Pas permbytjes se madhe - Tufani profeti Nuh a.s. zbriti me lejen e Allahut ne toke. Siç dihet ne anijen e Profetit Nuhut a.s. kishte 40 burra po aq gra te cilet i shpetuan tufanit. Nder keto burra ishin edhe djemt e Nuhut a.s. te cilet ku zbarkuan ne toke u shtuan. Nga pasardhesit e tyre qe Shalehu (Arpakshad) i cili vinte prej familjes se Samit, pra djalit te Nuhut a.s. Shalehu u shtua me djalin e quajtur Hud. (1) Hudi a.s. ishte prej fisit te Adit.(2) Allahu xh.sh. ne Kur'an ka vendosur nje sure me emrin e profetit Hud a.s. ku permend ngjarjet qe kan ndodhur me shume profet.(3) Po ashtu Allahu xh.sh. permend ne disa sure edhe popullin e Adit te cilet mohuan Allahu dhe duke ju dhene idhujtaris. Mes Hudit a.s. dde profetit Nuh a.s. jane kater breza, pra: Nuh a.s, Sami , Shalehu (Arpakshad) dhe Hudi a.s.
Shumica e dijetareve jane dakortesuar se Hudi a.s. ka jetuar ne Jemen (Disa te tjere thone se ka jetuar ne Babiloni-Irak).(4) Populli i Adit ndryshe nga populli i Nuhut a.s. ishin me superior dhe me te fuqishem dhe sigurisht dhe turp gjate. Ata u vendosen ne vendin e quajtur Ahkaf. (5)Thuhet se ata i shkepusnin shembinjet nga mali me duar duke u dhene atyre formen qe deshironin. Pra ishin njerez qe kishin fuqi te jashtzakonshme. Me kete fuqi ata ndertuan pallate dhe shtepi madheshtore dhe shume te larta. Per kete Allahu xh.sh. thote: "E di se çfare beri Zoti yt me Adin? Po ashtu me banoret e Iremit me ndertesa te larta?Si ata popuj nuk eshte krijuar asnje ne toke." (El Fexhr; 6-8)
Keshtu populli i Adit ndertoi pallate, dhe shtepi madheshtore, me kullona apo shtylla te medha prej grui dhe jo vetem. Po ashtu ata dispononin toka, tufa bagtish, vreshta dhe kopshte te mrekullueshem. Disa thone se hadithi ku profeti Muhammed a.s. ka thene; "Nuk do behet Kijameti, derisa toka e vendeve arabe te kthehen ne kullota dhe lumej."(Muslimi) e ka fjalet pikerisht per kullotat dhe bereqetin qe populli i Adit dikur ka pas.
Per shkak te mirqenjes atyre popullit te Adit i hyri vetja ne qef duke u mbeshtetur ne fyqit e tyre aq sa mohuan Allahun. Ata krijuan tre zotra te cilit i adhuronin. Pervec fisit te Adit ne keto zona deri ne Babiloni dhe jo vetem kan jetuar fise te njohura si: Adi, Themudi, Xhurhumi, Emini, Medjeni te cilet flisnin gjuhem simite (6) per te ardhur deri tek arabishtja. I pari qe foli arabishten ishte Hudi a.s. i cili sebashku me profetin Salih a.s. Allahu xh.sh i zgjodhi pejgamber. Me vone fiste te ndryshme migruan ne Babiloni dhe vende te ndryshme, ndersa fisi i Adit migroi ne Jemen. Pasi Hudi a.s. vizitoi Qaben shikoj nje ender pas se ciles shkoj ne Jemen. Kur arriti atje gjeti popullin e Adit ne idhujtari.
