January 23, 2015

Cfare tregon ngjarja e Selman al Farisi?

Selman al Farisiu ka lindur ne Iran. Ne ate kohe populli i Iranit adhuronin zjarrin. Selami ishte njeri i
zgjuar dhe shume besimtar. Ai rastisi te takoje nje prift ne nje kishe. Duke biseduar me priftin ne lidhje me besimin e popullit te Iranit, ariti te perqafoj besimin e priftit dhe keshtu u be i krishter. Ai vendosi te jetoj me priftin. Prifti u semur dhe para se te vdiste i la porosi Selamit qe te shkoj tek nje prift tjeter, i cili mendonte se ishte me i drejti. Selami pasi i vdes Prifti vendosi te shtegetoj tek prifti tjeter.Jetoj aty per nje fare kohe, edhe ketij prifti i erdh fundi i jetes, pera se te vdiste ai i la nje prorosi Selaman al Farsiut duke i thene:
"Per Zotin, nuk e di se a gjendet njeri i cili e ndjek rrugen e tyre (prifterinjeve tek te cilet kishte qene Selmani) e te te porosis te shkosh tek ai. Por, eshte afruar koha e ardhjes se Pejgambderit ne fene e Ibrahimit. Do te dergohet ne token e arabeve e me vone do te emigroje ne vendin mes dy shkembijve ne te cilen ka hurma. Do te veresh tek ai disa shenja; nuk a lemoshen kurse e pranon dhuraten, mes shpatullave te tij gjendet vula e pejgamberise, andaj, nese ke mundesi, shko ne ate vend."
Selmani ashtu veproi dhe shkoj ne Medine dhe atje u punsua tek nje hebre. Kur hz.Muhammed u shperngul nga Meke ne Medine vendosi qe ta takoje. Pasi u pershendeten Selmani e provoi ne fillim se a i ka cilesite te cilat ia tregoi prifti, i ofroi disa hurma si lemoshe por hz,Muhammed a.s. nuk i pranoi, pastaj i orfroi dhurate e ai e pranoi. Pasi u bind ne ato fakte qe ia kishte thene prifiti Selman al Farisi pranon fene islame.


January 09, 2015

Per ata qe bejne sikur nuk kuptojne


Nuk jam Charlie, jam Mysliman (Ahmedi qe mbronte Charlin)

Shpreh keqardhje per ngjarjen e ndodhur sot ne revisten satirike te Parisit dhe ne menyre te vecant te afermeve te viktimave. Nuk kuptoj disa qe nxitojne te fajsojne islamin ku asnje komunitet zyrtar islam nuk ka marr persiper nje gje te till. Nje gje e till nuk mund te ndodh. Nuk eshte e veshtire qe dikush te mesoj dy a tre gjera islame dhe me keto te kryej akte terrori. Fajsimi i islamit per cdo gje eshte shume e demshme. Te gjith tashme e din se kush jan keto organizata prandaj duhet bere bllok krijuesve te till qe skan asnje lidhje me Kur'anin. Qe te legjitimohen disa veprime te disa qeverive eshte e lehte te inskenosh akte te tilla. Nga ana tjeter une mendoj qe revistat a webfaqet e gazetarive nuk duhet te tallen e te ofendojne besimin e tjetrit qoft kjo edhe me karikatura. Kjo revist e ka bere, madje jo vetem per myslimanet por edhe per fet e tjera hyjenore (ketu nuk e kam fjalen per ket Bagdadin).Kur i shikon disa gjera nga larg duken si te organizuara, por myslimanet nuk duhet te bin ne kurth pasi islam dmth paqe, dashuri e respekt. Nga ana tjeter nuk duhet te lejojme a tju hapim rruge aktve te tilla te cilat njollosin islamin. Islami do ec perpara dua apo nuk dua une pasi kushdo qe e ka studiuar e ka perqafuar. Ne asnje vend feja islame nuk legjitimon dhunen, gjakderdhjen apo trazirat. Allahu xh.sh thote: "Ne ju krijuam ne kombe e fise qe te njiheni mes njeri-tjetrit. Askush nuk ka te drejt te vras tjetrin me pa te drejte, e kush e ben kete eshte sikur te kete vrare gjithe njerezimin." Imagjino cfare lidhje islame ka ai qe vrau sot ate policin edhe pse ai ishte dorzuar (me duar te ngritur lart).
Gezim Kopani
07 janar 2015

December 07, 2014

Zgjerimi i Qabes, zbulon murin e vjeter ndertuar ne kohen e Perandoris Osmane.


Zgjerimi i Qabes, zbulon murin e vjeter ndertuar ne kohen e Perandoris Osmane.

