December 08, 2012

Disa nga shkaqet e pranimit të Islamit në Shqipëri


"Une nuk do t'i hulumtoj shkaqet qe bene qe feja islame te hase ne nje mirekuptim te papare ne bote, mirepo atyre qe mendojne se ajo eshte perhapur vetem me shpate, mund t'u them se ata mashtrojne veteveten.(Georg Sale - perkthyes i Kur'anit ne anglisht me 1735)

"Ne konditat e kohes, Islamizimi ne Shqiperi, po te kishte me shume hoxhallare (predikues), kuadro te ngritur, prej tyre me te cilet ka biseduar Marko Bizi, dhe me sinqeritetin, modestin e miqesin e tyre, islami do te kishte siguruar nje perparim edhe me te madh. Nderkohe qe kleri i krishter nuk dinin lexim ne gjuhen e vendit. Kete aq te huaj ishin ne detyren fetare, saqe s'dinin as lutjet fetare te domosdoshme per t'u mesuar permendesh. Nuk mund te lihet pa permendur se pjesa me e madhe e klerit ortodokse te Shqiperise nuk kane qene mbrojtesit dhe besniket e ideve kombetare, siç  kane qene prifterinjte ortodoks te krahinave te tjera te Perandorise Osmane.
Mund te permendim klerikun Kosovar Ndre Bogdani i cili shkruante se: "Shqiptaret katolik kur e shikonin veten ngusht pranonin te kalonin ne fene islame se po te beheshin ortodoks do te humbisnin kombesin." (Kristo Frasheri, Pjeter Bogdani dhe levizja çlirimtare ne shek. XVIII, "Studime historike" d, 1990, fq.194)
Ndersa Edit Durham thote: "Instikti i tyre racor, instikti i pamendur dhe i paragjykuar i vetembrojtjes i ka hedhur ata ne lufte kunder armikut te tyre te vjeter, sllaveve. Ata jo se i urrenin turqit me pak, por se urrenin sllavet me shume. Duke u kthyer ne mysliman ne numer dhe si rezultat duke fituar influence me te madhe nen sundimin turk, shqiptaret mysliman dhe katolike perkrahen turqit kunder sllaveve."

Nje indiferentizem i madh u verejt ne radhet e klerit te krishtere. Keshtu, p.sh mund te pemmendim lejimin dhe kryerjen e kurorezimeve te martesave pa bekimin zyrtar te kishes. Kjo eshte interpretuar si influence e Islamit, i cili martesen e konsideronte si akt civil e jo shpirteror.
Situata sociale e shekullit te 17-te, se bashku me gjendjen qe pershkruam me siper, paten pasojat e vete.
Numri i te krishtereve filloi te pakesohet me shpejtesi. Ne 30 vjet ( 1620-1650 ), kohe shume e shkurter ne historine e nje populli, thuhet se Shqiptaret qe u konvertuan ne islam arriten ne 300 mije veta. Po te krahasohet prejudha e nje shekulli, pra nga 1524 deri me 1624, dioqeza e Tivarit arriti te kishte nje shifer shume domethenese: popullsia e krishtere ishte 100 here me e vogel se ajo myslimane."
(Kjo e dhene eshte marr nga vepra e Marko Kryeziut, prift shqiptar i cili kete te dhene e jep ne vitin 1651 dhe ndodhet ne bibloteken Cigiana te Romes, Sipas "Zani i Nalte", mars-prill 1932, fq 203)

"Edhe kuadrot fetare katolike, sidomos ata te rangjeve te uleta, duke vepruar ne kundershtim me udhezimet e dhena, nga njera ana bekonin meshkujt e krishter dhe nga ana tjeter, mbyllnin njerin sy e  vesh sa here qe degjonin te deklaroheshin mysliman te rinj. Gjithashtu, prifterinjte e lagjeve e te fshatrave mbyllnin syte dhe s'reagonin ndaj prinderve te krishtere qe martonin vajzat me myslimane Gjithashtu, kjo klase klerikesh akuzohej edhe per jete skandalesh. Shume rrall shkonin ne rrefime dhe nder dite te caktuara ne selite e tyre organizoheshin gosti duke perdorur alkol. Nuk ishin te rralla rastet kur shitnin pronat e kishes dhe largoheshin nga detyra. Kur u vinin kontrolle nga qendra, kerkonin ndihmen e turqve per t'u mbrojtur. U kishte hyre grindja e madhe ndermjet tyre, sidomos freteve franceskane, saqe kishte raste qe kerkonin nderhyrjen e gjykates. Dhe gjithcka, me qe ndodhte ne syte e popullit, e zhgenjente ate. Disa kisha te qarkut te Pultit 40 vjet rresht s'kishin shkue prift. Per te analizuar situaten dhe per te marre masa permiresue, me ne fund ne kete krahine qene derguar 4 prifterinj, te cilet pasi konstatuan ne vend gjithcka, i bene "qendres se vet" nje raport ku i thonin se turqit nuk i penguan fare ne detyre." (Marr nga Raporte te misionit franceskan, botuar nen titullin "Fra Bonaventura" sipas: "Zani i Nalte",nr.7-8, mars-prill fq.204, viti 1923)

