January 12, 2025

Keshilli i Myftinise Puke zhvilloi mbledhjen e radhes per vitin 2025



Me date 11 janar 2025 Keshilli i Myftinise Puke zhvilloi mbledhjen e radhes. Pas leximit te Analizes vjetore te punes te vitit 2024, dhe Planit te Punes per vitin 2025 si dhe Planin Strategjik te punes deri ne vitin 2029, keshilli vlersoi punen e bere gjate vitit 2024 si dhe Planin e punes per vitin 2025 dhe ate strategjik deri ne vitin 2029. Pas miratimit te bera keshilli kaloi ne diskutime mbi disa çeshtje specifike.


Mbeshtetja sociale e Myftinise Puke gjate vitit 2024



Disa fotografi te aktiviteteve te zhvilluara gjate vitit 2024












































December 25, 2024

Vizitat e ndersjellta jane shenje e harmonise fetare

Myftiu i Pukes Gezim Kopani i shoqeruar nga Sekretari i Keshillit te Myftinise Puke Ylli Hadroj si dhe aktivist te tjere te Myftinise zhvilloi diten e merkure , me 25 dhjetor 2024 viziten tradicionale ne kishen Katolike te qytetit te Pukes. Gjate fjales se tij Myftiu Gezim Kopani uroi priftin Zef Marku per festen dhe nepermjet tij gjithe besimtaret katolik te rrethit Puke. Vizitat e ndersjellta tha Myftiu , jane shenje harmonise fetare duke perçuar tek qytetaret shembullin e paqes dhe respektit. 
Myftiu u prit nga famullitari i kesaj kishe Zef Marku dhe bashkepunetoret e tij.

Puke , 25 dhjetor 2024



December 13, 2024

Mos shiko ata qe jane me larte se ti , por ata qe jane me poshte

Ebu Dheri r.a ka thene: "Miku im Profeti Muhammed a.s. me ka porositur te mos i shikoj ata qe jane me larte se une (ne pasuri, pozit etj) , por shikoj ata qe jane me poshte se une."

Pergatiti
Gezim KOPANI


Lexoni me shume duke klikuar: Hadithe 

December 01, 2024

Kryetari i KP-së në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë vizit pune në Myftininë Pukë


Me date 30 nentor 2024 prita ne nje vizite pune kryetarin e Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman te Shqiperise H. Islam Hoxha i cili shoqerohej nga antari i kryesise se KP-se Emirjon Vathaj. Me kete rast e informova kryetarin e KP-se mbi aktivitet qe Myftinia Luke ka zhvilluar deri me tani si dhe projektet qe mendo te zhvilloj ne te ardhmen.
Nga ana e tij kryetari i KP-se njeherazi edhe Myfti i Komzes Islam Hoxha vlersoi angazhimin dhe punen e stafit te Myftinise Puke qofshin ato fetare, kulturore dhe sociale, duke ndikuar pozitivish tek besimtaret dhe jo vetem.
Ne fund kryetarit te KP-se i dorezova nje rapot te aktiviteteve te Myftinise Puke i perbere prej 04 faqe.



November 27, 2024

Kontributi i hoxhallarëve pukjanë për Liri e Pavarësi

Ne shume shkrime por dhe kenge historike del ne pah kontributi i jashtezakonshem i hoxhallareve te cilet luftuan ne mbrojtje te Atedheut deri ne dhenien e jetes. Si ne shume trava te Shqiptarise edhe hoxhallaret e Myftinise se rrethit Puke nuk bejne perjashtim. Ne kuader te festes se 28  dhe 29 Nentorit ju sjell disa kenge historike mbi kontributin e hoxhallareve te Myftinise se rrethit Puke per Liri e POavatresi 

"Kush e nisi luften me serb ?
Osman Hoxha past rahmet ! (1)
Osman Hoxha e Baram Neziri .
Qesi djemsh na i ka Fjeti (2)
S'i ka Krjali , s'i ka Mbreti !
T'armatosun me arm dovleti;
Tan manxerre, manxerre Mbreti!
Gjasht taborre kan mbet prej heri !
Gjasht taborre kan mbet prej i dit!
Dy mije vet kan dal komit;
Dy mije vet komit kandal !
Marka Pali ish kan djal !
Marka Pali , djal azgan
Kurr teslimin (3) nuk e ban!
Ça ka than Sali Nimani :
Armt dore mos i leshoni.
Kurr teslimin mos e bani !
Ka me ardh Shengjergji i Ri
at'her kena pak merzi:
Digjen kish , digjen xhami!
Serbi n'bjeshk na paska hi !
Ke ka gjet , tan tuj gri !
Tan tuj gri , tan tuj coptu!.
.."

Marr nga libri: "Poeti i Malesise Prendush Gega" autor, Prof.Xhemal Meçi fq.93. Shtepia botuese: Geer, 2013

Version tjeter i kenges historike:

"Kush e nisi luften i pari ?
-E kan nis dy hoxhallare.
Hoxhallaret e Malit Zit (4)
Sadik Hoxha ish kan dai!
Osman Hoxha i shehitli(5)
Kan mbledh Thaçin shpi per shpi,
ka nis luften me nje urdi (6)
N'uj t'Gashit jane mbyt nji mij
." 

Marr nga: " Visaret e Kombit " vell. IV, Tirane , 1939.

Osman Hoxha ka lindur ne fshatin Malzi (Dukagjin) dikur pjese e Pukes. Pasi perfundoi medresen sherbeu si imam per fshatrat: Flet , Xathe , Kulumri etj. Ndersa Baram Neziri ishte muezin i xhamise se fshatit Kulumri. 

Pergatiti
Gezim KOPANI 


________
1. Past rahmet: Shprehje qe perdorin myslimanet qe nenkupton: Zoti e pas meshiru
2. Fjet: Eshte fshati Flet i cili ndodhet ne zonen Administrative te Blerimit Fushe-Arrez, Puke
3. Teslim: Dorezim
4. Malzi : Eshte fjala per Dukagjinin qe sot eshte me Kukesin.
5. Shehitli: Deshmor. Imam Osman Hoxha ra deshmore ne lufte me serbin.
6. Urdi: Ushtri


November 19, 2024

Allahu është bamirës i madh

Ne nje hadith Kudsij Allahu xh.sh. thote: "I njeri! Jep , pasi Une do te te jap! Dora e Allahut eshte plot miresi , dhe nuk i pakeson miresite asgje nga ajo qe Allahu ua jep krijesave. Ai eshte Bamires i Madh, qe jep naten dhe diten. A e keni shikuar sa u jep krijesave, qekur e ka krijuar qiellin dhe token, dhe asgje nuk eshte pakesuar nga ajo qe ka, nderkaq Froni (Arshi) i Allahut ka qene mbi uje, e ne doren e Allahut e ka pasur peshoren, e ul dhe e ngre." (Buhari dhe Muslim etj)

Pergatiti
Gezim KOPANI