February 12, 2017

Mejtepi i xhamisë së fshatit Qerret , Pukë

Muret e vjeter te xhamise se fshatit Qerret, Puke

Nga: Gëzim Kopani
  (Myfti i rrethit Puke)


Rëndësia e Mejtepit të Xhamisë së fshatit Qerret Pukë 


Abstratkt
Në Myftininë e Pukës një ndër Mejtepet më të njohura ka qenë ai i fshatit Qerret. Sipas të dhënave të besimtarëve mysliman të fshatit Qerret del se;“Mejtepi i fshatit Qerret është hapur në shekullin e XVIII.” Në këtë Mejtep janë dhënë mësime mbi Kur’anin, ilmihalin, historin islae madje edhe këndim e lëxim në  gjuhën shqipe. Me miratim të Myftinisë Pukë Mejtepi i fshatit Qerret sherbeu për katër vite si shkollë duke u regjistruar kështu e para shkollë shqipe në fshatin Qerret e njohur nga ministria e arsimit e asaj kohe. Në këtë shkollë njëkohësisht edhe mejtep kanë dhënë mësim; Imam Qazim NushiNik DragaIdriz Qanga etj.”

Mejtepi i xhamisë Qerret Pukë është një ndër Mejtepet më të njohura të Myftinisë Pukë. Sipas të dhënave Mejtepi i xhamisë Qerret-Pukë ka filluar që në shek. XVIII-të . Ndërsa banorët arrin të shkojne saktesisht deri në vitin 1892 duke rradhitur brazat që kanë marrë mësim në këtë mejtep.
Në fillim mësimet e Mejtepit zhvilloheshin brenda ambjenteve të xhamisë së fshatit Qerret. Më vonë u ndërtua përball xhamisë një godinë vetem për mejtepin. Sipas Elez Tafilakut  “Xhamia e fshatit Qerret dhe mejtepi janë ndërtuar në një tokë të dhuruar nga vetë banorët e fshatit Qerret. Xhamia ka pas minare me gurë të gdhendur.Unë kam bërë Mejtep në xhamin e fshatit Qerret. Në kohen time mbaj mend se kemi qenë rreth 30 fëmijë. Përveç mësimit të Kur’anit (duke mësuar sure) kena pas mësuar sallavate, tekbire, dua të ndryshme si dhe Mevlud. Në fakt në kohën time kena pas mësuar edhe gjuhën shqipe. 

Elez Tafilaku

Kena pas një hoxhë që quhej Qazim Nushi i cili ishte shumë i dashur. Na merrte me vete nëpër fshat. Në muajin e Ramazanit shkonim sëbashku në Xhamin e Qerretit. U bënin rreth 20 burra. Disa shtëpi të fshatit e thirrnin hoxhen për iftarë. Kishte raste që shkonte për shërbime në xhamin e Kabashit, Kodër Hanit në Pukë etj. Me sa di unë, në xhamin e fshatit Qerret përveç Qazim Nushit kan pas shërbyer  edhe hoxhallarë nga Shkodra dhe Kosova.” [1]
Ndërsa Ahmet Dunga [2] tregon: “…Xhami ma të bukur pas Shkodrës në zonën tonë nuk ka pas. Minarja e xhamis Qerret ka qen shumë e bukur. Ka pas do gur të kuq të gdhëndur shumë bukur; gdhëndur tamam në formen e harkut të rrubullaket siç e do një minare.” E njejta gjë thuhet edhe nga Elez Dunga (vëlla me Ahmet Dungen) i cili thotë: “Mejtepin e kena pas ba në katin e dytë të xhamisë”. Ndërsa Ahmet Dunga shton: “Mesimet islame na bante imam Qazim Nushi. Mbi 4 vjet ,unë kam marr mesime prej tij. Në kohen time mësimin e banim pasdite pasi Myftinia Pukë lejoi përdorimin e Mejtepit si shkollë në shërbim të shtetit. Pra mejtepi jonë shërbeu edhe për shkollë shqipe. Ashtu vazhdoi për rreth 4 vite. Meqenësë paradite Mejtepi u përdor për shkolle imami vendosi dy orare paradite për shkollë pasdite për mejtep.”
Datën e saktë se kur është hapur mejtepi i xhamisë Qerretit-Pukë nuk është e përcaktuar,  por sipas të moshuarve të këti fshati thonë se kan marr mësime në Mejtepin e xhamisë së Qerretit që në vitin 1892. Njëri nga nxënësit e Mejtepit thotë: “Mejtepi i xhamisë së fshatit Qerret ka qenë i hapur që në vitin 1892” [3] Ndërsa sipas të dhënave të tjera del që është i shekullit të XVIII -të.