Hudi a.s. ju drejtua popullit duke i ftuar ne besimin ndaj Allahut, por ata i thane: Ti je budalla. Hudi a.s nuk ndaloi se ftuari popullin e Adit por qe e kot. Rreth kesaj Allahu xh.sh ne suren Araf thote: "Tek populli i Adit derguam vellan e tyre, Hudin a.s. i cili u tha: O populli im! Adhuroni Allahun , ju nuk keni Zot tjeter pos Tij. A nuk friksoheni?! Paria e populli qe nuk besoi i tha: Ne po te shohim se je mendjelehte dhe te konsiderojme genjeshtar.Hudi tha: O populli im! Nuk jam mendjelehte, dhe as qe kam te meta mendore, por une jam i derguar prej Zotit te boteve qe tju komunikoj shpalljet e Zotit time dhe une jame keshillues besnik per ju. Mos ju erdh çudi qe ju erdh shpallja nga Zoti juaj permes nje njeriu nga mesi i juaj, per tju terhequr verejtjen? Perkujtoni kur Ai (Allahu) ju beri sundues pas popullit te Nuhut a.s dhe ju shtoi fuqin fizike. Perkujtoni te mirat e Allahut qe te gjeni shpetim. Ata i thane: Erdhe te na friksosh e qe ne te adhurojme vetem Allahun dhe te braktisim ata çfare adhuronin prinderit tane? Nese eshte keshtu atehere me cfare na kercenon? Hudi a.s u tha: Juve ju gjeti denimi dhe perbuzja nga Zoti juaj. A me polemizoni mua me emra idhujtaresh te cilet i emeruar ju dhe prinderit tuaj, dhe per ta Allahu nuk shpalli asnje argument? Atehere prisni denim, pasi edhe une sebashku me ju jam duke pritur. Allahu thot; Ne me meshiren Tone e shpetuam Hudin dhe ata qe ishin me te, dhe i shkulem nga rrenja, ata qe pergenjeshtruan argumentet Tona dhe nuk ishin besimtare." (El Araf; 65-72) Ndersa ne suren Hud Allahu xh.sh. thote: "Tek populli i Adit derguam nga mesi i tyre Hudin i cili u tha: O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjeter pos Tij, ju vetem po hutoheni me trillime." (Hud; 50) Me pas Hudi a.s. u tha: "O populli im! Kerkoni falje prej zotit tuaj dhe kthehuni Atij, Allahu ju leshon shi me bollek, dhe fuqise suaj i shton fuqi, dhe mos refuzoni e te heheni gjynahqar." (Hud; 52)
Populli i Adit refuzoi keshillat dhe mesimet e Hudit a.s. dhe pse ai i paralajmeroi duke u thene: "Çdo gje qe posedoni eshte fal Allahut, ai eshte qe ju furnozon, Ai eshte qe u dha force." Por ishte e kote. Per shkak te mohimit te Allahut, Allahu xh.sh. filloi tju dergoj denime. Ne fillim ua nderpreu shiun per tre vite, aq sa nje pjese e popullit te Adit thane: Te shkojme tek Amaliket ne Qabe pasi aty drejton ai i cili nenen e ka prej fisit te Adit. Pas nje muaji delegacioni arriti ne Mekke ku kerkuan takim me te parin e tyre te quajtur Muavij Beker. Meqese Bekeri nenen e kishte nga fisi i Adit i mirepriti si mysafir special per nje muaj. Per nje muaj ata pin dhe u defruan me robereshat qe prisi u kishte dhene. Dikur u kujtuan se perseri kishin ardh, ndaj i parai i delegacionit u thot te thone ndonje gje; dhe ashtu ndodhi: I thane: "Mjer ti o Kajl, ngrihu, qe Allahu te na jap re, per te njom tokat e Adit, pasi Adi nuk mund te flas, e kjo nga etja e madh qe nuk ia deshirojme askuj, as plakut as femijes. Grat i kishim te bukura, porse ata mbeten ba burra..." Pas kesaj ato vendosen te shkojne ne Qabe per tu lutur, por nga ana tjeter populli i Adit vijonin ne idhujtarin e tyre ku shpresonin ne ndihmen e zotrave qe vet kishin krijuar. Teksa Hudi a.s. ndodhej ne vendin e quajtur Ahkaf qortoi popullin e Adit duke u thene: "A nuk friksoheni? Per ju, une jam i derguari besnik (u them te verteten), pradaj keni frike denimit te Allahut dhe me degjoni. Per thirrjen time nuk ju kerkoj shperblim, pasi shperblimi eshte vetem