November 12, 2020

Thenie per Shqiptaret

"Shqiptaret jane te ndershem dhe besnik, jane pak te ashper, por rrace me te bukur nuk kisha pare." (Bajron)

"Asgje me shume se sa nderi e besa nuk lypin shqiptaret." (Bajron)

"Te veshtrosh shqiptaret nder sy, njelloj si te shohesh nje shigjete te vij drejt teje." (Sulltan Mehmeti i II-te)

"Shqiptaret e kan zemren e bardhe si debora dhe syrin e zi si plumbi, plumbi ne folen e pushkes." (Princ Vidi)

"Shqiptaret jane si gjermanet. Kane te njejten fryme, te njejten origjine. Jane vetullngrysur dhe serioze. Por ky lloj serioziteti nuk eshte shperblyer kurre." (Gjermani)

"Po morre nje shqiptar ne çiflikun tend, dise se shume shpejt do te jete ai çifligari yt." (Greqi)

"Kur erdhen shqiptaret ne Kanda, edhe dimri sikur ka fillu te zbehet." (Kanada)

"Shqiptaret nuk kan kerkuar dhe pretenduar me shume se kaq; te jene te paret ne vendin e tyre. Dhe vetem kaq atyre u mjafton." (Kemal Ataturk)

"Shqiptaret nuk ta harrojne te miren qe u ke bere, por te keqen e kane cdo dite ne mendje." (Serbi)

"Bukurite natyrore te Shqiperise ia kalojne edhe atyre te Greqis klasike." (Bajron)

"Historia e botes do ishte nje grop e madhe pa pjesmarrjen e shqiptareve." (Edit Durham)

"Ne vitin 1695, gjuha shqipe quhej gjuhe themelore e kontinetit." (Gotffried Liebnitz, gjuhetar Gjerman)

"Gjuha shqipe ka qene gjuha e flotes greke." (Rein Hold)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Si pershkruhej Shqiperia dhe shqiptaret ne tekstet shkollore te Perandorise Osmane ?

Ne tekstet shkollore osmae nuk mund te thuhet se flitej hapur mbi racat dhe kombet, por kishte raste kur ne kuader te trajtimit te aspekteve te vecanta me karakter gjeografik, pershkruheshin edhe detaje me interes per kombin tone. Keshtu, ne tekstin "Gjeografia osmane 'Cografta-ti Osmani) ne te cilin trajtoheshin karakteristikat e disa krahinave dhe popujve te Perandoris, si shembull i mikpritjes dhe bujarise merrej populli shqiptar.
Mungesen e bujtineve (haneve) ne qytet shqiptare, autori e shpjegon me faktin se te ky popull kjo tradite zinte nje vend te rendesishme. Sipas tij, cdokush qe uhetonte neper Shqiperi dhe ngelte ne mes te rrugeve qofte ky mysliman ose i krishter, nese trokiste ne doeren e shqiptarit behej mysafir ne shtepin e tij.Bujtesi ishte i detyruar qe mikut t'i siguronte ushqim per aq dite sa ai do te qendronte. (1)
Ne tekstin e pare shkollor te historise osmane "Fezleke-i Tarih-i Osmani' d.m.th; (Permbledhje e Historise Osmane) qe u shkrua nga Ahemet Vefik Pasha ne vitin 1869, ne kapitullin e nente ku autori trajton periudhen e Sulltan Mehmet Fatihut II-te pershkruan shkurtimisht edhe ekspansionin e ushtrise osmane ne territoret shqiptare,(2) qendresen e njezetepesevjeçare te Skenderbeut ne malet e Shqiperise (3) dhe rrethimin e Shkodres (4)
Nje rendesi me vete ne kete tekst ka edhe fakti se ne kapitullin e gjashtembedhjete ku autori trajton  ndarjen e vjeter te Perandorise Osmane ne ejalete, Shqiperia (Arnavutluk-u) trajtohet si njesi administrative me vete, ne perberje te se ciles benin pjese sanxhaqet e Prizrenit, Shkodres, Dukagjinit, Ohrit, Elbasanit, Vlores, Delvines dhe Nanines. (5) Me perjashtim te Shkupit dhe Manastirit qe benin pjese ne nje njesi tjeter administrative, keto sanxhaqe qe autori i ka perfshire nen emrin " Arnavutluk " (Shqiperi) perputhen pak a shume me arealin etno-linguistik shqiptar.
Studimi i trajtimit te historise se Shqiperise dhe shqiptareve ne tekstet shkollore osmane e sidomos, prania e ketyre dy koncepteve, gjeografik-Shqiperi ( Arnavutluk ) dhe etnik-shqiptar ( Arnavutlar ), ne hartat e atlaset historiko-gjeografik,  ndonese deri tani e pahulumtuar sic duhet, na ben te konkludojme se;
a). tek elia drejtuese (politike) dhe intelektuale e Perandorise Osmane, Shqiperia si koncept gjeo-etno-linguistik ka qene perceptuar qart dhe sakt;
b). trajtimi i historise se Shqiperise si koncept gjeo-etno-linguistik dhe e shqiptareve (si p.sh. Skenderbeu dhe qendresa e tij, Ali Pashe Tepelena, veprimtaria e te cilit trajtohet shkurtimisht si nxites i popullsise se Morese ne kryengritje per te permbushur qellimet personale) (6), edhe pse si pjese integrale te historise se Perandorise Osmane nuk mund te mos kete ndikuar si te nxenesit osmane ashtu edhe te nexenesit shqiptare qe studionin ne shkollat osmane per te krijuar nje perfytyrim gjeo-etno-linguistik objektiv, qe me vone , me lindjen e frymes kombetare, do te shnderrohet ne vetedije nacionale.

