March 02, 2016

Keshtu ndodh me femijet Sirjan

Ajo nuk i ka prinderit,por ka nje vella me te vogel. Ndjenja e pergjegjesise per vellane ka bere qe ajo te gjeje buke per te."


February 15, 2016

Vlera e fjalës BISMILAH


Tregohet se nje grua e kishte bere pjese te jetes se perditshme shprehjen e fjales: " Bismilah ! " qe do te thote: Ne emer te Allahut ! Ajo diten , punet apo fjalet i fillonte me kete shprehje mirepo burri i saj nuk besonte madje ishte mezituar nga kjo fjale duke thene: Çfate te mire te sjell?
Burri vendosi te provoj dhe te mashtroj bashkeshorten e tij. Nje dite ai i jep bashkeshortes nje pako duke i thene qe ta vendos ne ate vend ku ai deshironte.
Bashkeshortja me urtesin e saj dhe besimin qe e karakterizonte  e vendos pakon tek vendi qe bashkeshorti i kishte thene duke e shoqeruar me fjalen: " Bismilah !" Qe ne kete rast kjo do te thote: E le kete pako ne dore te Allahut xh.sh!
Gjate kesaj kohe burri ne fshehtesi shikonte levizjet e bashkeshortes dhe pasi u sigurua qe pakoja eshte vendosur ku ai i kishte thene , fshehurazi merr pakon dhe e hedh nje pus.
Pas nje kohe burri i thote bashkeshortes qe tia sjell pakon e fshahur.
Bashkeshortia nuk ishte ne dinjeni per veprimet tinzare te burrit dhe me qetesin e saj niset per te marr pakon. Kur arrin tek vendi ajo duke thene Bismilah zgjate doren per te marr pakon. Pikerisht ne kete moment Allahu xh.sh. urdheroi melekun qe ta marr me shpejtesi pakon nga pusi dhe ta vendos aty ku gruaja e kishte len. Sapo ajo zgjati doren mori pakon dhe normalisht ia dorezoi bashkeshortit.
Burri mbeti pa fajle dhe u pendua shume dhe sinqerisht tek Allahu xh.sh dhe kurre me nuk e perbuzi bashkeshorten e tij dhe madheshtin e fjales Bismilah !

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush do qe Allahu ta shpetoj nga zebanit le te thote Bismilah, qe Allahu ta mbroj me cdo shkronje te kesaj fjale (19 shkronja, aq sa eshte numri i rojtare te zjarrit), sepse meleket prej fajles Bismilah marrin forcen dhe prej asaj fjale zbuten." (Ibn Mesudi)

Ebu Bekri r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Fjala Bismilahir Rahmanir Rahim eshte kopshte prej kopshteve te xhennetit. Çdo shkrojne ka kuptim dhe domethenje te veçante." 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Mesoni me shume duke klikuar: Ndodhi 


February 14, 2016

Lutja e Profetit Ibrahim a.s. për vdekjen


Transmetohet se Profeti Ibrahim a.s. ju lut Allahut xh.sh duke thene:
"O Zoti im! Me lajmero kur te me afrohet vdekja, ne menyre qe te te adhuroj me shume!"
Kaluan vite dhe Allahu xh.sh nuk i kthen pergjigje lutjes se tij.
Nje dite Profeti Ibrahim a.s. e pyet Allahun xh.sh per shkakun e mos kthimit te pergjigjes. Allahu xh.sh. i thote: "Miku im! Lajmetari i vdekjes ty te ka ardhur shume vite me pare. A nuk e keni vene re?
-Jo, i pergjigjet Ibrahimi a.s. !
Allahu xh,sh i thote:
-"A nuk e sheh veten o Ibrahim? Mjekra dhe floket te jane zbardhur. Keto jane lajmetaret e vdekjes."

Pergatiti
Gezim KOPANI

January 04, 2016

Historiku i xhamisë së fshatit Rrypë , Pukë (1318 h)

Xhamia e fshatit Rrypë-Pukë. Viti 2007

Xhamia e fshatit Rrypë-Pukë (1318 h -1800 )

Xhamia Rrypë ndodhet ne zonen e administrative te Rrapes.[1] Xhamia është e vendosur buz një kodre, para se ciles ndodhet një livadh si dhe varrezat e vjetra të myslimane të kësaj zone.[2]

