Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
March 09, 2022
Mesazh urimi me rastin e 8 marsit, festes se gruas
Shume te dashura nena dhe motra!
Sot ne kete dite te shenuar te 8 marsit kam kenaqesin e vecante te uroj nenat, grat dhe motrat tonae gezuar festen e 8 marsit! Le te jete kjo dite reflektim per te gjithe, pasi dashuria, respekti dhe miresjellja ndaj nenave , motrave tona te mos jete vetem ne nje dite, por gjate gjithe jetes.
Dashuria dhe miresjellja ndaj nenave, grave dhe motrave tona behet kur ato jane te barabarta, te arsimuara dhe te vlersuara. Mesimet islame na mesojne per sjellje te mire dhe me dashur ndaj nenes. Kete gje e ka bere te qarte Allahu xh.sh. ne Kur'an ku thote: "Ne njeriun e kemi urdheruar per sjellje te mire ndaj prinderit te vete, sepse nena e vet ate e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. E porositem te jeshe mirenjohes ndaj Allahut dhe ndaj dy prinderve te tu, sepse vetem tek Allahu eshte kthimi juaj." (Llukman; 14)
Ndaj dhe nje here gezuar 8 marsin, Allahu ju dhente shendet e çdo te mire ne jete!
Gezim KOPANI
E marte, 08 mars 2022
February 22, 2022
Profeti Ibrahim a.s. dhe jobesimtari
Profeti Ibrahim a.s. njihet per besimin e madh qe ai kishte ndaj Allahut xh.sh, mirepo nje dite i erdh nje jobesimtar (mexhus , dmth adhurus i zjarrit) i cili i kerkoj ushqim. Ngase profeti Ibrahim a.s. e njihte i thote: Nese beson ne Allahun xh.sh. do te jap ushqim. Sapo degjoj pergjigjen e Ibrahimit a.s. jobesimtari largohet menjehere. Per kete veprim Allahu xh.sh. e kritikoj profetin Ibrahim a.s. duke i thene: Une, kete person, qe 50 vite e ushqej dhe pse ai nuk me beson Mua. Prandaj kishe mundesi ta ushqeje pa i kerkuar qe ta nderronte besimin. Profeti Ibrahim a.s. e kuptoj gabimin dhe menjhere u nis per tek njeriu jobesimtar. Sapo profeti Ibrahim a.s. e ze jobesimtarin ne rruge i kerkon ndjes dhe e fton ne shtepi per ti dhen ushqim dhe per ta gostitur. Jobesimtari i habitur me sjelljen e profetit Ibrahimit a.s. e pyet; Perse ndryshove mendje? Ne kete çast Profeti Ibrahim a.s. i tregon se si Allahu xh.sh. e kishte kritikuar. Kur jobesimtari e degjoj te verteten, ai u ndikua nga drejtesin dhe miresia e Allahut xh.sh. dhe vendosi te besoj Allahun xh.sh.
Mesimi i ngjarjes eshte: Asgje nuk behet me inponim por vetem me urtesi dhe sjellje te mire.
Ju mundes te mesoni me shume mbi jeten e Profetit Ibrahim duke klikuar ketu: Jeta e profetit Ibrahim a.s.
Frika dhe shpresa e profetit Musa a.s.
Nje here profeti Musa a.s. i thote Allahut xh.sh.; O Zoti im! Me shpetove me Tevratin dhe me nderon duke folur ne kodren Sina, ndaj dua te te them: Nje gje me qeteson dhe kater gjera me friksojne;
-Friksohem nga varferia e madhe
-Friksohem nga vdekja
-Friksohem kur mendoj denimet e varrit
-Friksohem kur mendoj diten e Gjykimit
Ndersa shpresa ime eshte; Dashuria ndaj Teje, e cila asnjehere nuk dobesohet por veç shtohet.
Pas kesaj Allahu xh.sh. i thote profetit Musa a.s;
"O i deruari im! Nese ke frike varferin e madhe, atehere falu ne sabah, pasi kjo do te jete mbrojte nga varferia. Nese i friksohesh vdekjes, atehere fal namaz mes akshamit dhe jacise (evvabiin). Nese i friksohesh denimit te varrit , atehere fal dy rekate namaz nate. Nese i friksohesh Dites se Gjykimit atehere agjero ne muajin e Rexhebit."Me pas Allahu xh.sh. i thote: Do te jap tre gjera, nese largon tre gjera te tjera;
-Nese e ruan gjuhen nga genjeshtra, fjala e keqe, Une do te jap nder te madh.
-Nese ruhesh nga shoqeria e keqe, Une do te bej bashk me shoke te sinqerte.
-Nese ruhesh nga ushqimi haram, Une do te jam dije dhe urtesi.
February 17, 2022
Mos paragjykoni !
Pasi u sigurua ne pyetjet dhe pergjigjet, njeriu shurdhe hyn tek dhoma e komshiut te semure.
Sapo hyri e pyet;
-Çfare pi? Pyet njeriu shurdhe
February 12, 2022
Si ka mundësi që nuk fle kurrë ?
Nje here Profeti Musa a.s. pyet Allahun xh.sh; O Allah ! Si ka mundesi qe nuk fle kurre?
Allahu i madheruar i thote:
-Merr keto dy enë (me ujë) dhe qendro gjithe naten duke i mbajtur ne duar!
Musai a.s. i mori enët dhe filloj ti mbaje ne duar. Pasi kaloj nje pjese e mire e nates, Musan a.s. e ze gjumi dhe enët i rane ne toke.
Atehere Allahu xh.sh. i pergjigjet profetit Musa a.s.;
-Nese do te me merrte gjumi, qielli dhe toka do te perplaseshin.
February 08, 2022
Allahu xh.sh. ka sqaruar çeshtjen e punes se mire dhe punes se keqe (hadith Kudsij)
Ne nje hadith Kudsij Allahu xh.sh. ka sqaruar se si e vlerson njeriun qe ben nje veper te mire, ate qe niset te bej nje pune te keqen por terhiqet pasi e kupton se eshte pune e keqe dhe ai qe bej nje pune te keqen.
Profeti Muhammed a.s. nepermjet nje hadithi Kudsije ka thene: "Vertet Allahu xh.sh. i ka percaktuar cilat jane veprat e mire e cilat jane veprat e keqija, pastaj i ka sqaruar ato. Kush deshiron te bej nje veper te mire (por per shkaqe te ndryshem nuk e realizon), Allahu xh.sh. do t'ia shkruaj ate (deshiren e tij) sikur e ka kryer ate veper te mire. Ndersa nese deshiron te bej nje veper te mire dhe e ben, Allahu xh.sh. do t'ia shkruaj nga dhjete deri ne shtatqind fish te punes se mire(pra nje veper te mire te bere ia jep sevapin deri ne shtatqindfish). Nese deshiron te bej nje pune te keqe, por nuk e kryen (pasi e kupton se eshte pune e keqe, pra heq dore), Allahu xh.sh. per shkak te heqjes dore ne kryerjen e punes se keqe, do tia shkruaj sikur ka kryer nje pune te mire. Ndersa ai qe ben nje pune te keqe, atehere Allahu xh.sh. do tia shkruar gjynah vetem per ate pune qe ka bere (pra pa i shtuar gje)." (Buhari dhe Muslim)