"Nuk duhet lene pa u theksuar dhe bashkepunimi i prifterinjve me autoritetet turke. Ketu mund te permendim p.sh Peshkopin e Shkodres, te cilin e konsideronin tiran dhe ai e mbronte pozicionin e vet nepermjet tyre. Kleri katolik, me ndihmen e dekreteve te sulltanit, ka mbledhur taksat e Kishes nga banoret e qarqeve administrative te veta. Me kete gjendje dhe me keto sjellje te klerit, populli qe demoralizuar e zhgenjyer dhe, sipas nje shprehje te nje prifti te njohur te kohes: "Ishte prishe e ishte shkaterruar kopshti i Perendise"

"Nje tjeter shkak qe ka vepruar ne kete drejtim ka qene levizja katolike qe ndodhi ne shekullin e 17-te. Turqia mori masa kundra kryengritesve dhe keto masa e shtuan edhe me teper deshiren per konvertim, gje qe e largonte dhe me shume popullin nga Kisha. Levizja per te cilen po flasim ka ndodhur rreth viteve 1635-1644 dhe ne krye te saj ishte Gjergji, Peshkopi i Tivarit.
Gjergji ne fjale nxiti parine e Durresit, te Shkodres etj nepermjet peshkopeve, qe te ngrinin krye kundra turqeve dhe te bashkoheshin me Venedikun, qe ne ate kohe ishte nga shtetet e krishtera kufi me Shqiperine.  Ne fillim Venediku jetonte ne paqe me turqit. Por shpejt ndryshoi gjithçka e venedikasit munden ta shtine ne dore Tivarin te cilin e kishin pase rreth 300 vjet para se ta pushtonin turqit. Por shpejt ndryshoi gjithcka e venedikasit nuk fituan gje. Sigurisht, paria e shqiptareve te krishtere qe mbajten anen e armikut te turqeve do te prisnin edhe denime te ashpra, duke perfshire edhe humbjen e privilegjeve qe kishin pasur. Mirepo ortodokset duke pasur frike se mos rikthehej perseri sundimi i Venedikut, i qendruan besnike qeverise osmane, keshtu qe u vlersuan si shpetimtare te atdheut osman. Ne kete rast shume te krishter ose pranuan islamin ose hyne nen strehen e Kishes Greke. Ata shkuan me Kishen Greke tregon se; Shqiptareve nuk u eshte ushtruar dhune pse kane qene katolik apo ortodokse per t'i detyruar te pranojne fene islame. Katoliket u konvertuan ne myslimane, sikurse u konvertuan ne ortodokse, duke u bashkuar me Kishen Greke te Tivarit qe njihte ne ate kohe Turqia, vetem e vetem per t'u shpetuar masav te ashpra qe do te merreshin per pjesemarresit ne levizjen e deshtuar."

"Aftesisht e njejta gje u perserit me 1646 ne nje levizje tjeter, te nxitur nga Kryepeshkopi Jozef Bonaldo, Paria e Tivarit, e Shkodres dhe e disa qyteteve ishin marre vesh qe t'u hapnin fshehurazi portat e keshtjellave dhe te qyteteve te tyre venedikasve. Ky plan u zbulua dhe nuk u realizua. Ushtria osmane, duke u ndihmuar dhe prej te krishtereve, qe s'kishin marre pjese kundra osmaneve, e shtypi qe ne embrion levizjen. Shume shqiptare me influence u internua. Rreth 3000 vete u arratisen dhe te tjere u shtruan dhe pergjegjesit u gjobiten."

Per ta mbyllur  ju paraqes nje rast konvertimi masiv qe ka ndodhur ne jug te Shqiperise gjate shekullit te 8-te. Nje krahine e perbere prej 30 fshatrash prane Leskovikut, e pezmatua nga kthimet ne mase qe po ndodhnin rreth e qark tyre; u mblodhen per te gjetur rrugen e zgjidhjes dhe vendosen qe te ngujoheshin ne kishe per t'u lutur, e per te kerkuar shpetim prej shenjtoreve te krishtere, duke caktuar afat sa do te qendronin te ngujuar, duke mbajtur edhe kreshme deri diten e Pashkeve. Pashket erdhen dhe mrekullia e pritur nuk ndodhi. Populli i zhgenjyer la krishterimin ne menyre kolegjiale dhe pranoi fene islame. (Per me gjere per kete ceshtje shiko: "Zani i Nalte", ne numrat 7-8, mars-prill, viti 1932)

Sipas arkivit Osman ne shume zona te veriut , psh zona e Pukes ishin ngritur kuvendet (Mexhlis) vendore pran Kajmekameve. Çdo kuvend kishin anetaret e vet te zgjedhur nga populli. Ne kete kuvend sipas vendit zgjidheshin anetare te dy besimeve , pra mysliman dhe katolik. Ne keto kuvende merrnin pjese Myftiu edhe Prifti ku sipas rastit jepnin mendimet e tyre.

Kopertina e "Iskodra Vilayet Salnamesi"

Per kete ju paraqes nje te dhene zyrtare sipas arkivit osman te vitit 1897.

Ne vitin 1897 ne Kajmekamin e Pukes kemi kete pasqyre;

Kajmekami i Pukes 

1. Ismail Efendi (Kajmekam)
2. Haxhi Ahmet Efendi (Sekretar "Tahrirat kitabi" ) 

Kuvendi (Mexhlis)

1. Ismail Efendi , kryetar i kuvendit
2. Haxhi Ahmet Efendi, Sekretari
3. Ismail Osman Aga    (i zgjedhur nga populli,)
3. Muhtar (Myftar) Aga  (i zgjedhur nga populli)
4. Nu (Ndue) Mark Aga (i zgjedhur nga populli)

(Sipas "Iskodra Vilayet Salnamesi", 1897 (H.1315),  fq.123)


Shenim: a). Pasqyrim i shkurter.
              b). Materiali eshte ne perpunim.