Sipas të dhënave gojore thuhet se xhamia Rrypë është e ndërtuar në vitet e fundit të Perandoris Osmane. Nga të njetat të dhëna flitet se Xhamia Rrypë është ndërtuar rreth vitit 1800. Të dhënave të tjera nga imam të kësaj xhamie kemi se: "Xhamia e Rrypës është e hershme fort. Nuk mbahet mend kur është ndërtue"[3] Gjatë kësaj kohe mësohet se fshati Rrypë ka pas rreth 50 shtepi.[4] Sipas kujteses popullore thuhet se Xhamia e Rrypës është e vjeter aq sa është Xhamia e fshatit Kabash e Pukë. Kjo duke u bazuar në disa vargje popullore kur vdiq Idriz Haxhia u thuren këto vargje:
"Me u këndu m'sallma n'tri xhami
Se ka dek Irdiz Haxhia" [5]

Në lidhje me vjetërsin e Xhamisë Rrypë mund të merren si argument edhe varrezat e vjetra të myslimanëve të kësaj zone të cilat ndodhet pran xhamisë. Edhe sot ndodhen mbi 4 varre të vjetra të cilat në gurë[6] kan të gdhendur emrin dhe vitin e vdekjes.Gurët e varreve janë në formë të rrumbullakët me mbishkrime (germa arabe). Një nga këto varreza mban vitin 1318 h.

Varreza të vjetra myslimane të kesaj zone kemi edhe  në Kodren e Hadrojve aty ku kalon rruga e vjeter e Gjakovës. E gjithë zona që përshkron; RrypënHadroinRrapin etj gjenden emertime të vjetra të cilat tregojnë për hershmëerinë e familjeve myslimane kësaj zone. Mund të përmend këtu:
-Varrezat e vjetra te Xhamise Rrype,
-Kroni i Dervishit (Këtu ndër të tjerë kemi familjen e Imer Hasan Sadrisë, i cili mban mend brezat: PrengFazli,.Sadri, QelIsufHasan,)
-

Rruga e Gjakov
ës,
Varrezat e vjetra të Kodrës së Hadroit.[7]

Xhamia e Rrypës ka sherbyer për fshatrat si:
Rrypë,
Rrape,
Hadroi,
Rrap[8]
Përveç imamëve dhe myezinave të Xhamisë në të kan sherbyer edhe kujdestar të si:
Ram SadikuRamadan MuharremiNiman BajramiIdriz Beqiri e Hysen Ismaili.[9]

Gurë varri në varrezat e vjetra te fshatit Rrypë-Pukë. Ne gurë eshte i shnuar viti i vdekjes sipas hixhrit

Sipas kujteses popullore për herë të parë në këtë Xhami kan sherbyer imam lëvizes të cilet në disa raste ishin imam Turq ose Kosovarë të cilet kalonin përgjatë Rrugës se Madhe.[10]
Më pas në këtë xhami është emruar nga Myftinia e rrethit Pukë imam Asllan Hoxha[11] Sipas të dhënave imam Asllan Hoxha ka sherbyer në këtë xhami për rreth 30 vjet.[12] Siç e përmenda edhe më siper Imam Asllan Hoxha mbahet mend pasi ai ndikoi në rindertimin e Xhamisë Rrypë.Imam Asllan Hoxha u bë shumë i respektuar në RrypëHadroi e Rrape.
Atje lidhi edhe miqësi dhe u martu me një bijë Hadrojsh.Nga kjo martes lindën: EleziHaliliIbrahimiGjyla dhe Misirja.
Imam Asllan Hoxha pat ndikim domëthënës islam në familjen e tij aq sa dolen dy imamë H.Elezi dhe H.Ibrahimi.[13]
Rrugen për në xhamin e Rrypës Imam Asllan Hoxha e përshkruante në këmbë[14] nga lagjia Zezaj Pukë në Rrypë. Shumë shërbesa fetare në këtë fshat i ka bërë me djalin e tij Ibrahimin. Po ashtu edhe me Elezin por me këtë të fundit më pak pasi ai vazhdoi studimet në Medrese.[15]

Varrezat e vjetra te fshatit Rrypë,Pukë. Fotografi e vitit 2007(GK)


Gjatë muajit të Mevludit dhe të muajit Ramazan H.Ibrahim Hoxha shkonte familje myslimane të Rrypës ku kryete shërbime të ndryshme fetare si dhe ftohesh edhe për iftare përgjate muajit Ramazant. Pas imam Asllan Hoxha, imam i Xhamisë Rrypë u emrua djali i tij H.Ibrahim Hoxha i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet.
Ai tregonte se në popull kishte varferi, por ishin besimtar saqë në shtepin e Dervishit në Hadroi ku kishte ndodhur mort kishin porositur gurin e varrit në Prizren.I kan edhe sot.

Në përgjithësi Hadrojsit ishin në gjendje më të mirë. Raste tjeter për tu përmendur është se; kjo zonë kontribonte për xhamin dhe imamin. Ato jepnin "hakun" e hoxhes siç quhej nëatë kohë ku imami u paguante nga populli.

