February 01, 2022

Mbulesa e grave - Hixhabi

Perpara se te flas mbi mbulesen e gruas ne islam (hixhab), dua te bej nje hyrje te shkurter se çfare eshte besimi ne Allah? Besimi (imani) eshte mardhenia personale e njeriut me krijuesin e Gjithesise (Allahun xh.sh.) te Cilin me vullnet te plote i bindet dhe zbaton urdherat e Allahut xh.sh. qe jane bere te ditura ne Kur'anin e bekuar.

Ne islam bindja e urdherave te Allahut eshte zemra e çdo gjeje, prandaj myslimani/ja beson ne Allahun xh.sh. duke kryer punet te cilat jane obligim (farz) si p.sh; falja e namzit, agjerimi i ramazanit, vendosja e mbuleses (hixhabi) nga grat dhe vajzat e rritura, mos berja ortak (shirk) Allahut, mos kryerja e harameve etj. Duke pasur parasysh qe 1 shkurti shenon diten boterore te Hixhabit mendova te dicka mbi hixhabin.

Çfare do te thote hixhab ?

Hixhab do te thote; "Mbulimi qe grat myslimane i bejne gjithe trupit, me perjashtim; fytyres, duarve deri te kyçi i dores dhe kembeve" kjo ne bindje te urdherit te Allahut xh.sh te bere te ditur ne Kur'anin e bekuar. Me vendosjen e hixhabit grat myslimane tregojne bindjen dhe respektin qe ato kan per Allahun xh.sh. e per te vijuar keshtu me mbrotjen e nderit, familjen etj. Pra hixhabi perveçse eshte obligim (farz) eshte edhe mbrotje e nderit dhe moralit te larte. 

Berja obligim e hixhabit

Para ardhjes se ajetit Kur'anor i cili obligoi grat qe te mbulohen, grat dilnin rrugeve me veshje jo normale, aq sa kur burrat i shikonin flisnin keq per ta dhe i ngacmonin, mirepo per grat e ndershme e besimtare kjo gje ishte shume e rend. Per kete Allahu xh.sh. obligoi mbulimin e trupit dhe vendosjen e shamis (hixhab).

Allahu xh.sh thote: "Thuaj besimtarve te ndalin shikimet e tyre, te mos zbulojne hiret e tyre perveç atyre qe jane te dukshme. Le te vendosin shamite mbi kraherorin e tyre dhe te mos tregojne bukurit e tyre askujt perveç burrave te vet..." (En Nur; 31) 
Ndersa ne nje ajet tjeter te Kur'anit Allahu xh.sh. thote: "O Pejgamber! Thuaju grave tua, bijave tua dhe grave te besimtareve le te vendosin shamit (mbulesen, hixhab) e veta mbi trupin e tyre.(El Ahzabe; 59)

Ajeti i mesiperm i sures Nur si fillim u drejtohet meshkujve qe te mos shikojne grat e botes, por te ulin shikmin e te ruajn nderin. Ndersa ne suren Ahzab Allahu xh.sh udheron grat te mbulojne trupin dhe te e ekspozojne ate me perjashtim bashkeshortit te vet. Ndersa ne nje ajetin tjeter Allahu xh.sh. thote:Allahu xh.sh thote: "O bijte e Ademit, Ne krijuam per ju rroba (petk) qe ju mbulon vendturpesine dhe rroba zbukuruese, por rroba e devotshmerise eshte me e mira. Keto jane nga argumentat e Allahut, ashtu qe ate te perkujtojne. O bijte e Ademit , kursesi te mos ju mashtroj shejtani sikurse i nxori prinderit tuaj nga xhenneti, i zhveshi ato rroben e tyre (devotshmerin) qe t'ju dal ne shesh lakuriqsesia e tyre. Vertet ai dhe shoqeria e tij ju sheh, ndersa ju nuk e shikoni. Ne i kemi bere shejtanet miq te atyre qe nuk besojne. Kur ata idhujtuaret bejne dicka (pune apo veprim) te shemtuar thone: Ne keshtu i gjetem prinderit tane te benin, edhe Allahu na urdheroi kete (viziten rreth qabes lakuriq). Thuaju: Allahu nuk urdheron te shemtuaren, A thoni per Allahun ate cfare nuk dini?(El Araf; 26-28)

