July 09, 2011

Stamboll; Xhamia "Ajasofja" pret 313 mije turiste ne muajin qeshor 2011

Vendi me historik i Stambollit "Ajasofja" eshte vizituar vetem brenda muajit qeshor 2011 nga 313 742.000 mije turiste. Autoritet tregojne se kete vit numeri i turiste do te jete edhe mi madh.
 Turiste ne menyre te rregullt vizitojne: Xhamine Blu, Ajasofjen, Pallatin e Topkapise, etj.
Ne vitin 1453 ku  Perandoria Osmane drjetoherj nga Sulltan Mehmemeti "ajasofja" u kthye ne Xhami . me vendim te keshillit te ministrave ne vitin 1935 Ataturku e kthen "Ajasofjen" muzeum.

July 05, 2011

Xhamia e re Puke, Maj 2011


Xhamia e re e qytetit Puke eshte ndertuar ne vitin 1997 nga shoqata "Muafk". 
Ka nje prone prej rredh 2 dylum toke. Imami i pare qe ka sherbyer ne kete xhami eshte H. Ibrahim Hoxha ndersa me vone ka sherbyer si imam Gezim Kopani dhe me vone Bekim Sokoli . I pari qe ka thir ezanin ne xhamin e Pukes ka qene imam Bahri Sejdiu nga Kosova.
Muezini i pare xhamise ka qen Haki Ademi per te vazhduar me H.Qazim Kopani, Ali Guri, Halit Ringaj etj 
Xhamia e Pukes ka nje kapacitet rreth 350 persona. Xhamia ka nje minare. Ne xhamine e Pukes ndodhet dhe zyra e Myftinise se rrethit Puke. 
Pas 7 vitesh xhemati i xhamise Puke beri ndertimin e mimberit te xhamise. Nga viti 1997-2003 kan mbajtur hytbe; H.Elez Hoxha (Myfti i rrethit Puke), Jusuf Salkurti (ne ate kohe n/Kryetar i KMSH-se), Faik Hoxha (ne ate kohe Myfti i Shkodres), Shukri Kapllan, H.Ibrahim Hoxha etj.
Numri me i madhe i xhematit te regjistruar nga vitit 1997-2005 ka qene viti 1998 kjo per shkak te ardhjes se vellezerva tane Kosovar te cilet u detyruan nga ushtaret Serb te largohen nga vendlindjet e tyre. Nga viti 2005 e ne vazhdimi numri i xhematit ne xhamin e qytetit Puke ka ardhur ne rritje. 
Mbas perpjekjeve te vazhdueshme te Myftiut te Pukes Gezim Kopani ne vitin 2010 u be e mundur rrethi i xhamise se qytetit Puke, kjo fale mbeshtetjes se kordinatorit per Ballkanin ne Fondacionit Aziz Mahmud Hydaji te nderuar Rafet Bilac

Pergatiti
Gezim Kopani



Shenim: Informacion i shkurter mbi xhamin e qytetit Puke nga viti 1997-2010

Disa fotografi te xhamise se re te qytetit Puke
























July 01, 2011

Nata e mirë e Beraetit


Ashtu sikurse dy netet e mira edhe nata e Beraetit lajmeron besimtaret per ardhjen e muajit te bekuar te ramazanit. Nata e mir e Beraetit fillon me mbremjen e dites se 14-te qe lidh diten e 15 te muajit Shaban. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "O besimtar (mysliman)! Arriti tek ne muaji bujar (muaji shaban), i cili mban miresi te medha per kedo qe i bindet Allahut xh.sh dhe qe garon ne kryerjen e puneve te mira. Mirepo shume prej njerezve jane te pavemendshem ndaj ketij muaj."
Sa i takon kohes se kur eshte muaji shaban, profeti Muhammed a.s ka thene: "Muaji shaban eshte midis muajit Rexheb dhe muajit Ramazan." (Nesai dhe Bejhakiu)
Ne lidhje me ibadetin qe profeti Muhammed a.s. ka bere ne kete muaj na tregohet nje hadith Aisha r.a. qe thote: "Nuk e kam shikuar asnjehere te Derguarin e Allahut xh.sh. te plotesoj ndonje muaj me agjerim, me perjashtim muajit te bekuar te Razamanit, si dhe nuk a kam shikuar te agjeronte ndonje muaj me shume se sa ne muajin shaban.." (Buhari, Muslim)
Ndersa ne hadithin e trasmetuar nga Enesi r.a. tregohet se eshte pyetur Profeti Muhammed a.s. "O i derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Eshte agjerimi ne muajin shaban." (Tirmidhi, 28) 
Ketu duhet sqaruar se kush ka detyrime, pra dite te pa agjeruara nga ramazan i kaluar, eshte mire ti plotesoj keta para dates 15 te muajit shaban, pasi pas kesaj date nuk eshte e pelqyer te agjerohet apo te pritet ramazani me agjerim.
Nata e mire e Beraetit (Beraat) quhet edhe si nata "Sak" qe do te thote; shpetim. Shpetim per ato te cilet i drejtohet me ibadet Allahut xh.sh, qe bejne vepra te mira, ndihmojne njerzit dhe japim sadaka per hir te Allahut xh.sh. Transmetohet nga Muadh bin Xhebel r.a. se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu i madheruar u shfaqet krijesave te tij ne naten e mesit te muajit Shaban, dhe i fal ata perveç mushrikut (Mushrik eshte personi qe i ben shok Allahut ) dhe ai qe mban inat (meri) tjeterit (vellaut etj)." (Ebu Hurejre r.a.)
Ne nje trasmetim tjeter kemi se: "Nata e miresise, shpetimit dhe begatis eshte nata e 15-te e muajit Shaban. Ne kete nate Allahu xh.sh, i shpeton nga ndeshkimi ata qe i bejne ibadet Allahut xh,sh. Aq i madh jane te sheptuarit , aq sa numri i qimeve te deleve te fisit Beni Kelb. Ne anen tjeter nuk i fal ata te cilet i bejne ortak (shirk) Allahut xh.sh., po ashtu nuk fal as ato qe urrejne dhe benje armiqesi ndaj myslimaneve, e as te atyre qe shkepusin mardheniet me te afermit, dhe as atyre qe mburen me mendjemedhesi, dhe as atyere qe nuk u binden prinderve, dhe as atyre qe bejne vepra haram."(Buhari, et-Tergib vet Terhib, II, 118) 
Allahu i Madheruar thote: "Ha.Mim. Pasha librin sqarues (te drejtes nga e kota). Ne e zbritem ate (Kur'anin) ne nje nate te bekuar, ne naten e Kadrit. Ne deshiruam t'u terheqi verejtjen, e njerezit te jene te gatshem. Ne ate nate zgjidhet cdo cesthje ne menyre te prere." ( Ed-Duhan 1-4) 
Disa kan dhene mendimin se; fjala "mubarek" qe permendet ne kete ajet Kur'anor perveç nates se Kadrit , fjala Mubarek ka per qellim naten e Beratit. Ne lidhje me kete nate disa thone: "Para zbritjes se Kur'anit te madheruar ne toke, Kur'ani ka filluar te zbres me pare deri ne qiellin e dynjas. Koha e zbritjes ne qiellin e dynjas thone se eshte pikerisht nata e mir e Beraetit. Pas kesaj nate ka ardh muaji i bekuar i ramazanit dhe gjate muajit ramazan siç dihet ne naten e Kadrit ka zbritur libri i bekuar i Kur'anit.
Ne lidhje me kete nate Profeti Muhammed a.s. thote: "S'ka dyshim se ne naten e Beraetit Allahu xh.sh. zbret ne qiellin me te afer me token dhe fal gjynahet (d.m.th i fal gjynahet personit qe i eshte drejtuar Allahut me ibadet.)" (Tirmidhi)
Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi se Profeti Muhammedi a.s. ka thene: "Kalojeni gjysmen e nates se muajit Shaban (messin e muajit) me namaze (ibadete), ndersa diten me agjerim! Ate nate, pas perendimit te diellit, Allahu xh.sh. zbret ne qiellin e dynjas (tokes) dhe thote: "A ka ndonje qe kerkon falje, qe ta fal? A ka ndonje qe kerkon nga une dicka, dhe Une tia jap?! A ka ndonje qe kerkon sherim, dhe Une ta sheroj? dhe vazhdon keshtu deri ne mengjes."(Ibn Maxhe, Ikame fis-salat,191)
E kan pyetur profetin Muhammed a.s mbi arsyen e shtimit te ibadetit gjate muajit shaban, Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne naten e Beraetit te gjitha veprat paraqiten para Zotit. Per kete arsye deshiroj, qe veprat e mia te paraqiten tek Allahu teksa jam agjerueshem (pra teksa une bej ibadete dhe pune te mira)" (Nesaiu, Ebu Davudi) 
Nder sa nje transmetim tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne naten e Beraetit paraqiten para Allahut punet (krijesat) dhe i fal ato me perjashtim dy grupe njerezish; a). Hipokritin b). Ai qe vret dike me pa te drejte." (Ahmedi)

