November 14, 2017

U organizua me sukses simpoziumi , Mejtepet e Myftinise Pukë dhe roli i tyre

Me date 11 nentor 2017 , Myftinia Puke zhvilloi ne qytetin e Pukes simpoziumin me titull: "Mejtepet e Myftinise Puke dhe Roli i Tyre." Ne kete aktivitet nderuar me pjesmarrjen e tyre: Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperse H.Skender Bruçaj , Myftiu i Kosoves H.Naim ef. Ternava , Myftiu i Pukes Gezim Kopani etj 



Bismilahir Rahmanir Rahim !

I nderuar Myfti i Kosoves Naim ef. Ternava
I nderuar Myfti i Pukes Gezim Kopani 
Te nderuar perfaqesues te pushtetit vendor,
Motra dhe vellezer!

Falenderimet dhe lavderimet e pafundme i takojne Allahut te Lartesuar, Krijuesit te Gjithesies, qe e nderoi njeriun me miresin e te qenit rob i te Madheruarit, duke e zbukuruar ate me aftesi dhe cilesi te veçanta!

Te nderuar te pranishem,

Myslimani e ka obligim fetar kerkimin e diturise nga momenti kur vjen ne kete bote deri tek momenti i shtegtimit nga kjo bote kalimtare, ne boten e pertejme. Ne si myslimane, e dime shume mire se, shkollat, mejtepet, medresete jane nje laborator jete, jane vende te mesimit, te edukimit dhe te skalitjes se virtyteve dhe cilesve me te mira te nevojshme per jeten. Mbi kete filozofi e me kete vizion u hapen mejtepet pothuajse ne te gjitha xhamit e qendrave te medhe te banimit ne trevat shqiptare.
Mejtepet qe u hapen ne te gjitha trevat Shqiptare kishin per qellimin mesimin e femijeve dhe rinise me kulturen islame. Ato njihen si nder institucionet edukativo-arsimore me te vjetra ne rajon dhe jane perhapur me ardhjen e Islamit ne trojet tona. Mejtepet ose Mektebe i thone nje vendi te caktuar per arsimin e femijeve. Mejtepet qe kane qene prane xhamive ose te integruara me ambientet e xhamive, perveç edukimit te brezave te rinj me dukate fetare, ata kane edukuar te rinjte me edukate morale, me vlerat e atdhedashurise dhe njekohesisht kane sherbyer si mesonjetore te gjuhes dhe kultures shqipe.

Ne arsimin islam nder vite, ne rastin e Mejtepeve te Pukes dallojme pergatitjen e disa hoxhallareve (pra imameve) qe dhane kontribut te vyer ne xhamite e rrethit Puke ku mund te permende: imam Musa Dizdarin (Myfti i pare i Pukes), imam Zenel Hoxha (po ashtu Myfti), Isuf Hoxha imam, Osman Hoxha, imam i cili ka rene deshmor ne mbrotje te Atdheut , Nel Hoxha imam etj.

Komunizmi denoi me pushkatime, me burgosje dhe me internime kleriket e tre feve kryesore. Prej tyre 60, imam, hoxhallare u denuan me burgim ose pushkatim dhe mbi 1100 xhami dhe objekte fetare u shkaterruan e u kthyen ne germadha. Komunizmi goditi rende besimin, edukimin e njeriut dhe mbi te gjitha njerezit e fese. Pas komunizmit KMSH u gjet i papergatitur per te perballuar nevojat e besimtareve mysliman per njohuri fetare. Vlen te falenderojme kontributin e jashtezakonshem qe kane dhene imamet dhe hoxhallaret, vellezerit tane te Bashkesise Islame te Kosoves, duke i ardhur ne ndihme KMSH-se ne permbushjen e misionit te tij fisnik ne percjelljen e mesazhit te fese Islame ne çdo cep te Shqiperise. Imame dhe hoxhallare te ngarkuar me pergjegjesi nga Bashkesia Islame e Kosoves, siç ishte rasti i Adem ef. Ademit ne Puke, qendruan me vite te tera duke sherbyer ne kushte te veshtira ne qellimin e larte fisnik, edukimin e brezave te rinj qe nuk e njihnin fene me njohuri dhe edukate fetare, por ne te njejten kohe duke skalitur tek brezat e rinje edhe vlerat e moralit, atdhedashurise dhe vellazerise mes vellezerve te nje gjaku pa dallim feje.