Pergatiti
Gezim KOPANI



Date; 08 dhjetor 2012

December 01, 2012

Cfare eshte trekendeshi i vdekjes?

Nje nga enigmat me te medha qe ka tronditur boten ne kata 150 vitet e fundit eshte zhdukja pa lene gjurme  ne oqeanin atlantik ku mbi 100 avion dhe anjev u zhduken ne trekandeshin e bermudeve.
Ne kete vend kan ndodhur nje mori ngjarjesh te cilat vetem  ketu ndodhin e per kete pervec emrit trekendeshi i bermudeve quhet edhe trekendeshi i vdekjes.

Ky trekandesh perfshin nje siperfqe te madhe  prej miliona kilometrash katrore. Qendra kryesore eshte ishulli qe quhet bermunde qe shtrihet ne nga perendimi ne jug te Florides.
Nga vlersimet e peraferta, vetem ne periudhen 30 vjecare nga viti 1945 deri 1975 ne kete trekendesh kan humbur jeten me shume se njemije njerez.
Ky trekandesh  eshte bere i perfolur per vete faktin se nga  zhdukja e avionave dhe anijave nuk ka mbetur asnje gjurme,asnje shenje.

Ne lidhje me kete trekendesh kan shkruan shkenctar,ekspert,gazetar e politikan por te gjithe pa dhene ndonje shpjegim te qarte dhe se cfare ndodh ne bermude?
Ne vitin 1840 anija Rosalia u nis nga europa per ne Karaibe.Me von anija u gjet e braktisur ne mes te oqeanit.Nuk u gjet asnje njeri.Ne anije u gjet nje kanarine e gjall e cila ishte brenda kafazit.Anija u gjet ne gjendje shume te mire, cdo gje ne vendin e vet.Cudia ishte se ku jane njerzit?
Kjo anije u shikua nga nje anglez.

Ne vitin 1981 anija Amerikane "Ellen Austin" e cila londronte ne anen lindore te trekandeshit te bermudeve ku  hasi ne dy direk pa ekuipazh.Edhe kete here anija ishte ne gjedje te mire.Duke tentuar per ti marr direket u zhduken.Pas dy diteve anija Ellen Austin i pa perseri direket.
Ne vitin 1918 u zhduk misteriozisht anija me emrin Cyclops e cila kishte mbi 300 vete ne bord.
Ne vitin 1951 u zhduk anija San Paolo anije kjo brazilane, kjo anije u zhduk pa len asnje gjurme.
Anija e transportit e quajtur "Marine sulphur quen" duke lundruar ne det per te shkuar ne Virxhina u zhduk pa lene gjurme.

Nje avion i marine ushtarake te SHBA u ngrit per te kryer nje servitje normale ne oqanin atlantik. Avioni kishte 14 veta, ata nuk u kthyen kurr me ne baze.Kjo ngjarje ka ndodhur ne vitin 1945. Avioni kishte pese pilot me pervoje te gjate ne fluturim. Avioni nga ngritja rreth 40 min me vone  i dergon  kulles se Fort Lauderdeil nga radio kete njoftim:
"Nuk mund te shikojme toke. Jemi jasht kursit te fluturimit". Pas nje heshtje te madhe radio leshon perseri kete mesazh: Nuk jemi te sigurt se ku ndodhemi, perseris, nuk mun te shikojme toke.Pas pak minutash perseri nga radio vjen nje mesazh qe thoshte:Nuk mund te gjejme perendimin, nuk jemi te sigurt per asnje drejtim. Cdo gje duket e cuditshme,edhe oqeani.Nuk mund te them se ku ndodhemi,cdo gje eshte jo ashtu si duhet te ishte.Mendoj se mund te jemi rreth 225 milje ne veri lindje te bazes.
Pas kesaj dergohet nje avion ndihme te shpejte i tipit PBM per te ndihmuar skuadren 19, pas disa minutash edhe ky avion zhduket pa lene gjurme.

Nje instruktor i Marines Amerikane i quajtur Robert Koks por priste lajme nga avionat avangart qe ishin ngritur ne fluturim. Ai nga radio degjon disa fjale te cilat zbulonin pranin e avioneve qe ishin ne veshtirsi. Nje ze i panjohur pyeste Paures se ctregonte busulla e tij dhe Paures u pergjigjet: Nuk e di se ku jam.Duhet te kemi humbur drejtimin pas virates se fundit.Koks lajmeron kullen ,kulla leshon kete mesazh: Jam ketu ft-74 ju lutemi identifikohuni se vetem keshtu mund tju ndihmojme.Asnje pergjigje.Disa minuta me vone degjohen disa zera te panjohur si dhe avioni i pilotuar nga Kerol Teilor .Kulla pyt Teilor cfare problemi keni?
Ai pergjigjet: Te dy busallat e mia jane jasht perdorimit dhe jam duke kerkuar lidhje me Fort Laudeil. Jam mbi tok.Jam i sigurt se po fluturoj mbi kejs, por nuk e di sa larg jam dhe si te drejtohem .