Lutjet (dua)

Transmetohet nga Aishja r.a. se nje here ne naten e Beraetit vjen Profeti a.s. ne shtepi dhe pasi qendroj pak, vesh rrobat perseri del nga shtepia. Une u merakosa dhe vendosa ta ndiqja nga pas. Ai shkoj afer varrezave dhe bente dua duke thene: "O Zoti im! Me ruaj nga denimi Yt! Me ruaj nga zemerimi yt! Dua brotjen tende! Ti je i Lavdishmi....!" E kur shikova kete u ktheva disi me nxitim ne shtepi. Me pas vjen Profeti Muhammed a.s. dhe me pyet; O Aishe! Pse po merr fryme keshtu? Ajo i tregon se cfare kishte bere. Me pas u ngritem me profetin Muhammedin a.s. dhe filluam duke fal namaz deri ne sabah. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur fillon nata e Beratit ne muajin shaban qendroni me ibadet, ndersa diten e asaj nate kaloni me agjerim." Sa i takon pyetjes bere profetit Muhammed a.s. se pas agjerimit te Ramazanit cili agjerim eshte me i mire? Profeti Muhammedi a.s. eshte pergjigjur:  "Agjerimi me i vlefshem pas muajit Ramazan eshte ai ne muajin shaban." (Tirmidhi)

Transmetohet nga Aishja se kur filluam me Profetin Muhammed te falin namaz, ai filloj te thote kete dua: "Lekad xhe-ekum Resulun min en fusikum Azizun Alejhima anit-tum Harisun Alejkum bil mu'minine Raufun Rrahim. Fi-in  tevelev, fekul hasbijallahu la ilahe il-lahu alejhi tevekeltu ve huve Rabbul Arshil Adhim." Muhammedi a.s. tha: Oj Aishe! A e mesove?  Ju pergjigja: Po o Resullallah! 
Pastaj Profeti Muhammed tha; Atehere mesoju edhe tjereve. Me pas Profeti Muhammed a.s. shtoj; "Kete lutje (dua) ma ka mesuar Xhebraili, madje me ka then se duhet thene ne sexhde."
Per ta mbyllur ju sjell ne kujtes hadithin e Enes bin Malukut i cili ka transmetuar se; Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Secili besimtar ne qiell ka nga 2 dyer, prej njeres zbret furnizimi ndersa nga tjetra ngriten veprat person e qe i kryen."
Pergatiti 
Gezim KOPANI 



Per te mesuar me shume mbi netet dhe muajit e bekuar kliko ketu:  Muajit dhe Netet e Mira


______________
Hytbe e mbajtur ne xhamin e qytetit Puke me dt. 01.07.2011




June 27, 2011

Nata e mirë e Israsë

Xhamia el Aksa

Si shume nete te tjera te bekuara edhe nata e Isras dhe Miraxhit eshte nate e bekuar (nate e madhe). Nata e Isras njihet per udhetimin qe Allahu xh.sh i beri naten profetit Muhammed a.s. prej Qabes se bekuar ne xhamin Aksa (Kuds - Jerusalem) per te vijuar me pas udhetimin drejt qiejve dhe me pas deri ne Sidretul Munteha dhe kjo brenda nje pjese te nates. Isra do te thote udhetim , pra udhetimi i pashembull qe Allahu xh.sh. ia beri profetit Muhammed a.s.. Ndersa fjala Miraxh do te thite ngjitje. Allahu xh.sh. ka vendosur ne Kur'an nje kapitull (sure) te quajtur Isra. Surja El Isra eshte sure e zbritur ne Mekke dhe ka 111 ajete.
Ne Kur'an Allahu xh.sh e permend keshtu naten e Israsë: "Pa te meta eshte Latmadheria e Atij (Allahut) qe robin e Vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes, Palestin), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar, (ia beme kete udhetim) per t'ia treguar atij disa nga argumentat Tona. Vertet, Ai eshte degjuesi (i fjaleve te Muhammedit), pamesi ( i puneve te Muhammedit)." ( Isra, 01)
Ndersa ne nje ajet Allahu xh.sh thote: "Dhe ai Xhebraili ishte ne horizontin e larte (nga lindja). Pastaj u leshu dhe iu afrua (Muhammedit a.s) dhe Xhebraili ishte afer sa dy harqe apo edhe me afer dhe i shpalli robit te Tij ate qe ia shpalli. Zemra nuk e mohoi ate qe shikoi me sy.(En Nexhm: 7-11)
Ndersa ne nje hadith qe flet mbi naten e Isras thote: "Nata e Isras ndodhet mbi dyert e Xhennetit. Ai qe jep sadaka ne kete nate i shufishohen dhjetra here te mirat dhe kete te mira ai do i gjej tek porta e Xhennetit." (Bejhakiu)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nata e Isras ndodhet mbi dyert e Xhennetit. Ai qe jep sadaka ne kete nate i shufishohen dhjetra here te mirat dhe kete te mira ai do i gjej tek porta e Xhennetit." (Bejhakiu)

Jobesimtaret therrasin ne takim profetin Muhammed a.s.

