June 15, 2017

Edukimi i femijeve

Muhamedi a.s. ka thene:

"Do jene mburoje nga zjarri per ketod qe edukon femijen e tij. E ai qe edukon tre apo dy vajza do jete edhe me mire per te."
Po ashtu Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Nuk ka gje me te mire qe nje prind mund ti jape femijes sesa nje edukate te mire."


(Fotografi e bere me femijet e fshatit Flet, Ramazan 2017)

May 30, 2017

Lutja e nenes per dhendrin . Ndodhi ne kohen e Sulejmanit a.s.


Nje here profetit Sulejman a.s. i kishte ardhur nje ftese per dasem. Deshira e Sulejmanit a.s. ishte qe te ishte i pranishem ne dasmes pasi martohej djali i nje njeriu fisnik. Teksa Sulejmani a.s. po mendonte kete, i vjen meleku i vdekjes dhe i tregon se djali qe martohet do vdes diten e dasmes. Sulejmani a.s. u ndje keq dhe vendosi qe te mos shkoj ne dasem.
Pasi perfundon dasma i ati i dhendrit shkon tek shtepia e Sulejmanit a.s. dhe e kritikon per mungesen e tij ne dasem. Sulejmani ngeli pas asnje justifikim. Sulejmani a.s. duke shikuar qe i ati i dhendrit ishte i qete dhe i gezuar, i kerkon melekut te vdekjes se cfare ka ngjare diten e dasmes?
Meleku i vdekjes i tregon: Teksa isha rruges per tia marr shpirtin dhenderit, me vjen nje urdher tjeter per ta anuluar detyren qe kisha.? Sulejmani a.s. e pyet: A e mesove arsyen?
Meleku i vdekjes i thote: Shkak ishte nje nene e varfer dhe e moshuar e cilia ishte afruar dasmes. Babai i dhenderit e kishte vene re dhe i afrohet duke e pyetur se cfare halle kishte. Plaka e moshur i thote: Jam e uritur. Pas kesaj pergjigjeje babai i dhenderit shkon tek ushqimi i dhenderit dhe ia sjell nenes se uritur.
E moshuara duke shikuar veprimin paster e te sinqerte te babait te dhenderit beri kete lutje:
"Zoti i dhashte jete te gjate dhenderit o rob i zotit!" Allahu xh.sh ia pranoi lutjen ne çast. 

Pergatiti
Gezim KOPANI


Ju mund te lexoni ndodhi me shume duke klikuar: Ndodhi

Inaugurimi i xhamisë së fshatit Qerret , Pukë

Fotografi nga dita e inagurimit te rindertimit te xhamise se fshatit Qerret 21 maj 2017

Xhamia e fshatit Qerret Puke

Sipas kujteses popullore por edhe te arkives se Myftinise Puke xhamia e fshatit Qerret eshte ndertuar rreth 350 vjeçare. Ne fillim gjate perandorise osmane per te vijuar po te njejten kohe nga Bushatlit e Shkodres te cilet ndihmuan myslimanet e fshatit Qerret ne ndertimin e xhamise se fshatit Qerret. Sistemi komunist e perdori xhamin per zyra te kopratives ndersa minaren e demtoi. Me ardhjen e demokracise besimtaret mysliman te fshatit Qerret filluan perpjekje per rindertimin e saj. Qe nga viti 1995 e ne vazhdim shume perpjekje jane bere per rindertimin e xhamis , aq sa edhe drejtues te Komunes Qerret i jane drejtuar Komunitetit Mysliman te Shqiperise por edhe te Myftinise Puke me kerkese per rindertimin e xhamise se fshatit Qerret . (Arkivi i Myftinise Puke , reference shkres nr.94, dt. 06.08.2003) Ndersa me date; 28.07.2004 u dha leja per rindertim nga ana e Komunes , por per munges fondi nuk filluan punimet, por ne vitin 2011 Myftiu i Pukes Gezim Kopani pasi gjeti donator per rindertimit te xhamise se fshatit Qerret, ju drejtua me kekese Komunes Qerret per dhenien e Lejes se Ndertimit te xhamise se fshatit Qerret. (Arkivi i Myftinise Puke, nr. 99, dt.08.12.2011
Ishte viti 2011 ku me interesimin e Myftiut te Pukes Gezim Kopani te nisnin bisedimet me donatorin e kesaj xhamie te nderuarin H.Sait Fishta. Themelet e xhamise Qerret u hodhen me date 27 korrik 2012. Xhamia ka nje vakuf prej 10660 m2 toke. Inagurimi i xhamis u be me 21 maj 2017. 
(Teksti i shkruar ne ftesen e shperndare me kete rast)

