekes edhe familjaret e Qaf Lekes pranun islamin, ashtu dhe shume familje te tjera fisnike te Kabashit. Me kalimin e kohes ne fshatin Kabash u ndertuan disa hane, si dhe mejtepi i xhamise se fshatit Kabash, madje çdo vit nga xhamia deri afer kishes zhvillohej panairi i tregtis. Ne shumicen e rasteve mbledhjet e kunvendit zhvilloheshin ne hajatin e xhamise se fshatit Kabash pasi pothuajse te gjithe veprimtarit tregtare, kunvedore etj zhvilloheshin prane xhamise se fshatit Kabash, kjo per faktin se afer saj ndodhej Hani i xhamis (hani i hoxhes), Imarati (vend ku grumbullohej dhe shperndahej ushqim per banoret) si dhe institucione te tjera, pra ishte qendra e fshatit.
Dinamika e jetes ne fshatin Kabash dita dites shtohej, por toka ishte ajo qe ishte. Per shkak te mungeses se tokes shume familje Kabashasish filluan te migrojne si fillim brenda fisit te Kabashit, pershembull i pari i Kopajve (Kopani) u vendosen tek stanet e vjetra te fshatit Kabash, sot ky vend quhet fshati Meçe. Ndersa disa te tjere u larguan totalisht nga zona e fisit te Kabashit duke migruar kryesisht ne: Kosove ne vendet e si: Prizren (Korish, Kabashi i Hasit te Prizrenit), Pejë (Gurrakoc, Tomoc) Viti (fshati me i madh ne Viti quhet Kabash dhe ka mbi 400 shtepi) Skenderaj (fshati Polac), GjakovëAnamoravëKllokot, KaçanikPrigod  etj. Ndersa ne Shqiperi u vendosen ne: Shkoder (Zadrim, Hajmel, Dajç, nje pjese e te vendosurve ne Shkoder arriten deri ne Itali), Kukes (Bicaj, Novosej etj), Has (Krum), DiberMatElbasanGramshDurres (te ardhur nga Kosova), sigrusisht edhe ne Ersek (Kolonje) ku disa mendojne se eshte edhe origjina e vjeter e Kabashasve te Pukes, mirepo Kabashi i Pukes para ardhjes se kater vellezerve ishte i banuar nga shtepia Manushi. Kabash ka edhe ne Saraj te Shkupit. Nder ato qe u larguan nga fshati Kabash i Pukes ishte nje pjese e familjes se Hader Lekes i cili thuhet se kishte dy djem Ahmeti dhe Zeneli. Disa thone se nga Kabashi i Pukes kan migruan ne Prizren kater vllazni: Hyseni (Cenajt), Bala (Balajve), Muça (Muçajt) dhe Veseli. Thuhet se ata u vendosen ne Prizren rreth vitit 1730 pikerisht ne verilindje te Prizrenit. Aty teksa po kerkon toke per te ble, tokohen me Iljaz Agen prej te cilit i kerkojne blerjen e nje hapsire toke. Pas bisedimeve Iljazi pranoj t'ju jap toke aq sa te mbjellnin nje kale grure (theken), por burrat e Kabashit u treguan te zgjuar duke mbjell grurin aq rralle saqe zun gjithe podinat ne dy anet e lumit. Kur gruri u rrit, vjen Iljaz Aga i cili e kuptoj veprimin e zgjuar dhe me veten e tij tha: qenkan te zgjuar. Iljazi u paska thene: Ju paskeni zan gjith vendin! Burrat e Kabashit i thone: Ne çfare te duash te bajme be se  kemi mbjell vetem nje kal grure. Tek lumi afer tokave te Kabashasit ata ndertuan tre mullinje, keshtu ata u ben te njoftur si mullixhinje te zot. Pasuria e tyre u shtua aq sa blen troje dhe toka edhe ne qytetin e Prizrenit. Tek banimet e vjetra te fshatit Kabash te Vendit ne majet te kodres ndodhet nje kala e vjeter. Thuhet se i perket shekullit te 6-te. Historianet kan shkruar se eshte vendbanim i vjeter Ilir duke permendur ketu Kishen e Keqe (Kisha e Shen Pjetrit) e cila ndodhet brenda shpelles. Thuhet se pikturat murale te kesaj kishe i perkasin shekullit te 6 apo 7. E permenda kete per te treguar se Kisha e Shen Pjetrit nuk eshte kishe Serbe por Ilire. Disa thone se; Kishte qene nje murg shqiptar i quajtur Shen Pejtri i cili jetoj aty si asket me qellim afrimin me perendin. Ndersa serbet per kete vend thone se quhet Sveti Petar dhe eshte manastir serb mirepo ky eshte trillim. Serbet nen doktrinen famkeqe te Stefan Dushanit dhe shume me von nen drejtimin e kryeministrit serb Nikolla Pashiqi ne vitin 1912 ushtria serbe hyri ne Prizren duke vazhduar madje deri ne Flet te Pukes. Ndryshe nga disa kufitar te Pukes, pukjanet dhe ne veçanti fshati Flet me ne krye te hoxhes Osman Hoxhen (dtl.1847-vd.1912) luftuan trimerisht kunder ushtrise serbe. Aq trimeri truguan Fletasit dhe Hoxha Osman Hoxha sebashku me muezinin e tij Bajram Neziri sa u thuren keto vargje:

