KMSH reagon mbi diskutimin e themelimit te Sovranitetit te Urdherit Bektashi



Deklarate zyrtare:

Nisur nga interesi i larte i besimtareve , mediave, dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit per themelimin e "Sovranitetit te Urdherit Bektashi" ne Tirane, Komuniteti Mysliman i Shqiperise deklaron se me poshte vijon:

Komuniteti Mysliman i Shqiperise eshte perfaqesuesi i vetem dhe zyrtare i fese islame ne Shqiperi. 
KMSH ka tre komponente themelore mbi te cilet ushtron veprimtarine e saj ne Republiken e Shqiperise mbi nje shekull, te cilat jane:

1.Kur'ani Famelarte, fjala e Zotit te Gjithesise,
2.Tradita Profetike
3.Kushtetuta e Republikes se Shqiperise

Ne kete kontekst, ne shprehim shqetesimin tone lidhur me deklaratat publike ku flitet per "Islam modern" apo "Islam shqiptar" apo edhe per shtet Islam brenda republikes tone.

Keto tema nuk kane asnje lidhje me Islamin si fe, e cila eshte universale dhe bazohet mbi Kur'anin dhe Traditen Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet ne cdo vend ku ben pjese.

Komuniteti Mysliman i Shqiperise eshte institucioni nen ombrellen e te cilit kane qene dhe do te vijoje te jene te perfaqesuar te gjitha tarikatet derivate.

Ky ka qene edhe qellimi i dijetareve myslimane te cilet kane punuar per nje Shqiperi te pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman eshte mazhoritar ne Republiken e Shqiperise dhe nje nder kontribuesit kryesor te dielogut e harmonise fetare ne vend.

Ky komunitet nuk e ka cilesuar kurre harmonin e dialogun si "domain" te tijin, pasi kjo vlere e jashtezakonshme qe ekziston ne vendin tone eshte kontribut i secilit dhe i te gjitheve bashke.

Ne kete kuptim, vendi yne nuk ndodhet perballe ndonje rreziku te prishjes se harmonise e dialogut, perkundrazi, nisma te tilla mund te jene nje percedent i rrezikshem per te ardhmen e vendit.

Te gjitha fete abrahamike ne thelbin e tyre kane si qellim ti sherbejne rruges se Zotit dhe te japin kontributin e tyre ne shoqeri, siç bejne prej mijera vitesh.

Kjo nisme per te cilen jemi njohur permes medias eshte e pakonsultuar me komunitetet fetare, te cilat per te tilla raste kane ngritur edhe nje isntitucion te veçante, te lavderuar nga te gjitha vendet Perendimore, siç eshte Keshilli Nderfetare i Shqiperise.

Sa me lart sqaruam, ne sigurojme besimtaret mysliman ne Republiken e Shqiperise se do t'i perfaqesojme ata dhe çdo besimtar te cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bere deri me sot, edhe ne vijim.

Ne do te vijojme ta ndjekim me vemendje kete çeshtje dhe do te nderrmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutes dhe ligjeve te vendit tone.

Date; 23 shtator 2024

Burimi: https://www.kmsh.al/deklarate-zyrtare/


Informacion shtese

Ky lajm eshte dhene per here te pare nga The New York Times . Raportim i bere nga Tirana nga Andrew Higgins  (21.09.2024) Per me shume hap linkun: https://www.nytimes.com/2024/09/21/world/europe/albania-tirana-muslim-state-bektashi.html

Kete artikull e ka publikuar te perkthyer ne faqen zyretare edhe Kryegjyshata Botrore Bektashiane 

https://kryegjyshataboterorebektashiane.org/new-york-times-kompleksi-ne-tirane-kryeqyteti-shqiptar-qe-do-te-behet-shteti-sovran-i-urdhrit-bektashi/ 




Xhamia e vjetër Kodër Hani (Viti 1916)

Puka në vitin 1937

Hurdha e Frashnit - Fshati Meçe - Pukë

Shkrim artizanal ne ate qe quhet " Iznik "

Gjate nje ore mesimi ne Fushe Arrez

Kryezi

Kryezi

Në kalan e Shkodrës

Puke

Rrape

Iballe

Gjate nje takimi me kreun e KMSH H.Bujar Spahiu

Në foto Myftiu i Kosovës Naim Ternava dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Viti 12.04.2017

Në foto Kreu i KMSh-së Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani. Dt; 11.11.2017

Nga vizita e Kryetarit të KMSh-së H.Skender Bruçaj në Pukë

Nga vizita e Ambasadorit të Kuvajtit Fayaz Mishari Al Jassim në Myftininë e Pukës. Datë 02.08.2019

Me Akademikun Prof. Dr. Mehmet Halimi (Prizren,Kosovë)

Vizitë në BI Prizren.Dt: 28.04.2016