February 03, 2019

Muhammedi a.s. pyet: Cfare pune ben, qe cdo here degjoj hapat e tua ne xhennet?

Tregohet se nje here kur Profeti Muhammed a.s. u ngrit ne mengjes (per te fal sabahun) thirri me ze Bilalin r.a. dhe i thote:
"O Bilal! Me cfare pune ma ke kaluar per ne xhennet? Kurre nuk ka ndodhur te futem ne xhennet e te mos degjoj zhurmen e hapave te tu para meje. Keshtu me ndodhi dje, ku degjova zhurmat e hapave te tu para atyre te mijave. Keshtu shkova ne drejtim te nje pallati te mrekullueshem (prej ari) qe binte ne sy dhe thash: I kujt eshte ky? Me thane: Eshte i nje burri nga populli i Profetit Muhammed! U thash: Une jam Profeti Muhammed, i kujt eshte ky pallat? Me thane: Eshte i Bilalit (Omer Ibn Hatabit). Atehere Bilali tha: O i Derguari i Allahut xh.sh! Sa here qe me eshte prish abdesti, kam marr menjehere abdest (pra nuk ka qendruar pa abdest) dhe cdo here kam menduar se e kam detyre para Allahut xh.sh. qe te fal dy rekate namaz. Muhammedi a.s. buzqeshi duke thene: Ky qenka shkaku!"
(Ahmedi, Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

February 02, 2019

Tre te paret e xhennetit dhe tre te paret e zjarrit

Ebu Hurejra r.a. ka trasnmetuar se Profeti Muhammed a.s ka thene:
"Me jane paraqitur tre te paret qe hyjne ne xhennet (parajse). I pari qe do te hyje ne xhennet eshte deshmori, i dyti e skllavi edhe pse i till nuk e ka penguar se beri ibadet Allahut xh.sh dhe i treti eshte nje i varfer me shume femije, i cili edhe pse i varfer e ka ruajtur veten nga lypja."
(Ahmedi, Bejhakiu etj)
"I pari qe do hyjne ne zjarr eshte drejtuesi tiran. I dyti do jete i pasuri qe nuk jepte prej pasurise se tij. I treti do jete i varferi qe mburrej."
(Ahmedi, Hakimi, etj)

Ne nje trasmetim tjeter kemi; Umeri r.a. tregon se Muhammedi a.s. ka thene:
"Nje here Profeti Muhammed a.s. pyeti: A e dini cilet do te hyjne paret ne xhennet? Shoket i thane: Allahu dhe i derguari i tij e din me mire. Muhammedi a.s. tha: Ata jan muhaxhiret e varfer, te cilet ishin raskapitur prej halleve, aq sa kur ndonjeri prej tyre vdiste, ne gjoksin e tij gjeje ende ndonje hall qe nuk kishte mund ta hiqte. Meleket do te thone: O Zoti yne! Ne jemi meleket e Tu, rojet e Tua, Banoret e qiellit tend! Mos i fut ate ne xhennet para nesh! Allahu xh.sh. u thote: Ata jane roberit e Mi, te cilet jane te raskapitur prej halleve, aq sa kur ndonjeri videste, ne gjoksin e tij gjeje ende ndonje hall qe nuk e kishte plotesuar." Ne kete moment meleket futen nga cdo dere duke thene: "Es selamu alejkum, me durimin tuaj gjetet shpetimin, sa perfundim i mrekullueshem eshte ky vend." (Rrad;24) (Haditihi gjendet te Ahmedi,Taberani etj)

Pergatiti
Gezim KOPANI

February 01, 2019

O Allah na bej te jemi te gezuar !

Ne ajetin e sures El Furkan permendet nje nder lutjet me bukura kushtuar lumturise dhe familjes.

Allahu xh.sh. thote:
"Zoti yne! Na ben qe te jemi te gezuar me (punet) e grave tona dhe pasardhesve tane, e neve na ben shembull per te devotshmit." ne arabisht; "Rabbene heblena min ezvaxhina ve dhurij-jetina kur-rate ajuni vexhalna lilmut-tekine imeme."
                                         (El Furkan; 74)

Te tille, per shkak se duruan dhe ndoqen rrugen e islamit, Kur'anit Allahu xh.sh thote:
"Per shkak se duruan, te tillet shperblehen me nje shkalle te larte (xhennet,parajse) dhe aty priten me pershendetje (nderime) te selamit." (El Furkan; 75)

Pergatiti
Gezim KOPANI 

January 31, 2019

Shembulli i ndihmes ne islam

Tregohet se nje here gjate nje rruge Profeti Muhammed a.s. bisedonte me bashkeudhetarin e tij te quajtur Xhabir r.a. Ne bisede e siper Xhabiri r.a. fillon ti qaj disa halle Profetit Muhammed a.s. te ardhur per shkak te marteses duke i treguar edhe borxhet e shumta.

