May 26, 2021

Islami dhe toleranca e tij

Fotografi e bere me Personat me Aftesi Ndryshe - Ne foto nder te tjere eshte:
Myftiu i Pukes Gezim Kopani sebashku me Famullitarin e Kishes Katolike Puke 

Islami eshte fe e mirseise, paqes, dashurise dhe tolerances. Kjo verehet ne shume ajete te Kur'anit, hadithe te Profetit Muhammed a.s., tek jeta e shokeve te tij etj. Shembulli i paqes e gjejme pikerisht tek Profetit Muhammed a.s. i cili respektonte ithtaret e librit jahudi apo te krishter. Madje i vizitonte kur ato ishin te semure , jepte dhe merrte prej tyre.
Nje rast i vjen profetit Muhammed a.s. nje delegacion (Nexhran) te cilet ishin te krishtere. Ata arriten ne Medine pas kohes se ikindis ku hyne ne xhami dhe filluan te benin lutjet e tyre. Disa tentuan ti pengojne, por Profeti Muhammed a.s. u tha: "Lereni ata!".  Ata u drejtua nga ana e lindjes dhe kryen lutjet e tyre.(1)
Pervec ketij rasti kemi edhe nje shembull tjeter kur Profeti a.s. u eshte gjendur prane duke i ndihmuar ata. Kete e tregon Sajid ibn Musejeb se Profeti Muhammed a.s. i ka dhene vazhdimisht lemoshe nje familje hebreje. (2) 
Po ashtu tregohet se gjate jetes se profetit Muhammed a.s. qelloj te kaloj pran tij xhenasja e nje jahudije dhe Profeti Muhammed a.s. ne shenje respekti u ngrit ne kemb. Shoket i thane: Eshte xhemaze jahudije (jomusliman), Muhammedi a.s. tha: "A nuk eshte njeri?"
Nje rast udheheqesi i myslimaneve Omeri r.a. po kalonte ne Sham pran disa banoreve te krishter te cilet ishin te semur nga semundja e lekures. Kur shikoj kete gjendje , Omeri r.a. urdheroj qe tju jepej ndihme sociale duke perdore te hollat e mbledhura nga myslimanet.
Respekti dhe toleranca e islamit ishte e gjithanshme madje edhe kur ndonje jomysliman ndrronte jete. Keshtu tregohet se Harithit i vdeq nena e tij e cila ishte e krishter. Xhenazen e saj e percollen per ne banesen e fundit shoket e profetit a.s.(3)

Pergatiti
Gezim KOPANI


__________
1. Muxhdehid ibn Kajim ne librin "El hedijun nebevi" i cili flet mbi fikhun thote: "U lejohet hyrja e ithtareve te librit ne xhamite e myslimaneve dhe dhenjen e mundesise per kryerjen e lutjeve te tyre ne prani te myslimaneve dhe anasjelltas nese eshte i rastesishem, por me kushte qe te mos behet e zakonshme."
2. Libri "El Emual" Ebu Ubejd
3. "Jomuslimanet ne shoqerin islame" dr. Jusuf Kardavi

May 21, 2021

Vlersimi i jetes sipas njeriut me jetegjate ne bote


Para ndodhis se tufanit te madhe por edhe pas tufanit profeti Nuh a,s, njihet si nje nder njerzit me jete gjate i cili ka jetuar ne kete bote.
Kur ju paraqit Nuhut a.s. meleku i vdekjes e pyeti:
-O njeriu me jete gjate ! Si mund ta pershkruash jeten ne te cilen ke jetuar?
-Nuhu a.s. tha: "Si nje shtepi me dy dyer , hyra nga njera dhe dola nga tjetra!"

Allahu na befte prej te mirve!