Si shpjegohet qe ne kete vend humbasin avionet dhe anijet? Po njerzit ku shkojne? Cfare behet me to?
Shikoni cfare tregon nje piloti Cak :

"Ne nentorin e vitit 1964 isha pilot i Sunline Aviation te Miamit. Ne ate kohe duhet te coja ne Nasau nje grup personash me nje flururim Carter dhe pastaj duhet te kthehesha. Zbrita pasagjeret dhe u nisa nga aeroporti i Nasaut pak pas perendimit te diellit. Koha ishte e shkelqyer,ajrti ishte i paster dhe yjet shkelqenin e qiell. Ndiqja kursin mbi Vor te Nasaut. Rreth ore 9 te mbremjes kalova mbi piken me veriore te ishullit Anders, ku mund te shikoje dritat e disa qendrave te banuaa. Isha ne lartesine rreth 2500 metra dhe po fluturoja nomalisht. Por pasi isha larguar 50-80 kilometra prej Anders dhe po drejtohesha drejt Biminit, filloj te varej nga lart nje shkelqim i lehte por i pazakonte mbi krahet e avionit. Ne fillim kujtova se ishte nje efekte optik i krijuar nga dirtat qe shnderrisnin nepermjet dritave me pleksiglas te ngjyrosur. Krahet e avionit kishin nje pamje te tejdukshme dhe si te lyer me ngjyre te zbehte blujeshile, ndonese ne te vertete ato ishin te lyera me vernik te nje bardhesie te ndritshme.Brenda pese minutave ky vezullim e rriti intensitetin deri sa u be kaq i ndritshem sa te ma bente te veshtire leximin e instrumentave. Busulla manjetike filloi te levize sa majtas-djathtas lehtesisht por pa pushim, treguesit e karburantit qe ne castin e ngritjes ne ajer shenonin nivelin 50% tani dukeshin sikur ishin plot. Papritur piloti automatik e rrotulloi aeroplanin djathtas. Mu deshte ta caktivizoj fare dhe ta drejtoj aeroplanin manualisht. Nuk mund te besoja me ne asnje instrument qe funksiononte me energji elektrike, sepse te gjith ishin te prishur ose te bllokuar. Shpejt i gjithe aeroplani u be i ndritshem, por ky nuk ishte nje ndricim i reflektuar. Vezullimi vinte nga vete avioni. Me kujtohet se kur veshtrova krahet e aeroplanit nga dritaret pash se ato nuk shkelqenin vetem me drite blu jeshile por kishin nje fakt nje zbehtesi te turbullt. Meqenese ishte nate dhe sic dihet natan fluturohet me nje horizont artificial krijuar nga instrumentat, nu kisha me nje horizont drejt te cilit te shkoja. Ndritshmeria ishte kaq e madhe sa nuk mund te shikoja me as yjet. Bera te vetme gje qe mund te beja. Hoqa doren nga kontrolli i instruentave dhe e lash avionin te fltututonte ne drejtimin qe donte. Drita verbuese vazhdoi rreth pese minuta, pastaj pak nga pak aju shua. Pas kesaj te gjitha aparturat filluan te funksionojne normalisht. Perpara se te zbrisja ne toke, kontrollove te gjitha impiantet elektrike.Cdo gje ishte ne rregull."

Permenda disa raste ne lidhje me trekandeshin e vdekjes pasi ne vazhdim do publikoj disa tema ne lidhje me Dexhalin dhe kush eshte Dexhali?
_______
Pergatiti: Gezim Kopani

Kur do ndodh Kijameti ?


Kur do ndodh kijameti ?

Kjo eshte nje pyetje e cila daton qe ne kohen e Pofetit Muhammed a.s. dhe jo vetem. Nga ajeteve te Kur'anit por dhe theniet e profetit Muhammet a.s. kemi se; "Askusht nuk e di kohen se kur do ndodh fundi i kesaj bote, pra Kijameti" Por nga ajtet Kur'anor dhe theniet e Profetit Muhammed a.s. jepen shenjet e vogla dhe te medha te cilat tregojne per afrimin e Kijametit apo fundit te kesaj bote. 
Rrreth ndodhis se Kijametit  

Allahu xh.sh thote: "Ata te pyesin ty (Muhamed) rreth Ores (ndodhise se Kijametit) thuaju: Ate e di vetem Zoti im! "(Araf 187) Po ashtu Allahu xh.sh thote: "Njerezit te pyesin per Kijametin thuaju: Vetem Allahu ka dijeni mbi ate.Kush e di? Ndoshta Kijameti mund te jete afer." (Naziat: 42,44)

Nje here Xhibrili pyeti Muhammedin a.s kur do te ndodhe Kijameti? Muhammedi a.s. thote: "I pyeturi rreth asaj nuk eshte me i ditur se pyetesi." (Buhari)

Muhammedi a.s. thote: "Naten e Israse takova profetet: Ibrahim,Musa e Isa. Ata po bisedonin rreth kijametit. Ne lidhje me dijen e Kijametit u pyet fillimisht profeti Ibrahim a.s. i cili tha: Une nuk kam dituri rreth Kijametit.Pyetja ju be profetit Musa a.s i cili tha: As une nuk kam dituri rreth kijametit. Ndersa profeti Isa a.s. tha:Rreth ndodhis se Kijametit ate nuk e di askush pervec Allahut xh.sh.Por Allahu xh.sh me ka premtuar se kur te dal "Dexhali" une do te kem ne dore dy shkopinj. Dexhali sapo te me shoh ka per tu tretur, ashtu sic tretet plumbi. Allahu pas kesaj do e shkaterroj."  (Ahmedi)

Muhammedi a.s. thote: 
"Une jam derguar dhe ora e Kijametit eshte larg  meje aq sa keta dy gishta." (Buhari)

