Çeshtja e menstruacione ka rendesi te veçante pasi ata ndryshojne gjendjen truperore dhe jo vetem te grave. Menstruacionet ne islame quhen " Hajd " ka raste edhe si " nifas ". Gjate diteve te tyre grat jane te obliguara ti kushtojne vemendje shendetit te tyre po ashtu pasja kujdes ne kryerjen apo mos kryerjen e disa veprimeve si: Gjate zakoneve te mos lahen me uje te bollshem pasi mund te shkaktoj hemoraxhi, mos falja e namazit, mos agjerimi, mos leximi vete i Kur'anit , mos kryerja e mardhenieve seksuale etj deri ne kalimin e diteve.
Ne kohe te ndryshme dhe ne injorance grate me cikel menstrual konsideroheshin nga burrat si te flliqura , madje aq sa i largonin nga shtepit apo nuk banonin ne te njejten shtepi. Kjo arriti deri ne ate pike sa burrat kete sjellje e bene norme. Nga ana tjeter grat perveç veshtirsive te ciklit menstrual perballeshin me perbuzjet dhe ofendimet e ndryshme.
Rreth kesaj çeshtje islami grat i lartesoj madje me sjelljen e profetit a.s. i mesoi burrat se si te silleshin me bashkeshortet e tyre gjate diteve te tyre. Rreth kesaj çeshtje e kane pyetur Profetin Muhammed a.s. derisa Allahu xh.sh zbriti ajetin ku thote: "Te pyesin per menstruacionin (hajdin) thuaju: Ajo eshte gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjate mesentruacionit dhe mos iu afroni atyre per mardhenie intime derisa te pastrohen. Kur te pastrohen, atehere afrohuni atyre ashtu sic u ka lejuar Allahu..." (El Bekare, 222)
Kur jobesimtaret (hebrejt) e degjuan kete thane: "Ky njeri nuk len gje pa kundershtuar dhe pa ndaluar!" Kur Usejd iben Hudajri dhe Ubade iben Bishri degjuan keto fjale shkuan tek tek Profeti a.s. dhe i thane: O i derguari i Allahut! Hebrejte thone kete dhe kete, po valle ne nuk do kemi asnje marrdhenie me grate? Profeti Muhammed a.s. u merzit aq shume saqe keto menduan se ai u hidherua me ta dhe teksa po dilnin jasht shikuan nje dhurate nje sasi qumshti qe ia kishin derguar Muhammedit a.s., Profeti Muhammed a.s. u dha qumsht atyre dhe ata pin dhe me pas ata e kuptuan se Muhammedi a.s. nuk ishte merzitur me ta." Keto te cilet shpifnin per profetin Muhammed a.s. nuk shikonin veten e tyre ku ishin ne ditet e tyre bashkeshorten e quanin flliqesir apo nuk banin ne te njejten shtepi por qen kunder rregullave qe profeti Muhammed a.s. vendosi me urdher te Allahut kur grat jane ne ditet e tyre.
Aq te interesuara u ben grat saqe te gjitha e pyesnin Aishen rreth sjelljes se profetit a.s. kur ajo ishte ne ditet e saj.
Nje here Aishja r.a tregon: "Kur isha me cikel kam pire ngha ena dhe me pas ate ia dhash Muhammedit a.s. dhe ai piu nga ena ne njejtin vend ku une kisha vendos gojen..." (Buhari)
Madje Aishja r.a. u thoshte: "Ferkoje me uje dhe nje cope perlhure vendin e perlyer me gjak." (Buhari)
Ndersa Ummu Atijah r.a. tregon: "Pas larjes se trupit (gusull) me mbarimin e ciklit na u lejua te perdornin era te lehta..." (Buhari)
Disa me pretekstin e mesntruacioneve largohen nga bashkeshortet e tyre, mirepo kjo nuk ka ndodhur ne traditen e profetit Muhammed a.s. Hajdi eshte pastrim dhe rifreskim per grat, madje gjate diteve te tyre profeti Muhammed a.s. jo vetem qe nuk eshte larguar bashkeshortes qe ishte ne ditet e saj, por ai mbeshteste koken e tij ne prehrin e saj. Mbi kete Aishja r.a. tregon: "Teksa ishim te dy ne shtrat te mbuluar me erdhen zakonet (mesntruacionet). Une u terhoqa lehete dhe vesha rrobat e diteve te mija. Ai (Muhammedi a.s.) pyeti: Te erdhen nifasi (zakonet)? Po i thash! dhe ai me tha: Afrohu. Keshtu u shtriva bashke me te dhe u mbuluan me çarçaf." (Buhari) ose hadithi tjeter ku Aishja r.a. thote: "...Kur isha ne ditet e mija (mestruacione), ai me ledhatonte dhe me perqafonte..." (Buhari)
Mbi kete teme tregon Aishja r.a. se: "U nisem per te kryer haxhin, dhe kur arritem ne Sarif (vend afer Mekkes) me erdhen ditet e mia. Kur hyri tek çadra ime profeti Muhammed a.s. une po qaja dhe ai e kuptoj dhe me tha: Kete e ka caktuar Allahu per bijat e Ademit. Bej te gjitha veprimet e haxhit por tavaf (rrotullimi rreth Qabes) nuk mund te besh." (Buhari)
Ne lidhje me kete Ebu Said Hudriu r.a. transmeton se: "Profeti Muhammed a.s. shkoi ne vendin ku falej namazi i Kurban Bajramit apo Fitri. Kaloi nga grate dhe pasi u tha jepni Sadaka dhe u terhoqi vemendjen nder te tjera u tha: A nuk eshte fakt se kur gruaja eshte me mestruacione (nifas), as nuk mund te falet dhe as nuk mund te agjeroje? Apo pohuan duke thene: Po!..." (Buhari)
Muadhi r.a. tregon: "Nje grua pyeti Aishen; A duhet ti fal namazet qe nuk i kam fale gjate diteve te mia? Aishja r.a. tha: A prej Harurahve (1) je ti ? Edhe ne kohen e profetit Muhammed a.s. na vinin zakonet, por profeti a.s. nuk na udheronte ti falnim namazet e humbura." (Buhari)
Sa i perket leximit te Kur'anit profeti Muhammed a.s. ka thene: "Burri xhunub (kur eshte i papaster - dal leng nga organi gjinital) dhe grat me menstruacione (hajz) nuk ben te lexojne (as ta prek) asgje nga Kur'ani i bekuar." (Taberani)
Dijetaret e kater meth-hebeve kane dhene mendim se: Grat qe jane me zakone nuk duhet te hyjne ne xhami kjo duke u bazuar ne suren Nisa ajti 43 ku Allahu xh.sh. thote: "O ju qe keni bezuar, mos iu afroni namazit duke qene te dehur derisa sa te dini cfare flisni e beni, as kur jeni xhunub (te papaster) derisa te pastroheni." Po ashtu edhe ne hadithin kur profeti Muhammed a.s. thote; "Nuk lejoj te hyje ne xhami ajo qe eshte me haji (menstruacione) dhe ai qe eshte xhunub (i papaster)." (Ebu Davudi)
________
1. Harurah eshte nje fshat ne Kufe ku havarixhet detyruan grat te falnin namazet e humbura gjate mestruacioneve pasi atyre tju ken kaluar