Marr nga nje pjese e shkrimit te Dr. Hasan Bello me titull: "Moderniteti dhe ideologjia ne tekstet shkollore te Perandorise Osmane (Shqiperia dhe Shqiptaret ne tekstet e shkollave osmane)", botuar ne revisten Zani i Nalt fq. 86-95.

Pergatiti
Gezim KOPANI


________
1. Ahmet Celal, Cografya-yi Omsani, Istanbul 1311, s. 86-87.
2. Ahmet Vefik Pasa , "Fezleke-i Tarih-i Osmani", (Yayina Hazirlayan; Sakir Babacan Istanbul; Bogaziçi Yayionlari, 2011, s. 101).
3. Po aty, s. 102
4. Po aty, s. 104-105.
5. Po aty, s. 150

Shembulli i Profetit Muhamed a s Hutbeja e javes (video)

 


Pjese nga hutbja e mbajtur ne xhamin e fshatit Qerret - Puke (video)

 


November 05, 2020

Pastertia e tregetis ne islam

Jeta e Profetit Muhammed a.s. eshte e mbush me mesime dhe virtyte te larta. Ai vazhdimisht udhezonte dhe keshillonte besimtaret te jene ne rrugen e Allahut, te jene te paster, te drejte, bujar dhe falenderues.

Nje rast teksa profeti Muhammed a.s. takohet me tregtaret e Mendines u kerkon atyre te jene tregtar te drejte, te paster dhe pa hile pasi ne tregti perzihet genjeshtra me betimin. 
Per ta bere te qarte kete, Muhammedi a.s. u tregon nje ngjarje ku u thote:
"Kohe me pare nje person i blen token nje personi tjeter. Teksa e punon token gjen nje qyp me flori. Ndergjegjia , drejtesia dhe pastertia e tij beri qe ai te marr qypin dhe te shkoj tek personi te cilit i kishte bler token dhe i thote;
-Ky qyp me florinje eshte i juaj, pasi une ju bleva token dhe jo florinjte!
Shitesi e kundeshton duke i thene;
-Une ta shita token me gjithcka!
Qe te dy nuk arriten te merren vesh, dhe thirren nje ndermjetes per ta zgjidhur çeshtjen.
Ndermjetesi i pyet: 
-Keni femije?
-Po i than ata! Une kam nje djal, tjetri tha une kam nje vajze! 
Ndermjetesi u thote;
Me keto florinje (behuni miq) martoni djalin dhe vajzen dhe ajo qe tepron jepni sadaka.
" (Buhari)