Xhamia e fshatit Qerret Pukë ishte dy kateshe. Në zonen e Pukës mësohet se vetem Xhamia e fshatit Qerret dhe Kodër Hani kan pas minare.[4] Në fillimet e veta mejtepi  i xhamisë Qerret ka filluar në katin e dytë të xhamisë së fshatit Qerret. Tek vendi që populli i thotë “Hajat“[5] qëndronte mësuesi (hoxha) dhe nga aty zhvillonte mësimet islame nxënësve.
Sipas të dhënave në Mejtepin e fshatit Qerret merrnin mësime shumë fëmijë të fshatit dhe se ishte Mejtepi që kishte më shumë nxënës.[6]
Hoxha ose thënë ndryshe imami me i njohur i këtij fshati ka qenë imam Qazim Nushi i cili ka shërbyer si imam për rreth 33 vjet. Me mall dhe nostalgji nxënesi i tij Elez Tafilaku thotë: “Hoxhë Qazimi ishte njeri i mirë. Ka shërbyer shpi në shpi në të gjithë fshatin. Ai ishte shumë i varfer. Dha kontribute të mëdha për xhamin dhe mejtepin e fshatit tonë. Ai u qëndronte pranë çdo kujt dhe ishte i ashper ku bëhej fjalë për parimet islame. Në mejtepin tonë kan marr mesime islame edhe vajzat. Mbaj mend se pothuajse të gjitha grat e fshatit kan qenë me shami.“[7]
Ndërsa Ahmet Dunga tregon: “E kena pas aq për zemër imam Qazim Nushin saqë nuk i thonim Qazim Nushi por Hoxha i Qerretit. Axha im Asllan Dani i ka pas marr flokt (në shenjë familjaritetit të tre fëmijeve).”[8] Nxënësit e këtij Mejtepi si 1.Ram Neziri 2.Syl Dani 3.Xheladin Januzi 4.Rexhep Januzi 5.Ali Myftari 6.Nezir Zmali 7.Kadri Syla  8.Bajram Cena 9.Murat Musa [9] edhe sot arrin të permendin disa nga mësimet si: dhjetë suret e fundit, myezinllikun etj.
Ahmet Dunga

Nxënesit e vjeter që jetojnë edhe sot unanimisht përmendin disa nga shokët e tyre të Mejtepit si dhe hoxhen e tyre Imam Qazim Nushin ku përmendin; 1.Elez Tafilaku, 2. Ahmet Dunga, 3 Xhemal Tafilaku, 4. Elez Dunga, 5.Xhemal Toska, 6.Musa Bytyçi, 7.Islam Bytyçi, 8.Beqir Adem Cena, 9. Mustaf Adem Cena,10.Uk Dunga, 11.Muharret Qarri,12. Xhemal Dialoshi.
Kishte edhe nga ato që nuk shkonin rregullisht por që kan marr mesime islame si: 1.Jah Tafilaku, 2.Rexhep Neziri, 3.Selim Neziri, 4.Mustaf Ademi etj.
Imam Qazim Nushi ka qenë koleg me mësuesit e tjerë si: Nik Draga[10] dhe Idriz Qanga [11]. Nxënësi i Mejtepit Xhemal Ahmet Tafilaku[12] thotë: “Edhe mësues Idriz Qanga ka dhënë mësim në Mejtepin e xhamisë Qerret krahas mësimeve të shtetit, pasi ai kishte muhabet me hoxhën e Qerretit.”
Nxënesit që kanë marr mësime islame nga imam Qazim Nushi kanë arritur të bëjnë imam, myezin etj. Nostalgjia për hoxhën bën që nxënesit që jetojnë aktualisht arrin ti thonë përmëndësh duat dhe suret. Njëri fillon nga “Rabbi jesir (dhe vijon), tjetri fillon “Amentubilahin (dhe vijon) ndërsa tjeteri fillon “Elif , Be , Te,The.. (dhe vijon deri ne fund), si dhe dhjetë suret e fundit të Kur’anit.[13]
Jo vetem nxënësit e imam Qazim Nushit por i gjithë fshati Qerret edhe sot respekton vlerat kulturore dhe islame që kan marr nga Mejtepi i Xhamisë së fshatit Qerret.
Sipas të dhënave nga Mejtepi i Xhamisë Qerret kan dale figura si: Bajram Cena i cili ka shërbyer në xhamin e Qerretit por edhe në xhamin e fshatit Mllojë[14]. Figura të tjera që kan dal nga ky mejtep janë edhe: Syl Dani [15], Ram Neziri[16], Murat Musa [17] etj.
Mejtepi i xhamisë Qerret u mbyll me ardhjen e komunizmit në Shqipëri.

