Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
December 16, 2016
Pushteti dhe interesi ti mbyll syt (per Sirin)
Pushteti dhe intresi ti mbyll syt. Edhe pse ekzistojne me miliona fotografi e video te masakrave te ndodhura ne Siri ata nuk arriten te ndikojne tek shtet e OKB-se per te ndaluar kete tragjedi. Lutjet le te shkojne per femijet, grat, te moshurarit e Sirise te cilet po vuajne tmerresisht. Te lusim Zotin e Gjithesise qe sprova te till mos perjetofshim ne, Shqiperia e asnje vend i botes.
Gezim Kopani
15.12.2016
November 17, 2016
Xhami qe nuk duhet harruar
Per diten Nderkombetare te Tolerances
Sot ishte "Dita Nderkombetare e Tolerances" nje dite qe edhe ne rrethin e Pukes do ishte mir te kishte aktivitete. Vlerat shoqerore dhe fetare nuk duhen permendur vetem ne raste festash duke u kthyer keshtu fjale rutin... Nderim dhe respekt per te paret tane qe kan ditur te nderojne vlerat shoqerore dhe fetare mes njeri-tjerit duke krijuar keshtu nje muzaik domethenes.
Gezim Kopani
16/11/2016
Gezim Kopani
16/11/2016
November 13, 2016
Xhami ne Akropolin e Athines
Edhe pse kam publikuar fotografi te cilat tregonin se sa xhami ka pas Selaniku por nuk kisha hasur kete qe Akropoli i Athines te kish pas xhami. Skicim i vitit 1670
November 02, 2016
Pershkrim i shkurter i jetes se Shuajb Muharrem Arnauti
"Gjaku me leviz ndryshe kur them se jam shqiptar, dhe se vet emri dhe llagapi im deshmon se jam shqiptar." (Shuajb Muharrem Arnauti)
"Pavaresisht koheve te erreta qe kaloi vendi (shqiperia) duhet qe sot te zgjoheni dhe te ruani amanetin e te pareve tuaj. Qendroni , mos e leni kete fe (islamin). Rune besen e te pareve tuaj."(Shuajb Muharrem Arnauti, Xhamia Parruce Shkoder 08.07.2011)
Shuajb Arnauti lindi ne vitin 1928 ne Damask te Sirise. Origjina eshte nga qyteti i Shkodres. Ai u be i shquar shume shpejt duke marr mesime te vyera nga dijetari tjeter shqiptare Sulejman Gavoçi i cili i mesoj gjuhen arabe. Me pas Arnauti iu perkushtua mesimeve te jurisprudences islame.
Ne vitin 1958 ne Damask merr drejtimine biblotekes islame ne sektorin e hadithit te cilen e drejton per 20 vjet. Pasi kalon ne Jordani ku ne vitin 1982 fillon punen si Pergjegjes per Vertetesin e Hadithi ne nje prej shtepiave me te njohura botuese. Gjate kesaj kohe arriti te merrej me vertetesin e mbi 70 vellimeve. Nga veprat e tija me te njohura jane : Sherh es suneh te Begaviut me 16 vol, Musned el Imam Ahmed ibn Hambel me 50 vol, Sunen et Tirmidhi me 16 vol dhe Sijer alam en nubela te Dhehebiut me 25 volume.
Shuajb Muharrem Arnauti ka qene disa here ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni. Viziten e fundit e zhvilloi ne vitin 2011 ku ndaloi per nje kohe ne qytetine Shkodres ka ka mbajtur disa ligjerata ne Xhamin e Parruces me pas ne Tirane etj.
Shuajb Muharrem Arnauti vdiq ne moshen 88 vjecare me 27.10.2016 ne Jordani. Namazi i xhenazes u fal ne xhamin El Fehja te Jordanise. Ne Shqiperi namazi i xhenazes ne munges u fal ne xhamit e Shkodres dhe asaj te qytetit te Pukes.
Pergatiti
October 22, 2016
Liria e besimit ne kohen e Perandorise Osmane 1712 - 1866
Liria e besimit fetare ne prejudhen e Perandorise Osmane 1712-1866
Ne vitin 1712 Sulltani leshon nje Ferman mbi te drejtat e zoterimit te pronave te prifterinjeve te Delvines.
Ne vitin 1736 Porta e Larte leshon Ferman ku Sulltani urdheron mosnderhyrje ne ullishten e nje te krishteri.
Ne vitin 1849 Sulltani nepermjet nje Fermani udheron te rindertohet kisha e e Elbasanit.
Ne vitin 1850 Fermani i Sulltanit udheron ndertimin e Katedrales se Madhe te Shkodres.
Ne vitin 1853 Fermani i Sulltanit udheron prefektin dhe kadiun e Beratit qe te njohe te drejtat e kerkuar nga Mitropoliti i Beratit.
Ne vitin 1856 ne nje Ferman te Sulltanit shkruan: " Meqenese katoliket e Durresit nuk kane nje faltore dhe meqe jane lutur ta nderojne nje kishe, jap lejen qe te ndertohet ne nje vend te pershtatshem, sepse keshtu eshte deshira ime, qe te gjithe qytetaret te gezojne qetesi te plote. Udheroj qe te mos i behet asnje ndalim e pengese dhe te mos iu merret asnje para. Keshtu le ta dini."
Ne vitin 1680 Sulltano leshon Fermanin i cili ndalonte Spahite tu kerkojne taksa arbitrare prifterinjeve te kishes se Delvines.
Ne vitin 1682 Fermani i Sulltanit lejon ndertimin e kishes se rrenuar te Shen Harallambit ne Kamenin te Sarandes.
Ne lidhje me rrethin e Pukes , Konsulli Rus ne Prizren Tomofejev ne vitin 1866 shenon se kishte pare Xhamin e Pukes ku vinin per tu falur myslimane e te krishtere nga Mirdita e Dukagjini. (Ippen; 1903)
"Te shkruash historine me tolerance",Botuar nga Tika, Tirane 2005
Korrespondenca e valiut te Shkodres me Ipeshkvin dhe Konsullin Austro Hungarez
October 21, 2016
Subscribe to:
Posts (Atom)