September 26, 2024

Kur punet e rendesishme iu besohen njerezve jo kompetent



Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kur punet e rendesishme iu besohen atyre qe nuk jane kompentente, prisni shkaterrimin." (Buhari)

Pergatiti
Gezim KOPANI

September 24, 2024

KMSH reagon mbi diskutimin e themelimit te Sovranitetit te Urdherit Bektashi



Deklarate zyrtare:

Nisur nga interesi i larte i besimtareve , mediave, dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit per themelimin e "Sovranitetit te Urdherit Bektashi" ne Tirane, Komuniteti Mysliman i Shqiperise deklaron se me poshte vijon:

Komuniteti Mysliman i Shqiperise eshte perfaqesuesi i vetem dhe zyrtare i fese islame ne Shqiperi. 
KMSH ka tre komponente themelore mbi te cilet ushtron veprimtarine e saj ne Republiken e Shqiperise mbi nje shekull, te cilat jane:

1.Kur'ani Famelarte, fjala e Zotit te Gjithesise,
2.Tradita Profetike
3.Kushtetuta e Republikes se Shqiperise

Ne kete kontekst, ne shprehim shqetesimin tone lidhur me deklaratat publike ku flitet per "Islam modern" apo "Islam shqiptar" apo edhe per shtet Islam brenda republikes tone.

Keto tema nuk kane asnje lidhje me Islamin si fe, e cila eshte universale dhe bazohet mbi Kur'anin dhe Traditen Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet ne cdo vend ku ben pjese.

Komuniteti Mysliman i Shqiperise eshte institucioni nen ombrellen e te cilit kane qene dhe do te vijoje te jene te perfaqesuar te gjitha tarikatet derivate.

Ky ka qene edhe qellimi i dijetareve myslimane te cilet kane punuar per nje Shqiperi te pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman eshte mazhoritar ne Republiken e Shqiperise dhe nje nder kontribuesit kryesor te dielogut e harmonise fetare ne vend.

Ky komunitet nuk e ka cilesuar kurre harmonin e dialogun si "domain" te tijin, pasi kjo vlere e jashtezakonshme qe ekziston ne vendin tone eshte kontribut i secilit dhe i te gjitheve bashke.

Ne kete kuptim, vendi yne nuk ndodhet perballe ndonje rreziku te prishjes se harmonise e dialogut, perkundrazi, nisma te tilla mund te jene nje percedent i rrezikshem per te ardhmen e vendit.

Te gjitha fete abrahamike ne thelbin e tyre kane si qellim ti sherbejne rruges se Zotit dhe te japin kontributin e tyre ne shoqeri, siç bejne prej mijera vitesh.

Kjo nisme per te cilen jemi njohur permes medias eshte e pakonsultuar me komunitetet fetare, te cilat per te tilla raste kane ngritur edhe nje isntitucion te veçante, te lavderuar nga te gjitha vendet Perendimore, siç eshte Keshilli Nderfetare i Shqiperise.

Sa me lart sqaruam, ne sigurojme besimtaret mysliman ne Republiken e Shqiperise se do t'i perfaqesojme ata dhe çdo besimtar te cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bere deri me sot, edhe ne vijim.

Ne do te vijojme ta ndjekim me vemendje kete çeshtje dhe do te nderrmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutes dhe ligjeve te vendit tone.

Date; 23 shtator 2024

Burimi: https://www.kmsh.al/deklarate-zyrtare/


Informacion shtese

Ky lajm eshte dhene per here te pare nga The New York Times . Raportim i bere nga Tirana nga Andrew Higgins  (21.09.2024) Per me shume hap linkun: https://www.nytimes.com/2024/09/21/world/europe/albania-tirana-muslim-state-bektashi.html

Kete artikull e ka publikuar te perkthyer ne faqen zyretare edhe Kryegjyshata Botrore Bektashiane 

https://kryegjyshataboterorebektashiane.org/new-york-times-kompleksi-ne-tirane-kryeqyteti-shqiptar-qe-do-te-behet-shteti-sovran-i-urdhrit-bektashi/ 



September 20, 2024

Shqiptarët bëheshin mysliman sepse kjo fe patohej me natyren e tyre - William M. Lake

Xhamia Koder Hani , Puke (2024)

"Shqiptaret beheshin mysliman sepse kjo fe pajtohej me natyren e tyre dhe nuk toleronte peruljen, martirizimin, ervilizmin dhe ofendimin."

( William Martin Lake , Londer 1835 , libri "Udhetime ne Shqiperine e Vezireve )


Pergatiti
Gezim KOPANI


Islami eshte sikurse dielli - Et Turejfi


"Islami eshte sikurse dielli qe nuk perendon kurre. Nese perendon ne nje vend, ai lind ne tjetrin."
(Abd El Aziz Et Turejfi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

September 11, 2024

Largohu fjalëve

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Ik nga fjalet e liga qe te lendojne veshin."

"Ne bela hyhet per shkak te fjaleve te palogjikshme." (Ibn Mesudi)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Lexo me shume duke klikuar: Hadithe 


Respekti ndaj prindërve




Profeti Muhammed a.s. ka thene: 

"Silluni mire ndaj prinderve tuaj sepse edhe femijet tuaj do sillen mire ndaj jush." (Xhabiri)

"Xhenneti eshte nen kembet e nenave (kush e ruan dhe e degjon nenen do te meritoj xhennetin." arb; "El xhennetu tahta ekdamil ummehet." (Ahmedi)

"Sadaka e e vyer eshte degjueshmeria e prinderve dhe kujdesi ndaj te afermeve." 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Haku i punëtorit në islam

Profeti Muhammed a.s. ka thene: 
"Jepi hakun puntorit ende pa iu terur djersa dhe njoftoje per hakun (shumen) paraprakisht." (Bejhakiu)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Lexo me shume duke klikuar: Hadithe