Nje dite Utbeja, Shejbeja, Ebu Sufjani, Nadir b. Harithi, Ebul Buhteri Velid b. Mugire Ebu Xhehli Umejje b.Halefi dhe disa kurejshe u mblodhen ne nje vend ne Meke. Ata nisen te bisedonin se si duhet te sillen me Muhammedin a.s. per tia terhequr verejtjen qe te ndalonte thirrjen e tij.
E lajmeruan se populli deshironte te bisedoj me te dhe se e prisnin. Profeti Muhammed a.s. kete deshironte, qe ata ta degjonin, prandaj me deshire u paraqit ne takim, duke u ul prane tyre.
Kurejshet duke e fajesuar Muhammedin a.s. i thane: "Askush prej arabeve deri me tani nuk ka bere kete qe po i ben ti popullit tend. Ti poshterove eterit tane, e qortove fene tone, mendjen tone e perbuze, ke fyer zotat tane dhe e perçave popullin, ke bere te gjitha te keqijat qe mund te ekzistojne! Nese e ben per te perfituar pasuri, atehere te japim nga pasuria jone qe te behesh me i pasuri nder ne. Nese e ben per fame e post, atehere te bejme udheheqesin tone. Nese je i prekur nga xhinet, atehere do te harxhojme prej pasurise ton per tju sheruar."
Pasi i degjoj Profeti Muhammed a.s. u tha: "Prej ketyre gjerave qe thate, asnjera nuk qendron. Ajo qe ju kam sjell nuk eshte pasuri, nuk eshte as qe te fitoj epersi ndaj jush, nuk e kam çeshtjen qe te behem udheqesi i juaj sepse Allahu me ka perzgjedh te Derguarin e Tij, me zbritili Librin e bekuar (Kur'anin). Une po permbush ate qe me eshte dhene nga Zoti im dhe u solla me ju me sinqeritet. Po qe se e pranoni ate qe ua them, ajo do t'ju takoje edhe juve. Ne qoftese me kundershtoni, une do te duroj derisa Allahu te gjykoje mes nesh." 
Atehere te pranishmit i thane: "Ne qoftese nuk e pranon oferten tone atehere ti e di se jemi ne nje vendbanim shume te ngushte, kemi shume pak pasuri dhe jemi ne pozite te veshtire. prandaj drejtoju Zotit tend qe te na mundesoi te na hap vendin e ngushte ndermjet ketyre kodrave, ta zgjeroje vendlindjen tone dhe ne mesin e qytetit tone te rrjedhin lumenj si ne Siri dhe Irak, te na ringjalle Kusaj b Kilabin i cili ishte i besueshmi jone e pastaj ti tregojme per ato qe ti (Muhammed) thua nese jane te verteta apo jo. Nese e ben kete atehere ne te besojme se je i derguari i Zotit."
Muhammedi a.s. u tha: "Une nuk jam derguar qe tju plotesoj kerkesat tuaja. Une jam derguar nga Allahu per tju treguar juve ate qe me eshte dhene mua. Une ju thash dhe ju tregova. Nese pranoni ate cfare u them, atehere kjo bote , por edhe bota tjeter do te jete ne favorin tuaj."
Te pranishmit thane: Atehere kerkoj zotit tend qe te na dergoj nje melek (engjull). Muhammedi a.s tha: "Une nuk mund te kerkoj te tilla gjera nga Zoti im. Nuk jam derguar per keto pune. Allahu me dergoi si Lajmetar dhe si Paralajmerues per ju."
Politeistet i thane: Nese pretendon se je pejgamber, atehere na zbrit nje cope qiell mbi ne. Nese do Zoti yt e ben. Ndersa Abdullah b. Umeje el Mahzumi tha; Ose vendos nje shkalle drejt qiellit dhe une te shikoj derisa te ngjitesh lart dhe te na sjellesh nje liber ose nje grup melekesh, dhe pa deshmuar ai per ty ne nuk te besojme.
Pas kesaj bisede, Muhammedi a.s. e humbi shpresen ne udhezimin e tyre dhe u kthye i merzitur tek familja e tij. Ne kete kohe Allahu xh.sh i shpalli Muhammedit a.s. : "Ata thane: Nuk te besojme ty deri sa te na nxjerresh prej toke burime, ose te kesh kopshte me hurma e me rrush, e te besh te rrjedhin vazhdimisht lumej ne mesin e tyre. Ose te bie mbi ne qeilli copa copa, ashtu si po mendon ti (se do na denoj Zoti), apo te na sjellesh Allahun dhe meleket pran nesh. Ose te kesh nje shtepi prej ari, apo te ngjitesh lart ne qiell, po ne nuk te besojme per ngjitjen tende derisa te na sjellesh nje liber qe ta lexojme! Thuaj: Subhanallah - I Madherishem eshte Allahu im, a mos jam une tjeter vetem se njeri, pejgamber." (El Isra: 90-93)

