Nga Ebu Hurejra r.a. transmeton se: "Nje dite, ndersa profeti Muhammed a.s. ishte mes njerezve, meleku Xhebrail a.s. shkoi tek ai dhe i tha:
Çfare eshte imani ?
Profeti Muhammed a.s. tha: Imani eshte te besosh ne Allahun , Meleket e tij, Librat e tij, Profetet (te Derguaarit) e tij, dhe te besosh ne Ringjallje dhe Kaderin e tij (percaktimin e Allahut xh.sh)
Ai pyeti perseri; Çfare eshte islami?
Profeti Muhammed a.s. tha: Te adhurosh vetem Allahun xh.sh dhe te mos i shoqerosh Atij dike apo dicka tjeter ne adhurim, te falesh namazet, te japesh zekatin dhe te agjerosh muajin ramazan, te kryesh haxhin!
Ai pyeti perseri: Çfare eshte ihsani ?
Profeti Muhammed a.s. tha: Te adhurosh Allahun sikurse e shikon Ate dhe nese ti nuk e shikon, atehere dije mire se Allahut te shikon ty!
Ai pyeti: Kur do jete fundi i kesaj bote (ora-kijameti)?
Profeti Muhammed a.s. tha: I pyeturi nuk di me shume se pyetesi mbi kete çeshtje, por te tregoj disa shenja mbi fundin e kesaj bote (kijametin):
-Kur robina te lind zoterin e saj
-Kur barinjte e deveve te zeza te bejne gara ne ngritjen e ndertesave te larta.
Ora e kijametit (fundi i kesaj bote) eshte nje nga pese te fshehtat te cilat askush tjeter pervec Allahut xh.sh. nuk i di. Me pas profeti Muhammed a.s. tha ajetin Kur'anor: "Pa dyshim, vetem Allahu e di oren e caktuar (kijametin-fundin e kesaj bote). Allahu e zbret shiun dhe e di çfare ka ne barkun e shtatzenes. Asnje njeri nuk di çfare do fitoje neser dhe asnje nuk di se ne ç'vend do te vdese. Me te vertet, Allahu eshte i Gjithedishem dhe Njohes i çdo gjeje." (Llukman, 34).
Kur i panjohuri u kthye dhe u largua, profeti Muhammed a.s. pyeti shoket e tij:
Thirrni dhe kthejeni perseri ketu, por shoket nuk e shikuan me! Pastaj profeti Muhammed a.s. u tha:
Ky ishte meleku Xhebrail a.s. i cili erdhi t'u mesoje njerezve fene e tyre! (Buhari)
Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
August 15, 2024
Çfare eshte Imani , Islami dhe Ihsani ?
August 09, 2024
Borxhi ne Islam
Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Ruajuni borxhit , sepse borxhi eshte brenge nate dhe nençmim dite." (Enesi)
Nje here profeti Muhammed a.s. kishte marr nje borxh. Nje dite paraqitet tek profeti Muhammed a.s. personi per tia marr borxhin. Si shume beduin dhe ky ishte i rende ne sjellje, dhe ashtu rend ia kerkoj borxhin profetit a.s. Kjo gje shkaktoj reagimin e shokeve te Profetit a.s. duke i thene: Turp te kesh! A e dini se me po flet? Mirepo beduini, vazhdoj duke thene: Erdha vetem te kerkoj borxhin dhe hakun tim!
Atehere nderhyri profeti Muhammed a.s. duke u thene shokeve: "Ju duhet te mbanit anen e tij se ky njeri kerkon te drejten e vet."
Pas kesaj profeti Muhammed a.s. ia lau borxhin dhe sebashku u ulen dhe konsumuan ushqim. Per kete qendrim te drejte beduini i thote Muhammedit a.s: Ma ktheve borxhin ne menyre te mire ndaj Allahu ua shperblefte!
Me kete rast Profeti Muhammed a.s. per te mesuar shoket dhe besimtaret tha: "Kjo eshte nje pune e mire! Njerezit qe mbajne anen e atij qe ka te drejte jane me te dobishmit nder njerez! Nuk ka te ardhme nje shoqeri ku i dobti nuk mundet te marr te drejten e vet pa e lenduar kush!" (Ibn Maxhe)
August 02, 2024
Lutja në rast vështirsije
Profeti Muhammed a.s. ne raste te veshtira ka bere kete lutje (dua):
"La ilahe il-lAllahu el Adhim , el Halim la ilahe il-lAllahu rabul arshil adhim! La ilahe il-lAllah rabus-semavati ve rabul-erdi ve rabul-arshil kerim." D.m.th: "Nuk ka Zot tjeter veç Allahut te Lartesuar!Te Urtit! Nuk ka zot tjeter veç Allahut , pronarit te arshit. Nuk ka zot tjeper perveç Allahut! Allahu eshte Zot i qiejve, i tokes dhe i arshit!"
Ose duan tjeter:
"Ja Hajju ja Kajjum! Birahmetike es tegithu!" D.m.th: "O i Gjalle Pergjithmone (Allah)! O Mbikqyrsi i çdo gjeje! Ne meshiren Tende mbeshtetem!"