Kush e nisi luften me serb?
Osman Hoxha past rahmet!
Osman Hoxha e Bajram Neziri.
Qesi djemsh na i ka Fleti!
S'i ka krajli, s'i ka mbreti!
Gjasht taborre kan mbet prej heri!
Gjasht taborre kan mbet prej i dit
Dy mije vete kan dal komit.

Ne vitin 1913 brenda shpelles apo Kishes se keqe ne Prizren ushtria serbe masakroj 90 burra te cilet ishin prej breznis se: Ahmetaj, Rexhaj, Kukaj, Balaj, Dullaj, Ukaj, Zekaj, Muçaj, Bobaj etj qe te gjithe fis te Kabashit thote Avdi Ibrahimi (19.9.2009). Sapo hyri ushtria serbe nen drejtimin e Spirrës, ia ndryshoj emrin e fshatit Kabash dhe e quajti "Sveti Petar". Per masakren e Kabashit rapsodia popullore thuren vargjet:
Po vjen Spirra ne kali t'bardh,
Bashke me Filen, si bajraktar.
Po vjen Spirra tuj u livdu,
Per shiptar sa i ka shkurtu.
Krali s'ka kapeten si mue,
Gradat flake, mi ka çu!
Flak mu gradat qi mkan ardh,
Se i kam pre nentedhet shqiptar.
Po kallxon me goj te vet,
I kam pre Kabashin nentedhjet,
Kah jane shqiptaret te vertet!

Nje pjese e listes se te masakruarve ne vitin 1913 shpella ose Kisha e Keqe , ose manastiri i Shen Markut;