prej Zotit te boteve. A ndertoni shtepi ne cdo kodrin , ne te cilat nuk banoni ne to, dhe mbani per vete pallate madheshtore te fortifikuara sikur do jetoni ne to pergjithmon, dhe kur perdorni forcen e shfrytezoni si tirane. Kini frik Allahun, plotesoni obligimet, detyrimet ndaj Allahut dhe mu bindeni! Keni frik Allahun dhe plotesoni detyrimet ndaj Allahut i cili ju ka ndihmuar ju me te gjitha te mirat qe i dini. Allahu ju ka ndihmuar me bageti e femije, edhe me kopshte e burime. Vertet kam frik per ju nga ndeshkimi i nje Dite te Madhe (Jovmin adhim)." (Esh Shuara; 126-135) Ata i thane: "Per ne eshte njesoj, nese ti na keshillon apo nuk na keshillon, ndaj kjo qe thua nuk eshte gje tjeter veçse nje perralle, pasi ne nuk do te ndeshkohemi." (Esh Shuara; 136-137) Hudi a.s. i thote Adit; "Kerkoni falje prej Zotit tuaj (Allahut) dhe kthehuni me besim tek Ai. Allahu ju leshon shi me bollek, dhe fuqis tuaj ua shtoj fuqin dhe mos refuzoni e te beheni gjynahar." (Hud; 52) Ata i thane: "O Hud ! Ti nuk na solle ndonje argument, ndaj ne nuk i braktisim zotat tane per fjelet tua dhe as qe te besojme. Madje jemi te bindur se njeri prej zotrave tane te ka goditur me çmenduri. Hudi a.s. tha: "Une kam deshimtar Allahun, e ju deshmoni se une jame larg nga ajo cfare ju besoni (idhujtarin), ndersa une nuk besoj kend tjeter pos Allahun xh.sh. Nese ju keni mundesi te beni dicka kunder meje bejeni duke mos me dhene afat pasi une: "Inni tevekeltu allahi rrabb-ii ve rrab-bikum, ma min debetin ila huve exhidhum bina sijatiha. Inne rrab-bi ala siratin mustekim." d.m.th: "Une i jam mbeshtetur Alllahut, Zotiti time dhe Zotit tuaj,pasi nuk ka asnje nga gjallesat, qe Allahu te mos e ket nen sundim, vertet, Zoti im Allahu eshte i drejte!". Nese kundershtoni, une ju thash ate per te cilen jam derguar tek ju. Zoti im do tju zevendesoje me nje popull tjeter. Allahut nuk mund ti beni asnje lloj demi. Vertet Zoti im eshte percjelles i çdo sendi." (Hud; 53-57) Populli i Adit i tha Hudit a.s.: "A ke ardhur te na largosh prej zotrave tan?! Nese je i sigurt na sjell ate me te cilen na kercenon. Hudi a.s. u tha: Ate e di vetem Allahu, ndersa une po ju them ate me te cilem jam urdheruar t'ju them."(El Ahkaf; 21-23) Populli i Adit u treguan mendjemedhenj, dhe te padrejte. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Sa i takon popullit te Adit, ata pa pasur asnje te drejte, u treguan mendjemedhenj ndaj banoreve ne toke dhe thane: Kush ka fuqi me te forte se ne?" (Fussilet;15)
Me kete veprim ato veçsa shpejtuan ndeshkimin e tyre. Atehere Hudi a.s. i beri lutje Allahut xh.sh; "Zoti im! Me ndihmo se ata nuk po me besojne, po me pergenjeshtrojne!"(El Mumminun; 39)
Allahu xh.sh. e njoftoi Hudin a.s. duke i thene: "Se shpejti ata do te deshprohen."(El Muminun;40) Pas kesaj per shpetimin e Hudit a.s. thote: "Dhe kur arriti vendimi per denim, Ne me meshiren Tone e shpetuam Hudin, dhe bashke me te edhe ata qe kishin besuar. I shpetuam prej nje denimi te rend." (Hud; 58)
Keshtu mendohet se ka qene mireqenja e popullit te Adit (Ilustrim) |
Shkaterrimi i popullit te Adit