Pra myslimani e ka obligim te kontrolloj shikimet, te mbuloj trupin dhe te mos behen nga ata te pamoralshmit te cilet ekspozojne trupin e tyre. Ekspozimi i hirve te trupit dhe per me teper lakuriqsia behet shkak i veprave te liga, madje ajo te shpie deri ne krim. Ata qe bejne veprat te ndyta, qe ekspozojne dhe reklamojne lakuriqsine etj ne thelb, keta demtojne familjen, rrjedhimisht dhe gjithe shoqerin. 

Ashtu sikurse obligimet e tjera ne islam edhe hixhabi ka kushtet e tij si: Berja e nijetit per vendosjen e hixhabit, Mbulimi i gjith trupit (me perjashtim fytyres, duarve deri tek kyçet, dhe deri tek kyçi i kembes). Rrobat te mos jene te tejdukshme, dhe te mos jete e ngushte si dhe te ket mbushur moshen e pjekurise (ku obligohet edhe falja e namazit).
Vendisja e hixhabit vjen si rezultat i bindjes ndaj Allahut , e cila vjen nepermjet edukates dhe mesimeve islame qe familja duhet tja jap femijes se tij, por kursesi ashtu si dhe çeshtjet e tjera vendosja e shamis pra hixabi nuk behet me inponim per me teper me dhune. Allahu xh.sh. thote: "Nuk ka inponim ne islam-"din", arb; "la ikrahe fit din (El Bekare; 256). Ky ajet Kur'anor eshte postulat, rregull i cili nuk mund te hedhet posht apo te anashkalohet,  Jo pak raste ka nga ato qe aludojne me qellim apo jo mbi hixhabin, doshta edhe per faj tone (drejtuesit islam, hoxhallar etj) nuk kemi punuar sa duhet ne informimin e publikut se grat apo vajzat mysliman me shami nuk e vendosin shamin me inponim apo per ndonje interesa materiale, por vendosin hoxhabin pasi ato i jane bindur nje prej urdherave te Allahut xh.sh. Nuk mungojn rastet e paragjykime te cilet e paraqesin islamin dhe shamin si prapambetje, gje e cila nuk eshte aspakt e vertet. Pyetja eshte: Vetem islami obligon mbulimin e trupit? Pergjigjia eshte sigurisht jo. Ate perse hixhabi shikohet me sy tjeter? Ne vetevete hixha pengon jeten normale te grave dhe vajzave. I pengon ne arsim ? Sigurisht qe jo , madje nese do shikojme shkenctaret me te sukseshme jane grat myslimane me shami. Sjell ne kujtes universitetin me te vjeter ne bote te themeluar nga nje grua myslimane me shami e quajtur Fatima al Fihri e bija e nje tregtari Tunizian shume i pasur. Ai ne nje testamet i la gjith pasurin vajzes se vet (Fatima). Te gjithe pasurin Fatima e perdori per ndertimin e xhamis, themelimin e universitetit , biblotekes etj. Universiteti u ndertua rreth vitit 857-859 pas profetit Isa a.a. (Jezuesit) ne Fes te Marokut. Kampusi universitar sot quhet Al Karavijin (Al Qarawiyyin).

Ne perfundim e shikoj me vend te sqaroj nje ngaterres qe disa, ndoshta per shkak te pa dijes apo qellimisht ngaterrojne hixhabin me burken. Ndryshe nga hixhabi, burka mbulon te gjithe trupin e gruas perfshi dhe fytyren, por sipas islamit burka nuk eshte obligim islam (farz) per grat myslimane. Gruaja muslimane ka obligim vetem hixhabin dhe ato zabatojne vetem ate qe Allahu ka obliguar ne Kur'an.
Po ashtu ne shume vende te botes ka qe mbulojne apo kane shami edhe per shkaqe zokonore, por eshte ndryshe te mbulohesh per shkaqe zakonore dhe ndryshe vendosja e hixhabit ne zbatim te urdherit te Allahut xh.sh.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Vlera e drejtësisë - Ngjarje me profetin Musa a.s.