Allahu xh.sh thote:  "Njerezve u eshte afruar koha e llogarise se tyre dhe ata te hutuar ne pakujdesi nuk pergatiten fare per te." (Enbija 1) "Kijameti eshte afruar dhe hena u nda me dysh." (Kamer: 01)

Muhammedi a.s. thote: "Mosha juaj ne krahasim me moshen e popujve te kaluar eshte si koha e mbetur prej kesaj dite ne krahasim me ate qe ka kaluar prej saj." ( Ahmedi)

Muhammedi a.s. thote: "Afati juaj ne krahasim me afatin e popujve te meparshem eshte sa koha midis namazit te ikindise dhe perendimit te diellit." (Buhari)

Pergatiti
Gezim Kopani


Ju mund te lexoni: Shënjat e mëdha të Kijametit

Ju mund te lexoni edhe: Shenjat e vogla te Kijametit

August 20, 2012

Gezuar Fiter Bajramin

Me rastin e festes se Fiter Bajramit uroj: te gjithe myslimanet miqt dhe shoket e mij Gezuar feste e Fiter Bajramit! Qofte kjo feste e begate dhe e lumtur per te gjithe! Uroj nje agjerim te pranuar dhe ibadete te pranuara!
Gezim Kopani
20 gusht 2012

Puke: Fotografi nga atmosfera e Fiter Bajramit 2012

 Disa fotografi gjate festes se Fiter Bajramit ne Puke. Date 19 gusht 2012





July 16, 2012

Disa mesime mbi muajin Ramazan


Nder dymbedhjet muaj, ramazani eshte muaji me i bekuar, kjo pasi Allahu e ka zgjedhur ate. Ne kete muaj pikerisht ne naten e Kadrit Allahu xh.sh.filloi shpalljen e Kur'anit te bekuar. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Ne muajin e Ramazanit filloi shpallja e Kur'anit, i cili eshte udherrefyes per njerezit dhe argument i qarte i rruges se drejte dhe dallim i te mires nga e keqja..." (El Bekare 185)

Obligimi i agjerimit

Agjerimi i muajit ramazan eshte obligim per çdo mysliman qe ploteson kushtet e obligueshmerise se agjerimit. Allahu xh.sh. thote: "O ju qe besuat, agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem." (El Bekare)
Siç dihet agjerimi i muajit ramazan eshte nder pese shtyllat e islamit. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Islami perbehet prej pese shtyllash; 1. Deshmia e shehadetit (Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi eshte rob dhe i derguari i tij), 2.Falja e namazit, 3.Dhenia e zekatit, 4. Agjerimi i ramazanit dhe 5. Berja e haxhit per ate qe ka mundesi."

Llojet e agjerimit

Agjerimi ndahet ne tre lloje:

1.Agjerimi obligim (Farz)
2.Agjerimi obligim por jo i shkalles se Farzit . (Vaxhib)
3.Agjermi vullnetar (Nafile)

1. Agjerimi Farz eshte agjerimi i muajit Ramazan. Ky agjerim nuk mund te shtyhet ose te lihet per dite te tjera. Nese dikush per ndonje arsye te forte sic pershkruhet edhe ne ajetin 184-185 te sures Bekare nuk e agjeron Ramazanin atehere ai eshte i obliguar te agjeroj aq dite sa ka lene pa agjeruar. Nese dikush e prish me dashje qofte edhe nje dite gjate muajit te Ramazanit atehere personi ne fjal e kap ajo qe quhet "Kefaret" Agjerimi i kompenzimit.

2. Agjerimi Vazhib. Ketu futet personi i cili zotohet se do agjeroj disa dite nese do me ec mbare kjo apo ajo pune dhe nese ndodh ashtu sic e ka kerkuar dhe nuk agjeron atehere agjerimi i tij behet Vazhib.

3. Agjerimi Nafile (Vullnetar)  Ky eshte nje agjerim qe Muhammed as e ka bere dhe ka keshilluar edhe besimtaret dhe shoket e tij per agjerimin vullnetare. Ne kete agjerim mund te permend :
-Agjerimi i 6 diteve te shevalit.
-Agjerimi i 10 diteve te muajit dhil hixhes.
-Agjerimi ne muajin Muharrem
-Agjerimi ne muajin Shaban.
-Agjerimi i dites se hene dhe te enjte etj.

Kushtet e agjerimit

Agjerimin e kan obligim keto persona:
-Personi qe eshte mysliman.
-Te jete i shendoshte nga ana mendore.
-Te kete mbushur moshen e pjekurise.

Pervec ketyre kushteve kemi edhe disa te tjera te cilat duhen plotesuar per agjerimin e muajit Ramazan:
-Te jete i shendoshte, pra te mos kete semundje te rende dhe te vazhdueshme
-Gruja te jete e paster (pa hajz)

Ai qe eshte i semur gjate Ramazanit nuk agjeron, por pasi te sherohet ka obligim agjerimin e aq diteve qe ka lene pa agjeruar gjate kohes qe ka qene i semure. E njejta gje vlen edhe per udhetarin. Gruja qe eshte shtatzene , sidomos ne muajt e fundit e ka te lejuar mos agjerimin e atyre diteve derisa sa te kaloj lehonin, por duhet ti zevendesoj ato dite me vone, e njejta gje vlen edhe per nenen gjidhenese.
Nje gru i kishte thene keshtu iben Abbasit: "Une jam shtateze, nuk agjeroj cfare duhe te beje? Iben Abbasi i thote: Je nga ata qe nuk munden te agjerojne prandaj ushqe per cdo dite nga nje te varfer dhe mos agjero kaza."

