(Shkalla e Meçes, Puke. Fotografi e bere nga Gezim Kopani)
Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
October 22, 2011
September 28, 2011
Sa rendesi ka deklarimi i vetes si Mysliman?
Kur dikush na pyet se cfare jeni? Ne japim menjehere pergjigjen sipas bindjeve qe ka personi, por kur vjen puna tek nje myslman gjerat duhet te jene te qarta duke deklaruar veten mysliman i nenshtruar Allahut xh.sh.
Ne kete kendveshtrim myslimani i nenshtrohet Allahut xh.sh me zemer dhe shpirte. Nuk e nderton besimin mbi interesa te ngushta kalimtare, por mbi vlera dhe interesa me te medha qe Allahu xh,sh ka krijuar dhe ajo eshte "fitimi i dashurise se Allahut xh.sh".
Pra kur ne si mysliman e besojme Allahun xh.sh; i bindemi Atij, i lutemi Atij inshaalla do te fitojme edhe dashurin e Tij.
Kur ulim koken ne sexhde per hir te Allahut te Madheruar, Allahu i Madheruar dergon tek ai melek te veçante te cilet bejne lutje per te. Po ashtu edhe kur nje mysliman deshmon se eshte mysliman ai merr sevape dhe miresi te veçante.
Te deshmosh se je mysliman nuk eshte e thene se patjeter duhet te jesh haxhi, hafiz apo imam ose muezin ose njeri qe shkon ne Xhami. Jo, edhe keto jane, por nese nje person e deshmon "Shehadetin" duke besuar keshtu Allahun e Madheruar , Kur'anin , nje i tille eshte mysliman.
Islami nuk i jep perparsi vetem Xhamise. Ai i jep perparsi gjith aspekteve te jetes , ka nje dimension shume te gjere e te larmishem. E them kete pasi siç e dini me date 1 tetor 2011 qytetaret Shqiptare, e ne rastin konkret edhe Puka do i nenshtrohet regjistrimit, ku nje nder pyetjet eshte dhe deklarimi i fese. E kam fjalen per censusin.
Myslimanet te gjithe sa jane duhet te deshmojne besimin e tij mysliman pasi kjo eshte ne interes te tyre.
Ky deklarim si mysliman eshte nje respekt edhe i te pareve tane, duke deklararuar se je mysliman ke respektuar krijuesin tend Allahu xh.sh, besimin tend, familjen, baban, gjyshin, fisin tend etj.
Le te lusim Allahun e Madheruar qe ky proces te jete i sakte, korrekt dhe jo i deformuar!
Pergatiti
Gezim Kopani
Date: 23.09.2011.
September 03, 2011
Mejtepi i Kabashit
Mejtepi i Kabashit (Shkolla islame ne Kabash)
Se kur mund te jete hapur mejtep per here te pare ne fshatin Kabash, si edhe ne Puke, Iballe e kryezi, nuk dihet saktesisht. Keto mejtepe jane hapur mbas ndertimit te Xhamive.
Ne Kabash mejtepi u rihap nga imam Sadik Prishtina i cili erdh si emigrant poliktik nga Kosova me vitin 1912.
Krahas ushtrimit te sherbimit fetar, imam i Xhamise, dhe mesime ne Mejtepin e Xhamise se Kabashit. Rihapja e Mejtepit te Xhamise Kabash eshte bere rreth vitit 1914. Vit ky qe shenon fillesat e arsimit ne fshatin Kabash .
Mejtepi i Kabashit ka vazhduar edhe gjate pushtimit Austro-Hungarez ( 1915-1918).
Autoritetet vendore njoftuan aso kohe: " Komanda (ushtarake) verene se nuk eshte mendimi per nje shkolle popullore, por per nje shkolle besimi muhammedan, ne te cilen mesohet edhe turqishtja."
(S.Sinani, 60- vjet shkolle shqipe ne Kabash,Puka dhe shkolla,V/1978 fq.92)
Mesimi i dijeve islame ishte primare ne Mejtepet te cilat disa ne ate kohe e quajten "Shkolle e mesimit muhamedan".
Ish-nxenesit e atij mejtepi, tregonin se krahas dijes islame mesonin shkrim, kendim shqip bashke me njohuri fillestare mbi historin dhe gjeografin.