1. Abaz Iljaz Ahmetaj
2. Abdullah Arif Ahmetaj
3.Abdullah Deme Rexhaj
4.Abdullah Rexhaj-Mehmetukaj
5.Abdyl Ram Ahmetaj
6.Adem Halit Dullaj
7.Adem Uke Rexhaj (Imam-Hoxhe)
8.Ali Myrtez Dakaj
9.Ali Mehmet Ahmetaj
10. Ali Dem Kukaj
11.Ali Hajdin Memaj
12.Ali Uke Ukaj
13.Arif Shaban Ahmetaj
14.Arif Uke Ukaj
15.Asllan Rrahman Dullaj
16.Bafti Hajdar Muçaj
17.Bajram Syl Ahmetaj
18.Bajram Abaz Ahmetaj
19.Beqe Zenel Ahmetaj
20.Beqir Adem Rexhaj
21.Besim Bajram Dakaj
22.Brahim Rexhep Ahmetaj - Zekaj
23.Dem Ahmet Ahmetaj
24.Fazli Fetah Ukaj
25.Hajrullah Arif Ahmetaj
26.Hajrush Shaban Memaj
27.Hasan Beqir Ahmetaj
28.Haxhi Jemin Memaj
29.Hazir Adem Dullaj
30.Hazir Rrahmman Dullaj
31.Hyse Adem Dakaj
32.Imer Bajram Dullaj
33.Ismajl Rame Bobaj
34.Isuf Et'hem Ahmetaj
35.Jashar Arif Ukaj
36.Kadri Adem Ahmetaj
37.Liman Myrtez Dakaj
38.Maliq Bajram Balaj
39.Maliq Torbani-Lubizhd
40.Miftar Hajdar Muçaj
41.Mustaf Hajdar Muçaj
42.Qerim Rame Ahmetaj
43.Ram Rexhep Ahmetaj
44.Rame Jemin Ahmetaj
45.Rexh Iljaz Ukaj
46.Rexhe Rrahman Dullaj
47.Rrahman Halil Dullaj
48.Rushit Beq Ahmetaj
49.Sadik Et'hem Ahmetaj
50.Sadri Adem Ahmetaj
51.Sali Adem Dakaj
52.Sejdi Jemin Memaj
53.Selim Rexhep Ahmetaj
54.Skender Mal Dakaj
55.Syl Abaz Ahmetaj
56.Shaban ArifRexhaj
57.Shaban Dem Rexhaj
58.Shaban Rame Ahemtaj
59.Shaban Zenun Memaj
60.Sherif Rrahman Dullaj
61.Tahir Dervish Muçaj
62.Tahir Mal Dakaj
63.Xhem Adem Rexhaj
64.Zeqir Abaz Bobaj
65.Prene Qetaj-fshati Lutogllav
Liste e perpiluar nga Qazim Kabashi me artikull: "Masakra e Kabashit te Prizrenit (mars-prill 1913)" Lista vijon me masakren e bere me date; 01.04.1913 tek ara e Ograj, vijon me masakren tek perroni i Duhit dhe te vrare ne vende te ndryshme. 

Lista e te burgosurve ne burgun e Nishit:

1.Ali Hasan Ahmetaj
2.Liman Beqir Ahmetaj
3.Ahmet Sahit Abazi
4.Isuf Uk Ukimeri
5.Hasan Sali Bobaj
6.Beslim Rexhep Ahmetaj - Nura
7.Rustem Adem Gegaj
8.Veli Izlam Ahmetaj
9.Jemin Ram Ahmetaj
10.Ahmet Sahit Ukaj
11.Uke Imer Ukaj
12.Ramadan Haxhi Rexhaj
13.Xhun Rrahman Dullaj
14.Shaqir Abdyl Ahmetaj
15.Miftar Bajram Memaj
16.Ahmet Rrustem Ahmetaj
17.Gjem Rrahman Dullaj
18.Abdyl Ali Kukaj
19.Gjem Mustaf Kabashi
20.Nje Kabashas i Gjonajve.

Kjo tregon per trimerin dhe Atedhe dashurin e burrave te Kabashit ne mbrojtje te Lirise, Fisit e Kombesise. Ne fshatin Kabash vijon te ruhen toponimet shqiptare si dhe te pareve me emra si: Curri i Haxhis, Ara e Hysenit, Fusha e thate, Boka, Guri i keq, Kalaisht, Kodra e madhe, Ahishta, Mrizet, Firaj etj.