Kur Profeti Muhammed a.s. e degjoj kete , u prek shume dhe per ti adhur ne ndihme, pyet Xhabirin r.a; A mund te ma shesesh deven tende?
Xhabiri r.a. i thote: Patjeter o i Derguari i Allahut xh.sh!
Profeti Muhammed a.s. e bleu deven me çmim (vler) me te madhe se sa deveja mund te kishte, e kjo qe Xhabiri te shlyente borxhet.
Sikur te mos mjaftonte kjo ndihme, Profeti Muhammed a.s. deven qe e bleu ia dhuroi Xhabirit r.a..
Nga gezimi i madh Xhabirit perqafon Profetin Muhammed a.s. duke bere dua per te dhe duke e falenderuar per ndihmen e dhene.

Ne nje hadith Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Nese dikush e ndihmon vellan e tij (ose dike) edhe Allahu xh.sh. e ndihmon ate."
(Muslimi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Njeriu bujar eshte afer Allahut xh.sh.

Tregohet se nje grua i dergon Profetit Muhammed a.s. dhurate nje triko te bere nga duart e saj. Profeti Muhammed a.s. e merr ate dhe hyn ne xhami. Njeri nga shoket e pelqu shum trikon  dhe tha: O i Derguari i Allahut! Sa e bukur kjo triko! Per shkak te bujaris se tij Profeti Muhammed a.s. trikon e re te cilen sapo e kishte marr dhurat ia dhuron shokut te tij.

Ne nje hadith Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Njeriu bujar eshte afer Allahut xh.sh, afer njerezve , afer xhennetit dhe larg zjarrit."
(Tirmidhi)

                                     Pergatiti
                                     Gezim KOPANI 

Llukmani: Njerezit me besojne per shkak te tre cilesive

Tregohet se gjate kohes se Profetit Llukman teksa ai nje dite po keshillonte njerezit, i qellon nje personi te kaloj aty pari. Pasi shikon grupin e njerezve qe ishin rrethuar Llukmanit a.s. dhe po e
degjonin me shume vemendje, pyet Llukmanin a.s.: A nuk  jeni ai ti ai qe beshe bariun sebashku me mua? Llukmani a.s. i thote: Po , une jam. Ai e pyet: Si arrite ne kete pozite qe njerezit te te degjojne kaq me vemendje e respekt? Llukmani a.s. i thote: E kam arritur per shkak te tre cilesive. Cilat jane ato? Llukmani a.s. i thote: I kam arritur per shkak te;

1. Cdo here them te verteten
2. Mbaj amanetin , premtimin
3. Qendroj larg puneve te keqia , te kota.

Pergatiti
Gezim KOPANI 

January 30, 2019

Vlera e Njesimit (Teuhidit) dhe Shehadeti



Vlera e Njesimit (Teuhidit) dhe Shehadeti

Njesimi i Allahut xh.sh. eshte fjala "La ilahe il-Allah" ska zot tjeter perveç Allahut.Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush beson dhe thote: La ilahe il-Allah" d.m.th: "Nuk ka Zot tjeter perveç Allahut" do te hyje ne xhennet (parajse)." (Buhari)
Krahas njesimit myslimani deshmon (shehadet) duke thene e besuar fjalen: "Es Heduen la Ilahe il-Allah ve Esh-hedue enne Muhammeden abduhu ve resuluhu" qe do te thote: "Deshmoj se nuk ka Zot tjeter peveç Allahut dhe deshmoj se Muhammedi (paqja e Allahut qofte mbi te) eshte rob dhe i Derguari i Allahut" (Buhari)
Besimi islam eshte i ndertuar mbi pese shtylla, shtylla e pare eshte Njesimi dhe Shehadeti.
Shqiptimi dhe besimi i Shehadetit eshte betim, bese qe njeriu ben mes tij dhe Allahut xh.sh. Njesimi&Shehadeti eshte çelsi i hyres ne islam po ashtu edhe ne xhennet. Shehadeti apo Kelime Teuhid (Njesimi i Allahut) eshte nder dhikrat me me vlere ne fene islame, duke zene keshtu vendin e pare. Tregohet se nje here Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Permendja (dhikri) me me vlere eshte fjala "La ilahe il-Allah" qe do te thote: "Nuk ka Zot tjeter perveç Allahut." (Tirmidhi)