Te nderuar te pranishem, 

Tre armiq kryesore qe e pengojne progresin dhe zhvillimin e nje kombi jane: injoranca, varferi dhe perçarja e brendshme. Injoranca, padituria e cila eshte nje problem serioz, mund ti kundervihemi me arsimin, edukim, dhe kjo ka qene gjithmone rruga me e drejte per t'i sherbyer vendit tone. Tani qe ne jetojme ne nje bote globale, edukimi eshte menyra me e mire per t'i sherbyer njerezimit dhe per te vendosur nje dialog me qyteterimet dhe kulturat e tjera. 
Varferia mund te mposhtet permes punes dhe investimit me kapitalin njerezore, ndersa perçarja e brendshme permesh bashkimit, vellazerimit, dialogut dhe tolerances. Zgjidhja e çdo problemi ne kete jete varet plotesith nga krijesat njerezore. Arsimimi dhe edukimi i njeriut me edukaten fetare dhe morale bazuar ne vlerat tona te perbashketa universale eshte mjeti me efektiv per te eliminuar problmet e shoqerise dhe per te arritur paqen sociale.

Sot pas re dekadash liri besimi, Komunitetit Mysliman i Shqiperise dhe mbare hapesira shqiptare, por jo vetem, jane krenare per, mejtepet , medresete ne qytetet me te rendesishme te Shqiperise, si dhe Universitetin Beder. Institucione arsimore keto, qe synojne nje sistem arsimor i cili perfshin ndriçimin e mendjes dhe dituri dhe mbushjen e zemres dhe shpirtit me besimin e virtyte. Nje botekuptim i tille qe e larteson nxenesin mbi krahet e dijes dhe besimit dhe e shtyn ate te fitoje pelqimin e Zotit duke i sherbyer shoqerise e njerezimit, do te jete shume i vlefshem per brezat e ardhshem. Prania e ktyre institucioneve tregon rendesin qe Komunitetit Mysliman i jep arsimit dhe edukimit te brezave te rinj, te frymezuar nga fjala e pare e Zotit ne Kur'an "Lexo!"

Zoti ju bekofte!

Ju faleminderit 

H. Skender Bruçaj
Kryetar i Komunitetit Mysliman te Shqiperise


________
Fjala pershendetese e Kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise H. Skender Bruçaj mbajtur ne Puke ne simpoziumin me titull: "Mejtepet e Myftinise Pukë dhe Roli i Tyre." date, 11 nentor 2017














November 07, 2017

Profeti Musa a.s. duaja e shiut, dhe njeriu gjynahqar

Tregohet ne librat e fese islame (hadithe) se ne kohen e profetit Musa a.s. kishte kapluar nje thatesir e madhe.  Nxehtesia sa vinte e shtohej. Cdo gje ishte drejt fundit. Populli i kerkoj profetit Musa a.s. qe te bej dua (lutje) Allahut xh.sh per shi.
Musai a.s. pranoj dhe vendosen te bejne dua  mirepo duaja e tyre nuk po pranohej.

Ne kete kohe zbret tek profeti Musa a.s. meleku i cili i thote: "Ne mesin tuaj ndodhet nje gjynahqar i cili per 40 vite nuk i eshte bindur Allahut xh.sh." Qe lutja te pranohet, duhet te largohet ky njeri.

Musai a.s. doli para njerezve dhe u tha: "Eshte njeri ne mesin ton qe per 40 vite nuk i eshte bindur Allahut xh.sh. Ky njeri duhet te largohet pasi vetem keshtu Allahu xh.sh do pranoj lutjen tone."

Personi gjynahqar kur degjoj kete , ne heshtje fillon te mendoj: "Nese nuk largohem do behem shkak per vdekjen e shume persona per shkak te gjynaheve qe kam bere,,por edhe te shfaqem do turperohem. Ashtu ne heshtje njeriu gjynahqar  vendoset ti drejtohet Allahut duke thene:
 "O Allah me meshiro! O Allahu im mbuloj mekatet qe kam bere ! O Allah me fal !"

Ndersa profeti Musa a.s. dhe populli po prisnin qe te dal njeriu gjynahqar (mekatar) rete u mblodhen ne qiell dhe filloj te bie shi.

Musai a.s. u habit, dhe pyet Allahun xh.sh; O Allahu im! Me trego se kush eshte gjynahqari?  Allahu xh.sh i thote: O Musa! Une ia fsheha gjynahet ketij njeriu per 40 vjet, a mendon se do tia nxjerr ato pasi ai u pendua dhe Mu drejtua Mua?

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Jeta e imam Beqir Laçi (1878 - 1957 )

Materiali ne punim....