Pergatiti
Gezim KOPANI

E keqja asnje here nuk duhet te te largoj nga e mira

Njeriu e jeton jeten ne menyra te ndryshme. E keni vene re se ka ore, dite, muaj ndoshta dhe vite qe je i dhene te besh mir? Apo e kunderta e saj, mendon gjera jo te mira dhe thua me veten jam i keq, e kam bere kete gabim, kam hyre gjynah ketu e per keto vendos te mos jesh me ai njeriu i mir. Keto jane vesves te shejtanit. Prandaj i pa gabueshem eshte vetem  Allahu xh.sh.
Nnjeriu pa dallim gjinije, moshe apo niveli jetesa a posti, jemi krijesa qe gabojme, por profeti Muhammed a.s. thote: "Ma i mire nder ju eshte ai qe pendohet per gabimet (gjynahet) e bera."

Tregohet se nje nga shoket e profetit Muhammed a.s. i quajtur Handhal e akuzonte vetem e tij per hipokrizi, sepse kur ishte ne shtepi me familjen e tij, ndjehej ndryshe  ne krahasim kur ishte ne shoqeri te Profetit Muhammed a.s. Kur e degjon kete rast Profeti Muhammed a.s. i thote: "Nese vazhdimit do te qendronit te mire sic jeni pran meje atehere meleket do ju jepnin doren. Por ka kohe e kohe."


Pergatiti
Gezim KOPANI

May 13, 2021

Falja e Fiter Bajramit ne rrethin e Pukes

Qe heret ne megjesi dhjetra besimtare mysliman te rrethit te Pukes i jane drejtuar xhamive per kryer faljen e namazit te Fiter Bajramit. Te shume kan qene besimtaret qe moren pjese ne faljen dhe festim e Fiter Bajramit ne xhamin e Pukes te cilet uruan njeri tjeterit per shendet dhe lutje te pranuara tek Allahu xh.sh. E njejta atmosfer ka mbizoteruar edhe ne xhamin e fshatit Qerret dhe xhamin e fshatit Iballe.

Xhamia Puke (13.5.2021)

Xhamia Puke (13.5.2021)

Xhamia Puke (13.5.2021)

Xhamia Qerret - Puke  (13.5.2021)

Xhamia Iballe, Puke (13.5.2021)




Mesazh urimi me rastin e Fiter Bajramit (2021)


Bismilarhi Rahmanir Rahim !
Ne emer te Allahut, Meshiruesit dhe Meshireberesit!

Te nderuar besimtar mysliman te rrethit Puke!

Neser 13 maj 2021 eshte festa e Fiter Bajramit. Feste kjo e cila vjen pas muajit te bekuar te ramazanit. Me kete rast uroj te gjithe agjeruesit; Allahu tju kete pranuiar agjerimin, punet e mira dhe te na kete falur gjynahet!
Nen kete armosfere uroj te gjithe myslimane pukjan dhe jo vetem Gezuar feste e Fiter Bajramit! Allahu ju dhente shenet dhe ju ruajt nga cdo gje e keqe!
Si cdo here urim i vecante eshte per te gjithe myslimanet pukjane dhe te tjeret, qe ndodhen ne emigrim; Allahu ju dhente shendet dhe cdo te mire!
Dhe nje here urime festen e Fiter Bajramit!

Gezim KOPANI
(Myfti i Pukes)



May 11, 2021

Takim ne fshatin Kabash – Pukë

Takim me nje pjese te banoreve te fshatit Kabash - Pukë ku perveçse fola mbi vlerat e dhjete diteve te fundit te muajit ramazan dhe nates se Kadrit, fola dhe mbi traditen e bashkejeteses nder fetare te ketij fshati, kjo pasi ne takim kisha dhe banore te besimit katolik. 
Me kete rast me erdh ne ndihme tradita dhe historia e cila na kujton te gjitheve vlerat e bashkjeteses fetare te Kabashit duke mbajtur lart emrin Kabash fis i pare dhe me vlera te larta.

Kabash, maj 2021





Takim ne xhamin e fshatit Iballe - Puke


Ne kuader te muajit te bekuar ramazan zhvillova nje takim me xhematin e xhamise se fshatit Iballe ku fola mbi vlerat e muajit ramazan dhe rendesin e nates se kadrit.


Pas takimi me besimtaret mysliman ne xhamin e fshatit Iballe , Puke. Maj 2021