Permendja (berja e ketij dhikri) qetesohet zemra e besimtarit, forcon dhe freskon besimin e tij. Tregohet se nje dite Profeti Muhammed a.s. i thote shokeve: "Freskoni besimin tuaj! Shoket e pyeten: "Si ta freskojme besimin tone!" Profeti Muhammed a.s. tha: "Permendeni shpesh fjalen "La ilahe il-Allah!" (Hakimi)

Permendja e Teuhidit (Njesimit pra fjala La ilahe il-Allah) eshte fjala e cila tek Allahu xh.sh. ka vlere shume te madhe. Prandaj kur te themi kete duhet te jemi te sinqerte. Sinqeriteti eshte dicka te cilen e posedojme si krijese por sinqeriteti eshte ne vartesi te personit se sa e si e perdore ate. Duke pasur parasysh faktin qe Teuhidi dhe Shehadeti jane fjalet te cilat Allahu xh.sh i vlerson me se shumti, atehere edhe besimtari duhet ti thote me dashuri e sinqeritet per arritur mirsit e saj.

Tregohet se nje here teksa Profeti Musa a.s. bisedonte me Allahut, Musai a.s. i kerkon Allahu xh.sh. duke i thene: "O Allah! Me meso nje gje me ane te se ciles do te adhuroj ty (qe te  bej dhiker)! Allahu xh.sh. i thote: Thuaj "La ilahe il Allah". Musai a.s. i thote: O Allah ! Kete e thone edhe te tjeret (njerez te tjere). Allahu xh.sh. i thote:O Musa! Sikur shtat qiejt dhe cfare ka ne to perveç Meje, dhe shtat tokat (dherat) ne nje ane te peshores, dhe ne anen tjeter te jete e vedosur "La ilahe il-Allah" kjo fjal do peshoj me shume."

Tregohet se nje here Profeti Muhammed a.s. po qendronte ne nje kopesht bashk me Omerin r.a. dhe Ebu Hurejren r.a.. I qeshur , Profeti Muhammed a.s. i thote Ebu Hurejres r.a.; "Dil nga kopshti dhe kedo qe do te degjosh te thote fjalen: "La ilahe il-Allah, Muhamedun Resulullah" thuj; "Je nga banoret e xhennetit." Menjehere Ebu Hurejra r.a. u ngrit ne kemb dhe ashtu i gezuar filloj te dal nga kopshti, ne kete moment ai kthehet dhe i thote Profetit Muhammed a.s.: Po nese nuk do me besojne? Profeti Muhammed a.s. i thote: "Atehere merr keto (tregohet se ka marr shapkat) e mbaj me vete, qe te besojne fjalet e tyra, kjo si vertetim qe jane fjalet e mia." Ne kete moment nderhyn Omeri r.a. duke thene:  Me mir eshte te mos i tregojme gje njerezeve pasi kam frikse se do behen dembel e nuk do punojne , dhe nuk do jene korret ne ibadet etj. Atehere Profeti Muhammed a.s. tha: "Mir, por dijeni se kushdo qe thote fjalen: "La ilahe il-Allah do te futet ne xhennet,"

Dhikri i fjales "La ilahe il-Allah" , me perjashtim te vendeve te pista (vende te cilat islami e ka ndaluar dhikrin si psh; wc) mund te thuhet kodo. Mund ta themi ne rruge, duke ecur, ne treg, te shtrire, kur jemi te semur etj.
Tregohet se kur u plak Ummu Han r.a. (1) shkoj tek Profeti Muhammed a.s. dhe i thote: "O i Derguari i Allahut xh.sh! Jam plak, e lodhur shum; A mund te me keshillosh me nje adhurim qe mund ta bej edhe ulur? Profeti Muhammed a.s. i thote: "Thuaj 100 here SubhanAllah, 100 here Elhamdulilah dhe 100 here La ilahe il-Allah!" (Ibn Maxhe)

Interesant eshte fakti se njeriu i mir me Shehadet hyn ne islam, po ashtu nese eshte prej te mireve , ne pune , dhiker etj, e mbyll jeten (mbyll fletoren e puneve te tij) mir ne prag te vdekjes duke thene Shehadetin, dhe kjo per te do eshte shenje e mir.