Xhamia e fshatit Kabash, Puke. Fotografi e vitit 1977

Mbi origjinen e Kabashasve te Prizrenit (Korishë) kan shkruan disa historian si: Ippen (ish konsull i Austro Hugaris ne Shkoder) qe thote: "Meqense krahina e fisit te Kabashit ne Puke eshte mjaft e ngushte dhe jo shume e pershtatshme... prej kohesh ka ndodhur te kete pasur emigrim te madh, i cili eshte drejtuar kryesisht ne Prizren. Ne afersi te ketij qyeti ka mjaft fshatra me banore nga fisi i Kabashit , dhe ne qytet gjen mjaft pinjolle te ketij fisi."
Edhe Nopça duke u mbeshtetur ne nje raportim te ish konsullit Rus ne Prizren Ivan Stepanoviç Jastrebov (1839-1894) i cili ka shkruar: "Stergjysherit e Kabashasve kishin ardhur nga Janina 400 vjet me pare. Ne suazen e rajonit te Kabashit ishte edhe nje grup i quajtur Qelza, afer vendndodhjes se tanishme me te njejtin emer. Perfaqesuesi me i hershem i fisit te Qelzes , nese mund te konsiderohet si fis i veçant, ishte nje familje autoktone e quajtur Pervoci qe jetonte afer kishes se famullise se Qelzes (kisha e Shen Palit)..." Sipas Nopçes thuhet se: "Ne vitin 1736 disa banore te Kabashit te Pukes u shperngulen ne Prizren."
Studiuesit Nikolle Gazulli shkruan: "Ne Mollas te Elbasanit gjendet nje lagje Kabash, por nje tjeter lagje (mahall) kemi edhe ne Krume te Hasit qe mund te jete prej Kabashit te Pukes , sikurse ata afer Prizrenit." 
Prof. Dr. Mehmet Halimi rreth vitit 1980 duke hulumtuar mbi te folmen e Kabashit te Prizrenit shkruan: "Sipas tradites gojore, qe percillet brez pas brezi, thuhet se Kabashi i Prizrenit dikur mbante lidhje me Kabashin e Pukes." 
Abdullah Sulejman Kabashi (1880) thoshte; "Ne , te Kabashit te Prizrenit, te Zenelit jami te Hadrit" cituar prej Qazim Liman Kabashit (diplomuar ne Prishtine per histori 1971) me date 14 tetor 2055 ne fshatin Korishë,Prizren. Dihet se Hardi, pra Hader Leka eshte nje nga kater vellezerit e Kabashit te Pukes, Shqiperi.
Me date 2 nentor te vitit 1995 Hasan Hysen Kabashi viziton Puken kjo per shkak te lidhjeve me Kabashin e Pukes i cili ne ate kohe eshte shprehur: "Te rinjte as nuk duan t'ia dine. E quajne Kabashi i Vendit." Me kete ai deshironte te tregonte : "Kabashi i Vendit eshte i dalur prej Kabashit te Pukes". Kjo eshte e rendesishme te thuhet pasi disa ngaterrohen me pohimin e Nikolle Gazullit i cili thote se: Gazulloret jane prej Nishit duke e lidhur me Lush Leken, nese do ishte keshtu atehere prof. Xhemal Meçi thot se: "Lush Leka eshte i ardhur prej rrethinave te Nishit ku u shperngulen si pasoj e trysnis serbe. Gjate terheqjes neper Kosoven juglindore, disa kan mundur te vendosen neper luginat e maleve rreth Prizrenit, disa te tjere jane vendosur neper "Udhe Puka" drejt Kabashit."

Nder burrat e njohur te Kabashit te Prizrenit eshte Haxhi Rrustem Kabashi. Ai vazhdimisht dha kontribut nepermjet veprimtarive te tij Atdhetare aq sa ai eshte burgosur 3 here ndersa 1 here per nje vrasje ne Prizren e ndodhur per shkak te nje konflikit me Agen e Nishit ne mexhlisin e Prizrenit. Pas mbledhjes anetaret e mexhlisit i paskan than ages se Nishit; Do ia shofesh sherrin Haxhi Rrustes, por aga i Nishit pa u menduar mir paska thene: Jo, ate e terheq zvarr rrugve te Prizrenit. Keto fjale i shkojn Haxhi Rruste Kabashit i cili i shoqeruar me disa burra te shpis zbret ne Prizren, dhe pasi e kerkon Agen e Nishit e gjen dhe e vret. Per kete eshte kenga; "Po perzihet Prizreni".

Na u perzi- e Prizreni - o
Na u kan rrok-o zotnit ner veti
Na u perzi-e Prezreni-o
Na u kan rrok-o zotnit ner veti:
Shaqir Aga e Rrust Rexhepi.

Rrust Rexhepi naj hipi atit,
Gjane e gat pi shkon sakakit,
Dy alltija pi dukatit,
Gjen e gat pi shkon sakakit
shkon sakakit-o , shkon qarshis
gjithe tuj ble barut alltise:

Gjith tuj ble me çat Ukshin
A s'ma pat kun Shaqir Age Nishin?
A s'ma pat kun Shaqir Agen?
Te xhamia tuj fal xhenazen.

Fal xhenazen te xhamija,
Liman Ages na i kish dek e bija,
Ba hjeksi ç'aj muxhija
Ka gjasht here kerset alltija,
Krisi pushka n'Bazhdarhane.