Pasqyrimi ne revisten Drita Islame te Komunitetit Mysliman te Shqiperise

Hap dyert Xhamia e re e fshatit Qerret, Puke

Ne nje atmosfere te mrekullueshme festive u zhvillua ceremonia e inaugurimit te xhamise se fshatit Qerret, Puke. Ceremonia u hap me himnin Kombetar, per te vijuar me pas me pjese kuranore. Myftiu i Pukes, z.Gezim Kopani, pasi falenderoi te pranishmit per pjesmarrjen, u shpreh: "Kjo faltore e Allahut do te shperndaje paqe e dashuri. Kjo dite eshte dite feste e gezimi per te gjithe banoret e fshatit Qerret, por edhe me gjere."
Te pranishmit i pershendeti edhe nenkryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise H.Bujar Spahiu "Kam nderti t'ju percjell ne kete dite gezimi, urimet me te mira per kete vater te dijes dhe kultures. Nder begatite me te medha per shoqerine jane edhe objektet e kultit" , tha nder te tjera z.Spahiu.
Ne emer te Bashkesise Islame te Kosoves pershendeti Bahri Sejdiu, i cili theksoi se ky eshte nje sihariq per besimtaret, per ata qe do ta zbukurojne kete xhami me paqe, me harmoni e tolerance.
Pershendetje beri edhe kryebashkiaku i Pukes z.Gjon Gjonaj, i cili shprehu kenaqesine qe merrte pjese ne inaugurimin e kesaj Shtepie te Zotit.
Nderuam me pjesemarrjen e tyre nenkryetari i Kuvendit te Shqiperise, z.Shpetim Idrizi, perfaqesues te Bashkesise islame te Republikes se Kosoves, myftiu i Tiranes, H.Ylli Gurra, myftiu i Malesise se Madhe, H. Edmir Smalaj, myftiu i Lezhes, H.Agim Terziu, drejtori i shoqates Istanbul z.Ridvan Seferaj, drejtori i fondacionit Miresia, z.Korab Kaja, imame e besimtare te shumte te ardhur nga qytetet e Shqiperise, Kosoves e Maqedonise.

(Marr nga: Drita Islame nr.06, qershor 2017 fq.15)

Te dhenat e objektit te xhamise se fshatit Qerret, Puke

-Projektuesi: Arkitekt Endrit Tuzi
-Fillimi i punimeve: 27 korrik 2012
-Perfundimi i punimeve; 21 maj 2017
-Forma e objektit: Xhami me dy kate dhe me nje kapacitet per 400 persona. Xhamia ka kupol qendrore dhe dy minare.
-Siperfaqja e katit Perdhe: 220 m2.
-Siperfaqja totale e ndertuar: 300 m2.
-Volumi tota i ndertuar: 4200 m3
-Ndjekes te punimeve: Ing. Hysni Bushi dhe Gezim Kopani (Myfti i rrethit Puke)


Pergatiti
Gezim KOPANI












May 05, 2017

Ja saber !

Ja saber!

"Kur je i sigurt qe mbron te drejten mos u terhiq. Po u terhoqe i hap rruge padrejtesise ndersa padrejtesia te shtyp lirin dhe ekzistencen tende."