Kush lirohet nga agjerimi

*Ai qe eshte i semure (kur te sherohet i kompenson ditet e pa agjeruar)
*Udhetari (zevendoson aq dite qe nuk i ka agjeruar)
*Grate qe jane me te permuajshme apo lehon.
*Grate qe jane shtatzen apo qe kan femije per te ushqyer me qumesht.
*Pleqet qe kan mosh te thyer e qe nuk e perballojne dote agjerimin. Te tille detyrohen te ushqejne nje te varfer me ushqim ditore per dy vakte.
*Ne rast lufte , pra ushtari qe eshte ne lufte.
*Prishja e agjerimit per shkak te presionit apo dhunes fizike.
*Puna e rende fizike. Ai qe eshte i detyruar te kryej pune te tilla (psh miniera) nuk agjeron por ditet e mos agjeruara i ben gjate diteve qe eshte pushim. Zevendeimin e diteve te paagjeruarve mund ti bejne bashke si dite ose te ndara. Muhammedi a.s. thote: "Nuk ka problem nese kompensimi i ramazanit behet me nderperje." (Buhari)
*Ai qe ka uri apo etje te madhe, i till qe rrezikon jeten. Ky zevendeson diten e paagjeruar.

Kur ndalohet agjerimi?

Eshte e papelqyer (mekruh) agjerimi i diteve te dyshimta,po ashtu fillimi i agjerimitte Ramazanit me nje dite para dhe shumica ende nuk ia kan nisur. Po ashtu e papelqyer eshte edhe agjerimi i gruas pa lejen e burrit.
Muhammedi as thote: "Nuk agjeron gruja agjerim nafile duke qene burri preznet por vetem me lejen e tij."
Pervec ketyre agjerimeve qe eshte e papelqyer kemi edhe agjerimin e ndaluar plotesisht. Agjerimi i ndaluar eshte ne keto dite:
-Dita e pare e Shevalit pra dita e pare e Fiter Bajramit.
-Kater dite te Kurban Bajramit
Profeti Muhammed a.s. thote: "Dy dite ndalohet agjerimi, diten e Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit"

Nijeti i agjerimit

Cdo veper ne fene islame behen me nijet po ashtu edhe agjerimi. Nijeti behen ne syfyr psh: O Allah! Po e bej nijet per hir tend te agjeroj kete dite. Edhe nese nuk ngritet per syfyr dhe e ka vendos te mos haj mund ta bej te njejti nijet.

Kur eshte koha e syfyrit dhe iftarit?

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ngrihuni te hani syfyr (sahur) pasi ai eshte ushqim i bekuar." (Nesaiu)  Ndersa Ebu Seid El Hudriu r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Syfyri eshte i bekuar, keshtuqe mos e lini ate, qofte edhe duke pire nje gllek uje. Allahu dhe meleket e tij luten per ate qe ha syfyr." Koha e syfyrit eshte aq sa te dallohet peri i bardh nga ai i ziu. Gjithashtu kemi edhe trans. nga Zejd bin Thabit qe thote: "Hengrem syfyr me Profetin a.s. dhe pastaj u ngritem te falnim sabahun. Nje person pyeti: Sa kohe kishte ndermjet syfyrit dhe namazit te sabahut? Ai tha : "Aq sa zgjat leximi i 50 ajeteve Kur'anore." (Buhari)
Ndersa koha e iftarit eshte me perendimin e diellit, e ne kohen qe koha eshte e keqe eshte hadithi i mesiperm pra dallimi i perit te bardhe me ate te ziun.
Kur celim iftarit duhet thene kjo dua: "Allahume leke sumtu ve ala rizkike eftartudmth: "O Zot! Per ty agjeroj dhe nga furnizimi Yt bej iftar".

Çfare eshte e papelqyer gjate Ramazanit?

-Nuk lejohet pertypja e ndonje gjeje
-Nuk lejohet dhenja e gjakut me sasi te madhe.
-Berja e puneve te renda.
-Fjalet e pista
-Zenkat, provokimet.
-Lenja e namazeve etj.

Çfare e prish agjerimin?

Prishja e agjerimit ndahet ne "Kefaret-kompensim" dhe ne "Kaza-zevendesim". Tek kefareti hyjne:
*Ha, pi , gelltit dicka me qellim. Ky qe e ben keto obligohet me "kefaret" dmth; me kompensim, pra dy muaj agjerim pa nderprerje plus diten apo ditet qe ka prish.
*Marredhenia seksuale. Ai qe ben kete duke qen agjerues ai ka obligim te bej kompensim , pra e kap kefareti.

Ndersa tek kazaja futen rastet:

*Ngrnja apo prija per shkak presioni.
*Gelltitja e ndonje gjeje qe nuk eshte ushqim.
*Ngrenja apo pirja ne rastet e domosdoshme, psh kur ndonje eshte i semure, apo eshte ne udhetim,
*Shfaqja e hajzit (apo menstruacioneve). Agjerimi nderpritet ne momentin qe ato shfaqen.
*Nese vjell me qellim.
Si dhe shembuj te tjere te ngjashem me keto , obligohet me kaza pra me zevendesim te aq diteve qe nuk ka agjeruar.

