June 11, 2021

Kur pranohen lutjet ?


Disa nga momentet me te pershtatshme te pranimit te lutjes (duasë)

-Momenti i sexhdes

Ebu Hurerja r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Robi eshte me afer Zotit te tij kur eshte i perkulur ne sexhde, prandaj shtoni lutjet ne ate çast." (Muslimi)

-Lutja ne fundin e nates

Ebu Hurerja r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh. zbret cdo nate ne çerekun e fundit te nates dhe thote: A eshte ndonje qe me lutet qe ti pergjigjem lutjes se tij? A eshte ndonje qe kerkon nga une dhe une tia jap? A eshte ndonje qe kerkon falje dhe une ta fal?" (Mutefekun alejhi)

-Ne kohen mes ezanit dhe ikametit

Enes ibn Malik r.a. trasnmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Lutja mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet mbrapsht." (Tirmidhi)

-Dita e xhuma

Ebu Hurerja r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s. na premendi diten e xhuma dhe na tha: "Ne te (diten e xhuma) ka nje kohe (ore) qe po qelloj duke bere lutje, dhe deshiren e muslimanit qe eshte duke u fal, ka per tju plotesuar (do u pranohen lutjet)." (Mutefekun alejhi).

-Koha e iftarit

Ebu Hurerja r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Tre personave nuk u kthehet lutja mbrapsht (u pranohet lutja); dhe nje nder to eshte koha kur agjeruesi ben iftar.(çasti i iftarit)." (Tirmidhi)

-Lutja e personit qe i eshte bere padrejtesi

Ibn Abbasi r.a. transmeton se Muhammedi a.s. i ka thene Muadh ibn Xhebelit r.a. para se ta dergone ne Jemen: "Ti do te shkosh tek nje popull qe u eshte zbritur me par nje liber hynor. Kur te shkosh tek ata, thirri qe te deshmojne shahadetin (te besojne ne Allahun), ne fund Profeti Muhammed a.s. i thote: "Ruaju lutjes se atij qe eshte bere padrejtesi sepse mes tij dhe Allahut nuk ka penges (nje personi te till i pranohet lutja) (Mutefekun alejhi)

-Kur bie shi

"Lutuni kur te perballen ushtrite, kur te thirret ikameti dhe kur te bjere shi."

-Lutja e haxhilereve

Behet fjale per lutjen pas drekte ne Arafat. Profeti Muhammed a.s. diten e Arafatit pasi perfundoj faljen e namazit , shkoj posht malit dhe ashtu mbi deve filloj te luste Allahun xh.sh. derisa perfundoi dielli." (Muslimi)

-Lutja qe perferohet te behet, Lutja e profetit Junus a.s.

Sead ibn ebi Vekas r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene se: "Kur profeti Junus a.s. u ndodh ne veshtirsi dhe ndodhej ne barkun e balenes e ka bere kete lutje: "Nuk ka te adhuruar me te drejte pervec Teje (Allah), i Lavderuar je Ti (Allah). Une me te vertet i bera padrejtesi vetes. Ne arabisht eshte: "La ilahe il-la ente, subhaneke inni kuntu minedh dhalimin." Dhe pastaj Profeti a.s. tha: "Kur muslimani ne ndoje lutje qe ben, ben dhe kete lutje Allahu xh.sh. do ia pranoj lutjen." (Tirmidhi) Kliko ketu per te mesuar me shume mbi jeten e profetit Junus a.s. https://gezimkopani.blogspot.com/2018/10/jeta-e-profetit-junus-as.html

-Lutja ne kodren Safa dhe Merve

Kur profeti Muhammed a.s. ju afrua kodres se Safas dhe Mervas tha ajetin e Kur'anit: Safa dhe Merva jane nga shenjat e adhurimit te Allahut." Pastaj tha: Une po filloj nga atje ku e filloi Allahu, dhe filloi te ngjitej ne Safa derisa arriti te shikonte Qaben. U kthue nga kibla duke thene lutje te njeshmerise se Allahut xh.sh. "La ilahe il-Allah" Nuk ka Zot te adhuruar me te drejte vec Tij (Allahut). I vetem eshte Ai. E permbushi premtimin. E ndihmoi robin e tij dhe Ai i Vetem i shkaterroi grupet." Me pas iu lut Allahut. Dhe keto i tha nga tre here. Pastaj zbriti ne Merva dhe kur arriti veproj po njesoj si ne Safa." (Muslimi)

-Permendja e merave te Allahut ne lutje

Nga hadithet kemi mesuar se profeti Muhammed a.s. nuk ka bere asnje lutje (dua) e qe brenda te ciles te mos jete emri i Allahut. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur robi ben dua brenda te ciles thote: Ja Rabbi, Ja Rabbi! d.m.th; O Zot im! O Zoti im! Allahu xh.sh. kesaj thirrje i pergjigjet duke thene: Lebejke abdi! d.m.th; Te pergjigjem o robi Im! Kerko cfare te duash pasi do ti jap!" (Ebi Dynja)

Ne punim....

