"Te gjithe jane miq ne kohe te mira, por ne kohe te keqe veç Allahut s'mbetet asnje tjeter!" (Mevlana)
Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
July 15, 2024
Të gjithë janë miq në kohë të mira
Thënie nga imam Shafi
"Nese nuk e angazhon veten me te verteten , do te pushtoj e kota." (Imam Shafiu)
July 14, 2024
I thanë profetit Jusuf a.s; Përse e lë veten të pangopur ?
Gjate kohes se thatesires dhe urise se madhe, nje person i thote profetit Jusuf a.s;
Jeni vezir dhe menaxher i depove te shtetit. Perse e le veten te uritur dhe nuk ha sa te ngopesh?
Profeti Jusuf a.s. u pergjigje:
"Nese ngopem , kam frike se i harroj te uriturit dhe nuk do i kuptoj hallet e tyre!"
Per shkak te diturise dhe besnikerise, Jusufi a.s. behet i besuari i mbretit te Egjiptit te cilit i kerkoj qe ta caktoj pergjegjes te depove te shtetit, pasi do e menaxhoj ashtu siç duhet, kjo pasi Allahu me ka paisur me dituri. Ne fakt Jusufi a.s. i ishte lutur Allahut xh,sh duke thene: "Me cakto mua pergjegjes te depove...!"(Jusuf, 55) Mbreti e pranoj kerkesen e tij pasi kishte besim te madh tek Jusufi a.s. Per shtat vite Jusufi a.s. menaxhoj ne menyre te shkelqyer prodhimet e bollshme duke mbush depot e shtetit me ushqim te konsiderueshem , aq sa ne kohen e skamjes Egjipti u be qendra e furnizimit me ushqime jo vetem per Egjiptin por edhe me gjere. Per shkak te fames , njerezit filluan ta vlersojne Jusufin a..s si udheheqesin e tyre, madje mbreti i kishte shprehur Jusufit a.s. qe te martohej me Zylejhan te ciles i kishte vdek bashkeshorit i saj qe mbate postin e Vezirit. Jusufi a.s. pranoj te martohet madje mbreti e beri edhe Vezir.
O Allah ! Ku te te kerkoj Ty ?!
Nje here profeti Musa a.s. u lut duke thene:
"O Allah ! Ku te te kerkoj Ty ?!
Allahu xh.sh i tha:
"Me kerko prane zemerthyerve!"
Lutja e profetit Jusuf a.s.
Pasi profeti Jusuf a.s. u bashkua me prinderit e tij (Jakubin a.s.) iu drejtua Allahut xh.sh me kete lutje:
"Zoti im! Ti me ke dhene mua pushtet, me mesove shpjegimin(komentimin) e enderrave; O Krijues i qiejve dhe i tokes, Ti je kujdestari im ne dynja dhe ne Ahiret! Me ben te vdes mysliman dhe me bashko me te miret!" (Jusuf, 101)
Pas kesaj, Jusufi a.s. jetoi me babain e tij (prinderit) ne Egjipt rreth njezet vite. Kur vdiq Jakubi a.s. vete djali i tij, Jusufi a.s. e varrosi ate (Jakubin) prane varrit te babait te tij Is'hakut a.s. pasi ashtu kishte deshiruar Jakubi a.s. Pas kesaj Jusufi a.s. jetoj edhe rreth njezet e tre vite dhe kur e plotesoj deshiren e tij, verejti se fuqia fizike i eshte dobesuar, prandaj iu lut Allahut xh.sh qe ne jeten tjeter ta bashkoje me prinderit e vet te dashur dhe me njerezit e mire dhe te drejte si gjyshin e tij profetin Is'hakun a.s., Ibrahim a.s.
Ju mund te lexoni me shume duke klikuar: Jete a profetit Jusuf a.s.
Lutja e Ebu Bekrit r.a.
"O Allah! Bej qe periudha me e mire e jetes sime te jete fundi, pjesa me e mire e puneve te mira te jete rezultati dhe dita me e mire e diteve te mia te jete dita , kur do te takohem me Ty!" (Ebu Beker r.a.)
July 13, 2024
Mbledhje me kryesin e KMSH-së për zhvillimin e planit strategjik të Myftinisë Pukë 2024-2029
Gjate diteve te pare te muajit korrik 2024, kryesia e KMSH-se zhvilloi mbledhje me te gjithe myftininte per zhvillimin e planit strategjik 2024-2029.
Tematike e ketyre mbledhjeve ishte vizioni i zhvillimit per pese vitet e ardshme ne aspektin e jetes fetare , pronave, financiare, burimeve njerezore , proçeseve gjyqesore, marredhenieve nderinstitucionale dhe aktiviteteve social-kultutote per çdo myftini te vendit.
Diskutimi mbi planin e zhvillimit afat shkurter, afat mesem dhe afat gjate te institucionit ne te gjitha nivelet, si nevoj e theksuar e kohes ku ndodhemi, kerkesave te besimtareve qe perfaqesojme por edhe si nje detyrim institucional, me qellimin e vetem te rritjes se efiçenses dhe cilesise se punes.
Si rrjedhoje, keto takime u zhvilluan ne formen e nje bashkebisedimi, ku Myftiu i Pukes Gezim Kopani pasqyroj raportin e pergatitur me kete rast ku adresoi shume çeshtje per zhvillim te Myftinise Puke.
Te gjitha raportet dhe diskutimet e ketyre mbledhjeve do te zbardhen dhe do te ndiqen ne terren pergjate gjithe 5-vjeçarit ne vazhdim.