Duaja e Istiharës (Lutja për mir ose kur dëshiron të relizohet diçka)
Profeti Muhammed a.s. ju mesoj shokeve te tije duan e istihares sic ua mesoi fjalet e Kur'anit te bekuar. Per kete dua ai u thoshte: Kur ndonjeri nga ju deshiron te vendos per ndonje pune te mire, le te fal dy rekat namaz nafile dhe pastaj te thote kete dua:
"Allahumme inni estehiruke bilmike ve estekdiruke bikudretik. Ve es-seluke min el fadlik el adhim. Fe inneke takdiru ve la akdiru ve talemu ve la alemu ve ente al-lamul gujub. Allahumme in kunte ta'lemu enne hadhel emre hajrun li , fi dini ve meashi ve akibeti emrij ve axhilihi ve axhilihi fakdirhu li ve jes-sirhu li thumme barik li fihi ve in kunte ta'lemu enne hadhek emre sherrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri ve axhilihi ve axhilihi fasrifhu anni vesrifni anhu vekdir lijel hajre hajthu kane thumme rad-dini bihi." D.m.th: "O Allah! Me diturin Tende kerkoj hajrin (te miren)! Kerkoj ndihme prej fuqise Tende, kerkoj prej te mirave Tua te shumta, sepse Ti (Allah) je i Gjithefuqishem , ndersa une jam i dobet. Ti (Allah) din çdo gje, ndersa une nuk di ! Ti (Allah) qe i din te fshehtat. O Allah! nese kjo pune imja eshte e hajrit (e mir) fene dhe jeten time , per kohen e tashme dhe te ardhmen bej te mundshme qe te realizohet, Lehteso dhe Beko! Po nese kjo pune eshte e demshme per fene dhe per tani dhe me vone , e per ahiret (boten tjeter) , atehere largoj nga une dhe me largo mua nga ajo , me percakto hajrin ne çdo pune dhe me ben te jem i kenaqur me te!"
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush e ka bere duan e istihares nuk eshte penduar!"
Lutja bëri bashkë dy dijatar të njohur islam
Tregohet se nje here dijetari i madh imam Ahmed ibn Habel shkoi ne qytetin e Bagdatit. Nata e zuri ne xhami dhe pasi fali namazin e jacise dhe te gjithe u laguan pergjegjesi i xhamis ngase nuk e njihte i thote: "Dil pasi do e mbyll xhamin dhe asnje nuk lejohet te qendroj!" Dhe pse ishte nate me shi imam Ahmedi doli por nuk dite ku te shkonte. Ashtu ne shi njeri e shikon imam Ahmedit dhe i thote: Pse ri ne shi? Ai iu pergjigj: Per zotin nuk kam kur te shkoj! Nje burr tjeter qe degjoj kete i thote: Eja tek une sonte!
Kurr arriten ne shtepi burri u kujdes per per mysafirin i cili vazhdimisht permende Allahu xh.sh. Kjo gje i beri pershtypje imam Ahmedit dhe e pyet: Po shikoj qe e permend Allahun shpesh! Si keshtu? Burri i thote: Vallai kjo gje me ka dal per mir! Me kete permendje te Allahut per çdo lutje qe bej Allahu mi ka pranuar lutjet, vetem nje lutje (dua) nuk me eshte plotesuar dhe inshallah Allahu ma pranon para se te vdes! Imam Ahmedi e pyet: Mund ta di cfare eshte ajo lutje? Ai i thote: E kam lutur Allahun qe te mos ma marr shpirtin pa u takuar me nje dijetar te madh te islamit!
Me emocione te medha imam Ahmedi i thote: "Allahu ta ka pranuar lutjen , sepse kete mysafir qe e more ne shtepi e ka emrin Ahmed ibn Habel! I zoti i shtepis filloj te qaj nga gezimi dhe e perqafon imam Ahmedin i cili me habi e pyet: Po ti kush je? Ai i thote: Une jam Is-hak ibn Rahavi!" (Edhe ky nje tjeter dijetar).
Vërtet syt e mi nuk shikojnë por zemra ime po !
Nje i veber falej gjithmone ne xhami mirpo nje dite teksa shkonte ne xhami bie ne nje grop dhe plagoset ne koke. Kur kthehet ne shtepi familjaret i thone: Ti nuk e ke obligim te shkosh ne xhami pasi je i veber, ndaj falu ne shtepi. Ai u thote: Sikur koka dhe trupi im te behet cop cop , perseri nuk do e braktis xhamin kete veper me nenshtrin ndaj Allahut xh.sh. siç e bente dhe profeti yne i dashur Muhammedi a.s. do e bej dhe une ! Vertet syt e mi nuk shikojne por zemra ime po!
Ate nate ai shikon ne enderr profetin Muhammed a.s. i cili e pyet per shkakon e replikes ne familje? Ai iu pergjigj: O i dashutuni i Allahut! Kete e bera per Allahun dhe per ty! Ne kete caste profeti Muhammed a.s. i prek syt me doren e tij.
Kur zgjohet te nesermen ne mengjes, ai nuk ishte me i verber. Per shkak te besimit ne Allahun xh.sh. dhe dashuris ndaj Profetit te Allahut Muhammedit a.s. Allahu ia ktheu shikimin e syve!
Mbi sinqeritetin e te besuarit ne Allahun xh.sh, profetit Muhammed a.s. ka thene: "Nuk eshte devotshmeria me fjale te bukura, as çfare ben para njerezve, por devotshmeria eshte ketu, (dhe e vendosi doren ne zemer)." (Buhari)