Udhetimi i Profetit Muhammed a.s. - Isra

Pas bisedes me politeistet dhe mohimin qe ato i ben, profeti Muhammed a.s. u kthye ne shtepi i merzitur shume. Ashtu ai kaloi ne Qabe i vetmuar. Ne kete kohe pikellimi Allahu xh.sh. vendos ta gezoj profetin Muhammed a.s. duke bere dhurate udhtimin e jashtzakonshem, ate te Israse. 
Gjate kohes kur profeti a.s ndodhej ne Qabe i vjen Xhebraili me nje kafshe te quajtur "Burak". Fjala burak vjen prej fjales berk qe ka kuptimin e vetetimes (i shpejt ne ecje). Buraku ishte i bardhe dhe se eshte nje prej kafsheve te xhennetit. Nder te tjera nje haditht thote: "Teksa profeti Muhammed a.s. ishte ne Mekke (Qabe) Allahu xh.sh i dergon Xhebrailin a.s. sebashku me nje kafsh te quajtur burak. Hapi i kesaj kafshe (qe ishte me i madh se gomari dhe me i vogel se mushka) ishte aq i shpejte sa nuk kishte mundesi ta shikoje me sy." (Buhari, Muslimi 259)
Kur Muhammedi a.s filloi te hyp ne burak ai levizi. Xhebraili i thote: Çfare te shqeteson?
Per ta qetesuar burakun, xhebraili a.s. i thote: Pasha Allahun! S'ka krijes me te mir se sa Muhammedi a.s. Pas kesaj buraku u qetesua dhe fillon udhetimin drejte xhamise Aksa ne Palestine.
Prane xhamis lidhin burakun dhe Muhammedi a.s. hyn ne xhamin e Aksas brenda se ciles qendronin ne pritje te gjithe pejgamberet e Allahut xh.sh. Aty profeti Muhammed a.s. pasi takohet me ta, Muhammedi a.s. u prin si imami atyre duke fal dy rekate namaz. Per kete Profeti Muhammedi a.s. thote: "Hyra ne xhamine el Aksa dhe fala dy rekat namaz. Me pas Xhebraili me solli dy gota te mbushra. Tek njera kishte vere e tek tjetra kishte qumesht. Me tha qe te zgjedh. Une zgjodha qumeshtin. Xhebraili me tha: "Te drejten ke zgjedhur!" Ne nje trasmetim tjeter qendron se Xhebraili a.s. ka thene: "Falenderimet i takojne Allahut qe te udhezoi ne ate qe eshte e njerezishme dhe e pershtatshme per natyren njerezore. Po te kishe marr veren, atehere populli yt do te ishte ne devijim." (Nesai, 41)

Udhetimi drejt qiellit 

Duke ju afruar qiellit Xhebraili tha: O rojtar te qiellit hapi dyert!
Une e pyeta: Kush jane rojtaret?
Xhebraili heshti pak e me pas me tha: Meleket !
Kur u afruam edhe me shume nje nga meleket kryes te qiellit pyeti: Kush jeni ju ?
Xhebraili i thote: Jam Xhebraili.
Meleku i qiellit pyet serisht: Ai qe te shoqeron kush eshte? 
Xhebraili thote: Eshte Muhammedi a.s.
Meleku pyet: A eshte i derguar? Xhebraili i thote: Po eshte i derguar!
Ne qiellin e pare shikova nje burre, Xhebraili tha: Ky eshte babai yt, Ademi a.s. dhe i dhash selam dhe ai ma kthu selamin.
Ne qiellin tjeter shikova Jahjane a.s. dhe Isain a.s. Me pas Xhebraili me dergoi deri tek qielli i trete.
Ne qiellin e trete takova Jusufin a.s. Ne qiellin e katert takova profetin Idriz a.s. Ndersa ne qiellin e peste takova Harunin a.s. ndersa ne qiellin e gjashte takova  Musain a.s.  ndersa ne qiellin e shtate takova Ibrahimin a.s.
Me pas u ngjitem deri tek vendi ne te cilin shikova fruta te medha te cilat gjithashtu kishin gjethe te medha.
Xhebraili me tha: Kjo eshte Sidretul Munteha!
Aty shikova kater lumej. Dy lumej ishin brenda dhe dy ishin jashte. Pyeta per keto Xhebrailin dhe me tha: Dy lumejte qe jane brenda jane lumejt e Xhennetit ndersa dy lumejt qe jane jasht eshte lumi Nil dhe Eufrati

Me pas u ngjitem tek Bejtul Mamur (shtepia e luleve) ketu me sollen tre gota per te zgjedhur, nje me vere, nje me qumesht dhe nje me mjalt. Une zgjodha qumshtin e ne kete rashte Xhebraili a.s. me tha:
Te drejten ke zgjedhur. Kjo eshte "fitrah" ajo ku gjendesh ti dhe populli yt. Me pas mu obliguan 50 kohe namazi (teksa kthehet profeti, Pejgaberet e tjere e pyeten per ate se cfare e kishte urdheruar Allahu xh.sh.? Profeti Muhammed a.s. i thote qe me urdheri 50 kohe namazi. Disa Pejgamber i than Muhammedit a.s. qe te kthehet tek Allahu xh.sh dhe ti kerkoj uljen e kohve. Dhe keshtu ndodhi derisa kohet e namazit ran ne 5 kohe namazi, por qe kan vleren e 50 koheve te namazit.)  (Buhari Teuhid 4, Muslim, Tirmidhi etj)
Ne nje hadith tjeter i cili flet mbi udhetimin qe Profetit Muhammed a.s. beri ne naten e Isras tregon se: Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu me dergoi "Burakun" i cili eshte i bardh, dhe nuk eshte gomar dhe eshte me i vogel se mushka. Me i shpejte se shikimi (vetetima). Mu kerkua qe te ulem (te hip ne te). Hypa ne te dhe udhetova deri ne xhamin Aksa. Kur arritu aty e lidha burakun. Fala dy rekata namaz ne xhami. Kur dola nga xhamia me erdhi Xhebrili dhe me tha:
"Ai kishte ne dore dy . Ne njeren kishe vere dhe ne tjetren gjumesht. Me kerkoj te zgjedh njere nga ato dhe une zgjodha qumeshtin. Xhebrili tha: Te pastren (te mire) zgjodhe. 
Pastaj sebashku me xhebrilin filluam udhetimin drejte qiellit. Kur arritem ne qeillein e pare Xhebrili kerkoi leje te hyje. Te futet brenda. 
Meleket e pyeten: Kush je ti, dhe kush eshte ai qe eshte me ju?
Une jam Xhebrili dhe bashkudhetari eshte Profeti Muhammed a.s. Meleket e pyeten: 
A eshte pejgamber?
Xhibrili tha: Po! 
Ne kete moment meleket hapen dyert e qiellit dhe hyme brenda. 
Ne qiellin e pare takova Ademin i cili me uroj per mireseardhjen. Ademi a.s. u lut per mua. 
Pastaj kaluam ne qiellin  e dyte. (Si ne qiellin e pare Meleken pyeten Xhibrilin si ne qiellin e pare) Ketu takova Jahjan a.s. dhe Isain a.s.. 
Ne qiellin e trete takova Jusufin a.s.Ne qiellin e kater takova Idrizin a.s., ne te pestin Harunin a.s., ne te gjashtin Musain a.s. dhe ne te shtatin Ibrahimin a.s. i cili ishte i mbeshtetur me shpine per Bejtul Ma'murin (Qabja e qiellit) ky cdo dite hynin nga 70 mije melek. 
Pastaj vijuam udhetimin deri ne Sidretul Munteha e cila i kishte gjethet si veshet e elefantit (tregon mashtin), ndersa frutat si shtambe. Ajo ishte shum e bukur asnje nuk mund ta pershkruaj bukurin e saj. 
Allahu me shpalli dhe me oblikoj me 50 namaze gjate dites e nates. Gjate kthimi takova Musain a.s. i cili me tha: Kthehu tek Allahu, lutu qe ta lehtesoje kete obligim (namazin)sepse populli yt nuk do e perballoje pasi une kete e pranove dhe dhe Beni Israilet nuk e bene. 
U ktheva tek Allahu dhe i thashe:
O Zoti im! Lehtesoje popullin tim! Allahu ma uli ne 5 kohe namazi.Ne kthim takova perseri Musain a.s. i cili perseri me pyeti dhe i thash qe Allahu xh.sh mi uli ne 5 kohe namazi.Perseri Musai a.s. me sugjeroi qe ti kerkoja Zotiti per ti ulur per shkak se populli nuk do perballoje.U ktheva perseri tek Allahu xh.sh; Allahu xh.sh me tha: 
O Muhammed! Ato jane pese namaze qe falen gjate dites dhe nates. Cdo namaz shkruhet per dhjete,keshtuqe plotesohet 50 namaze.Ne kthim takova perseri Musai a.s. i cili me sugjeroi te njeten gje, por kete here i thashe: Jam kthyer disa here tek Zoti im, saqe turperohem nese kthehem perseri." (Muslimi) Shenim: Ky hadith transmetohet nga Enes ibn Maliku)