Kushtet e vleshmerise se agjerimit

*Berja e nijetit. Nijeti behet ne syfyr (para se te thirret ezani). Nuk eshte e thene qe nijeti te behet me ze, mjafton ai i bere me zemer (pra pa ze).
*Largimi nga cdo gje qe e prish agjerimin.
*Grate te mos jene me hajz , apo te mos jene ne nifas (kohe pas lindjes).

Gjerat e pelqyera ne agjerim

*Ngrenja e syfyrit
Muhammedi a.s. thote; "Ngrihuni ne syfyr, pasi syfyri eshte bereqet. Beni syfyr qofte dhe me nje gjysme hurme." (Muslimi)
*Berja e iftarit ne kohe (apo mos shtyrjen e iftarit) Muhammedi a.s. thote: "Njerezit do jene ne te mire, perderisa nxitojne ne berjen e iftarit (ne kohen e tij)." (Buhari dhe Muslim)
*Berja dua ne kohen e iftarit. Nder lutjet e njohura qe behen ne iftare eshte: "Allahumme leke sumtu ve ala rizkike eftartu, dhehebedh dhemu veb tel-letil uruku ve thebetel exhru in sheAllah." d.m.th: "Zoti im! Ne emrin tend kam agjerua. Ne ty besoj, dhe po bej iftare me ate qe Ti me dhurove. Kaloj etja e u mbushen damaret dhe nese do Allahu u arrit shperblimi." Ose shkurt; "Allahumme leke sumtu ve ala riskike eftartu." Ose duan tjeter: "Allahumme leke sumtu ve bike ementu ve alejke tevekeltu ve ala riskike eftartu." dmth; "Allahu yne! Vetem per Ty agjerova, Ty te besova, te Ti u mbeshteta dhe me riskun Tend (ate qe me ke dhene) bej iftar."
*Falja e namazit te teravive
*Dhenia e sadakas (lemosh)
*Shtimi i lutjeve, ibadetit ne dhjete ditet & netet e fundit te ramazanit.
*Shtrimi apo dhenia e iftarit per te tjeret.

Agjeruesi duhet te kete parasysh:

*Te kujtoj se eshte agjerueshem.
*Te mos ankohet
*Sa te kete mundesi te shmang punet e veshtira apo punet qe nuk pershtaten me kete muaj
*Te jete bujar
*Te jete i dashur
*Te largohet vendeve ku kryhen vepra te liga, qoft edhe fjale

Çfare nuk e prish agjerimin?

*Ai qe ha apo pi pa dashje. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe ka harruar qe eshte agjerueshem por ha a pi le te vazhdoje agjerimin, ngase Allahu i ka mundesuar ate." (Buhari&Muslim)
*Te thithunit e tymit (por jo duhan) behet fjal per pluhur.
*Po qe se agjeruesi fle e gjate gjume ejakulohet mund te vazhdoj agjerimin, por nese e ka mundesin te pastrohet (lahet).
*Te vjellet pa qellim.
*Bejra e ndonje ilaçi qe nuk eshte ushqyes

Gjerat e papelqyra

*Te shijuarit e ushqimit duke mos qene e domosdoshme.
*E mbajtura ne goje e ndonje gjeje qe nuk tretet, p.sh; fije bari, druri, çamçakëz.
*Berja e atyre gjerave qe veshtirson agjerimin, p.sh; ndonje loje e rend
*Puthja ose perkdhelja qe mund te qoj ne prishjen, ejakulim.

Perveç ketyre eshte e papelqyer (mekruh); Gjate marrjes se abdesit ose larjes se trupit nuk duhet tepruar ne futjen uje ne goje apo hund, per me teper gargar. Dhenia e gjakut gjate ramazanit eshte mekruh nese dhenia e veshtirson apo te dergon ne prishjen e agjerimit, por nese nuk ka frik se e prish agjerimin atehere nuk eshte mekruh.

Gjerat qe nuk jane mekruh (tepapelqyra) gjate agjerimit

*Pastrimi apo flladitja me uje.
*Shperlarja e gojes
*Pastrimi i dhembeve
*Parfumosja
*Shijimi (prove) e qumeshtit per femijen e vogel, por duke pas kujdes qe mos te kaloj gje.
*Perkdhelja ose puthja e lehte mes bashkeshorteve por me kush qe te mos teprohet e te shkohet drejt jakulim. "Pejgamberi a.s. ka puthur gruan kur ishte agjerueshem." (Muslimi)
*Nese jep gjak por qe te mos ndikoje ne dobesim as sa te prishesh agjerimin.

Kur agjerimi behet kaza (zevendesohet)?

Kaza do te thote; Zevendesimi i diteve te pa agjeruara ne nje kohe tjeter.  Kazaja ndahet; Nje person ben kaza pra i zevendeson ditet ne rastet kur:  nese ndonje ha dicka te papergatitur, kjo gje e prish agjerimin, ben iftar duke menduar se ka perendu dielli, gjate marrjes se abdesit te kaloj uje ne goje, ngrenja apo pirja me dashje, vjellja me dashje, konsumimi i çamçakëzit etj. Nje person duhet bere kaza dhe konpensim ne rastet kur: Ai qe e prish me vetedije agjerimin, gelltitje e dickaje me qellim, perdorim ilaèesh pa baza islame, pirja e duhanit apo ngrenja fleteve te tij, apo thith tymin e tij qellimisht, kryer mardhenie seksuale, nje qe i ben keto ai ka prish agjerimin dhe per te tille ka kefaret dmth kundershperblim, nje i tille obligohet te zevendesoj diten e prishur plus kesaj edhe kefaretin. 

