September 13, 2018

Njeriu ka pran 20 melek

Transmetohet nga Othman bin el Affani r.a se e kan pyetur profetin Muhammed a.s. se sa melek jane caktuar per cdo njeri? Profeti Muhammed a.s. thote:
Xhamia e re Puke

"Jane njezet melek. Nje melek ne te djathten tende qe shenon veprat e tua te mira dhe qe eshte pergjegjes edhe per melekun qe ndodhet ne te majten tende. Nese ben nje veper te mire, ajo  te shkruhet dhjetfish. Nese ben nje veper te keqe, meleku qe ndodhet ne te majten tende pyet ate qe ndodhet ne te djathte: A t'ia shkruaj? Ai i thote: Prit, se ndoshta i kerkon falje Allahut dhe pendohet! Meleku i majt i thote perseri: Po nese nuk pendohet?Meleku i djathte i thote: Atehere shkruaje! Allahu na shpetofte nga ky! Sa shok i keq eshte! Sa pak i ruhet Allahut dhe s'ka turp prej tij. Keta dy melek permenden ne ajetin e Allahut "Dhe se kur dy melek qendrojne pran tij ne te djathte dhe ne te majte"(Kaf , 17)
Dy melek te tjere ndodhen para teje dhe dy pas teje, Allahu xh,sh, thote: "Ai (njeriu) ka percjelles njeri pas tjetrit, para dhe prapa tij, qe me urdherin e Allahut e ruajne ate."
Nje melek tjeter te ka kapur per koke. Po iu perule Allahut xh.sh, ai do te te ngreje. Po u tregove arrogant me Te, Ai do te te thyej kurrizin.
Dy melek ndodhen ne buzet e tua dhe kane per detyre vetem te mbikqyrin lutjen tende per Profetin a.s.me te nderuarin e njerezve.
Nje melek ruan gojen tende qe te mos futet gjarperi dhe dy melek ne syte e tu. Gjithsej benje dhjete melek per cdo njeri, te cilet nderrohen me meleket e nates duke arritur keshtu ne njezet melek.
Po ashtu, cdo njeriu i eshte vene nga pas Iblisi diten dhe biri i tij naten."
(Sujuti tek Ed Durr el manthur, duke thene se e ka trans, Ibn Xherir Tabariu prej Kenan Adaviu)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com