September 27, 2023

Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja


Ne Puke me bacen Rexhep Abazi nga Medvegja . Ai eshte pjese e Grupit Folklorik Shpetimi Medvegjë . Pas interesimit tim per tu njohur me veshjen tradicionale baca Rexhep me informoi mbi veshjen tradicionale Shqiptare te Medvegjes e cila per burrat perbehet nga: Plisi , kmisha , jeleku , shook (brezi , 6 m i gjate) , tirç  dhe opanga. Ndersa ajo e grave eshte: shami me rruaza , kapuç me pare , shive te zena bistek , kmish me rruaza , jelek me rruaza , dimit prej leshi ngjyr zi , perparce shume ngjyrshe , çorape te stolisur dhe opanga. 
Medvegja eshte e gjitha e besimit islam dhe pyetjes time se cilit fis i perket ai me tha: Fis Berishe , sipas tij autokton ne Medvegjë . Kur e pyeta per moshen me tha: Veç 75 ! 
Me kete rast per kenaqesin time luajti nje pjes ne fyellin qe e mbante me vete. 

Pergatiti
Gezim KOPANI





Takim me grupin Folklorit të Prizrenit në Pukë

Takim me grupin Folklorit " Luigj Gurakuqi " Prizren te ardhur ne qytetin e Pukes me rastin e Festivalit Mbarekombetare te Talentave te Reja (23.09.2023)

Gëzim KOPANI 

Ditëlindja e Profetit tonë të dashur Muhammed a.s.

Qabja (Kaba) e bekuar. Fotografi e vitit 1880

Sot është ditëlindja e profetit Muhammed a.s. i cili lindi diten e hënë më 12 Rabiul Evvel (571 të eres sonë dhe po të njëten ditë dhe datë në moshen 63 vjeçare i dorëzoi shpirtin Allahut xh.sh.
"Gjithë sa zëra që është n'xhihan (botë), thirrte me za,
tue i thanë t'gjithë Pejgamberit merhabanë.
.. (nderime, përshëndetje)"

Gëzim Kopani 

Për të mësuar mbi jeten e profetit Muhammed a.s. kliko në link: https://gezimkopani.blogspot.com/2011/02/jeta-e-profetit-muhammed-as.html


September 21, 2023

Doc. Prof. Jup Kastrati në fshatin Kabash të Pukës (foto)

Kabash , Pukë 1978


Kabash , Pukë

Fotografi e bere tek shkolla e fshatit Kabash , Pukë ne vitin 1978. Ne mes (me syze) eshte Doc. Prof. Jup Kastrati 


Fotografi e publikuar per here te pare ne internet nga Gezim Kopani 

September 18, 2023

Thirrje: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i bën thirrje besimtarëve që të deklarojnë në Census përkatësin fetare

Thirrje

Te dashur besimtare, praktkant ose jo. Me date 18 shtator 2023, ne te gjithe Shqiperine do te nise Censusi, Regjistrimi i Popullisese dhe Banesave te te gjithe shqiptareve. Ky eshte nje proçes teper i rendesishem, pasi ne te do te deklarohet edhe perkatesia fetare e çdo individi. Megjithese kjo pjese eshte lene "deklarim me deshire", Komuniteti Mysliman i Shqiperise ju ben thirrje dashamirese te jithe besimtareve, qofshin praktikante ose jo, te deklarojne perkatesin e tyre fetare duke iu pergjigjur pyetjes, `cila eshte feja ose besimi qe ndjek ose i perket`, te shenoni: "Islami/Mysliman". Deklarojeni me krenari besimin tuaj dhe siguroheni qe regjistruesi ta hedhe sakte ne tabelen elektronike, ashtu siç ju e deklarani. Thirrja nuk eshte per numra, eshte per krenari e dinjitet te besimit te secilit.

Burimi: Thirrje e bere publike nga Komunitetit Mysliman i Shqiperise 



September 14, 2023

Zoti im! Mos me ler vetem !

Krijesa me e dashur e Allahut xh.sh, profeti Muhammed a.s. i lutej Allahut xh.sh. duke thene: "O Zoti im ! Mos me ler vetem, mos me ler pa femije! Padyshim Ti o Allah je trashegimtari me i mire!" Ndersa profeti Zekerija a.s. i lutej Allahut xh.sh. duke thene: "Zoti im! Me dhuro edhe mua nje pasardhes te mire! Vertet, Ti o Allah je Degjues i lutjes! "Rrabi hebli mile-dunke dhur-rijeten taijbeten. Inneke semijud dua." (Ali Imran; 38) Keto lutje tregojne rendesin e madhe qe islami i jep femijeve. Ndaj ne duhet ti kushtojme vemendje atyre. Ti edukojme , arsimojme dhe sigurisht tua plotesojme nevojat e tyre. 


Pergatiti
Gezim KOPANI
Per te lexuar me shume mbi kete teme kliko: Familja


September 12, 2023

Mesazh urimi me rastin e fillmit te vitit te ri shkollor

Me rastin e fillimit te vitit te ri shkollore shpreh urimet mete perzemerta per te gjithe nxenesit dhe ne menyre te veçante nxenesve te klasave te para. Suksese i uroj dhe stafit pedagogjik i cili duhete te shohe detyren e tij si mision duke ruajtur vlerat e larta te dijes, shkolles ne proçesin e mesim nxenjes por edhe te edukimit te femijeve. Ne perfundim sjell ne kujtes nje thenie qe thot: "Dituria eshte thesa, dhe pyetja eshte çelsi i saj. Prandaj pyesni, sepse pre saj do kene dobi kater persona: Ai qe pyet, ai qe pergjigjet, ai qe degjon dhe ai qe respeton tre te paret."

Gezim KOPANI