October 21, 2017

Xhamia e fshatit Iballe pas rindertimit te saj, tetor 2017

Xhamia e fshatit Iballe pas rindertimit te saj, tetor 2017




Shenim: Nese deshironi te mesoni me shume per Xhamin e fshatit Iballe Puke dhe historin e e saj ju ftoj te 




October 18, 2017

Sulejmani a.s. dhe milingona qe lutej per shi


Ne kohen e sundimit te profetit Sulejman a.s. mbajti nje thatesi e madhe, aq sa jete e njerezve dhe e gjallesave rezikohej ndaj disa njerez kerkuan takim me profetin Sulejman a.s. me qellim gjetjen e nje zgjidhje. Ata i kerkuan profetit Sulejman a.s qe sebashku ti benin lutje (dua) Allahut xh.sh. per shi. Profeti Sulejman a.s. pranoj dhe vendosen te ngjiten ne majen e nje kodre. Rruges profeti Sulejman a.s. degjon nje milingon e cila kishte ngritur nje kembe nga qielli duke u thene: O Alla! Mua as qe me shkon ne mend te bej gjynahe, por a per shkak te gjynaheve te njerezve po na denon edhe neve!? Kur e degjon kete Sulejmani a.s. u tha njerezve: Kthehuni se do bie shi pasi degjova nje lutje nga nje milingon e cila iu drejtua Allahut xh.sh. me lutje prandaj kam turp qe ti drejtohem Allahut me lutje duke pas parasysh magesit tona. Nuk kalon shume kohe dhe fillon te bie shi. Populli u gezua shume, por profeti Sulejman a.s. duke e ditur ate cfare milingona kishte thene u thote njerezve: Mos mendoni se ky shi erdh per merit tuaj. Ky shi erdh per shkak te lutjes qe milingona i beri Allahut xh.sh." (Ibn Asakiri, Tarihun)

Pergatiti
Gezim Kopani

Ju mund te mesoni me shume duke klikuar: Ndodhi dhe Tregime

Biseda e Profetit Sulejman a.s. me Bufin


Tregohet se nje here nje buf ulet pran Profetit Sulejman a.s. Sulejmani a.s. filloj nje bisede me te dhe nder te tjera Sulejmani a.s. e pyet:

Di qe ti nuk konsumon elbi, grurin etj pse?
Bufi: O i derguari i Zotit xh.sh ! Nuk i konsumoj pasi Ademi a.s. dhe Havaja kan jetuar me te duke len trashegimtaret e tyre, dhe per kete ne respekt te tyre nuk e kosumoj.
Sulejmani a.s. e pyet: Di qe nuk i afrohesh detrave (ujit) pse?
Bufi; Populli i Nuhi a.s. u mbyt ne uj. Dhe une kam heq dore nga ai.
Sulejmani a.s.; Pse nuk jeton ne vende te bukura por ne vende te harruara?
Bufi; Jetoj aty pasi jene vende qe skan pronar , une nuk mund te jetoj aty ku njerezit jane pronar.
Sulejmani a.s.; Pse jeton ne rrenoja ?
Bufi; Jetoj ne rrenoja qe tju tregoj njerezve se edhe ju keshtu do beheni. Pra do vdisni e do jeni te vetem si rrenojat.
Sulejmani a.s.; Pse kur fluturon, krahet e tu nuk bejne zhurme
Bufi; Habitem me ata qe merren me kete jete te shkurter kur para ke perjetesin,  ndaj nuk dua te fokusohen ne kete bote dhe me zhurmen time tia terheq vemendjen te tjereve.
Sulejmani a.s.; Perse flen diten ne vend te nates?
Bufi; Dita eshte koha kur bijt e ademit shtojne gjynahet. Prandaj largohem nga kjo pasi nuk dua tjem deshmitar i gjynaheve te tyre. 
Sulejmani a.s.; Si e perkujton Allahun deri ne kohen e sabahut?
Bufi; Madheroj Zotin me 99 emrat e tij dhe u them njerezve, zgjoheni nga gjumi punoni per boten tjeter.
Sulejmani a.s.; Njerezit te nenvlersojne por une mesova shume gjera nga ti.
Bufi; Me gezove!

Dhe bufi largohet i gezuar duke fluturuar.

Pergatiti
Gezim Kopani

Ju mund te lexoni me shume duke klikuar: Ndodhi dhe Tregime

October 17, 2017

Kur e pamundura behet realitet

Vite me pare nuk kishim kaq shume femije te Kur'anit qe mesonin islamin. Sot at jane shtuar, mund te shtohen edhe me shume nese te gjithe sebashku punojme per femijet tane per ti mesuar islamin e paster. Zoti i shtofte e i ruajt keta femije dhe jo vetem! Zoti i ruajt edhe prinderit e tyre qe jane kontribues ne kete drejtim (me prezencen e femijeve te tyre) dhe te atyre te cilet me aq mundesi qe kan kontribojne ne aktivitete te tilla.  Shenim: Forografi ne xhamin e Pukes nga aktiviteti me nxenesit e Kur'anit , te Pukes, Fushe Arrezit, Qerretit dhe Rrapes. Date; 14 tetor 2017.

Sulejmani a.s. dhe shpendi qe gllaberoj ushqimin me pa te drejte


Tregohet se ne nje rast profeti Sulejmani a.s. ishte ulur sebashku me shoket e tij dhe ju predikonte mbi "fitimin e pasurise me pa te drejte" dhe ne mes kishin vendosur nje pule mbi prush per ta pjekur. Ne predikim e siper Sulejmani a.s. u thote shokeve: "Kush fiton nga pasuria (apo dicka) me pa te drejte nuk do ia shikoj hajrin per 40 vite." Teksa Sulejmani a.s. e tha kete e kishte degjuar nje shpend grabitqar qe po fluturonte siper tyre.  Teksa po fluturonte shpendi vuri re pulen qe po piqej, por iu kujtua thenja e Sulejmanit a.s. se kush fiton dicka me pa te drejte nuk do ia shikoj hajrin per 40 vjet" mendoj e pyeti veten; Une sa jetoj? Tha; 10 vite. Dhe e vlerson thenjen e Sulejmanit a.s. si te kot dhe vendos te ulet dhe te marr pulen qe po piqej. E merr dhe e dergon tek foleja ne te cilen kishte zogjt e vegjel. E len pulen ne fole dhe largohet. Mirepo pula qe shpendi kishte marr kishte te ngjitur nje gace e cila bie ne fole dhe e djeg folen bashk me zogjt. Pas nje kohe shpendi rikthehet tek folje por e gjen te djegur bashk me zogjt. Shpendit ju kujtua thenja e Sulejmanit a.s. dhe u kthye shpejt tek Sulejmani a.s. per ti thene; 
Si u the shokve se kush perfiton dicka me pa te drejte per 40 vite nuk do ia shikon hajrin, une sapo ia shikova sherrin me pulen qe mora , zogjt e folen (shtepin) ma dogji. Sulejmani a.s. i thote: Kjo qe te ti perjetove eshte harami i gjyshit tend, ndersa ajo qe ti more me pa te drejte ende nuk ia ke shikuar sherrin apo te keqen.

Pergatiti
Gezim Kopani

Ju mund te lexoni ndodhi te tjera duke klikuar ketu: Ndodhi dhe Tregime

October 16, 2017