Shënim: Ky material u përgatit në kuadër të seminarit “Vlerat Kulturore nën Ndriçimin e Dijes Islame” I  zhvilluar më datë; 23 maj 2015 në qytetin e Pukës.

Ky material eshte  botuar ne gazeten "Udha Islame", organi i Myftinise Shkoder, Nr.02,  shkurt 2017, fq.08
______________
[1] Elez Tafilaku; nxënës i imam Qazim Nushit, ndihmës myezin i Xhamisë së fshatit Qerret.I pari telegrafist pukjan në rrethin e Pukës. Fotografi e vitit 2012.
[2] Ahmet Dunga; nxënës i Mejtepit të fshatit Qerret.I datëlindjes 5 janar 1931.Nga viti 1956-1988 ka punuar në zyrat e Postes në qytetin e Pukës. Po ashtu telegrafist.
[3] Ahmet Dunga; i cili thotë : “Që i vogel babai ime Syl Dani ka shku në xhami si dhe në mesimet e Mejtepit të Xhamisë Qerret dhe babai im është i datëlinjdes së vitit 1892Pra e ka gjet të ngritur Mejtepin e xhamisë së Qarretit. ”
[4] Pa përfshirë këtu xhamitë e Malit të Zi (Dukagjin)
[5] Hajat, vendin ku qëndronte myezini.
[6] Elez Tafilaku, viti 2012
[7] Elez Tafilaku, viti 2012
[8] Syl Dani është vëlla me Asllan Danin dhe kan qënë nxënës në mejtep.Në atë kohë mësohet që hoxh ka qenë një imam nga Shkodra.
[9] Emra të përmendur nga Ahmet Dunga (viti 2015)
[10] Nik Draga, Mësues nga Shkodra emruar mësues në shkollen e re të fshatit Qerret. Për të dhënë kontribut në arsimimin e qytetarëve Myftinia Pukë lejoi që mejtepi i xhamis Qerret të bëhet shkollë. Dhe ashtu vijoi për disa vite.
[11] Idriz Qanga, Po ashtu mësues në shkollen e fshatit Qerret.
[12] Xhemal Tafilaku; Nxënës i Mejteptit të xhamisë se fshatit Qerret.
[13] Sinkronë me njeri tjetrin edhe sot ish nxënësit e imam Qazim Nushi si: Elez Tafilaku (viti 2012), Elez Dunga dhe Ahmet Dunga përmendin me nostalgji suret dhe duat e mësuara.
[14] Shpjegim i autorit; Gezim Kopani: “Në atë kohë edhe fshati Mllojë mbulohej fetarisht nga Myftinia Pukë. Sipas Ahmet Dungës kemi se: “Bajram Cena perveç xhamisë së Qerretit ka shërbyer si imam edhe në xhamin e fshatit Mllojë“.
[15] Syl Dani, Myezin i xhamisë Qerret-Pukë.
[16] Ram Neziri, Myezin i xhamisë Qerret-Pukë.
[17] Murat Musa, imam në xhamin e fshatit Lajthizë-Pukë.

Sqarim: Në fotografin e parë është xhamia e vjetër e xhamis Qerret, e dyta është Elez Tafilaku, në të treten është Ahmet Dunga.

January 18, 2017

Babai dhe keshillat e tij

O biri im!

Kam shijuar te mira por nuk kam gjetur me te mire se shendetin.
Kam shijuar te hidhurat por nuk kam gjetur me te hidhur se sa te kerkosh nga njerezit.
Kam mbart hekurin, por nuk kam gjetur me te rende se sa borxhin.
Kam pare te pasurit por nuk kam pare me te pasur se sa ia qe eshte i kenaqur me ate qe i ka caktuar Allahu per te.
Kam provuar durimin dhe kam shijuar te keqen, por nuk kam pare me te forte se sa varferine.
Me kane armiqesuar njerezit dhe nuk kam gjete me armik se sa nefsin (unin) tim.
Kam veshur rrobat me te shtrenjta, por nuk gjeta rrobe me te mire se sa devotshmeria.
Kam degjuar te flasin shume , por nga heshtja kam mesuar me shume.
Jam gjunjezuar para shume sfidave por kur jam gjunezuar per Allahun jam lartesuar.
Hapa shume dyer, por nuk u mireprita si ne deren e pendimit.

