Nje here profeti Musa a.s. u lut duke thene:
"O Allah ! Ku te te kerkoj Ty ?!
Allahu xh.sh i tha:
"Me kerko prane zemerthyerve!"
Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
July 14, 2024
O Allah ! Ku te te kerkoj Ty ?!
Lutja e profetit Jusuf a.s.
Pasi profeti Jusuf a.s. u bashkua me prinderit e tij (Jakubin a.s.) iu drejtua Allahut xh.sh me kete lutje:
"Zoti im! Ti me ke dhene mua pushtet, me mesove shpjegimin(komentimin) e enderrave; O Krijues i qiejve dhe i tokes, Ti je kujdestari im ne dynja dhe ne Ahiret! Me ben te vdes mysliman dhe me bashko me te miret!" (Jusuf, 101)
Pas kesaj, Jusufi a.s. jetoi me babain e tij (prinderit) ne Egjipt rreth njezet vite. Kur vdiq Jakubi a.s. vete djali i tij, Jusufi a.s. e varrosi ate (Jakubin) prane varrit te babait te tij Is'hakut a.s. pasi ashtu kishte deshiruar Jakubi a.s. Pas kesaj Jusufi a.s. jetoj edhe rreth njezet e tre vite dhe kur e plotesoj deshiren e tij, verejti se fuqia fizike i eshte dobesuar, prandaj iu lut Allahut xh.sh qe ne jeten tjeter ta bashkoje me prinderit e vet te dashur dhe me njerezit e mire dhe te drejte si gjyshin e tij profetin Is'hakun a.s., Ibrahim a.s.
Ju mund te lexoni me shume duke klikuar: Jete a profetit Jusuf a.s.
Lutja e Ebu Bekrit r.a.
"O Allah! Bej qe periudha me e mire e jetes sime te jete fundi, pjesa me e mire e puneve te mira te jete rezultati dhe dita me e mire e diteve te mia te jete dita , kur do te takohem me Ty!" (Ebu Beker r.a.)
July 13, 2024
Mbledhje me kryesin e KMSH-së për zhvillimin e planit strategjik të Myftinisë Pukë 2024-2029
Gjate diteve te pare te muajit korrik 2024, kryesia e KMSH-se zhvilloi mbledhje me te gjithe myftininte per zhvillimin e planit strategjik 2024-2029.
Tematike e ketyre mbledhjeve ishte vizioni i zhvillimit per pese vitet e ardshme ne aspektin e jetes fetare , pronave, financiare, burimeve njerezore , proçeseve gjyqesore, marredhenieve nderinstitucionale dhe aktiviteteve social-kultutote per çdo myftini te vendit.
Diskutimi mbi planin e zhvillimit afat shkurter, afat mesem dhe afat gjate te institucionit ne te gjitha nivelet, si nevoj e theksuar e kohes ku ndodhemi, kerkesave te besimtareve qe perfaqesojme por edhe si nje detyrim institucional, me qellimin e vetem te rritjes se efiçenses dhe cilesise se punes.
Si rrjedhoje, keto takime u zhvilluan ne formen e nje bashkebisedimi, ku Myftiu i Pukes Gezim Kopani pasqyroj raportin e pergatitur me kete rast ku adresoi shume çeshtje per zhvillim te Myftinise Puke.
Te gjitha raportet dhe diskutimet e ketyre mbledhjeve do te zbardhen dhe do te ndiqen ne terren pergjate gjithe 5-vjeçarit ne vazhdim.
July 12, 2024
Kërkoni leje për të hyrë në shtëpit që nuk janë tuajat
"O ju qe keni besuar! Mos hyni ne shtepite qe nuk jane tuajat, derisa te kerkoni leje dhe te pershendetni ata qe jane ne to. Kjo eshte me mire per ju, me qellim qe te mund te perkujtoni. Nese nuk gjeni kend ne to, perseri mos hyni derisa tju jepet leje. Nese ju kerkohet te ktheheni mbrapa, kthehuni prapa, pasi kjo eshte e paster per ju dhe Allahu eshte i Gjitheditur per çdo gje qe ju veproni. Nuk eshte aspak gjynah qe te hyni pa leje ne shtepit e pabanuara (pa pronar apo te braktisura), kur kjo ju sherben juve per ndonje qellim. Allahu ka Dijeni per çfare ju shfaqni dhe per çfare ju fshihni." (En Nur, 27-29)
Zërat dhe fjalët e bukura
"Zerat dhe fjalet e bukura qe dalin prej zemrave te te devotshmeve , jane ringjallese si suri i Israfilit." (Mevlana)
Omeri r.a pyet : Çfarë është devotshmëria ?
Nje dite, Omeri r.a. pyet Ubej bin Kabin r.a. se çfare eshte devotshmeria?
Ubej bin Kab i thote: O Omer ! A ke ecur ndonjehere ne nje rruge me gjemba?
Omeri r.a. i thote; Po , kam ecur!
Atehere Ubeji r.a e pyet perseri: Mire, çfare bere?
Omeri r.a. i pergjigjet:
Pervesha rrobat dhe bera shume kujdes per t'u ruajtur nga gjembat.
Ubeji r.a. i thote:
Ja pra, kjo eshte devotshmeria!