Gezim Kopani


April 14, 2017

Vizite ne Bashkesin Islame te Kosoves


Ne fotografi: Gezim Kopani (Myfti i rrethit Puke) dhe
Naim Ternava (Myfti i Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves) 


Me date 12 prill 2017 sebashku me nje grup te Myftinise Puke kisha nderin te zhvilloja nje vizite ne Bashkesin Islame te Republikes se Kosoves. Aty u pritem nga Myftiu Naim ef. Ternava.
Takimi kaloi nen nje atmosfere vellazerore dhe falenderimi. Qellimi i vizites ishte krijimi i urave bashkepunuese mes Myftinise Puke dhe Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves.

Takimi i publikuar ne web faqen e Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves

Prishtine, 12 prill 2017
Myftiu i Republikes se Kosoves Naim ef. Ternava priti ne takim nje delegacion nga Myftinia e Pukes i kryesuar nga Myftiu z. Gezim Kopani. Ne kete takm Myftiu Ternava njofoi Myftiun Kopani me punen dhe aktivitetet e Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves, si dhe me sfidat me te cilat ballafaqohet ky institucion. Ai po ashtu shprehu falenderimin dhe çmai lart bashkepunimin shume te mire qe ka me Komunitetin Mysliman te Shqiperise. "Ne aq sa kemi mund vazhdimisht kemi mbeshtetur dhe ndihmuar Shqiperise, e sidomos rajonin e Kukesit, Pukes dhe rrethines. Ne ne vitin e kaluar, por edhe me heret gjate muajit Ramazan kemi derguar 30 imam qe te sherbejne ne keto treva, duke ndihmuar keshtu me literature, artikuj ushqimore, veshmbathje dhe gjera te tjera. Andaj çdo shqetesim i juaji eshte edhe shqetesim i yni , ngase jemi nje popull ndaj shume nxenes nga veriu i Shqiperise shkollohen ne Medrese dhe Fakultet pa pagese, vetem e vetem qe nje dite te kthehen dhe te japin kotributin e tyre fetare ne komunitetin ne pergjithesi" , theksoi Myftiu Ternava. 
Nga ana e tij, Myftiu Kopani falenderoi BIRK-un , e ne veçanti Myftiun Ternava, i cili vazhdimisht ka qene prane dhe ju ka ofruar doren e ndihmes dhe perkrahjes. 
"Ne çmojme shume perkrahjen tuaj myfti i nderuar dhe jemi te insteresuar qe edhe me ta shtojme bashkepunimin ne te mire te kombit tone, e gjithashtu kemi nevoje per eksperiencen tuaj si institucion fetare", theksoi Myftiu Kopani. 
Myftiu Ternava premtoi se shume shpejt do te bej nje vizite ne Puke, ku do te shikoi nga afer gjendjen dhe rrethanat ne te cilat jetojne banoret e Pukes, e sidomos zonat e thella te cilat kane nevoje per mbeshtetje te vazhdueshme. Ai po ashtu premti se bashkepunimi do te intesifikohet edhe me shume ne te ardhmen.







March 31, 2017

Ne vijim te grumbullimeve te fakteve historiko islame ne rrethin e Pukes

Vijon puna per grumbullimin e materialeve historiko islame ne rrethin e Pukes. Sebashku me prof.Xhemal Meç dhe banore (Ali e Qazim) te fshatit Qerret Puke. Qerret me; 29.03.2017
(Pamje nga fshati Qerret Puke)




February 12, 2017

Mejtepi i xhamisë së fshatit Qerret , Pukë

Muret e vjeter te xhamise se fshatit Qerret, Puke

Nga: Gëzim Kopani
  (Myfti i rrethit Puke)


Rëndësia e Mejtepit të Xhamisë së fshatit Qerret Pukë 


Abstratkt
Në Myftininë e Pukës një ndër Mejtepet më të njohura ka qenë ai i fshatit Qerret. Sipas të dhënave të besimtarëve mysliman të fshatit Qerret del se;“Mejtepi i fshatit Qerret është hapur në shekullin e XVIII.” Në këtë Mejtep janë dhënë mësime mbi Kur’anin, ilmihalin, historin islae madje edhe këndim e lëxim në  gjuhën shqipe. Me miratim të Myftinisë Pukë Mejtepi i fshatit Qerret sherbeu për katër vite si shkollë duke u regjistruar kështu e para shkollë shqipe në fshatin Qerret e njohur nga ministria e arsimit e asaj kohe. Në këtë shkollë njëkohësisht edhe mejtep kanë dhënë mësim; Imam Qazim NushiNik DragaIdriz Qanga etj.”