Kjo kuote ishte; çdo shtëpi të japë; 30 kg miser, 1 kg grosh dhe 1 gogel djahte kjo e fundit për ato që kishin bageti. Mbas Luftës së II-te drithe jepnin 15 kg për familje. Shtepi që përgjigjeshin ishin 30. Po kështu edhe në fshatrat e tjerë.[16]
Si të gjitha xhamiat e tjera edhe kjo xhami u shkaterrua nga sistemi komunist për tu përdor për nevoja të tjera.Trualli dhe sipervafqja e Xhamisë Rrypë është rirregjistruar si pronë Vakuf e Myftinisë së rrethit Pukë në vitin 2007.[17]

Përgatiti 
Gëzim Kopani
(Myfti i rrethit Pukë)

V/O; Ky material është i arkivuar pranë Myftinisë së rrethit Pukë. Nr.Prot;150. Datë;11.09.2015

___________
[1]Ish Komuna e Rrapës sot njesi Administrative e Bashkisë Pukë. Ajo përfshin ndër të tjerë fshatrat si: KabashMeçeBuhotRrapeRrypëHadroi dhe Rrap në të cilët jetojnë edhe familje myslimane.
[2]Varrezat e vjetra myslimane të cilat ndodhen pran kësaj xhamie janë të vjetra mbi 118 vjet(Duke u bazuar në varrezat aktuale).Tek njëri varr shkruhet viti 1318 te hixhrit.
[3]Kujtimet e imam H.Ibrahim Hoxha.
[4]Kujtime nga Anëtari i Këshillit teë Myftinisë së rrethit Pukë Besnik Lluka, date; 28.02.2008
[5]Prof.Xhemal Meçi "Kabashi, Puka që në lashtësi 2"  fq.103
[6]Sipas banorëve të këtij fshati guret e varreve janë të bërë me porosi të veçante nga të afermit e familjeve ku ndodhte morti. Guret porositeshin ose në Tetovë, Shkup, ose në Prizren a Gjakovë.
[7]Emërtimet janë marr nga Imer Hasan Sadria. Fotografi Gëzim Kopani vitet;20072015.
[8]Shënimet e imam Gëzim Kopani, viti 2008-2015.
[9]Prof.Xhemal Meçi "Kabashi, Puka që në lashtësi 2"  fq.103
[10]Shënimet e imam Gëzim Kopani, viti 2008.
[11]Asllan Abdullah Hoxha i datelindjes 15.04.1875. Mësimet islame i mori tek Mejtepi i Xhamisë së Koder Hanit Pukë.
[12]Kujtime nga Anëtari i Këshillit te Myftinisë së rrethit Pukë Besnik Lluka, date; 28.02.2008
[13]Shënimet e imam Gëzim Kopani.
[14]Gjatë shërbesave në Rrypë të imam Asllanit kryesisht e shoqeronte djali i tij H.Ibrahimi Hoxha.
[15]Imam Elez Hoxha ka ndjek studimet ne Medresen e Shkodrës.
[16]Prof.Xhemal Meçi "Kabashi, Puka që në lashtësi 2"  fq.103
[17]Arkivi i Myftinisë së rrethit Pukë viti 2007. Sipas arkivit te Myftinise Puke te vitit 2002 (dt.07.08.2002) ndodhet i arkivuar nje tabel e leshuar nga Komuna e Rrape me kryetar Ndue Gjoni dhe nga kryepaku Sadik Bajrami ku pasqyrohen:
Pasuria e tokes se xhamis Rrypë me siperfaqe 1130 m2. Numri i popullsis 680, prej te cileve 556 mysliman. Viti i ndertimit te xhamis 1860. Ne xhamin e fshatit Rrape ka sherbyer si imam H.Ibrahim Hoxha dhe muezin Shaq Dema. Per me shume shiko dokumentin si me poshte vijon:


December 30, 2015

Puka ne hartat e shek.17

Vendbanimet e Pukes ne shekullin 17. Harata eshte bere nga nje gjeograf Italian dhe ka ne fokus shtratin e lumit Drin dhe Buna.

Pergjigje per ata qe çeten Puke-Mirdite e quajne Mirdite-Puke

Disa element me dashja ose jo, shtremberojne te verten rreth historise se  Pukes dhe ketu e kam fjalen per Çeten Puke-Mirdite.
Keto element te cilet kete çete e quajne Mirdite-Puke u jap kete pergjigje duke ju publikuar faktet se ajo eshte quajtur Puke-Mirdite.
Ky gabim nuk duhet toleruar , se pastaj ashtu ngel.
Pergatiti: Gezim Kopani



Ymer Puka (foto, 1937)

Major Ymer Puka. Fotografia mban shenim vitin 1937