Historia e kalendarit islam , Hixhri


Kalendari islam ndryshe quhet kalendari i Hixhrit dhe ai eshte kalendar henor te cilin populli arab e ka perdor shume kohe para ardhjes se profetit Muhammed a.s. Allahu xh.sh thote: "Ai , e beri diellin shndrites, e henen drite dhe asaj (henes) ia caktoi fazat.." (Junus; 05)

Kalendari i hixhrit bazohet tek levizja e henes dhe ka 11 dite me pak ne krahasim me kalendarin gregorian. Kalendari filloj te perdoret zyrtarisht duke marr shkas migrimin,shperngulje (hixhretin) e profetit Muhammed a.s. nga qyteti i Mekes ne qytetin e Medines.

Pas migrimit te Muhammedit a.s. kalenderi filloj te perdoret zyrtarisht nga prisi i njohur Omeri r.a. Tregohet se nje person shkon tek Omeri r.a. dhe i tregon nje borxh te shenuar te cilin ia kishte nje person tjeter, ne shenim shkruhej muaji shaban si afat te fundit per shlyrjen e borxhit. Omeri r.a. e pyet per cilin shaban e keni fjalen, te kaluarin, aktualin apo ai qe do vije? Duke mos marr pergjigjen e duhur per zgjidhje, Omeri therret keshilltaret ose shoket dhe vendosen per vendosjen e nje kalendari per fshirjen e borxheve, pasi u dhane shume mendime Omerit r.a. i pelqu mendimi qe fliste per migrimin e profetit Muhammed a.s. pasi me te erdh e verteta duke vendosur keshte muajin muharrem si muajin e pare te hixhrit pasi eshte muaji ku kthehen haxhiler nga haxhi etj., dhe keshtu muaj i pare u vendos muaji Muharrem pra 1 muharrem 0001 (sipas kalendarit gregorian i bie viti 622) dhe u quajt kalendari i Hixhrit. Ne perendim kalendari i hixhrit shenohet AH, pra Ano Hagirea.

Allahu xh.sh thote: "Te Allahu numri i muajve eshte dymbedhjete, ashtu si eshte ne librin e Allahut prej dites kur krijoi qiejt dhe token. Prej tyre kater jane te shenjte..." (Et Tevbe; 36)

Emertimi i muajve sipas kalendarit islam eshte:

Muaji i pare eshte muaji Muharrem dmth; e ndaluar, arabet e shenjteronin kete muaj duke ndaluar luften, dhunen etj.
Muaji i dyte eshte Safer dmth: bosh, njerezit linin shtepit e tyre per shkakt te vapes, ose ne kete muaji dilnin ne lufte.
Muaji i trete eshte Rabiul Evel dmth: pranvera e pare.
Muaji i katert eshte Rabiul A-thani dmth: pranvera e fundit.
Muaji i peste eshte Xhumadal Evel dmth: ngritja e pare.
Muaji i gjashte eshte Xhumadal el-thani dmth: ngritja e fundit, i ftohti i dimrit.
Muaji i shtate eshte Rexheb dmth: quhet keshtu sepse njerezit hiqnin dore nga lufta, i shenjte.
Muaji i tete eshte Shaban d.m.th: disa thon se quhet keshtu per shkak te ndodhjes se tij mes muajit Rexheb dhe Ramazan, disa thone se njerezit ne kete muaj kerkonin ujin.
Muaji i nente eshte Ramazan dmth: ky eshte muaji i agjerimit dhe muaji ne te cilin ka filluar te zbres Kur'ani.
Muaji i dhjete eshte Sheval d.m.th: muaji i shiut ose muaji ne te cilin devet nuk prodhonin me qumesht, po ashtu kujtohet edhe per ngjarjen e gjumshtit te deves ne kohen e profetit  Salih a.s.
Muaji i njembedhjete eshte Dhul Kide d.m.th: ne kete muaj njerezit largohen nga luftrat, nuk bej lufte.
Muaji i dymbedhjete eshte Dhul Hixhe d.m.th: quhet keshtu sepse myslimanet kryejne Haxhin.
Viti i ri i Hixhrit per vitin 2018 eshte me 11 shtator 2018, pra 01 muharrem 1440.

Muajit e ketij kalendari jane shtate. Sipas disa mendimeve dita e pare eshte dita e diele, ndersa disa te tjere thone per diten e shtune.

Allahu xh.sh thote: "Ai , e beri diellin shndrites, e henen drite dhe asaj (henes) ia caktoi fazat, qe ta dini numrin e viteve dhe llogarine..." (Junus; 05)

Me shume le te shikojme hadithin e Profetit Muhamed a.s. i cili i ka thene Ebu Hurejres: "Allahu e ka krijuar dheun diten e shtune,  te dieln ka krijuar malet, te henen jane krijuar pemet (ose bimesia), te marten eshte krijuar e keqja , te merkuren eshte krijuar drita (e mira), te enjten jane krijuar gjallesat dhe kafshet, te xhuman eshte krijuar njeriu, pra Ademi a.s." (Muslimi)


Pergatiti
Gezim KOPANI

Xhamia e vjetër Kodër Hani (Viti 1916)

Puka në vitin 1937

Hurdha e Frashnit - Fshati Meçe - Pukë

Shkrim artizanal ne ate qe quhet " Iznik "

Gjate nje ore mesimi ne Fushe Arrez

Kryezi

Kryezi

Në kalan e Shkodrës

Puke

Rrape

Iballe

Gjate nje takimi me kreun e KMSH H.Bujar Spahiu

Në foto Myftiu i Kosovës Naim Ternava dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Viti 12.04.2017

Në foto Kreu i KMSh-së Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani. Dt; 11.11.2017

Nga vizita e Kryetarit të KMSh-së H.Skender Bruçaj në Pukë

Nga vizita e Ambasadorit të Kuvajtit Fayaz Mishari Al Jassim në Myftininë e Pukës. Datë 02.08.2019

Me Akademikun Prof. Dr. Mehmet Halimi (Prizren,Kosovë)

Vizitë në BI Prizren.Dt: 28.04.2016