Ibn Abasi ka thene: "I derguari i Allahut xh.sh ne naten e Israse kishte kaluar prane nje vendi dhe kishte ndjere nje ere te mire dhe e kishte pyetur melekun Xhebrail; O Xhebrail! Çfare eshte kjo ere e mir? Ai eshte pergjigjur: Kjo eshte era e gruas, e cila krihte vajzen e Faraonit dhe e femijeve te saj. Kur ajo po krihte vajzen e Faraonit, i ra kreheri nga dora dhe tha: Bismilah! dmth; Me emrin e Allahut! Vajza e Faraonit, kur e degjoi  i tha;
-A e ke fjalen per babain tim?
-Ajo i tha; Perkundrazi e kam fjalen per Zotin tim dhe Zotin tend qe eshte Allahu!
-Vajza tha: Ti ke zot tjeter vec babait tim?
-Ajo ia ktheu; Po , Allahun !
-Vajza; Atehere une do i tregoj babait (Faraonit) tim.
-Gruaja; Tregoi.
Vajza e lajmeroi babin e saj qe ishte Faraoni i cili dergoj njerez tek ajo te cilet pyeten gruan;
A ke zot vec Faraonit? Ajo i tha: Po, Zoti im dhe Zoti yt eshte Allahu. Faraoni urdheroi te sillej nje ene hekuri, te cilen e nxehu dhe gruaja i thote Faraonit;
-Kerkoj prej teje nje deshire?
-Faraoni; Me thuaj?
-Gruaja : Filloj ti fuste femijet e saj ne ene njeri pas tjetrit derisa i erdhi radha femijes qe kishte ne gji, i cili i foli nenes se vet duke i thene; O nena ime! Qendro e palekundur, sepse je ne te verteten."
(Sqarim: Jane disa femije qe kane folur qe te vegjel (per gjiri) 1. Femija e gruas qe krihte vajzen e Faraonit, 2.foshnja e Xhurejxhit, 3. Profeti Isa a.s., (i biri i Merjemes) etj.)
Ne udhetimin e Isras profeti Muhammed a.s. shikoj dhe xhehenemin. Aty ai shikoi vuajtet e zjarrit te xhehenemit. Teksa shikonte vuajtjet pyese melekun Xhebrail se kush jane keta qe po ndeshkohen? dhe meleku xhebrail per cdo pyetje i kthete pergjigje. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. thote: "Ne naten e Miraxhit Muhammedit a,s ju tregua xhehennemi. Ne te shikove se shumica e tyre ishin gra." (Tirmidhi)

Profeti Muhammed a.s. shikon banoret e zjarrit (xhehennem) 

Gjate udhetimit profeti Muhammed a.s. shikoi ne xhehenem ndeshkimin e atyre qe shkelin kuroren martesore. Ato kishin para tyre mish te qelbur dhe mish te mir, edhe pse para ndodhej mishi i fresket ato zgjidhnin mishin e qelbur. I habitur profeti Muhammed a.s. pyet Xhebrailin: Kush jane keto njerez?
Xhebraili pergjigjet duke i thene: Ata jane njerezit qe kan bere imoralitet, kan shkelur kurore dhe qe kan lene mishin hallall dhe nga ngrene nga mishi haram. Ne nje hadith tjeter qe flet per tradhetin bashkeshortore Profeti Muhammed a.s. thote: "Shikova nje grup njerezish qe denoheshin. Para tyre kishin ushqime te shijshme me mish te pjekur dhe nga ana tjeter kishin mish te kalbur (cofetina). Ata linin mishin e shijshem e te fresket dhe hanin mishin e kalbur. Kur e shikova kete  pyeta Xhebarailin a.s. se kusha jane keto? Ai me tha: Jane ato qe bejne tradheti bashkeshortore. Ne nje hadith tjeter kemi; Jane burrat te cilet linin bashkeshorten qe kishte dhe shkonte me grat e tjera, si dhe grat qe linin bashkeshortin e saj dhe shkonin me burrat e tjere." (Hajthemi)

Po ashtu profeti Muhammed a.s. shikon disa njerez me thonj prej bakri me te cilet prishnin (gervishnin) fytyren dhe trupin e tyre. Kur e shikon kete Muhammedi a.s. pyet Xhibrilin se kush jane keto? Xhebraili i thote: Jane ato njerez qe behen penges per te tjeret dhe qe flasin mbi nderin e grave.

Me pas profeti Muhammed a.s. tregon: "Kaluam pran nje grupi njerezish qe e coptonin mishin nga pjeset e trupit te tyre dhe e pertypnin dhe ketyre u thuhej: "Hani ashtu si e keni ngrene mishin e vellaut tuaj!" Pyeta Xhebrailin se cfare eshte kjo? Xhebraili i thote: "Keto jane pergojuesit, ata qe marrin nepergoje."

Profeti Muhammed a.s. thote: Shikova disa njerez qe me gershere prisnin gjuhet dhe buzet e tyre, sahere qe i prisnin ato riktheheshin ashtu sic kishin qene me pare (per te vuajtur denimin). E pyeta Xhebrailin kush jane keto? Xhebraili me tha: Keto jane njerezit qe benin perçarje ne popull.

Me pas Profeti a.s. vazhdon duke thene: Shikova disa njerez qe hanin gur prej zjarri. E pyeta Xhebrailin se kush ishin keto? - Xhebarili me tha: Jane ato njerez qe kan ngrene pasurin e jetimit.

Profeti Muhammed a.s. thote: "Shikova nje shkemb te vogel nga ku del nje dem i madh. Demi deshironte te kthehej nga kishte dalur por ishte e pa mundur. Pyeta Xhebrailin dhe me tha: Ky eshte ai njeriu qe flet fjale te renda, pastaj pendohet per ate qe ka thene por nuk ka mundesi ta kthej prapa."