Lajmi eshte bere i ditur nga kryeinxhinieri turk Hikmet Toplu. Ai beri te ditur se gjate punimeve per zgjerimi e Qabes eshte zbuluar nje kolon e vjeter e kohes se Perandorise Osmane. Sipas  te dhenave tek kjo kolon eshte vendi ku hz.Muhammed a.s mori mesazhin nga Allahu xh.sh mbi rendesin e nates e Kadrit. Po ashtu eshte gjet dhe nje pllak qe flet mbi udhetimin e hz.Muhammed a.s. ne naten e Miraxhit.

Pergatiti
Gezim Kopani

Fotografit te bera ne Qaben e Bekuar (Sherife)





December 05, 2014

Ura e Hoxhës, Gomsiqe - Pukë

Kohe me pare rrethi i Pukes pershkruhej nga rruga e njohur e cila quhej "Rruga e Karvanave", e ne disa raste e gjeme me emertimin: "Rruga e Madhe", "Rruga e Gjakoves" etj.  U quajt Rruga e Karvanave pasi ajo lidhte Shkodren me Kosoven duke filluar nga: Shkoder - Puke (veres kalonte nga Puka e dimrit nga fshati Kabash) - Kryezi - Gjakove, apo Kukes - Prizren

Kjo eshte fotografi e cilia mendohet qe ka qene e ngritur ne Gomsiqe

Kjo rruge ne Puke ishte e njohur jo vetem nga banoret vendas por edhe nga tregtaret shqiptare, kosovar dhe jo vetem. Pikat kryesore qe ka pasur kjo rruge per pushim ne rrethin e Pukes eshte fshati Kabash dhe Koder Hani Puke.  Rruga kryesisht perdorej nga tregetar Kosovar dhe Shqiptare. Kjo rruge mori rendesi te vecante sidomos ne kohen kur qyteti i Shkodres u be Sanxhak (1458).
Sa i takon vend pushimit ne fshatin Kabash thuhet se ky fshat ka pasur shume shtepi dhe zhvillim. Sipas te dhenave popullore tregohet se: "...aq shume shtepi kishte fshati Kabash saqe: "macet kalonin nga çatia ne çati".(1)
Per shkak te rruges fshati Kabash mori zhvillim te madh aq sa ne kete fshat zhvilloj Panaire tregtije i quajtur "Dita e Enve".(2) Perveç tregtareve kete rruge e kan perdorur udheheqes, ushtar e klerik. Nga keto te dhena popullore tregohet se; Kishte qene nje Hoxhe (imam) nga qyteti i Shkodres i cili kryente sherbime fetare ne xhamin e fshatit Qerret te Pukes. Ky hoxhe e bente çdo jave kete rruge, sidomos ne diten e xhuma ku kryente faljen e namazit te xhumas ne xhamin e fshatit Qerret.(3) Veshtirsia e kalimit te Gomsiqes beri qe ky imam me ndihmen e te tjereve te ndertonte nje ure madheshtore ne Gomsiqe si dhurate per banoret dhe kalimtaret. Ne fakt emertimi si "Ura e Hoxhes" Gomsiqe e permend dhe autori Uk Sinani ne librin e tij qe flet per Malziun ku thote: "Karvanet kalonin ne va ose mbi ura. Kalonin Vaun e Dejes dhe Drinin me trap. Por ka pas edhe ura , sic qe ura e Hoxhes ne Gomsiqe, 36 metra e gjate dhe 3 metra e gjere."(4)
Per shkak te kesaj vepre te madhe qe beri Hoxha, ura mori emertimin: "Ura e Hoxhes" Gomsiqe (1825). Sipas nje te dhene tjeter thuhet se "Ura e Hoxhes" ishte ndertuar si dhurate nga nje imam Kosovar. Gjithsesi kjo ure ka qene aq e njohur, saqe thone se ne kohen e Ahmet Zogut ka qen e vondosur ne monedhen e kohes. Sipas kujteses popullore pergjate rruges se madhe mesohet te kete pasur disa hane si: Hani i KabashitQerretit, Pukes. (5) 
Ndersa ne Koder Hani mesohet te kete pasur disa Hane por me krysori ishte Hani i Xhamise se Koder Hanit si dhe Hani i Laçit.(6)
Mesohet se disa hane te kete pasur dhe fshatin Kabash te cilet ishin te vendosur ne qender te fshatit. Sipas te dhenave popullore ne Kabash ka pas mbi 5 hane. Disa thone qe ka pasur dhe han me emrin "Hani i Hoxhes

Ai qe permend uren e Gomsiqes eshte Valter Shtylla (7) i cili jep keto te dhena: "Ura e Gomsiqes eshte ndertuar ne shek XVI-XVII. Ne Gomsiqe ka kaluar rruga e rendesishme Shkoder-Prizren. Ura ishte 36 m e gjate dhe 3 m e gjere. Permbehej nga harku kryesor i cili ishte 14 m dhe nga nje hark me i vogel dhe nga dy dritare anash. Tej ures deri ne vitwt 50 ruheshin gjurmet e kalldremit te kohes antike me gjeresi 3.3 m gje qe deshmon per funksionimin e kesaj rruge qe ne antikitet."(8)
Duke pasur parasysh te dhanat e ures per me teper kur disa thone se kjo ure ka qene e vendosur me fotografi ne modhen e kohes se Mbretit Ahmet Zogu ben te kuptosh qe flitet per nje ure te rendesishme edhe pse ne zone nuk mbahet mend, ndoshta koha ka bere qe ajo te harrohet. 