October 30, 2017

Jeta e imam Ibrahim Hoxha ( 1922 - 2012 )


Imam Haxhi Ibrahim Hoxha (Rrype dhe Puke)

Imam Haxhi Ibrahim Hoxha lindi në Pukë në vitin 1922. Mësimet e para islame i mori nga babai i tij Asllan Hoxha i cili për një kohë ka shërbyer si imam në fshatin Rryp. Me të fituar
aftesitë e imamit, H.Ibrahim Hoxha filloj detyren si imam në xhamin e fshatit Rrypë. Në fillim të vitit 1992 rifilloj angazhimet fetare për të ardhur deri në vitin 1998 ku fillon të shërbëj si imam në xhamin e re të qytetit të Pukës. Në vitin 2000 Komuniteti Mysliman i Shqipëris e ngarkon me detyren e organizimeve fetare në rreth. Me vdekjen e vellaut të tij imam Elez Hoxha , në vitin 2002 Ibrahimi Hoxha bëhet Myfti i rrethit të Pukës detyrë të cilen e vazhdoj deri në vitin 2005.

      Gjatë jetës së tij imam Ibrahim Hoxha predikoi urrejtjen kundër pushtuesve nazifashist dhe rezistencën kundër tyre. Vetë ai dha shembullin e guximshëm atdhetar si dhe qytetar por edhe si imam me varrosjen me rite islame të trimave: Kadri Zogu dhe Ismail Ibrahimi, që te dy Dëshmorë të Atdheut, rënë në Luftën e Rrapes, më 2 nëntor 1944.
Imam Ibrahimi pa u tërheqë para kërcënimeve naziste, që ishin egërsuar prej humbjeve në Rrape, prandaj donin ta quanin ate elemet ekstremist. Ndërkohë përball këtyre kërcenimeve imam Ibrahim Hoxha pranoi kërkesën e Elez Demës për t’i varrosë Deshmorët më 3 nëntor 1944 duke ju kryer ritet fetare edhe pse ishte i ekzpouar përball rrëzikut  në ato ditë luftimesh.

Gjatë detyrës së tij si Myfti i Pukës sëbashku me sekretarin e tij Armir Mehaj dhe Administratorin e Myftinisë Pukë Qazim Kopani filloj ringritjen e strukturës së Myftinisë Pukë në pjeset më të rëndësishme të rrethit Pukë.

Në vitin 2016 me rastin e 25 Vjetorit të Riorganizimit të Myftinisë Pukë , Myftinia Puke me nr.vendim; 01 datë; 24.01.2016 e vlersoj me çertifikatë "Pishtar Islam" pas vdekjes me motivacion: "Për kontributin e dhënë si Myfti i rrethit Pukë në rihapjen e besimit islam, si dhe të ndërtimit të Xhamisë së Re të qytetit të Pukës.”

Në moshen 90 vjeçare pikërisht me datë; 6.04.2012 Haxhi Ibrahim Hoxha i dorzoi shpirtin Allahut xh.sh. Namazi i xhenazës u bë më dt.7.4.2012 ku mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani ndërsa namazi i xhenazës u fal nga imami shkodra Fejzi Zaganjori .

Përgatiti
Gëzim Kopani

Fshati Iballe, Qerret dhe Puke ne arkivat Osmane ( H.1312 ose 1894 )

Ky material publikohet per here te pare ne internet nga une , Gezim Kopani  dhe eshte marr nga
"Iskodra Vilayet Salnamesi" H.1312 ose 1894 faq. 123-124.


Tek ky arkiv jepen te dhane mbi Kajmekamin e Pukes dhe fshatrat e tij. Me konkretish ne kete faqe nder te tjera permend fshatin Iballe, Qerret dhe qytezen e Pukes. Ne kete faqen jepen keto te dhena:

1. Fshati Iballe 

Fshati Iballe ka 8 fshatra. Te gjithe sebashku bejne 200 shtepi . Ndarja sipas besimit eshte; 210 mysliman, 1190 katolik . Numri i popullsise 1400 frym
Ketu kemi; 1 xhami , 2 kisha dhe 1 Mektep (Mejte).

2. Fshati Qerret

Fshati Qerret ka 15 fshatra . Te gjithe sebashku bejne 200 shtepi, Ndarja sipas besimit eshte: 280  mysliman, dhe  1120  katolik. Numri i popullsise 1400 frym.
Ketu kemi:  1 xhami dhe 3 kisha dhe  1 Mektep.

3. Puka

Puka ka 7 fshatra, te gjithse jane 230 shtepi. Ndarja sipas besimit eshte; 700 mysliman dhe 910 te besimit katolik. Numri i popullsise eshte 1610 frym.
Ketu kemi: 1 xhami, 1 mektep dhe 1 kishe.

Ky eshte nje informacion i shkurter dhe se materiali eshte ne perpunim!

Pergatiti:
Gezim Kopani


Shenim: Falenderoj per ndihmen ne perkthim "Ikay Erken". Materiale te tjera historike do publikoj pas dates 11 nentor 2017.

Xhamia e Sulejman Pash Toptanit, Tirane

Xhamia e Sulejman Pash Toptanit, Tirane. Kjo xhami eshte shembur ne kohen e sistemit komunist.