Profeti Muhammed a.s. shikon banoret e xhennetit (parajse)

Sa i takon gjerave qe ka shikuar ne xhennet , Profeti Muhammed a.s thote: "Shikova nje grup njerezish qe mbillnin dhe ne te njejten dite korrnin. Sapo perfundonin korrjen ajo kthehej plot me prodhim siç ishte. Pyeta Xhebrailin dhe ai me tha: Keto jane njerezit te cilet kan punuar per hir te Zotit kan ra deshmor ne mbrotje te islamit, familjes, Atedheut. Veprat e tyre shperblehen menjehere dhe shtatqind fish."

Profeti Muhammed a.s. thote: "Arritem tek nje lugin ne te cilen fryente nje ere e fresket dhe e kendshme, degjohej edhe zera te bukur. Pyeta Xhebrailin i kujt eshte ky vend dhe ky ze? Ai me tha:
Ky eshte zeri i Xhennetit qe thote: "O Allah! Me jep ate qe me ke premtuar! Vendbanimet e mija jane zbukuruar dhe jane gati te presin banoret e tyre. Drita ime po ashtu, mendafshi im, vendqendrimi im. margaritaret e mi, guret e mi te çmuar, mjalti im, lumejt e mij, toka ime, etj prandaj me dhuro o Allah ate qe me ke premtuar!
Allahu xh.sh i thote: I yti eshte secili mysliman e myslimane, secili besimtar e besimtare, secili nga ata qe kan besuar pejgamberet e Mi, ka bere pune te mira dhe nuk me ka bere shirk (ortak). Kush frikesohej nga Une, kush me pershkruan dicka, Une do ia kthej, e kush mbeshtet tek Une do ti Mjaftoi atij. Une jam Zoti, Zot tjeter pervec Meje nuk ka , dhe Une nuk e shkel premtimin tim. Te shpetuar jane besimtaret e vertet, dhe i Lavderuar eshte Allahu, Krijuesi i çdo gjeje."
Pas kesaj xheneti thote: I kenaqur jam me Ty o Allahu im!"(Hadithet e mesiperme jane te permendura tek Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Davudi , Ibn Maxhe etj.)

Profeti Muhammed a.s. vazhdoi keshtu deri ku arriti "afer" Allahut xh,sh. Nder te tjera Allahu i thote: A te mjafton qe pas fjales time te jete fjala jote? Muhammedi a.s. u gezua shum kur mesoi se pas emrit te Allahut ne Ezan dhe namaz te permendet emri i Muhammedit a.s. Ketu Allahu i Madheruar e udheroi Muhammedin a.s. me 50 kohe namazi. Gjate kthimit Allahu xh.sh. ia zbritin namazet e oblikuar per tu falur ne 5 kohe namazi." (Buhari, Muslim, Taberani)

Gjate ketij udhetimi Allahu xh.sh i shpalli profetit Muhammed a.s. dy ajetet e fundit te sures El Bekare, dhe ju dha e drejta per ndermjetesim (shefat) diten e Gjykimit.

Çfare duhet bere ne kete nate?

Si ne çdo nate apo dite tjeter edhe ne kete nate myslimanet duhet bere dhiker Allahut xh.sh. Ne kete dite dhe nate duhet bere pune te mira, pune te hajrit, te shkojne ne xhami, te falin namazet, te falin namaze nafile (vullnetare), te lexojne Kur'an dhe te japin sadaka etj.


Disa dijetar kan dhene mendimin se gjate muajit rexhep perveç Isras kan ndodhur me pare edhe disa ngjarje te tjera si: 

 - Profeti Adem a.s;  Ademi a.s. ka ardhur ne kete bote i vetem., dhe nje here mbizoteroi nje thatesir e madhe, por kur kaluan vite ne kete gjendje Ademi a.s. i beri dua Allahut te madheruar per leshim te shiut duke bere duan qe vazhdon : "Rabbena dhalemne en fusina..." dhe me pas Allahu i Madheruar ia lehtesoi jetesen. (1)

- Ne kete muaj profeti Nuh a.s. ka hyp ne varke. 

- Ndodhia kur Profeti Ibrahim a,s, u hodh ne zjarr nga nemrudi per ta djeg , Allahu xh.sh. e urdheroi zjarrin qe te behet i ftohte per Ibrahimin a.s. duke e shpetuar ate. Si dhe shume ngjarje te tjera.
Allahu xh.sh. keto dhe shume Pejgamber te tjere i takoj me Profetin Muhammed a.s. per ta forcuar dhe per ti treguar gjerat te cilat askush nuk i ka shikuar. 

Pas shume vendesh dhe takimesh qe profeti Muhammed a.s. beri , ai udhetoi deri tek Sidretul Munteha. Kjo eshte nje peme shum e madhe dhe shume e bukur. Pas kesaj profeti Muhammed a.s. ka shkuar deri aty ku nuk ka shkuar asnje krijes tjeter. Ai ishte vend takimi apo vend biseda me Allahun xh.sh (e kan pyetur ; Si e ke shikuar Allahun xh.sh? Muhamedi a.s. ka thene: Kam shikuar drite) Ne kete kohe Profeti Muhammed a.s. u obligua me 50 kohe namazi.

Po ashtu ne naten e Isras Allahu xh.sh i shpalli Profetit Muhammed 12 pika

1. Mos i shoqero Allahut shok
2. Te silleni mire ndaj prinderve.
3. Jepu te drejten qe u takon te afermeve, verferve dhe udhetareve.
4. Mos shperderoni, Mos jeni koprac dhe as dore leshuar.
5. Mos vrisni femijet per shkak te frikes se varferise.
6. Mos ju afroni imoralitetit.
7. Mos vrisni njeri me pa te drejte.
8. Mos abuzoni me pasurin e jetimit.
9. Mbajeni premtimet.
10. Jini te drejte kur te peshoni.
11. Mos ec ne ate per te cilen nuk ke dije dhe mos genje.
12. Largoju mendjemadhesise.

(El Isra 22 e ne vijim)

Kur Profeti Muhammed a.s. u kthye ne toke, dhe i tregoi njerezve ate çfare kishte ndodhur dhe kur u tregoj mbi xhamin el Aksa, u kuptua se kjo eshte nje mrekulli qe mund ti ndodh vec se nje Pejgamberi, dhe keshtu njerezit e besuan profetin Muhammed a.s. 

Per naten e Israsë Abdullah ibn Mesudi r.a. ka thene: "Ne ndodhin e Isras, Allahu xh.sh. i ka dhene profetit Muhammed a.s. tre gjera; 1.Pese kohet e namazit, 2. ajetet e fundit te sures el Bekare dhe 3. falja e gjynaheve te atyre qe nuk bejne idhujtari.(Muslimi, iman)

Ky eshte nje pershkrim i shkurter i nates se Israse dhe Miraxhit. Le te lusim Allahun xh.sh qe te na forcoj besimin, te na ruaj nga haramet dhe e keqja, te na pranoj lutjet edhe namazet tona.