Pergatiti
Gezim KOPANI


June 09, 2021

Vlera monetare apo vlera shpirterore ?

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Profeti Muhammed a.s. ka thene: 
"Nuk eshte pasuri (vlere) malli i shumte, por pasuri (vlere) eshte pasuria (pastertia) e shpirtit."
(mutefekun alejhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

June 06, 2021

Hyri ne xhennet vetem se largoj nje penges nga rruga

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nje person duke ecur has ne mes te rruges nje ferrë dhe e largon. Per kete Allahu u gezua dhe ia fali gjynahet." 

Nje nje trasmetim tjeter nga Ebu Hurejra r.a kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nje njeri has ne nje dege lisi ne mes te rruges dhe thote: Pasha Allahu kete une do e largoj nga rruga qe muslimanet te mos pengohen. Per kete ai hyri ne xhennet." 

Pergatiti
Gezim KOPANI


Nasredini ne nje fshat

Tregohet se nje here disa banoret te nje fshati i kerkojne Nasredinit qe te mbaj nje fjalim ne fshatin e tyre. Nasredini pranon me kushtin qe fshati ti jap atij nje qese me florinje. Fshataret u habiten por meqenese e kerkuan vete, ben cben ia plotesuan kushtin.
Pasi Nasredini perfundon fjalimin e tij ua kthen mbrapsh qesen me florinj. Banoret te habitur e pyeten: Meqese do na ktheje florinjt perse i kerkove? 
Nasredini u tha: E para eshte: Ngase me kishit dhene florinjt me degjuat me vemendje deri ne fund. E dyta  njeriu po pati te holla ne xhep flet me mire.


Kur te jesh i zemeruar

"Kur te jesh i zemeruar,
mendja eshte e turbulluar.
Bej durim sa te kullohet,
se njeriu pastaj pendohet.
                                            Naim Frasheri

May 30, 2021

Lutje per shendetin

Kur Profeti Muhammed a.s. i bente lutje Allahut xh.sh. per shendet, thoshte kete lutje:
O Zot ! Me mbro trupin, syte dhe veshet e mi ! " (Ebu Davud)

Ne nje hadith tjeter kemi ku tregon se profeti Muhammed a.s. lutej per shendetin duke bere kete dua:
Zoti im! Me fal mua, me meshiro, me udhezo ne rruge te drejte, me jep shendet dhe me furnizo me miresi ! " (Muslim) 

Kur e kan pyetur profetin Muhammed a.s. se cila eshte lutja me e mire qe duhet bere? Ai ka thene:
"Kerkoni mirsit e Allahut dhe shendet ne kete bote dhe boten tjeter " Me pas shtoj: " Nese i keni keto, atehere do jesh i shpetuar ne kete bote dhe tjetren." (Ibn Maxhe)

Ndersa Ebu Bekri ka thene: "Pas besimit (imanit) ashkujt nuk eshte dhene gje me te mire se sa shendeti"

Pergatiti
Gezim KOPANI

May 27, 2021

Kush eshte Gazi Mehmet Pasha ?

Xhamia e Bajraklis - Prizren 

Gazi Mehmet Pasha ndryshe njihet me emrin Mehmet Bej Dukagjini i cili eshte i biri i Ahmet Pashe Dukagjini (1) Ashtu sikurse babai i tij edhe Gazi Mehmet Pasha arriti fame te madhe ne fush betej duke u bere keshtu nje nder ushtaret me te njohur te Perandorise Osmane. Per shkak te trimeris dhe suksesit te tij merr graden Pasha dhe Gazi. Me vone ai behet Sanxhakbeu i Shkodres.

Ne drejtimin e tij si Sanxhakbe ai la disa ndertima me vlera te medhe sociale, kulturore dhe islame ne travat shqiptare, sidomos ne qytetin e Prizrenit. Me donacionet e tij personale per hir te Zotit ne mahallen e Bajraklis ndertoj Xhamin  e Bajraklis (2).
Ndertimi i xhamis filloj ne vitin 1571 dhe ka perfundur ne vitin 1574. Shuma e perdorur per ndertimin e kompleksit te Gazi Mehmet Pashes ishte 340.000 akçash te cilat si destinacion do perdoren per ndertimin e xhamise dhe medresese.
Hamami i ndertuar nga Gazi Mehmet Pasha - Prizren