-Aman Rruste, pash jeten tane!
Shume xhenaze sot naj bane.
Po shkon gjaki, po shkon beteri,
Po i nimojka Uk Imeri
Uk Imeri po i nimon,
Rruste Kabashi po lifton,
Po lifton e hajmedet!

-Kam nis luftem me baben mbret.
I shkoi haberi shulltan Muratit
Sulltan Murati, Sulltan Hamitit;
Ta kam pre nj tygjar pi Nishit
Sall qi m'dajti prej mexhlisit.
Hafiz Pasha i burr plak,
Qiti topat ne Mushlak
Krejt Kabashin e kalli flak.

Kalli flak, ni flak te verdhe,
Kulla Rrustes-o me qemer:
Me qemer-o rreth me xhama
Po thote Rrusta; Vet e bana.
Vet e bana, s'po kam dert
Po baj lufte me çat dovlet.

Dymbedhjet topa ja kan leshue,
Kumin t'shkretes s'un ja kan rrxue
Hafiz Pasha po bertet:
Po bertet e shka ka than:
Shume argat me i tubue,
Me kazma muret me ja rrenue!
Sepse topat s'po mujn me i rrxue.
Kush po ngjithet bjeshkes perpjet?
Rruste Kabashi me treqin vet,
Ka peshtjell kryet me faculet
Faculeta topa-topa
Shaqir Agen jau mloj toka,
E kan motra, e kan bija,
Te dy gujt ja keputi alltia,
Qeksaj lufte kush na i prini?
Rruste Kabashi e mulla Brahimi.


Shefqet Hoxha marr nga libiri i Xh.Kabashit "Çapitje ne proze" (1951-2003)fq.150-151.

Na u perzie tan Prizreni, 
na jan çart zotnit ner veti;
Shaqir Aga e Rrus Rexhepi
Rust Rexhepi i hypi atit,
kish alltin prej dukatit,
gjithe tuj bje barut alltis,
bjeu barut te Ukshini
-Piqem , Zot, agt prej Nishi!
Krisi pushka n'at pazarhane.
-Aman, Rruste , pash jeten tande!
Shume xhenaze sot na i bane.
Hafiz Pasha, nje burre plak
po qet topat n'at fushe lak
kalli Kabashin tym e flak,
tym e flak, flak e verdhe,
kulla e Rrustes me qemerr,
me qemerr e rreth me xhama.
Po thote Rrusta: Vetes ia bana
vete e bane, spo kam dert,
kam nis luften per vend tem
-Kesaj lute kush na i prini?
-Rruste Kabashi e Mulla Brahimi 


Version i shkruar nga prof.Xhemal Meçi "Kabashi, Puka qe ne lashtesi-2" viti 2008, fq.448


Pas kesaj Haxhi Rrustem Kabashi shpallen ne kerkim. Nder shume raste, nje here ai si u shpeton plumbave vendos te kthehet ne Puke tek kusherit e tij. Kur hyri ne fshatin Kryezi,Puke u prit nga shtepia e hoxhes Mustaf Age Kryeziu. Pas disa ditesh qendrim ne Kryezi ai niset drejt fshatit Kabash, te Pukes dhe kusherinjeve ne Laçaj,Puke