Mejtepi i xhamisë Qerret Pukë është një ndër Mejtepet më të njohura të Myftinisë Pukë. Sipas të dhënave Mejtepi i xhamisë Qerret-Pukë ka filluar që në shek. XVIII-të . Ndërsa banorët arrin të shkojne saktesisht deri në vitin 1892 duke rradhitur brazat që kanë marrë mësim në këtë mejtep.
Në fillim mësimet e Mejtepit zhvilloheshin brenda ambjenteve të xhamisë së fshatit Qerret. Më vonë u ndërtua përball xhamisë një godinë vetem për mejtepin. Sipas Elez Tafilakut  “Xhamia e fshatit Qerret dhe mejtepi janë ndërtuar në një tokë të dhuruar nga vetë banorët e fshatit Qerret. Xhamia ka pas minare me gurë të gdhendur.Unë kam bërë Mejtep në xhamin e fshatit Qerret. Në kohen time mbaj mend se kemi qenë rreth 30 fëmijë. Përveç mësimit të Kur’anit (duke mësuar sure) kena pas mësuar sallavate, tekbire, dua të ndryshme si dhe Mevlud. Në fakt në kohën time kena pas mësuar edhe gjuhën shqipe. 

Elez Tafilaku

Kena pas një hoxhë që quhej Qazim Nushi i cili ishte shumë i dashur. Na merrte me vete nëpër fshat. Në muajin e Ramazanit shkonim sëbashku në Xhamin e Qerretit. U bënin rreth 20 burra. Disa shtëpi të fshatit e thirrnin hoxhen për iftarë. Kishte raste që shkonte për shërbime në xhamin e Kabashit, Kodër Hanit në Pukë etj. Me sa di unë, në xhamin e fshatit Qerret përveç Qazim Nushit kan pas shërbyer  edhe hoxhallarë nga Shkodra dhe Kosova.” [1]
Ndërsa Ahmet Dunga [2] tregon: “…Xhami ma të bukur pas Shkodrës në zonën tonë nuk ka pas. Minarja e xhamis Qerret ka qen shumë e bukur. Ka pas do gur të kuq të gdhëndur shumë bukur; gdhëndur tamam në formen e harkut të rrubullaket siç e do një minare.” E njejta gjë thuhet edhe nga Elez Dunga (vëlla me Ahmet Dungen) i cili thotë: “Mejtepin e kena pas ba në katin e dytë të xhamisë”. Ndërsa Ahmet Dunga shton: “Mesimet islame na bante imam Qazim Nushi. Mbi 4 vjet ,unë kam marr mesime prej tij. Në kohen time mësimin e banim pasdite pasi Myftinia Pukë lejoi përdorimin e Mejtepit si shkollë në shërbim të shtetit. Pra mejtepi jonë shërbeu edhe për shkollë shqipe. Ashtu vazhdoi për rreth 4 vite. Meqenësë paradite Mejtepi u përdor për shkolle imami vendosi dy orare paradite për shkollë pasdite për mejtep.”
Datën e saktë se kur është hapur mejtepi i xhamisë Qerretit-Pukë nuk është e përcaktuar,  por sipas të moshuarve të këti fshati thonë se kan marr mësime në Mejtepin e xhamisë së Qerretit që në vitin 1892. Njëri nga nxënësit e Mejtepit thotë: “Mejtepi i xhamisë së fshatit Qerret ka qenë i hapur që në vitin 1892” [3] Ndërsa sipas të dhënave të tjera del që është i shekullit të XVIII -të.

