Pasi u sigurua ne pyetjet dhe pergjigjet, njeriu shurdhe hyn tek dhoma e komshiut te semure.
Sapo hyri e pyet;
-Çfare pi? Pyet njeriu shurdhe
Ne nje hadith Kudsij Allahu xh.sh. ka sqaruar se si e vlerson njeriun qe ben nje veper te mire, ate qe niset te bej nje pune te keqen por terhiqet pasi e kupton se eshte pune e keqe dhe ai qe bej nje pune te keqen.
Profeti Muhammed a.s. nepermjet nje hadithi Kudsije ka thene: "Vertet Allahu xh.sh. i ka percaktuar cilat jane veprat e mire e cilat jane veprat e keqija, pastaj i ka sqaruar ato. Kush deshiron te bej nje veper te mire (por per shkaqe te ndryshem nuk e realizon), Allahu xh.sh. do t'ia shkruaj ate (deshiren e tij) sikur e ka kryer ate veper te mire. Ndersa nese deshiron te bej nje veper te mire dhe e ben, Allahu xh.sh. do t'ia shkruaj nga dhjete deri ne shtatqind fish te punes se mire(pra nje veper te mire te bere ia jep sevapin deri ne shtatqindfish). Nese deshiron te bej nje pune te keqe, por nuk e kryen (pasi e kupton se eshte pune e keqe, pra heq dore), Allahu xh.sh. per shkak te heqjes dore ne kryerjen e punes se keqe, do tia shkruaj sikur ka kryer nje pune te mire. Ndersa ai qe ben nje pune te keqe, atehere Allahu xh.sh. do tia shkruar gjynah vetem per ate pune qe ka bere (pra pa i shtuar gje)." (Buhari dhe Muslim)
Perpara se te flas mbi mbulesen e gruas ne islam (hixhab), dua te bej nje hyrje te shkurter se çfare eshte besimi ne Allah? Besimi (imani) eshte mardhenia personale e njeriut me krijuesin e Gjithesise (Allahun xh.sh.) te Cilin me vullnet te plote i bindet dhe zbaton urdherat e Allahut xh.sh. te bere te ditura ne Kur'an.
Ne islam bindja e urdherave te Allahut eshte berthama e çdo gjeje, prandaj myslimani beson ne Allahun xh.sh. duke kryer punet te cilat jane obligim (farz) si p.sh; falja e namzit, agjerimi i ramazanit, mbulesa e gruas (hixhabi), mos berja ortak (shirk) Allahut, mos kryerja e harameve etj. Duke pasur parasysh faktin qe 1 shkurti shenon diten boterore te Hixhabit (dite e shenuar ne boten islame si vlere hyjnore) thash te rithem dy gjera mbi hixhabin. Hixhab do te thote; "Mbulimi qe grat myslimane i bejne gjithe trupit, me perjashtim; fytyres, duarve deri te kyçi i dores dhe kembes", duke zbatuar keshtu urdherin e Allahut xh.sh. Me vendosjen e hixhabit grat myslimane tregojne bindjen dhe respektin qe ato kan per Allahun xh.sh. e per te vijuar me mbrotjen e nderit, familjen etj. Pra hixhabi perveçse eshte obligim (farz) eshte edhe mbrotje e nderit dhe moralit te larte.
Para ardhjes se ajetit Kur'anor i cili obligoj grat qe te mbulohen, grat dilnin rrugeve me veshje jo normale, aq sa kur burrat i shikonin flisnin keq per ta dhe i ngacmonin, mirepo per grat e ndershme e besimtare kjo gje ishte shume e rend. Per kete Allahu xh.sh. obligoj mbulimin e trupit dhe vendosjen e shamis (hixhab).
Allahu xh.sh thote: "Thuaj besimtarve te ndalin shikimet e tyre, te mos zbulojne stolit e tyre perveç atyre qe jane te dukshme. Le te vendosin shamite mbi kraherorin e tyre dhe te mos tregojne bukurit e tyre askujt perveç burrave te vet..." (En Nur; 31) Ndersa ne nje ajet tjeter te Kur'anit Allahu xh.sh. thote: "O Pejgamber! Thuaju grave tua, bijave tua dhe grave te besimtareve le te vendosin shamit (mbulesen, hixhab) e veta mbi trupin e tyre." (El Ahzabe; 59)
Ajeti i mesiperme i sures Nur si fillim u drejtohet meshkujve qe te mos shikojne grat e botes, por te ulin shikmin e te ruajn nderin. Ndersa ne suren Ahzab Allahu xh.sh udheron grat te mbulojne trupin dhe mos ta ekspozojne ate me perjashtim bashkeshortit te vet. Ndersa ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote: "O bijte e Ademit! Ne krijuam per ju petk qe ju mbulon vendet e turpshme dhe petk zbukurues. Por petku i devoshmerise eshte me i mire (besimi ne Allahun xh.sh. te ben qe te mos biesh preh e mashtrimeve te shejtanit)." (El Araf; 26)
Pra myslimani e ka obligim te kontrolloj shikimet, te mbuloj trupin dhe te mos behen nga ata te pamoralshmit te cilet ekspozojne lakuriqsine e trupit te tyre. Lakuriqsia behet shkak i veprave te liga, madje ajo te shpie deri ne krim. Ata qe bejne veprat te ndyta, qe ekspozojne dhe reklamojne lakuriqsine etj ne thelb, keta demtojne familjen, rrjedhimisht dhe gjithe shoqerin. Per kete Allahu xh.sh. thote: "O bijte e Ademit! Kurrsesi mos tju mashtroj shejtani sikurse nxori prinderit tuaj (Ademin dhe Havan) nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre qe tju dale ne shesh lakuriqesia e tyre." (El Araf; 27)
Ashtu sikurse obligimet e tjera ne islam edhe hixhabi ka kushtet e tij si: Berja e nijetit per vendosjen e hixhabit, Mbulimi i gjith trupit (me perjashtim fytyres, duarve deri tek kyçet, dhe deri tek kyçi i kembes). Rroba me te cilen mbulohet te mos jete e tejdukshme dhe te mos jete e ngushte si dhe te ket mbush moshen e cila po ashtu obligon namazin. Kohe e vendosjes se hixhabit eshte; sapo vajza te arrije moshen e pjekuris dhe nevieli i besimit e ben te mbulohet dhe ate mbulesen e mban deri ne pleqerin e thyer.