Keshillat e Allahut per profetin Musa a.s; 

1. Mos ler pa shprese kedo qe shpreson tek ti !
2. Ruaje ate qe kerkon mbrojtjen tende!


Pasi kaloi nje kohe qe profeti Musa a.s. kishte marr dy keshillat i ndodh diçka nje ngjarje. Gjate nje udhetimi tregohet se profetit Musa a.s. iu paraqite nje skifter i cili ishte ne ndjekje te nje pellumbi. Kur pellumbi shikoi profetin Musa a.s. me nxitim ulet ne krahun ee Musase a.s. duke i kerkuar mbrotje nga skifteri. Ndersa skifteri u ul ne krahun tjeter te profeti Musa a.s. dhe tentoj ta sulmonte pellumbin. Ne kete rast pellumbi kerkoj mbrotje nga profeti Musa a.s. ndersa skifteri i thote profetit Musa; Une u ula tek ti pasi kam shpres ne ndihmen tende qe te marr riskun tim.
Profeti Musa a.s. ra ne dilem pasi ju kujtuan keshillat e Allahut xh.sh. dhe vendosi qe te pres nje cop nga mishi i kembes se tij per tia dhene skifterit. Kur pellumbi dhe skifteri shkuan sakrificen e Profetit Musa a.s. njezeri ju drejtuan atij duke i thene:
-O Musa! Mos e bej kete! Ne jemi melekt e Allahut xh.sh. dhe kemi ardhur per te treguar se Allahu xh.sh. eshte i knaqur me bindjen dhe drejtesin tend.
Per te drejtit dhe te bindurit ndaj Allahut xh.sh., Allahu xh.sh. thote: "Kjo eshte dita qe te drejteve u ben dobi drejtesia e tyre." (El Maide; 119)

Gezim KOPANI 

January 29, 2022

Kujt i lejohen katër gjëra, nuk i mohohen katër të tjera

Thënie nga Aliu r.a.

"Kujt i lejohen kater gjera, nuk i mohohen kater te tjera;
-Kush lutet, merr pergjigje
-Kush pendohet, degjohet
-Kush kerkon ndjes, falet
-Kush eshte mirenjohes, nuk mbetet pa te mira
."


Gezim KOPANI 

Njerëzit e lirë dhe fisnikë

Thënie nga Aliu r.a.

"Nje grup njerezish e adhuron Zotin per hir te favoreve; ky eshte adhurim tregtaresh. Nje grup tjeter nga frika; ky eshte adhurim sklleverish. Se fundi eshte grupi qe e adhuron Zotin vetem nga mirenjohja. Keshtu adhurojne Zotin vetem njerezit e lire dhe fisnik."

Gezim KOPANI 

O Allah ! Mos na i lër zemrat tona të shmangen nga e vërteta!

Lutje nga Kur'ani 

"Zoti yne! Mos na i ler zemrat tona te shmangen nga e verteta pasi Ti (Allah) na ke udhezuar, dhe na dhuro meshire nga Meshira Jote! Vertet, Ti (Allah) je Dhuruesi me i madh!" (Ali Imran; 08)

January 28, 2022

Hafizi pukjan Gentian Ramiz Thaçi

Gentian Thaçi (1982-2011)