Shkaterrimi i popullit te Adit u be ne dy pjese. E para ishte nje " Britme e madhe " dhe e dyte ishte " Era e madhe ". Britma e madhe ju erdh befasisht. Keshtu diten e merkur populli i Adit filloi te perballet me ndeshkimin e Allahut xh.sh. Ashtu ne mendjemadhesin e tyre i goditi "Britma e madhe" e cila si fillim, ndaloi shiun , thau lumejt dhe u shkaterroi shtepit, por njerezit nuk vdiqen. Me kete Allahu deshiroj tju jap te kuptoj se: Me ato gjera me te cilet mburreshit, Une ua shkaterrova. Pra ku eshte fuqia juaj me te cilen krenoheshi dhe u bet arrogant, mendjemedhjn? Allahu xh.sh. thjesht me nje britma ua shkaterroi cdo gje. Populli i cili u mbeshtet tek fuqit e tyre, tashme nuk dospononin asnje gje, madje filloi tju rrezikohej edhe jeta. Pemet dhe bimet ishin vyshkur, po ashtu edhe kopshtet, po ashtu edhe lumejt ishin thar. Te rraskapitur kthenin syt nga qielli se mos do u vie ndonje re per tju leshuar shi. Teksa syt e tyre ishin kthyer nga qielli, ata vun re nje " re te zeze " e cila afrohej. "Kur shikuan te paraqiten ret te drejtuara nga lugina e tyre, populli i adit tha: Kjo re do na sjell shi!" (El Ahkaf; 24) Por ata gaboheshin. Allahu xh.sh. thote: "Jo, kjo eshte ajo qe ju kerkuat, (kjo eshte ajo qe shpejtuat ndeshkimin), duke u sjell nje er me nje denim te dhembshem. Erë e cile me lejen e Zotit te saj, rrenon çdo vend." (El Ahkaf; 24-25) Ndersa ne suren Fussilet Allahut xh.sh. thote: "Kunder tyre (popullit te Adit) leshuam nje ere shume te forte pergjate disa diteve fatzeza, kjo per te perjetuar denimin nençmues ne jeten e kesaj bote, derisa denimi ne boten tjeter do jete edhe me i shemtuar dhe ata nuk do ndihmohen." (Fussilet;16) Ndersa ne sure te tjetera Allahu xh.sh. thote: "Populli i Adit eshte shkaterruar me nje ere te forte, te pakufishme. Allahu u leshoj ate ere per shat net e tete dite rresht, e nga kjo kur i shihje njerezit ne to te rrezuar si te ishin trupa hurmash te zgaveruara. Shikon prej tyre ndonje qe ka mbetur gjall?"(El Hakka; 6-8) "Populli i Adit pergenjeshtroi Pejgamberin e tyre Hudin, por sa i tmerrshem qe Ndeshkimi?" (El Kamer;18)
Era e madhe qe kaploi popullin e Adit ishte tejet shkaterruese. Ndeshkimi qe aq i madh sa cdo gje u shkaterrua, edhe toka e cila ishte e gjelbert dhe pjellore u kthye ne thatesir, shkretetire. Ashtu eshte edhe sot, kjo qe njerezit te mos harrojne ate cfare ka ndodh me ato te cilet mohoj Allahun. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Ne e lam per kujtim.."(El Kamer; 15)
Per fuqin e kesaj ere profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu nuk ia ka dhene hapsir eres qe shkaterroi popullin e Adit as sa hapsira apo vrima qe ka unaza e gishtit. Sapo ajo haste tek njerezit dhe e bagetit, e bereqetet e tyre i merrte duke i derguar lart midis qiellit e tokes." (Iben Umeri) Duke pasur parasysh fyqin e eres, sa here qe profeti Muhmmed a.s. shikonte eren te fry lutej duke thene; "O Zot! Te lutem per te miren e kesaj ere, per te mier qe eshte ne te dhe per te mire qe Ti o Allah dergon nepermjet saj. Tek ti o Allah mbeshtetem , kunder te keqes se kesaj ere, te keqes qe eshte ne te dhe te keqes qe dergon Ti o Allah nepermjet saj!" (Muslim)
Ne nje hadith tjeter kemi se Aishe a.s. e ka pyetur profetin Muhammed a.s.; "Njerzit gezohen kur shikojn rete, ndersa juve u kap paniku? Profeti Muhammed a.s. i thote: "O Aishe, kush me siguron mua se ne ato re nuk ka ndeshkim? Populli i Hudit eshte ndeshuar me ere. Kur e paten shiku ren ato kan thene: Kjo eshte re e cila na sjell shi!" (Muslim)
Pas ndeshikimit vendbanimi i Adit dhe pallatet madheshtore ngelen bosh, ndersa Hudi a.s. shkoj ne Mekke ku pas 150 vite jet vdiq. Disa thone se ai u varros mes Qabes dhe ujit zemzem. Ndersa disa te tjere thone se varri i Hudit a.s. thone se eshte ne Jemen, disa te tjere thone se varri i tij eshte ne njerin nga muret e xhamise se Damaskut, mur i cili eshte kthyer nga Qabja.