Pergatiti
 Gezim Kopani

_________
Hytbe e mbajtur ne xhamin e qytetit Puke
Date: 24.06.2011

June 17, 2011

Vlera e muajit Shaban

Sikurse çdo vit, muaj e dite kan rendesin dhe vlerat e tyre edhe muaji Shaban ka vleren dhe rendesin e tij. Shaban vjen prej fjales "Shaebe" qe do te thote; shfaqja apo ardhja e dickaje ndermjet muajit Rexhep dhe Ramazan. Ne kete muaj bie nata e trete e mire Beraet.
Ne lidhje me kete muaj Profeti Muhammed a.s. ka thene: "O besimtar (mysliman)! Tek ne arriti muaji bujar i cili mban miresi te madhe per ato qe garojne ne kryerjen e puneve te mira dhe qe i binden Allahut xh.sh. Mirepo shume nga njerezit jane te pavemendshem ndaj ketij muaji. Ky eshte muaji Shaban i cili bie mes muajit Rexheb dhe muajit te bekuar te Ramazanit." (Nesai dhe Bejhakiu) 
Muaji shaban njihet edhe si muaji ku veprat e njerezve ngriten tek Allahu xh.sh. Usame ibn Zejt i ka thene Profetit Muhammed a.s; "O i Derguari i Allahut! Pervec muajit Ramazan, ndryshe nga ato muajit e tjere ne muajin shaban agjeron me shume perse? Muhammedi a.s. ka thene: Pasi ky eshte muaji i bujaris, por njerezit nuk i kushtojne vemendje. Ky muaj eshte mes muajit Rexhep dhe muajit Ramazan ne te cilin ngriten tek Allahu xh.sh. veprat, dhe une deshroj qe veprat e mia te ngriten duke qene agjerueshem." (Nesai etj)
Nga hadithi qe flasin per kete muaj, kuptohet qarte se muaji Shaban eshte muaj i madh. muaji i bujaris per te gjithe ato te cilet nuk bejn shirk, harame, pune te keqia dhe nga ana tjeter i binden Allahut duke kryer ibadete dhe bere pune te mira, japin sadaka etj.
Ne lidhje me kete kemi hadithin e Aishes r.anha e cila ka treguar: "Nuk e kam shikuar asnjehere te Derguarin e Allahut xh.sh. te plotesoj ndonje muaj me agjerim, me perjashtim te muajit Razamanit, si dhe nuk a kam shikuar te agjeronte ndonje muaj me shume se sa ne muajin shaban." (Buhari, Muslim) 
Ndersa ne hadithin e trasmetuar nga Enesi r.a. tregohet se e kan pyetur Profetin Muhammed a.s: "O i derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Eshte agjerimi ne muajin shaban." (Tirmidhi, 28)
Muaji shaban merr rendesi dhe vler te vecante pasi ne mesin e tij bie edhe nata e mir e Beraetit. Disa te painformuar thone se se kjo nate nuk ekziston, mire po keto muaj te mire dhe net te mira jo vetem jane te shenuara ne kalendarin islam por keto muaj jane te shenuar si: "Shuhuru Thelethe" dmth; "Muajit e njohur". Cfare do te thote te njohur? Per cfare jane te njohur? Jane te njohur pikerisht per cilesit qe permenda me larte. Ne sahihun e Ebu Davudit r.a. kemi hadithin qe thote: "Nder muajit e dashur te Profetit Muhammed a.s. ne te cilin edhe agjeronte ishte muaji Shaban." (Ebu Davudi)
Ashtu sic kam permend hadithet per muajin Rexhep po e risjell ne kujtes ku Profeti Muhammed a.s. ka bere kete lutje: "Allahu im! Me bej te bekuar muajin Rexhep dhe Shaban dhe me mundeso te arrij muajin Ramazan."  (Ibn Hambel, el Musned 1, 259) 
Transmetohet nga Enesi r.a. se e kane pyetur Profetin Muhammed a.s.: "O i Derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit Ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Muhammedi a.s. ka thene: "Eshte agjerimi ne muajin Shaban." (Tirmidhi Zekat, 28) "
Ndersa ne nje trasmetim Aishe r.a. tregon: "Nuk e kam shikuar te derguarin e Allahut xh.sh, te mbaj me shume agjerim se sa gjate muajit Shaban." (Muslim, Sijam 175)
Megjithate ne lidhje me agjerimin ne muajin Shaban apo Rexhep, disa dijetar kan thene qe eshte agjerim sic behet ne cdo muaj.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume rreth nates se mire Beraet kliko ketu: Nata e mirë e Beraetit
Meso me shume mbi muajt dhe netet e mira duke klikaur ketu: Muajit dhe netet e bekuara

_________
Hytbe e xhumase e mbajtur me date; 17.06.2011

June 11, 2011

June 10, 2011

Vlera e muajit Rexhep



Fjala Rexhep do te thote paqe, miresi. Njerezit me pare ne respekt te ketij muaji hiqnin majat e shigjetave qe te mos luftonin. Ndaj ky muaj eshte muaj i nderuar. Nuk ka dyshim se sevapet ashtu sikurse edhe ne muajit e tjere edhe ne Rexhep jane te shumta. Myslimanet e lusin dhe i bejn dhiker (ibadet = lutje) Allahut cdo dite, nate, jave e vit, por ka disa raste qe dhikri shtohet pasi kemi te bejme me muaj dhe nete te begata sic eshte muaji Rexhep, Shaban, Ramazan etj. Ndryshe keto tre muaj quhen "Shuhuru thelathe". Per keta muaj profeti Muhammed a.s. lutej duke thene: "Allahumme berik lena fi rexheb ve shaban ve beligna ramadan"d.m.th: "Zoti ImNa begato muajin Rexhep dhe Shaban dhe na mundeso te arrim muajin Ramazan!" (Ibn Hambel, el Musnet 1,259)