Me 1917 imami Sadik Prishtina (Luma) kreu nje kurs pedagogjik ne Normalen e Elbasanit. Pas ketij kursi ai u emerua zyrtarisht nga Ministria e Arsimit te asaj kohe mesues ne shkollen fillore te Kabashit.
Godina e mejtepit u perdor per shkolle Shqipe ku me vone ju vendos edhe nje kat me mur. I ndertuar me derrasa nga jashte simbas modelit "çardak."
Me poshte paraqes nje pjese te nxenesve qe kane marr mesim ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash Puke:
1. Shaban Rexha (Lajthize)
2. Sahit Hoxha (Lajthize)
3. Sahit Islami
4. Syl Isufi
5. Gjoke Matia (nga Dedajt)
6. Bejaze Brahim
7. Bajram Istref Arifi (Meçe)
8. Bajram Isuf Llukaj (Kabash)
9. Rexhep Cina (Meçe)
10. Ali Hasan Furriku (Meçe-Klos)
11. Jemin Ramadan Kopani (Meçe)
12. Sadik Adem Gjura (Meçe)
13. Brahim Tahir Lluka
Pergatiti
Gezim Kopani
Per te mesuar me shume mbi islamin ne fshatin Kabash mund te klikoni ne kete link:
Tradita per perhapjen e besimit mysliman ne Kabash
Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë
August 02, 2011
Namazi i Teravive dhe mënyra e faljes
Teravih rrjedh prej fjales raha, qe ne gjuhen shqipe perkon me fjalen qetesim. Shumesi i fjales teravihatun d.m.th pushim (pas selamit) , ndaj eshte tradit te kendohet nje salavat, por ky veprim nuk eshte kusht.
Çfare eshte namazi i teravive?
Namazi i teravive eshte namaz "muekede" d.m.th; synet i forte, pra eshte ajo pune qe Profeti a.s. e ka praktikuar me se shumti, ose asnje here nuk e ka lene pa e bere. Ky namaz falet kryesisht me imam ne xhami, por nese ndonje per shkaqe te ndryshme nuk mundet ose eshte ne pune e cila eshte larg xhamise ose ka shtepin larg xhamis, nje i till mund ta fal namazin aty ku eshte. Megjithate nuk duhet te harrojme se sevapet jane te medha kur falet ne xhami.
Muhammedi a.s. ka thene: "Kush falet gjate Ramazanit me imam derisa ai ta perfundoje namazin , do t'i shkruhet shperblimi sikur te jete falur gjithe naten." (Tirmidhiu)
Pse falet namazi i teravive?
Namazi i teravis falet me qellim afrim me tek Allahu me ibadet (falje,lutje), pasi muaji ramazan eshte muaji i Kur'anit dhe ibadetit, muaji ne te cilen pranohet lutjet, ndaj ne ramazan behet edhe falja e teravis.
Muhammedi a.s. thote: "Muaji i Ramazanit eshte mbreti i muajve. Ne te adhurimi ka vlera me te medha se sa ne muajit e tjere." (Buhari, Muslim)
Po ashtu Muhammedi a.s. ka thene: "Kush falet gjate neteve te Ramazanit me besim dhe duke shpresuar ne shperblimin e Allahu xh.sh , Allahu xh.sh do t'ia fale gjynahet qe i ka bere me pare."(Buhariu)
Kur falet namazi i teravive?
Namazi i teravis falet pas namazit te jacise dhe dy sunneteve te jacise. Me pas nen drejtimin e imamit behet falja e 20 rekateve te teravies. Me plotesimin e 20 rekateve te teravis imami sebashku me xhematin bejn salavat (Allahume sali) 3 here. Me pas behet nijeti dhe me imam falen 3 rekate salatul viter. Qe te tre rekatet e vitrit falen me ze nga imami.
Si eshte praktikuar namazi i Teravive ne kohen e Profetit Muhammed a.s.?
Namazi i Teravive ishte nje nder adhurimet me te medha synet te Muhammedit a.s.