Gentian Ramiz Thaçi
 ka lindur ne fshatin Trun te rrethit Puke me 29.05.1982. Ai u rrit ne nje familje intelektuash. Me date; 01.09.1988 filloj klasen e pare ne shkollen 8-vjeçare te fshatit Trun.Ne vitin 1993 fillon shkollen 8 vjeçare ne Shenavlash te Durresit. Ne vitin 1996 fillon shkollen e mesme ne gjimnazin "Olsi Lasko" ne Shkozet te cilen e perfundon ne vitin 2000.  Pas perfundimit te shkolles se mesme Gentiani fillon mesimet islame ne qendren fetare ne qytetin e Bulqizes. Pas nje konkurimi ai fillon shkollen "Ebu Haniefe". Me pas ai vazhdon studimet e larta si dhe mesimet islame prane qendres se hafizave "El Furkan" ne Sauk - Tirane. Per nje hark kohore afro tre vitesh (05.09.2003-27.06.2005) Gentian Thaçi (1) arrit te mesoj permendesh Kur'anin e bekuar. Pas provimit ne mbrotje te hafizllekut, Komuniteti Mysliman i Shqiperise e shpall Gentian Thaçin Hafiz te Kur'anit. Me konkretisht: "DESHMI HAFIZI - Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe qendra El Furkan per mesimin e Kur'anit te madheruar permendesh deshmonje se nxenesi; Gentian Thaçi ka perfunduar mesimin e Kur'anit te madheruar permendesh dhe lendet e tjera fetare nga periudha 05.09.2003 deri ne periudhen 27.06.2005. Qendra duke i dhene deshmin e porosit per devotshmeri dhe e lut Zotin qe te jete prej atyre qe punojne me Kur'anin fisnik." Date; 29.07.2005. Kryetari i Komunitetit Mysliman H.Selim Muça dhe Drejtori i Qendres El Furkan Abed Ramadan"(2)
Pas diplomit Gentian Thaçi fillon punen si mesus Kur'ani ne fshatin Qerret te Shenavlashit-Durres. Gjate kesaj kohe ai punoj edhe si imam i xhamis se fshatit Shenavlashit. Ne vitin 2005 pasi kishte dhene nje ligjerat islame ne qytetin e Tiranes semuret. Pas nje kohe shtrimi ne spital gjendja e tij permisohet duke ju rikthyer aktiviteteve.
Ja si e kujton familja e tij Gentian Thaçin: "Ne muajin nentor te vitit 2005 emerohet imam ne xhamin e madhe te Durresit. (3) Kjo ishte ngjarje e madhe jo vetem per Gentin por edhe per besimtaret mysliman te qytetit te Durresit pasi pas 87 vitesh kishim ne drejtim si imam nje hafiz te Kur'anit.(4) Ketu ai punon per 5 vite ku krahas detyres se imamit organizoj kurse islame me grup mosha te ndryshme. Ndersa ne vitin 2011 ai fillon punen pran xhamis se Kastrateve ne Plazh te Durresit. Per here te pari ai mori pjese ne konkursin nderkombetar per kendimin e Kur'anit qe u zhvillua ne Iran. Pas kthimit Gentiani filloj te kete probleme shendetesore te cilat ju kishtin shfaqur dhe me pare, por kesaj here gjendja ishte me e agravuar dhe mejket sigjerojn qe Genti te shkoj per kurim ne Rome te Italise. Per shkak te kesaj gjendja me 5 tetor te vitit 2011 ai mbyll karieren e e tij e bashke me te iken rinija e tij , lavdija e nje besimtari te flaket te fese islame , e nje hafizi te zgjuar, te urte e te sjellshem. E gjithe jeta e tij karakterizohej nga sjellja, miresia dhe respekti per çdo njeri qe ka njohur dhe eshte takuar me te ne shkolle, pune e kudo. Ai ishte shume i dashur me te gjithe njerezit e familjes dhe te afermit. Kishte shume malle per vendlindjen etij (fshatin Trun te Pukes) dhe per te gjithe bashkefshataret e tij. Kudo qe i takonte i respektonte. Ai ishte fjale ember per ate qe perfaqesohte dhe shume argumentues per ate qe thoshte, e kjo ne mbrotje dhe perhapje te fese islame."
Ashtu siç e ka pershkruar dhe familja ne kujtimet e tyre per Hafiz Gentianin , ai per shkak te dobesimit te shendetit , ne moshen 29 vjeçare , me date 5 tetor 2011 hafizi pukjan Gentian Thaçi i dorezoj shpirtin Allahut xh.sh. Ceremonia e faljes se xhanazes dhe varrimit u be ne Shenavlash te Durresit.

