Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Fqinjte klasifikohen ne tre grupe: Fqinj qe ka nje te drejte e qe eshte e qe eshte themelore: fqinj me dy te drejta dhe fqinj me tre te drejta.
1. Fqinji me nje te drejte eshte fqinji idhujtar me te cilin nuk je ne lidhje familjare. E drejta e tij eshte e drejta fqinjesore.
2. Fqinji me dy te drejta eshte fqinji mysliman. Ndaj tij keni oblikim fqinjesor dhe islam.
3. Fqinji me tre te drejta eshte fqinji mysliman dhe lidhje gjaku. Ndaj tij ke obligim fqinjesor, islam dhe farefisnor."
Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
October 04, 2024
Fqinjtë klasifikohen në tre grupe
Mjerimi i madh
Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Eshte mjerim i madh kur te ardhurat jane te pakta dhe ke familje te madhe."
October 03, 2024
Bukuria e njeriut është të folurit e tij
Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Bukuria e njeriut eshte gjuha e tij, (te folurit me edukate dhe urtesi)." arb: "El xhemelu fir rexhuli el liseni."
Popullsia e rrethit Pukë sipas CENS 2023
Sipas CENS 2023 rrethi i Pukes ka 11100 banore te ndara ne dy bashki. Me konkretisht Bashkia Puke ka 6222 banor ndersa Bashkia Fushe Arrez ka 4878 banore.
Nese do krahasojme te dhenat e vitit 2023 me ato te vitit 1930 dek qe rrethi Pukes ka 3337 banor me pak, pasi ne vitin 1930 rrethi i Pukes kishte 14437 banor.
Shiko tabelat
![]() |
CENS 2023 , fq.67 |
![]() |
Tabel e publikuar tek Hylli i Drites ne vitin 1930 fq.389 |
September 29, 2024
Popullsia banuese sipas besimit ferarë dhe gjinisë në Shqipëri sipas CENS 2023
Sipas CENS 2023 popullsia banuese në Republiken e Shqipërisë është: 2.402.113 banorë.
Nga të cilët:
1.Mysliman: 1101718
2.Mysliman Bektashi: 115644
3.Krishter Katolik: 201530
4.Krishter Ortodoks: 173645
5.Krishter Ungjillorë: 9658
6.Tjetër besim fetarë: 3670
7.Besimtarë të pacilësuar: 332155
8.Ateist: 85311
9.Përferoj të mos përgjigjem: 244331
10.Nuk disponohet:134451
Për më shumë shiko tabelen:
September 27, 2024
Popullsia e Pukës në vitin 1930
Sipas publikimit te bere ne Hylli i Drites ne vitin 1930 Puka ka 14437 banore. Nder te tjera tabela jap te dhena edhe per sipefaqen bujqesore dhe pyjore ku i gjithe rrethi ka 804,80 kmq.
Sa me siper shikoni tabelen
![]() |
Tabel e publikuar tek Hylli i Drites ne vitin 1930 fq.389 |
Perveç ketyre te dhenave bie ne sy fakti se Qarku i Shkodres kishte si N/Prefekture te saj:
1. N/Prefektura Lezhe , 2. N/Prefektura Puke , 3. N/Prefektura Mirdite , 4.N/Prefektura Malsi e Madhe dhe 5.N/Prefektura Dukagjin.
Lexo: Popullsia ne meshkuj te Pukes, Iballes dhe Malziut ne vitet 1878 - 1879
Ju mund te mesoni me shume duke klikuar: Histori
September 26, 2024
Bashkëshortës së Ebi Lehebit i bllokohen sytë
Ne fillim te jetes se tij Profeti Muhammed a.s. u perball me sfida te ndryshme. Njera me e veshtir se tjetra. Nje nder keto ishte Ummi Xhemil e cila sebashku me bashkeshortin e saj Ebi Lehebin kishin qellim te shkaterronin profetin Muhammed a.s. Ummi Xhemil grumbullonte ferra dhe ia hidhte rruges Muhammedit a.s. kur ai kalonte, madje filloi te grumbulloj flliqesira te cilat i vendoste tek porta e shtepise se profetit Muhammed a.s.
Nje dite ajo vendosi te hakmerret kur degjoi fjalet e sures Mesed qe thote: "Qoft i shkaterruar Ebi Lehebi...Atij nuk do i bej dobi pasuria e tij, dhe as ajo cfare ai fiton. Ai do hyje ne zjarr te ndezur flak, bashke me te edhe gruaja e tij e cila barti ferra."
Ummi Xhemil merr nje gur ne dore dhe niset per te goditur profetin Muhammed a.s. Ne kete kohe Muhammedi a.s. ndodhej ne Qabe sebashku me Ebu Bekrin r.a. Kur arriti Ummi Xhemil prane tyre , Allahu xh.sh. ia bllokoi syt per te mos shikuar profetin Muhammed a.s. dhe ajo nuk shikoi tjeter pos Ebu Bekrin r.a. te cilit i tha:
-Ku eshte ai shoku yt? Degjova se ai po me ofendon. Betohem se do ti bie me kete gure! Dhe u largua.
-O i derguari i Allahut ! A nuk te shkoi kjo grua !? tha Ebu Bekri r.a.
-Jo, nuk me shikoi pasi Allahu xh.sh. ia bllokoi syt per te mos me shikuar! - iu pergjigj Profeti Muhammedi a.s. (1)
______________
1. Shkaku i zbritjes (Sebebi nuzul) i sures El Mesed sipas Ibni Abbasi r.a. eshte: "Kur Allahu xh.sh, udheroi Muhammedin a.s. ti therras ne rrugen e drejte pra ne Islam te afermit, Muhammedi a.s. u ngjit ne bregun e Safas dhe i thirri me emer fiset (kable) e kurejsheve. Kush mundi shkoj disa dergun dike per te mesuar se cfare do thote. Atu u tubuan njerezit dhe xhaxhai i tij Ebi Lehebi. Te pranishmit i than: Perse na thirre? Muhammedi a.s. u tha: Nese ju them se disa kalores ndodhen pas asaj lugine dhe kan ndermend tju sulmojne, do me besoni? Ata thane: Po, pasi kurre nuk kemi provuar se ti genjen apo mashtron! Muhammedi a.s. tha: Pra une po ju them se jeni prane nje ndeshkimi shume te ashper! Ebi Lehebi i tha: Qofsh i mallkuar , per kete na ke thirr?! Atehere u shpall kjo sure, pra surja El Mesed. Muhammedi a.s. u thoshte njerezve: Thuani la ilahe il-lallah dhe shpetoni ndersa Ebu Lehebi u shkonte prapa dhe u thonte: Mos e degjoni kete genjeshtar, mashtrues! Armiqt me te betuar te Profetit Muhammed a.s. ishte Ebi Lehebi me bashkeshorten e tij Ummi Xhemil e cila ishte motra e Ebu Sufjanit. Ebi Lehebi u thoshte njerezve: Nese eshte e vertet ajo cfare thote Muhammedi atehere une sebashku me pasurin time dhe djemt e mi, do tju shpetoj nga ai denim. Ndaj Kur'ani zbriti ajetin ku thote: "Atij (Ebu Lehebit nuk do ti bej dobi pasuria e tij dhe as ajo cfare fiton." (El Mesed;2)
Dy djemt e Ebi Lehebit e pranun islamin ndersa Ebi Lehebi vidq jo besimtar pas luftes se Bedrit dhe mbeti i pavarrosur per tre dite derisa u fry. Atehere me nje kerrab e terhoqen zvarre dhe e hodhen ne nje humner.)