Xhamia e fshatit Qerret Pukë ishte dy kateshe. Në zonen e Pukës mësohet se vetem Xhamia e fshatit Qerret dhe Kodër Hani kan pas minare.[4] Në fillimet e veta mejtepi  i xhamisë Qerret ka filluar në katin e dytë të xhamisë së fshatit Qerret. Tek vendi që populli i thotë “Hajat“[5] qëndronte mësuesi (hoxha) dhe nga aty zhvillonte mësimet islame nxënësve.
Sipas të dhënave në Mejtepin e fshatit Qerret merrnin mësime shumë fëmijë të fshatit dhe se ishte Mejtepi që kishte më shumë nxënës.[6]
Hoxha ose thënë ndryshe imami me i njohur i këtij fshati ka qenë imam Qazim Nushi i cili ka shërbyer si imam për rreth 33 vjet. Me mall dhe nostalgji nxënesi i tij Elez Tafilaku thotë: “Hoxhë Qazimi ishte njeri i mirë. Ka shërbyer shpi në shpi në të gjithë fshatin. Ai ishte shumë i varfer. Dha kontribute të mëdha për xhamin dhe mejtepin e fshatit tonë. Ai u qëndronte pranë çdo kujt dhe ishte i ashper ku bëhej fjalë për parimet islame. Në mejtepin tonë kan marr mesime islame edhe vajzat. Mbaj mend se pothuajse të gjitha grat e fshatit kan qenë me shami.“[7]
Ndërsa Ahmet Dunga tregon: “E kena pas aq për zemër imam Qazim Nushin saqë nuk i thonim Qazim Nushi por Hoxha i Qerretit. Axha im Asllan Dani i ka pas marr flokt (në shenjë familjaritetit të tre fëmijeve).”[8] Nxënësit e këtij Mejtepi si 1.Ram Neziri 2.Syl Dani 3.Xheladin Januzi 4.Rexhep Januzi 5.Ali Myftari 6.Nezir Zmali 7.Kadri Syla  8.Bajram Cena 9.Murat Musa [9] edhe sot arrin të permendin disa nga mësimet si: dhjetë suret e fundit, myezinllikun etj.
Ahmet Dunga

Nxënesit e vjeter që jetojnë edhe sot unanimisht përmendin disa nga shokët e tyre të Mejtepit si dhe hoxhen e tyre Imam Qazim Nushin ku përmendin; 1.Elez Tafilaku, 2. Ahmet Dunga, 3 Xhemal Tafilaku, 4. Elez Dunga, 5.Xhemal Toska, 6.Musa Bytyçi, 7.Islam Bytyçi, 8.Beqir Adem Cena, 9. Mustaf Adem Cena,10.Uk Dunga, 11.Muharret Qarri,12. Xhemal Dialoshi.
Kishte edhe nga ato që nuk shkonin rregullisht por që kan marr mesime islame si: 1.Jah Tafilaku, 2.Rexhep Neziri, 3.Selim Neziri, 4.Mustaf Ademi etj.
Imam Qazim Nushi ka qenë koleg me mësuesit e tjerë si: Nik Draga[10] dhe Idriz Qanga [11]. Nxënësi i Mejtepit Xhemal Ahmet Tafilaku[12] thotë: “Edhe mësues Idriz Qanga ka dhënë mësim në Mejtepin e xhamisë Qerret krahas mësimeve të shtetit, pasi ai kishte muhabet me hoxhën e Qerretit.”
Nxënesit që kanë marr mësime islame nga imam Qazim Nushi kanë arritur të bëjnë imam, myezin etj. Nostalgjia për hoxhën bën që nxënesit që jetojnë aktualisht arrin ti thonë përmëndësh duat dhe suret. Njëri fillon nga “Rabbi jesir (dhe vijon), tjetri fillon “Amentubilahin (dhe vijon) ndërsa tjeteri fillon “Elif , Be , Te,The.. (dhe vijon deri ne fund), si dhe dhjetë suret e fundit të Kur’anit.[13]
Jo vetem nxënësit e imam Qazim Nushit por i gjithë fshati Qerret edhe sot respekton vlerat kulturore dhe islame që kan marr nga Mejtepi i Xhamisë së fshatit Qerret.
Sipas të dhënave nga Mejtepi i Xhamisë Qerret kan dale figura si: Bajram Cena i cili ka shërbyer në xhamin e Qerretit por edhe në xhamin e fshatit Mllojë[14]. Figura të tjera që kan dal nga ky mejtep janë edhe: Syl Dani [15], Ram Neziri[16], Murat Musa [17] etj.
Mejtepi i xhamisë Qerret u mbyll me ardhjen e komunizmit në Shqipëri.

