Nga falja e namazit ne xhamin e qytetit Puke , Shqiperi |
Salah do te thote namaz. Me namaz kuptojme nenshtrim ndaj Allahut xh.sh. duke fal kohet e namazeve. Namazi eshte shtylla e dyte e islamit. Namazi eshte nje nder çeshtjet me kryesore per myslimanin po ashtu mos kryerja e tij eshte nje ndergjynahet e medha mu ashtu sic eshte shirku (per me shume kliko ketu: Çfare eshte shirku ? ). Falja e namazit eshte urdheruar nga Allahu xh.sh. ne Kur'an duke e permendur ate mbi 100 here.
Allahu xh.sh. thote: "... e kryejni faljen (salah-namazin)..." (El Bekare; 03)
Allahu xh.sh. thote: "... e kryejni faljen (salah-namazin)..." (El Bekare; 03)
Allahu xh.sh. thote: "Kryeni faljen (namazin) dhe jepni zekatin, e cfaredo te mire qe e pergatitni per veten tuaj, ate e gjeni tel Allahu. S'ka dyshim se Allahu xh.sh. percjell çdo veprim tuajin." (El Bekare; 110)
Gjithashtu Allahu xh.sh. thote: "O ju qe qe besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetem Zoti tuaj adhuroni. Beni pune te mira se do te gjeni shpetim." (El Haxh; 77)
Namazi eshte perkujtim i Allahut xh.sh. Namazi eshte ajo pune e cila e gezon shume Allahun xh.sh aq sa Allahu xh.sh. thote: Ai qe me lutet mua, Une do ta shperblej, do ta kujtoj."
Allahu xh.sh thote: "Me kujtoni Mua (me adhurime), Une ju kujtoj juve (me shperblime). Me falenderoni e mos me mohoni." (El Bekare; 152)
Njeriu gjate jetes perballet me sfida dhe probleme nga me te ndryshmet, por kur njeriu i drejtohet Allahut xh.sh. me namaz duke i kerkuar ndihme dhe mbeshtetjen e tij, Allahu xh.sh. eshte me te dhe do e ndihmoj. Pra namazi eshte rrugezgjidhje, eshte mburoje, per njeriun.
Allahu xh.sh. thote: "O ju qe keni besuar, kerkoni ndihme me durim e me te falur, se vertet Allahu eshte me durimtaret." (El Bekare; 153)
Duhet te kemi parasysh se Namazi (salati) eshte shtyla e dyte e fese islame. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Feja islame perbehet nga pese shtylla; 1.Deshmia e shahadetit (Deshmoj nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi a.s. eshte i derguari i Tij), 2.Falja e Namazit, 3.Dhenia Zekatit, 4.Agjerimi i Ramazanit dhe 5.Kryerja e Haxhit per ate qe ka mundesi)" (Buhari, Muslim)
Mos falja e namazit eshte gjynahet i medha pasi vet rendesia qe Allahu xh.sh. i ka kushtuar namazit do te thote se eshte ceshtje te ciles duhet kushtuar vemendje.
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Shtylla e islamit eshte namazi. Namazi eshte e para detyre ne adhurime qe na ka urdheruar Allahu xh.sh., namazi u urdherua nga Allahu ne naten e isras-miraxhit." (Kujtojme kete kur Allahu xh.sh. e urdheroj Muhammedin a.s. me 50 kohe namazi, derisa Allahu xh.sh. pranoj disa here lutjen e profetit Muhammed a.s. duke ra deri ne pese kohe namazi." (Ahmedi, Nesai etj)
Tregohet se Ibn Mesudi r.a. e ka pyetur Profetin Muhammed a.s.: "Cila eshte puna me e dobishme?
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Falja e namazit" (diku qendron kjo pergjigje: Falja e namazit ne kohen e tij) Iben Mesudi r.a. e pyet serish: Po pastaj? Muhammedi a.s. ka thene:Respektimi i prinderve." Po pastaj: Te punuarit ne rrugen e Allahut xh.sh." (Mutefekun alejhi)
Tregohet se nje here Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Me erdh Xhebraili nje here dhe me tha: O Muhammed ! Allahu xh.sh thote: U kam bere detyr (farz) pasardhesve te tu pese kohe namazi. Kush i fal ato me abdest ne kohen e caktuar duke plotesuar namazin rregullisht me ruku (perkulje) dhe sexhde, do te jete tek une i mbrijtur, dhe nepermjet namazit do ti fus ne xhennet. Por kush do paraqitet para Meje dhe ka mangut ne namaz, nuk do te kete mbrojtjen Time. Nese do deshiroj do e denoj enese do deshiroj do e fal (meshiroj)" (Taberani)
Ata qe lejne namazin jane te keqij, dhe kjo si pasoj e egos, te shkuarit par kenaqesive truperore e te tille do i kaploj e keqja, me perjashtim te atyre qe pendohen (bejne tevbe).
Allahu xh.sh. thote: "E pas tyre (te mireve) erdhe pasardhes te keqij, qe e lan namazin e u dhane pas kenaqesive (trupore)e me vone do te hidhen ne cdo te keqe. Me perjashtim te atij qe pendohet dhe beson e ben vepra te mira, te tillet do te hyjne ne xhennet dhe atyre nuk u behet asnje padrejtesi." (Merjem; 59-60)
Ne nje hadith Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Mes njeriut dhe shirkut eshte mos falja e namaziti" (Muslimi)
Ai mysliman/e qe e ka namazin ne rregull, do te thote qe punet i ka ne rregull ka thene Profeti. Duhet te kemi parasysh edhe hadithin qe profeti Muhammed a.s. ka thene: "Gjeja e pare per te cilen do japim llogari ne Diten e Gjykimit eshte namazi, nese ate e ka ne rregull shpeton, nese jo ka humbur." (Tirmidhi)
Pergatiti
Gezim KOPANI
Mund te mesoni me shume duke klikuar: Namazi