Gezim KOPANI
(Myfti i rrethit Puke)


________
1. Hafiz Gentian Thaçin e kam njohur qe ne vitin 2005 pas nje aktiviteti islam zhvilluar ne Tirane. Ka shume per te folur per hafiz Gentianin por do qendroj tek thjeshtesia e tij , per te cilen kan folur ne kujtimet e tyre dhe familjaret e hafiz Gentianit. Vertet hafiz Gentiani ishte njeri i thjesht dhe respektues. Me kujtohet nje rast ne vitin 2005 ne qytetin Durresit u njoha me Gentianin. Si dy pukjan vendoshem qe te ulemi ne nje kafe. Kur kthehem ne shtepi  i tregoj babait (Qazim Kopani) se kam pi kafe me djalin e Ramiz Thaçit, dhe babai me tha; Ai qe eshte hafiz? U habita pasi gjate kafes ai nuk me tregoj se ishte hafiz. Kjo pra ishte thjeshtesia e hafiz Gentianit. Pas disa kohesh ritakohem me hafiz Gentianin por kesaj here ne Puke. I  thash; O Gent po si nuk me treguave se ishe hafiz? Ashtu me thjeshtesin e tij duke qeshur me tha: -E rregullojme kete pune. Ose ulemi e pim kafe ose ecim, dhe qendruam bashk per disa kohe ku ai me tregoj rrugen e hafizllekut... (Gezim Kopani)
2. Marr nga kopja e Deshmis se Hafizllekut , date; 29.07.2005
3. Vendim i Kryesise se Komunitetit Mysliman i Shqiperis nr.03, dt.17.02.2006. Shkresn e KMSH-se derguar Myftinise Durres me nr.prot; 76, date; 22.02.2006.
4. Sipas arkivit te Myftinise Durres H.Gentian Thaçi merr punen ne dorezim si imam i xhamise se madhe te Durresit me date 01.03.2006.

Llukmani a.s. dhe mbreti qe kerkoj fruta te fresketa

Ne kohen e Llukmanit a.s. sundonte nje mbret i cili kishte shume sherbetor. Njeri nga ata ishte dhe Llukmani a.s. Nje dite mbreti dergon sherbetoret e tij te mblidhnin fruta per te. Kur shebetoret mblodhen frutat, gjate rruges ulen te pushojne. Teksa pushonin ata nuk lan frut pa ngren. Mirepo çeshtja ishte si te paraqiten para mbretit pa asnje frut, dhe sherbetoret vendosen qe tia lejne fajin Llukmanit. Dhe keshtu ndodhi. Kur mbreti degjoj ate cfare ka ndodhur, me ze te larte ju drejtua me pyetje Llukmanit a.s. Llukmani a.s. duke e ditur pastertin e tij, me urtesi i thote mbretit;
-Mbreti i nderuar! Te jesh shembetor i mbretit dhe ti besh veprime fshehtas pas shpine nuk eshte sjellje e mir per ma teper Allahu nuk eshte i kenaqur me ato qe bejn kete veprim, por gjithsesi nese deshiron te dish te verteten, atehere na jep te pime uje te ngrohte dhe pastaj na urdhero te vrapojme. Me kete do shikosh se kush eshte fjator.
Mbreti urdheroj sherbetoret te pijne uje te ngrohte, e ata nga frika pine dhe vrapuan ne fushe. Te gjithe vollen prej turbullimit qe u shkaktoi uji i ngrohte dhe vrapimi. Kur kjo ndodhi, te gjithe frutat qe kishin konsumuar i nxorren nga stomaku, ndersa nga stomaku i Llukmanit doli vetem uje. Keshtu mbreti me syt e tij mesoj se Llukmani a.s. ishte i paster ndersa te tjeret jo. 
Ngjarja e mesipermeve fton njerezit e te jene te sinqerte, pasi i drejti dhe i sinqerti do jete i fituar dhe Allahu xh.sh. eshte i knaqur me te drejtit.

Gezim KOPANI