Sic dihet ne fene islame nuk ka inponim "la ikrahe fit din" (El Bekare; 256) ky eshte postulat, rregull prandaj vendosja e shamis duhet te vij si posoj e besimit ne Allahun dhe jo e inponuar nga faktor te jashtem. Fatkeqsisht , ndoshta dhe per faj tone (drejtuesve islam, hoxhallar etj) nuk kemi punuar sa duhet ne informimin e publikut se grat apo vajzat me shami nuk e vendosin shamin me inponim por me deshire. Nuk mungojn rastet e paragjykuesve te cilet e paraqesin islamin dhe shamin si prapambetje, gje e cila nuk eshte aspakt e vertet perkundrazi, e kunderta eshte e vertet. Pershembull grat me te sukseshme ne shkence, mjeksi, arsim jane grat myslimane me shami. Ju sjell ne kujtes universitetin me te vjeter ne bote te themeluar nga nje grua myslimane me shami e cila quhej Fatima al Fihri e bija e nje tregtari Tunizian shume i pasur. Ai ne nje testamet i la gjith pasurin vajzes se vet (Fatima). Te gjithe pasurin Fatima e perdori per ndertimin e xhamis, themelimin e universitetit , biblotekes etj. Universiteti u ndertua rreth vitit 857-859 pas profetit Isa a.a. (Jezuesit) ne Fes te Marokut. Kampusi universitar sot quhet Al Karavijin (Al Qarawiyyin).
Ne perfundim e shikoj me vend te sqaroj nje ngaterres qe disa, ndoshta per shkak te pa dijes apo qellimisht ngaterrojne hixhabin me burken. Ndryshe nga hixhabi, burka mbulon te gjithe trupin e gruas perfshi dhe fytyren, por sipas islamit burka nuk eshte obligim islam (farz) per grat myslimane. Gruaja muslimane ka obligim vetem hixhabin dhe ato zabatojne vetem ate qe Allahu ka obliguar ne Kur'an.
Gezim KOPANI
Keshillat e Allahut per profetin Musa a.s;
1. Mos ler pa shprese kedo qe shpreson tek ti !
2. Ruaje ate qe kerkon mbrojtjen tende!
Pasi kaloi nje kohe qe profeti Musa a.s. kishte marr dy keshillat i ndodh diçka nje ngjarje. Gjate nje udhetimi tregohet se profetit Musa a.s. iu paraqite nje skifter i cili ishte ne ndjekje te nje pellumbi. Kur pellumbi shikoi profetin Musa a.s. me nxitim ulet ne krahun ee Musase a.s. duke i kerkuar mbrotje nga skifteri. Ndersa skifteri u ul ne krahun tjeter te profeti Musa a.s. dhe tentoj ta sulmonte pellumbin. Ne kete rast pellumbi kerkoj mbrotje nga profeti Musa a.s. ndersa skifteri i thote profetit Musa; Une u ula tek ti pasi kam shpres ne ndihmen tende qe te marr riskun tim.
Profeti Musa a.s. ra ne dilem pasi ju kujtuan keshillat e Allahut xh.sh. dhe vendosi qe te pres nje cop nga mishi i kembes se tij per tia dhene skifterit. Kur pellumbi dhe skifteri shkuan sakrificen e Profetit Musa a.s. njezeri ju drejtuan atij duke i thene:
-O Musa! Mos e bej kete! Ne jemi melekt e Allahut xh.sh. dhe kemi ardhur per te treguar se Allahu xh.sh. eshte i knaqur me bindjen dhe drejtesin tend.
Per te drejtit dhe te bindurit ndaj Allahut xh.sh., Allahu xh.sh. thote: "Kjo eshte dita qe te drejteve u ben dobi drejtesia e tyre." (El Maide; 119)
Gezim KOPANI
Thënie nga Aliu r.a.
"Kujt i lejohen kater gjera, nuk i mohohen kater te tjera;
-Kush lutet, merr pergjigje
-Kush pendohet, degjohet
-Kush kerkon ndjes, falet
-Kush eshte mirenjohes, nuk mbetet pa te mira."