September 26, 2024

Bashkëshortës së Ebi Lehebit i bllokohen sytë


Ne fillim te jetes se tij Profeti Muhammed a.s. u perball me sfida te ndryshme. Njera me e veshtir se tjetra. Nje nder keto ishte Ummi Xhemil e cila sebashku me bashkeshortin e saj Ebi Lehebin kishin qellim te shkaterronin profetin Muhammed a.s. Ummi Xhemil grumbullonte ferra dhe ia hidhte rruges Muhammedit a.s. kur ai kalonte, madje filloi te grumbulloj flliqesira te cilat i vendoste tek porta e shtepise se profetit Muhammed a.s. 
Nje dite ajo vendosi te hakmerret kur degjoi fjalet e sures Mesed qe thote: "Qoft i shkaterruar Ebi Lehebi...Atij nuk do i bej dobi pasuria e tij, dhe as ajo cfare ai fiton. Ai do hyje ne zjarr te ndezur flak, bashke me te edhe gruaja e tij e cila barti ferra."
Ummi Xhemil merr nje gur ne dore dhe niset per te goditur profetin Muhammed a.s. Ne kete kohe Muhammedi a.s. ndodhej ne Qabe sebashku me Ebu Bekrin r.a. Kur arriti Ummi Xhemil prane tyre , Allahu xh.sh. ia bllokoi syt per te mos shikuar profetin Muhammed a.s. dhe ajo nuk shikoi tjeter pos Ebu Bekrin r.a. te cilit i tha:
-Ku eshte ai shoku yt? Degjova se ai po me ofendon. Betohem se do ti bie me kete gure! Dhe u largua.
-O i derguari i Allahut ! A nuk te shkoi kjo grua !? tha Ebu Bekri r.a.
-Jo, nuk me shikoi pasi Allahu xh.sh. ia bllokoi syt per te mos me shikuar! - iu pergjigj Profeti Muhammedi a.s. (1)

Pergatiti
Gezim KOPANI


______________
1. Shkaku i zbritjes (Sebebi nuzul) i sures El Mesed sipas Ibni Abbasi r.a. eshte: "Kur Allahu xh.sh, udheroi Muhammedin a.s. ti therras ne rrugen e drejte pra ne Islam te afermit, Muhammedi a.s. u ngjit ne bregun e Safas dhe i thirri me emer fiset (kable) e kurejsheve. Kush mundi shkoj disa dergun dike per te mesuar se cfare do thote. Atu u tubuan njerezit dhe xhaxhai i tij Ebi Lehebi. Te pranishmit i than: Perse na thirre? Muhammedi a.s. u tha: Nese ju them se disa kalores ndodhen pas asaj lugine dhe kan ndermend tju sulmojne, do me besoni? Ata thane: Po, pasi kurre nuk kemi provuar se ti genjen apo mashtron! Muhammedi a.s. tha: Pra une po ju them se jeni prane nje ndeshkimi shume te ashper! Ebi Lehebi i tha: Qofsh i mallkuar , per kete na ke thirr?! Atehere u shpall kjo sure, pra surja El Mesed. Muhammedi a.s. u thoshte njerezve: Thuani la ilahe il-lallah dhe shpetoni ndersa Ebu Lehebi u shkonte prapa dhe u thonte: Mos e degjoni kete genjeshtar, mashtrues! Armiqt me te betuar te Profetit Muhammed a.s. ishte Ebi Lehebi me bashkeshorten e tij Ummi Xhemil e cila ishte motra e Ebu Sufjanit. Ebi Lehebi u thoshte njerezve: Nese eshte e vertet ajo cfare thote Muhammedi atehere une sebashku me pasurin time dhe djemt e mi, do tju shpetoj nga ai denim. Ndaj Kur'ani zbriti ajetin ku thote: "Atij (Ebu Lehebit nuk do ti bej dobi pasuria e tij dhe as ajo cfare fiton." (El Mesed;2)
Dy djemt e Ebi Lehebit e pranun islamin ndersa Ebi Lehebi vidq jo besimtar pas luftes se Bedrit dhe mbeti i pavarrosur per tre dite derisa u fry. Atehere me nje kerrab e terhoqen zvarre dhe e hodhen ne nje humner.)