Shënim: Ky material u përgatit në kuadër të seminarit “Vlerat Kulturore nën Ndriçimin e Dijes Islame” I  zhvilluar më datë; 23 maj 2015 në qytetin e Pukës.

Ky material eshte  botuar ne gazeten "Udha Islame", organi i Myftinise Shkoder, Nr.02,  shkurt 2017, fq.08
______________
[1] Elez Tafilaku; nxënës i imam Qazim Nushit, ndihmës myezin i Xhamisë së fshatit Qerret.I pari telegrafist pukjan në rrethin e Pukës. Fotografi e vitit 2012.
[2] Ahmet Dunga; nxënës i Mejtepit të fshatit Qerret.I datëlindjes 5 janar 1931.Nga viti 1956-1988 ka punuar në zyrat e Postes në qytetin e Pukës. Po ashtu telegrafist.
[3] Ahmet Dunga; i cili thotë : “Që i vogel babai ime Syl Dani ka shku në xhami si dhe në mesimet e Mejtepit të Xhamisë Qerret dhe babai im është i datëlinjdes së vitit 1892Pra e ka gjet të ngritur Mejtepin e xhamisë së Qarretit. ”
[4] Pa përfshirë këtu xhamitë e Malit të Zi (Dukagjin)
[5] Hajat, vendin ku qëndronte myezini.
[6] Elez Tafilaku, viti 2012
[7] Elez Tafilaku, viti 2012
[8] Syl Dani është vëlla me Asllan Danin dhe kan qënë nxënës në mejtep.Në atë kohë mësohet që hoxh ka qenë një imam nga Shkodra.
[9] Emra të përmendur nga Ahmet Dunga (viti 2015)
[10] Nik Draga, Mësues nga Shkodra emruar mësues në shkollen e re të fshatit Qerret. Për të dhënë kontribut në arsimimin e qytetarëve Myftinia Pukë lejoi që mejtepi i xhamis Qerret të bëhet shkollë. Dhe ashtu vijoi për disa vite.
[11] Idriz Qanga, Po ashtu mësues në shkollen e fshatit Qerret.
[12] Xhemal Tafilaku; Nxënës i Mejteptit të xhamisë se fshatit Qerret.
[13] Sinkronë me njeri tjetrin edhe sot ish nxënësit e imam Qazim Nushi si: Elez Tafilaku (viti 2012), Elez Dunga dhe Ahmet Dunga përmendin me nostalgji suret dhe duat e mësuara.
[14] Shpjegim i autorit; Gezim Kopani: “Në atë kohë edhe fshati Mllojë mbulohej fetarisht nga Myftinia Pukë. Sipas Ahmet Dungës kemi se: “Bajram Cena perveç xhamisë së Qerretit ka shërbyer si imam edhe në xhamin e fshatit Mllojë“.
[15] Syl Dani, Myezin i xhamisë Qerret-Pukë.
[16] Ram Neziri, Myezin i xhamisë Qerret-Pukë.
[17] Murat Musa, imam në xhamin e fshatit Lajthizë-Pukë.

Sqarim: Në fotografin e parë është xhamia e vjetër e xhamis Qerret, e dyta është Elez Tafilaku, në të treten është Ahmet Dunga.