Pergatiti
Gezim KOPANI

October 23, 2020

Hapet Muze Islam ne qytetin e Gjirokastres

Muzeu Islam ne xhamin e Palortos - Gjirokaster


Komuniteti Mysliman i Shqiperise ka ngritur per here te pare Muze Islam. Behet fjale per Muzeun Islam i ngritur tashme ne xhamin e Palortos qe ndodhet ne qytetin e Gjirokastres. Pervec vleres qe mbar kjo xhami e cila eshte ne listen e Trashegiminis Kulturore i shtohet dhe Muzeu Islam i cili do jete atraksion turistik jo vetem nga besimtaret mysliman por dhe nga vizitor te ndryshem. Qe tani ky muze ka terhequr vemendje nga viziyot te cilet kan shprehur instres te shtuar jo vetem per xhamin por dhe per Muzeun Islam. Sipas Myftiut te Gjirokastres Avni Goma thote se: "Muzeu Islam eshte pjese e guides turistike te qytetit ku pasqyrohet historia dhe kultura islame e qytetit ne vite, nepermjet fotografive dhe objekteve te ndryshme. " (Marr nga myftiniapuke.org)

Informacion i shkurter rreth xhamive te qytetit Gjirokaster

Sipas historianeve Gjirokastra eshte permendur qe ne vitin 1336, kohe kur arbereshet bene kryengritje kunder Bizantit. Ne ate kohe qyteti ishte i mbrojtur nga keshtjella e saj e cila konsiderohej si nje nder keshtjellat me te fortifikuara. Para ardhjes se Osmaneve, Gjirokastra sundohej nga familje feudale. Me ardhjen e Osmaneve , Gjirokastra behet Sanxhak si dhe qendra e Sanxhakut te Arvanid. Sipas te dhenave rretht vitit 1431, 1432 Gjirokastra kishte 1217 kryefamiljar, nga te cilet 158 beqar, 270 te veja, ne total kishte 1645 shtepi. Nga vizita qe ben ne Gjirokaster kronikani turk Evlija Çelebi tregon se: Xhamia me vjeter eshte xhamia e ndertuar nga Sulltan Bajaziti i II-te (1492).... eshte nje xhami e madhe dhe e gdhendur dhe me nje tavn prej derrase te puthitura me nje zbukurim tehekes. Tek minara ndodhet nje stre e madhe qe mbledh ujrat e çative te ndertesave brenda kalas. Jasht qytetit ndodhen tete lagje sic eshte ajo e Cfake e quajtur Xhamia e Hezer Ages e cila ka pas nje minare te bukur me gur te gdhendur. Çelebi tregon se nen kete xhami ndodhet nje hamam ku pran saj ishte xhamia e Haxhi Muratit e cil eshte e ndertuar me mur te bukur prej guri, po ashtu dhe minarja. Ndersa ne obor ndodhet nje çesme. Brenda xhamis kishte nje tavan te zbukuruar. Xhamia tjeter eshte ajo e Memi Pashes e cila eshte ndertua ne qoshe te pazarit. Ajo eshte xhami e vogel. Xhamia tjeter eshte ajo e Palortos e cila po ashtu eshte xhami e vjeter. Qyteti kishte dhe shtat Mesxhide si dhe tre teqe. Tek xhamit mund te permenden; Xhamia e Lagjes Teqe e cila ka mjaft vecori si arkitetktur ku mund te permenden; vendi i faljes (me permasa 9.20 me 9.15 m) e cila ndriqohet nga drita e siperme ne forme gjysme rrethi , ndersa ato te poshtem (kati i pare) jane trekendore me ansore prej guri, minarja, portiku qe ka dy ndarje te medha, sikur japin formen e shkronjes L dhe ne anen veriore ka kater kolona etj. Po ashtu ka pes harqe qe jane gjysme rrethi dhe kolonat mbeshtetes etj. Mbi deren kryesore (hyrse) te xhamis ka mbishkrimin qe tregon vitin 1732-1733 e ndertuar nga Ahmet Çelebiu , i biri i Mehmet Çelebiut. Xhami tjeter eshte Xhamia e Pazarit e ndertuar ne vitin 1754-1755. Ajo ndodhet ne mes te qytetit. Sikurse xhamit e tjera ajo eshte mjaft e bukur dhe e ndertuar me gure te gdhendur si dhe mjaft detaje te tjera. Xhamia e Pazarit rendiet nder xhamit me te rendesishme ne jugun e Shqiperise si dhe nder xhamit me te vizituara. Xhami tjeter ershte Xhamia e Meçit e cila eshte ndertuar ne lagjen me te njejtin emer. Xhamia permender dhe nga kronikani turk Evlija Çelebi.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Zenel Aga

 

Zenel Aga - Iballe 

Pergatiti
Gezim KOPANI