Ne keto muaj dhe jo vetem bien kater net te bekuar, nata e pare Regaib (1), e dyte Isra, e tret Beraet dhe kurora e te gjithe neteve nata e bekuar e Kadrit , e cila bie ne dhjete ditet (tek) e fundit te muajit ramazan.
Nuk dyshim qe edhe netet e tjera jane te bekuara pasi Allahu i ka krijuar, dhe ne lidhje me kete Allahu xh.sh. thote; "Tek Allahu numri i muajve eshte dymbedhjete (sipas henes), ashtu sikurse eshte ne librin e Allahut prej dites kur krijoi qiejt dhe token. Prej tyre kater jane te shenjte sipas besimit te drejte.(Et Tevbe 36)
Ashtu sikurse muajt Allahu xh.sh. nder krijesat e Tij ka dalluar; kater melek, nder njerzit pejgamberet, nder pejgamberet profetin Muhammed a.s., nder muajt , muajin ramazan, nder netet , naten e Kadrit dhe nder ditet , diten e xhuma.
Keto veçime apo dallime kane ndodhur per shkak te disa ngjarjeve, prandaj ato jane shenje per besimtaret qe ti kujtojne ato, me qellim shtimin e ibadetit dhe puneve te mira.
Perveç ketyre muajve kemi te dalluar edhe muajt: Dhul Kide, Dhul Hixhe, Muharrem. Muaji Muharrem eshte muaji i pare ne kalendarin henor, kuptimi i fjales Muharrem do te thote "i ndaluar".  Arsyeja e ketij emri eshte nga rregullat islame qe jane vendosur ne kete muaj per mos berjen e puneve te kqia pasi kushdo qe ben keq, apo kryen vepra te ulta ai ne radhe te pare demton veten, pastaj familjen dhe keshtu me radh. Ne lidhje me kete Allahu xh.sh. thote: "Mos i beni dem vetes, duke i shkelur (me gjynahe) keto muaj." (Et Tevbe; 36)  
Sa i takon muajit rexhep kemi nje transmetim ku profeti Muhammed a.s. ka thene: "Muaji Rexhep eshte muaji i Allahut, muaji shaban eshte muaji im, ndersa muaji Ramazan eshte muaji i popullit mysliman."(Muslimi) Ndersa ne nje trasnmetim tjeter kemi: "Muaji Rexhep eshte muaj i madh. Te mirat ne kete muaj Allahu xh.sh i shumfishon." (Taberani) 
Sipas shumices se mendimeve te dijetareve kemi se: Ne kater muajit e bekuar ndalohet lufta. Kete e kuptojme nga emertimi qe kan marr keto muaj: Dhul Kide - do te thote: ndalim te luftes, apo pushim. Dhul Hixhe - do te thote; muaji i kryerjes se haxhit. Muharrem - do te thote: i ndaluar. Rexhep - do te thote: heqja e majave te shigjetave te luftes.
Per rendesin e kater muajve te siper permendur Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Viti ka dymbedhjete muaj, kater prej tyre jane te shenjte. Tre muaj jane njeri pas tjetrit ; Dhul Kide, Dhul Hixhe, dhe Muharrem. Po ashtu muaji Rexhep eshte muaji qe ndodhet mes muajve." (Buhari)
Mbi 12 muaji, muaji me i bekuar dhe me i mire eshte mbreti i tyre, muaji Ramazan. Ky muaj eshte i bekuar dhe mbret i muajve per shkak te shume ngjarjeve dhe miresive te medha qe Allahu xh.sh. ka leshuar (vendosur) ne te. Ngjarja me kryesore eshte ajo e zbritjes se Kur'anit ne muajin e bekuar te ramazanit, Zeburi etj.
Brenda muajit rexhep bie nata e pare e Mire, nata Regaib. Ne kete nate ashtu sikurse edhe ne netet e tjera i bejme ibadet Allahut xh.sh., bejme pune te mira, japin sadaka etj. Siç e permenda ne fillim profeti Muhammed a.s. lutej duke thene: "Allahumme berik lena fi rexheb ve shaban ve beligna ramadan"d.m.th: "Zoti Im! Na begato muajin Rexhep dhe Shaban dhe na mundeso te arrim muajin Ramazan!" (Ibn Hambel, el Musnet 1,259)

Eshte nje hadith me transmetim te dobet qe thote se: Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush agjeron nje dite ne muain Rexhep eshte si ai qe ka agjeruar nje muaj. Kush asgjeron shtate dite, i mbyllet dyert e zjarrit (xhehenemit), kush agjeron tete dite do i hapen dyert e parajes (xhennetit), kush agjeron dhjete, Allahu do ia pranoj lutjen kush agjeron pesembedhjete do i falen gjunahet e kaluara (gjynahet e vogla). Ne kete nate Allahu xh.sh. e ka vendosur ne anije profetin Nuh a.s. , madje i ka thene qe te agjeroj kete nate." (Taberani) 
Transmetohet nga Iben Abbasi r.a. i cili tregon: "Aq shume agjeronte Profeti Muhammed a.s. ne muajin Rexhep saqe mendonim se ai nuk ben fare iftare." Ndersa dijetari islam imam Gazali thote: "Gjate muajit Rexhep beni shume istigfare (pendes) dhe dua (lutje).
Nga Bejhakiu qendron transmetimi ku Ibn Umeri r.a. ka thene: "Nuk kthehen mbrapsh lutjet qe behen ne: naten e xhuma, naten e pare te muajit rexhep (nata e regaibit), nata e mesit te muajit shaban (beraet), nata e Fiter Bajramit dhe nate e Kurban bajramit." (Bejhakiu, Abdurrezak etj) 
Ne nje trasmetim tregohet se Subani r.a. (nje nga sahabet e Profetit a.s.) ka treguar: "Po ecnim bashk me te derguarin e Allahut xh.sh. Muhamedin a.s., rroga jone kaloi pran disa varrezash. Profeti Muhammed a.s. qendroj para varrezave ku i rrodhen lotet. Iu afrova dhe e pyeta: Perse po qan? Mos te zbriti ndonje ajet Kur'anor? Profeti Muhammed a.s. tha: O Suban! Te vdekurit e ketyre varreve po ndeshkohen, ndaj per gjendjen e tyre me dolen lotet. Me pas profeti Muhammed a.s. shtoj; Nese keta do te kishin agjeruar nje dite nga ditet e muajit Rexhep dhe te kishin adhuruar Allahun, nuk do te ndeshkoheshin ne kete menyre." 
Po ashtu disa permendin se: Ne udhetimin e Israse qe profeti a.s. beri nderte tjera ka thene: "Shikova ne xhennet nje lum, uji i te xilit ishte me i embel se mjalti, me i ftohte se bora dhe arom me te mire se misku. Pyet melekun Xhebrail; Cfare eshte ky lum? Ai me tha: Emri i tij eshte Rexhep. Nese ndonje nga populli yt ne muajin rexhep dergon salavat ty o Muhammed , Allahu xh.sh. do i jape atij te pije nga ky lum. (Hadith i shpikur, i diskutueshem)" Allahu e di !

Pergatiti
Gezim KOPANI



Rreth muajit e bekuar meso me shume duke klikuar ketu: Muajit dhe netet e bekuara



_____________
1.Rreth nates se mire Regaib ka qendrime te ndryshme. Disa dijetare e cilesojne si nate te shenuar ndersa disa te tjere jo.