Haxhi Rrustë Kabashi me Sulejman Vokshin

Ne vitin 1902 ushtaret Osman arriten ta kapin Haxhi Rrustem Kabashin ne Prizren dhe ta dergojne ne burg te Burses te Turqis. Familja u zemeru shume per internimin e Rrustes. Djali i madh i Haxhi Rrustes , Ademi sebashku me burrat e famijes si dhe me mbeshtetjen e Lumjaneve arriten te grumbullojn 800 burra duke rrethu institucionet kryesore te ushtrise Osmane ne Prizren. I than: Ose na lironi Rrusten ose ne do veprojme. Ne kete kohe me qellim uljen e revoltes Sulltani duke e ditur deshiren e Rrustes per kryerjen e Haxhit e dergon Rrustem Rexhep Kabashin ne haxh. Perfaqesuesit Osman ne Prizren i tha djalit te Rrustes, Ademit; Rrusta eshte nis per haxh dhe se eshte i lir.
Kur Rrusta u kthy ne familje filloj te degjoj do fjale se: Rrusta shkoj prej zori ne haxh. Kur Rrusta degjoj keto fjale vendosi te shkoj me paret e veta per here te dyte ne haxh. Per kete veprim kur u kthye nga haxhi, te gjithe e thirrnin Haxhi Rrustë Kabashi.
Disa nga padija ose qellimisht , myslimanet shqiptare i paragjykojne dhe cfare eshte me keq i quajne tradhetar te Atedheut vetem se pranuan fene islame. Po te ishte keshtu, atehere tradhetar te Atedheut jane edhe te tjeret, pasi te paret tane ishin pagan. Madje edhe sot fare lehte gjen; shprehje, vende, festa dhe toponime pagene. Ndaj eshte mir qe çeshtjen fetare te mos perdoret per perçarje, pasi besimi eshte e drejte universale e çdo individi dhe besimi islam nuk te pengon te duash dhe te luftosh ne mbrojtje te Atedhuet perkundrazi. Po ashtu besimi eshte garantuar nga te gjitha instancat dhe legjislacionet nderkombetare. Shembull tipik qe besimi nuk pengon te duash e te luftosh per Atedhuen eshte Haxhi Rrustem Kabashi i cili ishte kunder osmaneve, por nga ana tjeter ishte besimtar praktikat i fese islame. Aq mysliman ishte saqe ai me paret e tij ndertoj; xhamin ne Korishe, mejtepin si dhe kreu haxhin. Teksa i bente keto Haxhi Rrusta jepte kontribut per krijimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Per keto veprimtari ai dhe shume te tjere me date 18 gusht 1910 ne qender te Prizrenit u ekzekutuae varje. Sot ne fshatin Korish te Prizrenit eshte i ngritur nje monument ne perkujtim dhe respekt te deshmoreve te ren me date 18 gusht 1910, dhe ato te vitit 1913.

Nga vizita qe kam bere tek shtepia e Ferit Kabashit, viti 2022

Pergatiti
Gezim KOPANI


Shenim:
Meteriali eshte ne perditesim....

August 18, 2022

Kabashasit e Pukës në fshatin Gurrakoc të Istogut , Kosovë

Fotigrafi e bere tek shtepia Ragib Kabashit , Gurrakoc - Istog, Kosove (16.8.2022)
Ne mes Ragib Kabashi, majtas Gezim Kopani , djatas djali i Ragibit, Sadush Kabashi

Si ne shume vende te Kosoves edhe ne fshatin Gurrakoc te Istogut ka mbi 150 familje me origjin nga Kabashi i Pukes. Gjate bisedes me Ragib Kabashin me tregoj: "Ne jemi prej Kabashit te Pukes. I pari i jone Muja ka ardh ne Gurrakoc me tre vellezer sebashku me axhen Kadri."
Te gjithe ne Puke, Shqiperi e din se fshati Kabash i Pukes perveçse eshte fis i pare dhe bajrak i pare, ka qen fshat me popullsi te madhe. Aq shume u popullua fshati Kabash i Pukes saqe te paret kan pas thane: "Kalonin macet nga çatija ne çati." Per shkak te shtimit te popullsis por dhe te mungeses se tokes shume banor te Kabashit migruan brenda fisit, dhe me pas me se shumti migruan ne Kosove dhe vende te tjera te Shqiperise si: Shkoder (Zadrim, Hajmel, Dajç), Kukes (Bicaj,Lume, Novosej), Has (Krum), Prizren (Korish, Kabashi i Hasit Prizren), Viti (fshati me i madh ne Viti eshte fshati Kabash i cili ka mbi 400 shtepi)SkenderajDurres (te ardhur nga Kosova), Gjakovë (Kryezezet), Anamoravë, fshati Gurrakoc te Kllokot, IstogKaçanik,  Diber, Mat, Gramsh, Ersek (Kolonje), Elbasan (Kabashi i Gramshit), deri ne Shkup te Maqedonise se Veriut etj.
Nder te larguarit nga fshati Kabash i Pukes ishte dhe Mujë Kabashi i cili ne Kabash te Pukes qellon te njoh nje çifçi nga Kosova (i cili bente rrugen per tregti ne Shkoder). Ky çifçi banonte ne nje fushe afer Istogut , vend qe sot quhet Gurrakoc. Ai e merr si punetor Mujen. Nuk kalon shume kohe dhe Muja fillon te terheq familjen sebashku me tre vellezerit dhe axhen e tij Kadrin dhe u vendosen me banim ne fshatin Gurrakoc.
Ashtu si une (Gezim Kopani), Ragibi kishte njohje edhe me Kabashasit e tjere qe banojne ne Kosove. Ai me tha: "Kemi njohje me kusherinjet e tjere qe banojne ne Kosove. Ne fshatin Polac te Skenderajt mbajme lidhje dhe takohemi per gezime dhe raste vdekje. Po ashtu mes Gurrakocit dhe Istogut ka Kabashas ne Tomoc. Po ashtu Kabashas ka ne Prigod. Po ashtu Ragibi permendi edhe shtepin e Haxhi Rrust Kabashit ne Korisht - Prinzen. Perveç lidhjes me Puken Ragib Kabashi tha; kemi kusheri te aferm gjaku qe jetojne ne Fieri te Shqiperise me te cilet ruajm lidhjet " etj.