Fotografi te vjetra, Shkoder dhe Durres

(Shkoder vit i papercaktuar)

 Xhamia e plumbit Shkoder 
Durres 1914

Profeti Sulejman a.s. dhe ndodhia e liqenit


Tregohet se nje dite profeti Sulejman a.s. qendronte ulur ne breg te nje liqeni. I terheq vemendjen nje milingone me nje koker gruri duke e rasportuar drejt liqenit. Me te arritur ne breg del nje bretkose e cila hap gojen ku hyn milingona me pas bretkosa zhytet ne uje, nderkohe qe profeti Sulejman fillon te analizoj i habitur nga ajo cfare shikoj. Me vone bretkosa del nga uji dhe vendoset ne breg, hap gojen dhe milingona kercen jasht, por pa kokrren e grurit.
Sulejmani i thirri dhe i merr ne pyetje se cfare ishte gjith kjo levizje, cfare ndodhi ?
Milingona i pergjigjet: O profet i Zotit! Ne thellesi te liqenit gjendet nje shkemb e brenda tij nje zgaverr boshe. Ne te jeton nje krimb i verber te cilin Zoti e ka krijuar ne ate vend. Ai e ka te pamundur te dal jasht e te kerkoje ushqim. Prandaj Zoti me ka ngarkuar mua ta furnizoj me ushqim. Po ashtu edhe bretkosa e cila me mban ne gojen e saj ku nuk me prek uji dhe me dergon zgavra. Aty ajo hap gojen dhe une i coj krimbit kokren e grurit. Me pas kthehem perseri me bretkosen. Sulejmani e pyet perseri: Ke degjuar nga krimbi donje gje te vecante?
Milingona i thote: Po! Kam degjuar te thote: "O Ti qe nuk me harron me rrizkun tend ne zgavren e ketij liqeni, mos i privo as roberit e Tu besimtare nga miresit e Tua te pafundme!"
Zoti e di me mir!

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ju mund te mesoni me shume duke klikuar ketu: Ndodhi dhe Tregime

Hadithe mbi sadakanë


Profeti Muhamed a.s. ka thene:
"Kerkoni miresin e Allahut duke dhene sadaka." "Isteinu ala rizki bisadekati."

Ndersa ne nje thenje tjeter thote:
"Isten zilur rizka bis sadekati." dmth: "Lutuni per rrisk duke dhene sadaka."

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Nuk ka sadaka me te dashur tek Allahu xh.sh. se sa fjala e vertet." (Ahmed)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Çdo mysliman qe mbjell ndonje peme apo bime, dhe prej saj ha ndonje shpeze apo njeri, ajo do te jete per ate sadaka." (Muslimi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Muslimani i cili mbjell ndonje peme, frytet e se ciles i shtrytezon njeriu (per mire), apo ndonje kafshe a shpend, kjo do ti shkruhet si sadaka." (Muslim)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ate qe njeriun e shpenzon per mbajtjen e familjes se vet, kjo gje i llogaritet sadaka." (Mesudi r.a.)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Fjala e mire , e embel eshte sadaka." (Buhari)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Çdo veper e mire eshte sadaka. Kush udhezon ditek ne rrugen e drejte do shperblehet sikure te kete bere vete. Allahu xh.sh. i do ata qe japin ndihme dhe ua zbusin hallet njerezve qe jane ne mjerim dhe halle." (Ibne Abbas)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Çdo musliman obligohet te jap sadaka. Shoket e profetit a.s. e pyeten: O i derguari i Allahut, po nese ndonjeri nuk ka mundesi, çfare duhet te bej? Profeti Muhammed a.s. tha: Te punoj me duart e tij dhe kjo do ti sjell dobi per veten dhe do mund te jap sadaka. Shoket e pyeten perseri; Po nese nuk mund te punoje? Profeti a.s tha; Atehere te ndihmoje nevojtaret dhe te pamundurit. Shoket e pyeten perseri; Po nese edhe kete nuk mund ta bej? Profeti a.s. tha: Le te keshilloje ne kryerjen e puneve te mira. Shoket e pyeten perseri; Nese dhe kete nuk mund ta bej? Profeti a.s. tha: Atehere le te bej cfare eshte me e mira dhe le ti ruhet te keqes. Kjo do i llogaritet sadaka." 