Perveç xhamise Gazi Mehmet Pasha ndertoj; mejtepe, medrese (3), ders hane, hamam, tyrbe, biblotek. Edhe sot te gjitha keto ndertasa ndodhen ne qytetin e Prizrenit. Krahas ketyre ndertimeve ai ngriti dhe tyrben e tij personale e cila ngeli bosh pasi Gazi Mehmet Pasha vdiq ne vitin 1596 gjate nje beteje ne Hubgari ku edhe u varros.(4)

Pergatiti
Gezim KOPANI

__________
1. Ahmet Pash Dukagjini eshte shqiptare prej familjes Dukagjini.  Rreth vitit 1503 behet Sanxhakbej i Ankaras. Ne vitin 1503 u martua me Gevhershah Sullatan (Ishte vajza e Ajshe Hatun e bija e Sulltan Bejazidit II-te e cila ishte e martuar me Guvej Pasha. Nga kjo martes ato kishin nje djale i quajtur Ahmet Beu dhe tre vajza te quajtura; Gervhershan Sulltan, Kamershah Sulltan, dhe Mihrima Sulltan). Nga kjo martes ai kishte nje djale dhe nje vajze: Dukagjinzade pra Mehmet Pasha (Gazi Mehmet Pasha) dhe Fatma Sulltan. Ne vitin 1511 Ahmet Pash Dukagjini behet Bejlerbeu i Anadollit duke luajtur nje rol madh ne sigurimin e Princ Selimit i cili ne vitin 1512 behet Sulltan. Ne vitin 1513 behet vezir (minister) duke marr keshtu pjese ne Divanin (mbledhjet Sulltanore). Ahmet Pash Dukagjini korri fitore te medhe duke u renditur nder Pashallaret me me ndikim. Ai kishte nen drejtim 20.000 ushtar te rangut te larte te quajtur "Spahi". Ahmet Pasha Dukagjini arriti te behet deri Vezir i madh (si te thuash Kryeminister). Per shkak te arritjeve te medha, kundershtaret e tij filluan ta keqinformojne Sulltan Selimin gjoja se Ahmet Pash Dukagjini ishte pjese e protestave qe organizonin Jeniçeret. Per shkak te ketyre inromacioneve Sulltan Selimi merr vendimin per ekzakutimin e tij. Ahmet Pash Dukagjini vdiq ne vitin 1515.
2. Xhamia e Bajraklis Prizren ndryshe njihet edhe si xhamia e Gazi Mehmet Pashes dhe eshte xhamia me e rendesishme per qytetaret dhe besimtaret myslima te Prizrenit dhe jo vetem. Xhamia ka nje siperfaqe prej 1907 m2 nga e cila brendesia e saj eshte 771 m2. Ndersa oborri i saj ka nje siperfaqeje prej 1.136 m2. Xhamia ka minare dhe kuben qendrore. Xhamia ka 27 dritare, nje dere hyrse kryesore dhe pese hyrje anesore.  Ne deren hyrse te xhamise me shkrim osman ka te shkruar: "Kjo xhami eshte ngritur ne vitin 981 hixhri, nga Gazi Mehemet Pasha i cili e nuk e ka ndertuar kete xhami per shyhret (bukuri) por per hir te Allahut ti sherbej qytetit te Prizrenit." Ne oborrin e xhamis ndodhe dy dyre hyrse. Ne brendesi xhamia ka Mihrabin (vend ku drejton faljen e namazeve imami) si dhe Mimberin (vend me shkall ku imami mbah predikimin e dites se xhuma dhe bajrameve), Kursi (vend ku mbaj vaiz imami), Mafili (vend ku qendron Muezini). Ne mermeret e perdorurar brenda ka te shkruar "Bismilahir Rahmanir Rahamim". Po ashtu brenda xhamis ndodhe dhe dy sahat (ore) te kohes se perandorise osmane. Perveç ketyre, xhamia e Bajrakli eshte e rendesishme dhe per faktin historik se ne kete xhamia jane mbajtur Kuvendet e Lidhjes se Prizrenit perkitazi me 10 qeroshor 1878. Xhamia e Bajraklis eshte monument i mbrojtur me vendim nr.1442/57  eshte "Monument i trashegimise kulturore ne Kososve" i kategorise "arkitekturore".
3.Medreseja qe ndertoj Gazi Mehmet Pasha ishte nder me te vjetrat jo vetem ne Prizren por pothuajse ne tegjithe zonat e tjera. Medreseja ka funksionuar deri ne vitin 1947 ku okupatori serb e mbylli me dhune.
4. Ne tyrben e tij sot jane vendosur doreshkrime dhe libra te vjetra te prejudhes osmane si nje Kur'an i vitit 1312.