September 10, 2024

Kursimi, dashuria ndaj njerëzve dhe pyetja e duhur

Profeti Muhammed a.s. ka thene: 
"Kursimi me mend eshte gjysma e nafakes, dashuria ndaj njerezve eshte gjysma e mendjes dhe pyetja e qelluar eshte gjysma e dijes." (Taberani)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Vizita e varrezave

 

Nga Enesi r.a. transmetohet se profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Shko me shpesh te varrezat dhe veshtroi ato, qe te marresh mesim duke medituar mbi ringjalljen pas vdekjes."  (1)

Pergatiti
Gezim KOPANI


________
1. Transmeton Ahmedi r.a. se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ikrau ala meutekum surete jasin" d.m.th; "Lexojeni suren Jasin te vdekurve tuaj!"

Bëj mirë atyre që e meritojnë dhe që nuk e meritojnë - Hadith

Nga Ibn Amri r.a. transmetohet se profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Bej mire atyre qe e meritojne t'ju besh mire , si edhe atyre qe nuk e meritojne ate. Nese vepra jote e mire arrin deri tek ai qe e meriton, atehere ke arritur te miren (ke fituar sevape te medha), por nese nuk arrin , atehere do marresh sevapet si bamires.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Qendro ne rrugen e drejte - Hadith

Ebu Hurejra r.a. transmeton se profeti Muhammed a.s. ka thene: 
"Perqendrohu ne rrugen e drejte , dhe sjellja jote le te behet shembull per te tjeret!"

Pergatiti
Gezim KOPANI

September 09, 2024

Mesazh urimi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë

Shkolla 9-vjeçare Migjeni Pukë (9.9.2024)


Te dashur nxenes te rrethit Puke!
Te nderuar mesues!
Ne kete dite te fillimit te vitit te ri shkollore ju uroj vit te mbare dhe te sukseshem ne rrugen e nxenjes se dijes! Urim te veçante kam per te gjithe nxenesit qe sot ulen per here te pare ne bankat e shkolles . Po ashtu edhe stafin pedagogjik i uroj vite te mbare dhe te sukseshem!

Gezim KOPANI 

September 06, 2024

Allahu dhe meleket e tij luten per mesuesit e dijes


Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Vertet Allahu xh.sh, meleket e qiellit dhe te tokes, te gjithe se bashku nderojne dhe luten per ate qe u meson te miren njerezve." (Ebu Davud)


Pergatiti
Gezim KOPANI

Shkolla Normale , Elbasan (1909)

 


Kjo fotografi eshte vitit 1909 dhe mban shenimin si vijon:

Drejtori , Profesore dhe Miq e Bamires te Normales se Elbasanit 
Tue fillue prej se majtes ne kembe : Sotir Peci , Simon Shuteriqi , te tjeret nuk mund ti dallojme
Ndejun: Aleksander Xhuvani , N.N, Luigj Gurakuqi , H. Ibrahim Dalliu , Dervish Beg Elbasani 

Gezim KOPANI