Profeti Muhammed a.s. ka thene; "Kater gjera jane thesar te xhennetit; 1.sadakaja , 2. mbulimi i te metave te nje personi, 3. ruajtja e marredhenieve familjare dhe 4. Sa me shume shqiptimi i fjeles "La havle ve la kuvette ila bilahil alijul adhim!"

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Veprat te mira me te cilat fiton shperblim jane: bamiresia, ruajtja e mardhenieve familjare. Ndersa te keqija per te cilat shpejt merr denim jane: terrori dhe nderprerja e mardhenieve familjare." 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Sadakaja me e vlefshme eshte te ruash gjuhen." (Muadh)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Sadakja me e mire eshte te ushqesh te uriturit." (Bejhakiu)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Sadakaja me e mire eshte tu japesh uje te eturve.

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Sadakaja me e mire eshte ajo sadaka me te cilen njeriu nuk rrezikon as veten, as familjen e vet." (Hakimi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur te japesh, me se pari fillo me  ato te cilet e ke borxh apo obligim qe ti furnizosh." (Hakimi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Largoni nga rruga ato gjera qe pengon njerzit, sepse kjo gje do te llogarihet si sadaka." (Buhari)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur te vendosesh te japesh sadaka, me se pari fillo nga vetja, nese te mbetet dicka vijo me familjen tende, pastja nese te mbetet dicka vijo me te afermit, nese perseri te mbetet dicka per te ndar, vijo te ndash me rend keshtu." (Xhabiri)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ruhuni nga koprracia, sepse koprracia i ka shkaterruar ata qe kan jetuar para jush, i ka nxitur ne gjakderdhje dhe gjera te tjera te ndaluara." (Muslim) 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur njeriu vdes, i nderpriten veprat e tij me perjashtim tre: 1.Sadakja e vazhdueshme, 2. dituria e mire qe u sherben njerezve, 3. famija i mire i cili ben dua per te."(Muslim)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Me te vertet, sadakaja e fshehte e zbut hidherimin e Allahut, dhe ruajtja e mardhenieve farefisnore e zgjat jeten."

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Sadakaja e ruan njeriun nga pasojat e veprave te keqija, ndersa shqiptimi i fjaleve: "La ilahe il-lall-llah" i heq prej atij qe i thote 99 fatkeqsi, pre te cilave me e vogla eshte brenga." (Ibn Abbasi) 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Me te vertet sadakaja do shuaj zjarrin ne varrin e atij qe e ka dhene sadakan, ndersa nje i till besimtar qe jep sadaka diten e Kijametit do flladitet nen hijen e sadakas se tij." (Taberani) 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Buzqeshja -pra shikimi me respekt eshte sadaka." (Buhari) 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Udhezimi ne te mire dhe largimi nga e keqja eshte sadaka."(Buhari) 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Te udhezosh ate ka humbur udhen ne vend te huaj ose ne shkreterire eshte sadaka." (Buhari) 

Profeti Muhammed a.s.ka thene: "Te heqesh nga rruga pengesat, gur , fere eshte sadaka." (Buhari) 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Çdo gje qe nje njeri shpenzon per shtepin e tij, bashkeshorten e tij, femijet e tij, dhe nese ka personel qe i sherben, do i llogaritet sadaka." (Taberani) 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Sadakaja e dhene ne oret e mengjesit , e ruan njeriun nga te gjitha fatkeqsite e asaj dite." (Enesi r.a)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Sadakja e dhene nje nevojtari llogaritet nje sadaka. Sadakja e dhene nje te afermi nevojtar llogaritet dy sadaka. Sadaka eshte edhe mbatja e lidhjeve familjare." 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Sadaka e vertet eshte degjueshmeria e prinderve dhe kujdesi ndaj te afermeve." 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Sadakaja e mshefte e zbut zemerimin e Allahut xh.sh." (Taberani)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Cdo veper e mire eshte sadaka." (Taberani)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Flladi i besimtareti ne diten e Gjykimit do te jete sadakaja." (Ahmedi)





Pergatiti
Gezim KOPANI

January 06, 2017

Dimer i ashper ne rrethin e Pukes

Dimer i ashper ne rrethin e Pukes me date 5 & 6 janar 2017, temperatura -17 C. Nderkoha pas kesaj date temperaturat kan shkuar mbi -20 C.