May 23, 2020

Mesazh urimi im me rastin e festes se Fiter Bajramit

Bismilahir Rahmanir Rahim 
Ne emrin e Allahut, Meshuruesit dhe Meshireplotit!

Te nderuar besimtar mysliman te rrethit Puke !
Vellezer dhe motra !

Neser, 24 maj 2020 presim me gezim festen e Fiter Bajramit, feste e cila vjen pas muajit te bekuar te ramzanit.
Edhe pse ndryshe nga vitet e tjera ibadeti ndaj Allahu xh.sh. nuk ka munguar por edhe lutjet per njeri tjetrin, duke shpresuar per fitimin e Miresise e Faljes nga Allahu xh.sh.

Le te sherbej agjerimi ne hapjen e nje kapitulli te ri. Te behemi njerez te paster dhe te drejte dhe ndihmetar per njeri tjetrin.
Andaj nen atmosferen e gezimit te muajit Ramazan kam kenaqesin t'ju uroj Gezuar Festen e Fiter Bajramit! Allahu xh.sh. ju ruajt ju, familjen tuaj! Cdo te semuri i uroj sherim, cdo personi ne veshtirsi Allahu e ndihmofte.

Urime per te gjitha ata qe u sprovuan me covid-19 si dhe per bluzat e bardha, efektivet e Policise dhe te gjithe ato qe ishin ne krye te detyres ne ato dite te veshtira Allahu ua shperblefte me xhennnet!

Urim i vecante dhe per te gjithe emigrantet pukjan te ndodhur ne veshtirsi por qe nuk harruan vendlindjen e tyre.

Dhe nje here Gezuar Festen e Fiter Bajramit !

Gezim Kopani
  (Myfti i Pukes)



May 21, 2020

Fshati Trun i Poshtem ne Puke



Fotografi te bera nga Gezim KOPANI
Njesia administrative Blerim
Fshati Trun i Poshtem - Puke
Maj 2020

Elhamdulilah, dhe kete ramazan u ndihmuan dhjetra familje

Falenderuar qofte Allahu xh.sh i Cili mundesoi disa donator per te ndihmuar disa familje ne nevoj ne rrethin e Pukes. Nga mbeshtetja sociale e ramazanit 2020 u ndihmuan rreth 300 familje. Konkretisht ne: Puke, Qerret, Dedaj, Kabash, Rrape, Trun etj.




May 16, 2020

Vlera e dhjete diteve te fundit te ramazanit



Vlera e dhjete diteve te fundit te ramazanit 

I gjithe muaji ramazan ka vlere te veçante, por dhjete ditet dhe netet e fundit te tij kan vlere edhe me te madhe. Profeti Muhammed a.s i ka kushtuar vemendje shume te madhe fundit te muajit ramazan, pasi ne to ka miresi dhe bereqete te shumtra sic eshte nata e bekuar e Kadrit. Per vemendjen qe Profeti a.s. i kushtonte dhjete diteve dhe neteve te fundit te muajit ramazan na ka treguar Aishja r.a e cila ka treguar: "Muhammedi a.s. e kishte tradite te tij shtimin e ibadetit ne dhjete ditet e fundit te ramzanit." (Muslim)

Ne nje hadith tjeter kemi: "Kur vinin dhjete ditet e fundit te ramzanit, ai (Muhamedi) qendronte zgjuar (duke kryer ibadet), zgjonte nga gjumi familjen dhe benin ibadet (shterngonte rripin, pra pergatitej per ibadet te gjate)." (Buhari, Muslim)

Taberani transmeton se Aliu r.a. ka treguar se: "Muhammedi a.s.. zgjonte familjen e tij ne dhjete diet e fundit te ramazanit, madje zgjonte edhe te vegjlit e te rriturit qe ishin ne gjendje te faleshin."

Edhe sahabet i kan kushtuar vemendje te madhe dhejte diteve dhe neteve te fundit te ramazanit.  Tregojne se; "Omeri r.a falej shume naten. Me pas zgjonte familjen per te fal namazn  dhe u thoshte kete ajet Kur'anor: "Urdhero familjen tende te fale namaz dhe ti vete zbatoje ate." (Imam Malik tek Muvatta)

Dhjete ditet e fundit te ramazanit marrin vlere edhe per shkak se: "Ne dhjete ditet e fundit te ramazanit bie nata e bekuar e Kadrit."

Ne nje hadith te transmetuar nga Ebi Xhafer Muhamed bin Alu kemi se: "Ate te cilin ramazani e gjen shendosh e musliman, dhe agjeron ramazanin dhe kryen ibadet ne nje pjese te nates , ruan shikimet e tij, nderin, gjuhen , doren dhe kujdeset ne faljen e namazit me xhemat, te xhuman shkon heret ne xhami. Ky e ka agjeruar ramazanin dhe e ka plotesuar shperblimin. Ky e ka qelluar naten e Kadrit dhe ka fituar shperblimin e Allahut xh.sh." (Ebi Ed Dunja)

Sic e dime ne dhjete ditet e fundit te ramazanit behet itikaf ne ato xhami te cilat krijone kushtet per itikaf. Me itikaf kuptojme mbulje (izolim) me qellim kryerjen e ibadeteve ne xhami.
Ne lidhje me itikafin Abdullah ibni Omer r.a. thote: "Pejgamberi hynte ne itikaf ne dhjete ditet e fundit te ramazanit."(1)

Sic e permendem edhe me siper , ne dhjete ditet e fundit te ramazanit bie nata e bekuar e Kadrit. Me qenese kjo teme eshte shtjelluar ju ftojme te klikoni ketu per te mesuar me shume mbi naten e bekuar te Kadrit: https://gezimkopani.blogspot.com/2018/06/nata-e-kadrit.html 


Pergatiti
Gezim KOPANI


____________
1.Itikafet jane disa lloje: Vazhib (eshte per ate qe eshte zotuar per kryerjen e itikafit), Sunnet (dhjet ditet e fundit te ramazanit) dhe Mustehab (eshte rasti kur nje person deshiron vete te bej itikaf). Itikafi nder te tjera ka keto kushte: Te qenurit mysliman, te jete i shendoshe mentalisht, te jete i rritur, te respektoj izolimin  (pra te qendroj ne xhami ne te cilen duhet te kryej ibadetet rregullisht), te jete i paster (mutekif) pra nuk mund te jete xhunub. Nese behet xhunub gjate itikafit duhet te pastrohet sa me shpejt e pastaj vazhdon itikafin.

Fotografi e fshatit Kabash Puke


Fotografi e bere nga Gezim KOPANI

Maj 2020