Tregohet se nje here, gjate nje vaizi (predimi) Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush thote Shehadetin si fjale te fundit ne kete bote (ne momentin e vdekjes) dhe pastaj jep shpirt, ai hyn ne xhennet!" Kur e degjoj kete Ebu Dherri r.a. e pyeti Profetin Muhammed a.s.: "O i Derguari i Allahut xh.sh! Edhe sikur te kete vjedhur e te kete bere imoralitet?" Profeti Muhammed a.s. iu pergjigje: "Po!" Ebu Dherri r.a.  per here te dyte peserit te njejten pyeje, dhe mori nga Profeti a.s. te njejten pergjigje. Per here te trete Ebu Dherri perserit po te njejten pyetje, dhe ne kete moment Profeti Muhammed a.s. i thote: "Po, do jete ne xhennet edhe pse nuk i pelqen Ebu Dherrit!" (3)

Fjala qe do jete me e rendesishme dhe me me vlere Diten e Gjykimi (Llogaris) eshte fjala e Shehadetit. Ajo do peshoj me shume se cdo pune tjeter. (4).

Tregohet kur nje here Ebu Hurejra r.a. e ka pyetur Profetin Muhammed a.s. keshtu: "O Resulullah! Kush eshte njeriu qe do besh ndermjetesim per te? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Eshte ai qe thote sinqerisht me zemer: "La ilahe il-Allah (Nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut)"


Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh. ka thene: "Ia kam bere haram xhehenemit, djegien e njeriut qe me sinqeritet ka thene e besuar fjalen: "La ilahe il-Allah Muhammeden Resulullah!" (Muslimi)

Insha-Allah jemi prej atyre te cilet kjo fjale do na peshoje ne peshoren e puneve te mira!

Pergatiti
Gezim KOPANI


_____________
1. Ummu Hani ishte vajza e Ebu Talibit.
2. Duhet te kemi kujdes dhe nuk duhet te keqkuptuar hadithi i cituar , pasi ai nuk e ben dicka te vogel vjedhjen apo imoralitetin, por na ben me dijse se Shehadeti ka vlera te medha, madje duke e cilesuar ate çelsin e Xhennetit.
3.Tregohet se profeti Muhammed a.s. me buze ne gaz i eshte drejtuar Ebu Dherrit duke i thene: "Po do hyje ne xhennet edhe pse nuk i pelqen Ebu Dherrit."
4.Diten e Gjykimit do paraqitet njeriu para Allahut xh.sh per te dhene llogari. Profeti Muhammed a.s. tregon dialogun e nje personi me Allahun xh.sh (ne nje trasmetim keti person do ti shfaqen 99 regjistra te mbushur me pune te keqija); "Diten e Gjykimit (Llogarise), njeriu do shikoj punet e mira qe fillojne te paksohen (lehtesohen) ndersa te kqiat te shtohen (rendohen). Njeriu fillon te merzitet, pasi ai ka besim tek Allahu xh.sh dhe te punet e tij te mira. Ne kete çast Allahu xh.sh, e pyet kete person: "Te kujtohet ndonje pune tjeter e mir?" Njeriu i pergjigjet: Jo, nuk me kujtohet! Allahu xh.sh, i thote: "Kujtohu per ndonje fjale apo pune te mir!" Njeriu i thote: O Zoti im! Nuk me kujtohet gje tjeter! Keto jane punet e mia dhe tani kam shprese tek Meshira Jote! Allahu xh.sh. do i thote: "Robi im! Kedhe nje pune te mire! Une nuk harroj (Nuk le mangut gje)!"
Ne keto momente Allahu xh.sh. urdheron Meleket qe ta sjellin ate pune. Meleket sjellin nje gje si drite, e cila ndriçon dhe e vendosin ne peshore nga ana e puneve te mira. Kur e vendosin , peshorja anon nga punet e mira. Ajo ishte fjala; "La ilahe il-Allah!" Kur e shikon kete njeriu, habitet dhe shum i gezuar dhe i lumtur i drejtohet Allahu xh.sh. duke i thene: Po kjo O Krijuesi i Gjithesise!?Nje fjale te peshoje me shume se cdo gje (se cdo pune te mir qe kam bere)! Allahu xh.sh. i pergjigjet duke i thene: "Po, kjo eshte fjala me e rend, me me vlere tek Une, por njerezit nuk i kan kushtuar vemendje (nuk e kan vlersuar sa duhet). Dije se nese do te kisha vendosur ne njeren ane te peshores qiejt dhe token dhe ne anen tjeter fjalen "La ilahe il-Allah!" kjo e fundit do peshoje me shume."