Hudi a.s. u shtua me Faligu, Faligu u shtua me Azer (Terah). Prej Azerit lindi profeti Ibrahim a.s. dhe Harani. Paralelisht me Hudin a.s. apo dicka me vone Allahu xh.sh. dergoj Profetin Salih a.s. i cili erdh tek populli i Themudit. Me pas Profeti Ibrahim a.s.
Ju mund te mesoni me shume duke klikuer: Jeta e Profetëve
____________
1.Hud , Fjala Hud vjen prej shumsit te fjales hebraishte (çifute) Haid e nga ku kemi fjalen Hud qe do te thote: "Te besh pendes, te pendohesh", ndersa Hevd do te thote: "Ata qe pendohen" duke ju referuar keshtu hebrenjeve "Te penduar".
1. Ad quhet populli i cili ka jetuar pas profetit Nuh a.s. Ad eshte fisi i pare qe ka banur ne vendin e quajtur Ahkaf. Fjala Ad vejn nga folja Ade qe do te thote "kthehem" duke e lidhur kete me kthimin qe njerzit ben ne toke pas Tufanit te madh. Pas ndodhish se Tufanit te madh ne kohe Nuhit a.s. fisi i Adit ishte fisi me i madh ne numer qe banonte ne toke. Ad eshte emer i nje njeriu, i cili ishte djali i Avsit , nje nga niperit e profetit Nuh a.s. Babai i Avsit quhej Irem ndersa ai eshte djali i Samit djalit te profetit Nuh a.s. Dijetaret mysliman popullin e Adit e ndaj ne dy grupe; a). Adi Ula dhe b). Adi Uhra dmth; Adi i Pare dhe Adi i dyte , pra ai i Themundit. Mendohes se vendbanimet e lashta te Petres ne Jordani i perkasit popullit te Adit.
2. Surja Hud eshte mekase. Ne kete sure sipas renditjes flet per: Nuhin a.s., Hudin a.s., Salihun a.s., Ibrahimin a.s., Lutin a.s., Shuajbin a.s. dhe Musan a.s. Vete profeti Hud a.s. permendet shtat here ne Kur'an ndersa fisi i Adit permendet ne 18 sure. Asnje liber perveç Kur'anit asnje tjeter nuk flet mbi profetin Hud a.s. dhe as per fisin Ad.Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Me ka thinjur surja Hud." Disa shpjegues te haditheve kan thene se shkaku i kesaj thenie te Muhammedit a.s eshte ajeti i sures Hud qe thote: "Ndeshkimi nuk eshte larg zullumqareve." (Hud; 83)
3. Shiko; https://islamansiklopedisi.org.tr/hud
4. Tek kristanet Hudi a.s. permendet me emrin Eber djali i Shelehut.
5. Ahkaf; Eshte vendbanimi i vjeter i fisit te vjeter arab " Nabateanët ". Ky popull ne Kur'an permendem me emrin Ad ndersa Ahkaf eshte vendbanimi i Imrenit. Ata kan banuar ne Jordani ne vendin e quajtur Rakma dhe me vone njoh me emrin Petra eshte vendbanimi kryesore i Adit, pra aty ku kan ndodhur ngjarjet me profetin Hud a.s. Sipas arkiologeve Petra eshte nje nder vendet me lashta te njerezimit duke e derguar ate deri mbi 7000 vjet para profetit Isa a.s. Ahkafi ose ndryshe Petra ndodhet ne rrugen kryesore antike te " Temjanit " nje rruge e njohur tregtare. Populli i Adit kishin trup te madh po ashtu edhe vendbanimi i tyre u dha avantazhe ne tregti dhe jo vetem. Dikur zona ishte pjellore dhe shume e bukur derisa Adi mohoj Allahun xh.sh.
Petra - Pamjet aktuale |
6. Gjuha Simite eshte nder gjuhet me te lashta te njerezimit. Ajo mbulonte kryesisht lindjen e mesme dhe ben pjes ne familjen e gjuheve afro aziatike. Ne gjuhen simite bejne pjese; aramishtja, arabishtja dhe hebraishtja etj. Fjala semite vjen nga emri Sam. Sami eshte djali i Profetit Nuh a.s.