Para shume vitesh, kur ende nuk ishte bere rruga e Kombit, Ragibi sebashku me bashkeshorten e tij Mahin po ktheheshin nga Shqiperi per ne Kosove, por qellon dimer i madh dhe debora bllokon rruget dhe u detyruan te ndalojn ne qytetin e Pukes. Dhe pse kjo u ndodhi, Ragibi ishte i sigurt pasi kusheriri i tyre Ibish Hasani nga Istogu kishte per bashkeshorte nje pukjane, Zanen. Zana eshte vajza e Ibrahim Shkjaut nga fshati Qerret i Pukes. Ne kete kohe Zana dhe Ibishi jetonin ne Gjermani , sikurse dhe sot. Zana shkon shume mir me Mahin aq sa ato e quajne njera-tjetren motra. Per disa dite Ragibi me bashkeshorten qendruan tek shtepia e Imer dhe Fatmir Shkjaut."
Keshtu une, Gezim Kopani si dhender tek Imer Shkjau , por edhe si Kabashas njoha familjen e Ragib Kabashit te cilen e vizitova me date; 16 gusht 2022.

Familja e Ragib Kabashit eshte e madhe dhe e njohur jo vetem ne Gurrakoc dhe Istog por ne gjithe Kosoven ku nder te tjera, vajza e Ragibit Serbeze Kabashi Muçaj eshte nje nder doktoreshat radiologe me te njohura ne Kosove. Ajo per dy mandate ka qene drejtoresh ne Spitalin e Prishtines QKUK dhe ligjeron ne disa Fakultete te Kosoves.
Ashtu sikurse Mujë Kabashi i cili ishte i dhene mbas blektoris edhe pasardhesit e tij HasaniRagibi u mor me mbarshtimin e bagetive, gjedheve duke e trashiguar keshtu djemve te tij Sadushi dhe Hajriu. Sot ferma e dy djemve te Ragibit eshte nje nder fermat me te medha te Kosoves. Nder te tjera kjo ferma ka mbi 300 krer lop.
Nder lagjet e vjetra te ketij fshati eshte lagje e vjeter e krijuar nga Kabashasit e cila sot emertohet me emrin Brahim Uka ndersa disa rruge te tjera te ketij fshati mbaje emrat e: Smajl Kabashi, Muj Kabashi, Besim Kabashi etj. Fshati Gurrakoc eshte fshat i madh dhe i bukur. Eshte fshat mjaft prodhues dhe ka uje te bollshem i cili vjen nga Istogu i cili me makin eshte jo me shume se 10 km larg fshatit Gurrakoc. Fshati ka shtepi te bukura, rruge te shtruara, hotel, institucione shteterore vendore si; ambulance, shkolle, xhami etj.

Brezat e familjes se Ragibit jane: Kadri, Zenun, Muj, Hasan , Ragib, Sadush dhe Dren Kabashi.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ju mund te lexoni edhe per Kabashasit e Prizrenit duke klikuar ketu: Në fshatin Kabash të Prizrenit

Po ashtu mund te mesoni me shume mbi fshatin Kabash te Pukes duke klikuet ketu: Fisi i Kabashit