July 15, 2024

Thënie nga imam Shafi


"Nese nuk e angazhon veten me te verteten , do te pushtoj e kota." (Imam Shafiu)

Pergatiti
Gezim KOPANI

July 14, 2024

I thanë profetit Jusuf a.s; Përse e lë veten të pangopur ?

Gjate kohes se thatesires dhe urise se madhe, nje person i thote profetit Jusuf a.s;
Jeni vezir dhe menaxher i depove te shtetit. Perse e le veten te uritur dhe nuk ha sa te ngopesh?
Profeti Jusuf a.s. u pergjigje:
"Nese ngopem , kam frike se i harroj te uriturit dhe nuk do i kuptoj hallet e tyre!"

Per shkak te diturise dhe besnikerise, Jusufi a.s. behet i besuari i mbretit te Egjiptit te cilit i kerkoj qe ta caktoj pergjegjes te depove te shtetit, pasi do e menaxhoj ashtu siç duhet, kjo pasi Allahu me ka paisur me dituri.  Ne fakt Jusufi a.s. i ishte lutur Allahut xh,sh duke thene: "Me cakto mua pergjegjes te depove...!"(Jusuf, 55) Mbreti e pranoj kerkesen e tij pasi kishte besim te madh tek Jusufi a.s. Per shtat vite Jusufi a.s. menaxhoj ne menyre te shkelqyer prodhimet e bollshme duke mbush depot e shtetit me ushqim te konsiderueshem , aq sa ne kohen e skamjes Egjipti u be qendra e furnizimit me ushqime jo vetem per Egjiptin por edhe me gjere. Per shkak te fames , njerezit filluan ta vlersojne Jusufin a..s si udheheqesin e tyre, madje mbreti i kishte shprehur Jusufit a.s. qe te martohej me Zylejhan te ciles i kishte vdek bashkeshorit i saj qe mbate postin e Vezirit. Jusufi a.s. pranoj te martohet madje mbreti e beri edhe Vezir.

Pergatiti
Gezim KOPANI



Per me shume ju mund te lexoni: Jete e profetit Jusuf a.s. 


O Allah ! Ku te te kerkoj Ty ?!

Nje here profeti Musa a.s. u lut duke thene:
"O Allah ! Ku te te kerkoj Ty ?!
Allahu xh.sh i tha:
"Me kerko prane zemerthyerve!"

Pergatiti
Gezim KOPANI

Lutja e profetit Jusuf a.s.

Pasi profeti Jusuf a.s. u bashkua me prinderit e tij (Jakubin a.s.) iu drejtua Allahut xh.sh me kete lutje: 
"Zoti im! Ti me ke dhene mua pushtet, me mesove shpjegimin(komentimin) e enderrave; O Krijues i qiejve dhe i tokes, Ti je kujdestari im ne dynja dhe ne Ahiret! Me ben te vdes mysliman dhe me bashko me te miret!" (Jusuf, 101)

Pas kesaj, Jusufi a.s. jetoi me babain e tij (prinderit)  ne Egjipt rreth njezet vite. Kur vdiq Jakubi a.s. vete djali i tij, Jusufi a.s. e varrosi ate (Jakubin) prane varrit te babait te tij Is'hakut a.s. pasi ashtu kishte deshiruar Jakubi a.s. Pas kesaj Jusufi a.s. jetoj edhe rreth njezet e tre vite dhe kur e plotesoj deshiren e tij, verejti se fuqia fizike i eshte dobesuar, prandaj iu lut Allahut xh.sh qe ne jeten tjeter ta bashkoje me prinderit e vet te dashur dhe me njerezit e mire dhe te drejte si gjyshin e tij profetin Is'hakun a.s., Ibrahim a.s.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Ju mund te lexoni me shume duke klikuar: Jete a profetit Jusuf a.s. 


Lutja e Ebu Bekrit r.a.

 


"O Allah! Bej qe periudha me e mire e jetes sime te jete fundi, pjesa me e mire e puneve te mira te jete rezultati dhe dita me e mire e diteve te mia te jete dita , kur do te takohem me Ty!" (Ebu Beker r.a.)

Pergatiti
Gezim KOPANI

July 13, 2024

Mbledhje me kryesin e KMSH-së për zhvillimin e planit strategjik të Myftinisë Pukë 2024-2029

Gjate diteve te pare te muajit korrik 2024, kryesia e KMSH-se zhvilloi mbledhje me te gjithe myftininte per zhvillimin e planit strategjik 2024-2029
Tematike e ketyre mbledhjeve ishte vizioni i zhvillimit per pese vitet e ardshme ne aspektin e jetes fetare , pronave, financiare, burimeve njerezore , proçeseve gjyqesore, marredhenieve nderinstitucionale dhe aktiviteteve social-kultutote per çdo myftini te vendit. 
Diskutimi mbi planin e zhvillimit afat shkurter, afat mesem dhe afat gjate te institucionit ne te gjitha nivelet, si nevoj e theksuar e kohes ku ndodhemi, kerkesave te besimtareve qe perfaqesojme por edhe si nje detyrim institucional, me qellimin e vetem te rritjes se efiçenses dhe cilesise se punes.
Si rrjedhoje, keto takime u zhvilluan ne formen e nje bashkebisedimi, ku Myftiu i Pukes Gezim Kopani pasqyroj  raportin e pergatitur me kete rast ku adresoi shume çeshtje per zhvillim te Myftinise Puke.
Te gjitha raportet dhe diskutimet e ketyre mbledhjeve do te zbardhen dhe do te ndiqen ne terren pergjate gjithe 5-vjeçarit ne vazhdim.


July 12, 2024

Kërkoni leje për të hyrë në shtëpit që nuk janë tuajat



Islami meson njeriun qe te jetoj me norma dhe edukat te larte. Nje nder keto kemi tre ajete te Kur'ani ku Allahu xh.sh thote:
"O ju qe keni besuar! Mos hyni ne shtepite qe nuk jane tuajat, derisa te kerkoni leje dhe te pershendetni ata qe jane ne to. Kjo eshte me mire per ju, me qellim qe te mund te perkujtoni. Nese nuk gjeni kend ne to, perseri mos hyni derisa tju jepet leje. Nese ju kerkohet te ktheheni mbrapa, kthehuni prapa, pasi kjo eshte e paster per ju dhe Allahu eshte i Gjitheditur per çdo gje qe ju veproni. Nuk eshte aspak gjynah qe te hyni pa leje ne shtepit e pabanuara (pa pronar apo te braktisura), kur kjo ju sherben juve per ndonje qellim. Allahu ka Dijeni per çfare ju shfaqni dhe per çfare ju fshihni." (En Nur, 27-29)

Pergatiti
Gezim KOPANI