Siç transmetohet nga shoket e tij por edhe nga familja e tij qendron se: "Muhammedi a.s. ka dale nga shtepia dhe eshte falur ne xhami ku me te u falen edhe nje grup besimtaresh. Aq shume u praktikua namazi i Teravive saqe nje nate Muhammedi a,s, nuk shkoi ne xhami. Te nesermen ne namazin e sabahut Muhammedi a.s. shkoi ne xhami dhe pas namazit sahabet reaguan ndaj Muhammedit a.s. per mungesen qe ai beri ne namazin e Teravise. Muhammedi a,s. u tha: "Degjoni, e di qe keni qene mbrem ne xhami duke fal teravit, por mungova pasi u friksova se mos do ju behet teravia farz (obligim)." (Trans, Aishe r.a.)
Kur u be bashkimi namazit te Teravive?
Teravite u unifikua ne kohen e Omerit r.a. Tregohet qe: "Nje nate imam Omeri r.a. shkoi ne xhami dhe shikoi grupe grupe besimtaresh duke fal namazin e teravive. Per kete gje tha: "Mendoj qe te bashkohemi edhe ta falim namazin e Teravive me imam. Dhe ashtu ndodhi. Ne kete kohe Omeri r.a. zgjodhi per imam Ubej ibin Ka'b."(Buhari, Bejhakiu)
A mund te behen grat imam ne kete namaz?
Nese ne nje vend ku ka vetem gra ata mund te zgjidhin nje grua per te bere imam. Kjo pershembull praktikohet ne ato konvikte ku ka vetem vajza dhe se xhamia per te fal kete namaz eshte larg. Ne kete rast ato mund ta falin teravine aty ku ndodhen duke u bere imam njera. Kemi transmetime qe: "Aishja r.a. u ka bere imam grave ne namaz dhe ka qendruar ne mesin e tyre ne rreshtin e pare." Kete shembull ka ndjek edhe Ummu Selem. Por duhet te themi se nuk eshte permendur se per cilin namaz.

A falen grat ne xhami?
Ka qe pyesin: A falen grat ne xhami? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nese gruja e ndonjerit prej jush kerkon per tu falur ne xhami, mos e ndaloni ate." (Buhari, Muslim)
Sa rekate ka namazi i Teravive?
Kemi hadithe te cilat tregojne se namazi i teravive eshte; tete, dymbedhjete , njezet rekat etj.
Ebu Selem ibn Abdur Rahmas se e ka pyetur Aishen r.a.: "Si eshte fal i derguari i Allahut ne ramazan? (Kjo pyetje eshte bere kur Profeti a.s. eshte fal ne shtepi) Ajo ka thene: Ai nuk ka falur me shume se 11 rekate. Falej nga kater rekate te cilat ishin te bukura dhe te gjata, me perfundimin e kater rekateve fillonte kater te tjere. Me pas ai kryete namazin e vitrit." (Buhari)
Per te shmangur keqkuptimet shumica e dijetarve musliman kan dhene argumente se namazi i Teravive perbehet nga 20 rekate. Ky mendim eshte mbeshtetur nga : Omeri r.a. Aliu r.a. Abdullah ibn Mesudi, Ibni ebi Mulejke, Atta ebi Rebbaha, Ubejj bin Ka'b, Ebu Hanife.
Bejhakiu transmeton prej Saib bin Jezi (shok i profetit a.s.) i cili thote: "Ne kohen e Omerit dhe te Othmanit kemi falur nga 20 rekate namaz te teravive."
"Nje nate Aliu r.a. kur hyri ne xhami shikoi xhematin e tij duke u fal me imam namazin e teravive, nga gezimi tha: "Allahu xh.sh ia ndriqofte varrin Omerit r.a ashtu siç e ka ndriçuar xhamin me faljen e teravive."
Per njezet rekat teravi eshte edhe transmetimi i Ibn Abbasit r.a. i cili tregon se: "Profeti Muhammed a.s. gjate muajit ramazan ka falur 20 rekate si dhe vitrin." (Taberani, Muxhemul evast, vell; 324)

Mund te kete ndonje rast qe namazin e teravis ta falim me tete rekate, p.sh: nese ne nje vend moti eshte shume i ftohte dhe kushtet atmosferike veshtirsojne faljen e njezet rekateve teravi.
Pergatiti
Gezim KOPANI
Date: 29.07.2011
Subscribe to:
Posts (Atom)