Perpara se te flas mbi mbulesen e gruas ne islam (hixhab), dua te bej nje hyrje te shkurter se çfare eshte besimi ne Allah? Besimi (imani) eshte mardhenia personale e njeriut me krijuesin e Gjithesise (Allahun xh.sh.) te Cilin me vullnet te plote i bindet dhe zbaton urdherat e Allahut xh.sh. te bere te ditura ne Kur'an.
Ne islam bindja e urdherave te Allahut eshte berthama e çdo gjeje, prandaj myslimani beson ne Allahun xh.sh. duke kryer punet te cilat jane obligim (farz) si p.sh; falja e namzit, agjerimi i ramazanit, mbulesa e gruas (hixhabi), mos berja ortak (shirk) Allahut, mos kryerja e harameve etj. Duke pasur parasysh faktin qe 1 shkurti shenon diten boterore te Hixhabit (dite e shenuar ne boten islame si vlere hyjnore) thash te rithem dy gjera mbi hixhabin. Hixhab do te thote; "Mbulimi qe grat myslimane i bejne gjithe trupit, me perjashtim; fytyres, duarve deri te kyçi i dores dhe kembes", duke zbatuar keshtu urdherin e Allahut xh.sh. Me vendosjen e hixhabit grat myslimane tregojne bindjen dhe respektin qe ato kan per Allahun xh.sh. e per te vijuar me mbrotjen e nderit, familjen etj. Pra hixhabi perveçse eshte obligim (farz) eshte edhe mbrotje e nderit dhe moralit te larte.
Para ardhjes se ajetit Kur'anor i cili obligoj grat qe te mbulohen, grat dilnin rrugeve me veshje jo normale, aq sa kur burrat i shikonin flisnin keq per ta dhe i ngacmonin, mirepo per grat e ndershme e besimtare kjo gje ishte shume e rend. Per kete Allahu xh.sh. obligoj mbulimin e trupit dhe vendosjen e shamis (hixhab).
Allahu xh.sh thote: "Thuaj besimtarve te ndalin shikimet e tyre, te mos zbulojne stolit e tyre perveç atyre qe jane te dukshme. Le te vendosin shamite mbi kraherorin e tyre dhe te mos tregojne bukurit e tyre askujt perveç burrave te vet..." (En Nur; 31) Ndersa ne nje ajet tjeter te Kur'anit Allahu xh.sh. thote: "O Pejgamber! Thuaju grave tua, bijave tua dhe grave te besimtareve le te vendosin shamit (mbulesen, hixhab) e veta mbi trupin e tyre." (El Ahzabe; 59)
Ajeti i mesiperme i sures Nur si fillim u drejtohet meshkujve qe te mos shikojne grat e botes, por te ulin shikmin e te ruajn nderin. Ndersa ne suren Ahzab Allahu xh.sh udheron grat te mbulojne trupin dhe mos ta ekspozojne ate me perjashtim bashkeshortit te vet. Ndersa ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote: "O bijte e Ademit! Ne krijuam per ju petk qe ju mbulon vendet e turpshme dhe petk zbukurues. Por petku i devoshmerise eshte me i mire (besimi ne Allahun xh.sh. te ben qe te mos biesh preh e mashtrimeve te shejtanit)." (El Araf; 26)
Pra myslimani e ka obligim te kontrolloj shikimet, te mbuloj trupin dhe te mos behen nga ata te pamoralshmit te cilet ekspozojne lakuriqsine e trupit te tyre. Lakuriqsia behet shkak i veprave te liga, madje ajo te shpie deri ne krim. Ata qe bejne veprat te ndyta, qe ekspozojne dhe reklamojne lakuriqsine etj ne thelb, keta demtojne familjen, rrjedhimisht dhe gjithe shoqerin. Per kete Allahu xh.sh. thote: "O bijte e Ademit! Kurrsesi mos tju mashtroj shejtani sikurse nxori prinderit tuaj (Ademin dhe Havan) nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre qe tju dale ne shesh lakuriqesia e tyre." (El Araf; 27)
Ashtu sikurse obligimet e tjera ne islam edhe hixhabi ka kushtet e tij si: Berja e nijetit per vendosjen e hixhabit, Mbulimi i gjith trupit (me perjashtim fytyres, duarve deri tek kyçet, dhe deri tek kyçi i kembes). Rroba me te cilen mbulohet te mos jete e tejdukshme dhe te mos jete e ngushte si dhe te ket mbush moshen e cila po ashtu obligon namazin. Kohe e vendosjes se hixhabit eshte; sapo vajza te arrije moshen e pjekuris dhe nevieli i besimit e ben te mbulohet dhe ate mbulesen e mban deri ne pleqerin e thyer.
Sic dihet ne fene islame nuk ka inponim "la ikrahe fit din" (El Bekare; 256) ky eshte postulat, rregull prandaj vendosja e shamis duhet te vij si posoj e besimit ne Allahun dhe jo e inponuar nga faktor te jashtem. Fatkeqsisht , ndoshta dhe per faj tone (drejtuesve islam, hoxhallar etj) nuk kemi punuar sa duhet ne informimin e publikut se grat apo vajzat me shami nuk e vendosin shamin me inponim por me deshire. Nuk mungojn rastet e paragjykuesve te cilet e paraqesin islamin dhe shamin si prapambetje, gje e cila nuk eshte aspakt e vertet perkundrazi, e kunderta eshte e vertet. Pershembull grat me te sukseshme ne shkence, mjeksi, arsim jane grat myslimane me shami. Ju sjell ne kujtes universitetin me te vjeter ne bote te themeluar nga nje grua myslimane me shami e cila quhej Fatima al Fihri e bija e nje tregtari Tunizian shume i pasur. Ai ne nje testamet i la gjith pasurin vajzes se vet (Fatima). Te gjithe pasurin Fatima e perdori per ndertimin e xhamis, themelimin e universitetit , biblotekes etj. Universiteti u ndertua rreth vitit 857-859 pas profetit Isa a.a. (Jezuesit) ne Fes te Marokut. Kampusi universitar sot quhet Al Karavijin (Al Qarawiyyin).
Ne perfundim e shikoj me vend te sqaroj nje ngaterres qe disa, ndoshta per shkak te pa dijes apo qellimisht ngaterrojne hixhabin me burken. Ndryshe nga hixhabi, burka mbulon te gjithe trupin e gruas perfshi dhe fytyren, por sipas islamit burka nuk eshte obligim islam (farz) per grat myslimane. Gruaja muslimane ka obligim vetem hixhabin dhe ato zabatojne vetem ate qe Allahu ka obliguar ne Kur'an.
Gezim KOPANI