Pergatiti
Gezim Kopani
Puke 05.12.2014

_________
1. Kjo thenie duket e pabesueshme nese sot i ben vizite fshatit Kabash. Keshtu eshte dhe per ceshtjen e ures se Gomsiqes.
2. Per me shume kliko ketu: https://gezim-kopani.blogspot.com/2018/07/panairi-i-kabashit-puke.html
3. Gezim Kopani
4. Uk Sinani "Malziu Veshtrim historik - etnografik" 2014, fq. 47
5. Sipas te dhenave aty ku sot ne Puke ndalojne fugonat e Fush-arrezit te kete pasur nje Han.
6. Hani i Laçit ka qene aty ku sot ndodhet avullija e shtepise se Hasan Kapllan Laçit.
7. Valter Shtylla ka lindur ne Tirane me 21.05.1942. Ka perfunduar Fakultetin e Inxhinierise se Ndertitmit. Pas perfundimit te fakultetit ai ka filluar pune si punojes shkencore ne sektorin e monumeteve te arkitektures antike dhe mesjetare. Gjate punes se tij ai kryer aktivitete dhe pune duke kryer gjurmim , seleksionim dhe venien ne mbrojtje nga shteti te vlerave te ndryshme te trashegimise kulturore si: objekte te kultit dhe ato te hershme inxhinierike. Ne fushen e studimeve objekt i Valter Shtylles kan qene ndertimet e hershme inxhinierike si: rruge, ura, ujesjelles etj. Ne kete drejtim ai ka botuar rreth 40 artikuj studimor brenda dhe jasht shtetit. Pas vitit 1994 Valter Shtylla ka qene drejtor i Institutit te Monumenteve. Prof. Valter Shtylla mban titullin: "Doktor i Shkencave." ndersa pas vitit 1995 ai mban titullin "Profesor Doktor". 
8. Valter Shtylla, revista Monumetet, viti 1983, fq. 20-21.


Disa thone qe behet fjale per kete fotografi

Takim me Para dhe Tetraplegjiket

3 dhjetori i dites boterore te Personave me Aftesi te Kufizuar

Sot isha i ftuar nga shoqata e Paraplegjikeve dhe Tetraplegjikeve Puke. Nder te tjera gjate takimit mori fjalen pershendetese edhe kreu i kesaj shoqata Mark Bardhoshi i cili tha nje fjali te cilen e mbajta mend. Ai tha:
"Pa miresin dhe dashurin tuaj ne do ishim kufoma te ardhur me leje ne kete bote." E ndjeva veten keq. Gjendja e tyre len shume per te deshiruar.
Do Zoti ishalla na jepet mundesi per tju gjendur pran kesaj shtrese e cila eshte pjese e jone.

Puke 3.12.2014


November 29, 2014

Dhurata e Presidentit te Turqise Erdogan per kreun e Vatikanit

Dhurata e Presidentit te Turqise Erdogan qe i beri kreut te Vatikanit. 

Presidenti i Turqise Erdogan i
dhuroi kreut te Vatikanit Francisco nje ferman te Sulltan Fatih Mehmet Hanit qe flet mbi "Lirite fetare te klerit Katolik ne Bosnje."

Ne fermanin e dhuruar shkruhet:
"Une Fatih Sulltan Mehmet Hani, me bamiresi i urdheroj kleriket Katolik te Bosnjes; te adhuroni pa frike ne Kishat tuaja dhe te qendroni pa frike ne vendet tuaja. Askush nga veziret dhe nenpunesit e mij nuk do te cenoj dinitetin tuaj dhe as nuk do te ofendoheni. Betohem ne emer te Allahut xh.sh, te Pejgamberit Muhammed a.s. e te Kur'anit si dhe ne emer te shpates qe kam ne brez (te nderit tim) se jeta, pasuria dhe Kishat tuaja do jene nen sigurin time derisa te jeni besnik."


Ky ferman eshte shkruar ne vitin 1463, 326 vjet perpara revulucionit Frances, dhe 485 vjet perpara Deklarates Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut.

Ne fotografi eshte momenti i dhenjes se dhurates.
(Turqi 28.11.2014)