Çfare eshte kefareti (kundershperblimi)?

Kefaret (kundershperblim) eshte lirimi i nje skllavi, nese nuk ka mundesi atehere duhet agjeruar dy muaj henor (60 dite) pa nderprerej plus diten e prishur te agjerimit. Nese nuk mund te agjeroj dy muaj atehere duhet ushqyer 60 te varfer me dy vakte ushqim drek e dark ose mengjes dhe darke, dhe e gjitha kjo behet ne kembimte nje dite agjerimi te prishur me qellim gjate ramazanit. Trasnmeton Ebu Hurejra r.a; "Nje dite ishim ulur afer Muhammedit a.s. dhe erdhi nje person te Profeti dhe i tha: O i derguari i Allahut! U shkaterrova! Profeti a.s. e pyet: Nga se? Ai i tha: Kam bere mardhenie seksuale me bashkeshorten duke qen agjerueshem! Muhammedi a.s. e pyeti: Mund te gjesh te holla sa per te liruar nje skllav? Ai i tha: Jo! Profeti a.s. e pyeti perseri: Mund te agjerosh dy muaj panderprerje? Ai i tha: Jo, pasi kjo gje me ndodhi pas nuk durova! Muhammedi a.s. i tha:Mund te ushqesh 60 te varfer? Ai i tha: Jo! Pas kesaj pergjigje Muhamedi a.s. heshti per disa çaste derisa i sollen nje sasi hurmash, te cilat ia ofroi atij duke i thene: Merri keto hurma dhe shperndajua te varferve si sadaka, mirepo burri i tha: A ka me te varfer se ne ? Atehere Profeti Muhammed a.s. duke qeshur i tha: Shko e jepja familjes ti haj." (Buhariu, Muslimi etj) Duhet patyr parasysh rregullin mbi keferaetin qe thote;  Nese ndonje gjate agjerimit kefearet pra agjerimit dy mujore i duhet te udhetoj, ai nuk mund ta nderpres agjerimin, ne te kunderten duhet filluar nga e para, ndersa kur femres e cila gjate agjerimit te kefaretit pra agjerimit dy mujore i paraqiten te permujshmet, ose ndohet ne kohen e lehonis, kjo e nderpret agjerimin dhe kur te pastrohet e vijon ne diten qe ka nderprere pra pa pas nevoj te rikthehet nga fillimi.

Kompensimi material i agjerimit (fidja)

Fidja , pra kompensimi metrerial i agjerimit e japin ato njerez te cilet nuk mund te agjerojne per shkak te pleqerise, ose per shkak te ndonje semundje te perhershme. Te tillet ushqejne cdo dite nje te varfer me dy vakte ushqim. Per kete Allahu xh.sh. "Ata qe huk mund te agjerojne , jane te obliguar me kompensim , ushqim ditor i nje te varfri.." (El Bekare; 184)

A lejohet agjerimi per dike tjeter?

Nese ndonjeri ka vdekur dhe atij i kan mbet dite agjerimi prej diteve detyruara, atehere askush nuk mund te falet apo te agjeroj per te, por nesa ai ka len testamnet, pasuri. atehere personit qe i eshte len ai testamet duhet te jap 1/3 e pasuris qe ai ka len, e me te te paguaj detyrimin fidjen. Sipas Umrete binti Abdurrahman ka thene: "E peta Aishen r.a; Nena me ka vdekur dhe ka dite te paagjeruara, a ben te agjeroj ne vend te saj? Ajo tha: Jo! Por , per secilen diten jep sadaka nje te varfri , sepse kjo eshte me mire se agjerimi yt." Ky veprim behete nese i vdekuri e ka lene me porsi qe te jepet fidja (kompensim) per te. Nese i vdeukuri per shkak te harreses ose varferis nuk ka lene amanet qe te jepet ne emer te tij fidja (kompensim), atehere trashegimtari nuk detyrohet te jap, por edhe pse nuk eshte i detyruar te jap, ai e jep fidjen (kompensim) atehere kjo eshte e lejuar pasi ky veprim i shkon si sevep te vdekurit.

Prishet agjerimi nese ben vaksin apo injeksione?

Agjerimi prishet nese injeksionet jane ushqyese si psh; serumi. Nese agjeruesi merr ndonje ilaç apo ben vaksin te cilat nuk jane ushqyese atehere agjerimi nuk prishet. Po ashtu insulina per diabediket nuk e prish agjerimin.

A lejohet te agjerosh ne festat e Bajrameve?

Dijetaret islame ne menyre unanime kan thene se: Nuk lejohet qe ditet e festave te dy bajrameve te mbahet agjerim, qoft ky edhe agjerimi i detyrueshem. Umeri r.a. ka deshmuar se: "Profeti Muhammed a.s. e ka ndaluar agjerimin ne diet e festave te bajrameve." (Buhari, Muslim)

Kur nis dhe perfundon agjerimi i muajit Ramazan ?

Muhammedi a.s. thote: "Agjeroni kur ta shini henen e re te Ramazanit dhe hani kur ta shihni henen e re te Shevalit." Sipas mendimit te shumices se dijetareve sot mysliman marrin ne konsiderat mendimin e astronomeve mysliman te cilet bejne shikimin e henes me mjete qe mundesojne shikim e henes se re me saktesi ne krahasim me syrin e lire.

Pergatiti
Gezim KOPANI