Zekati eshte nje nga pese shtyllat e islamit. Si fjale zekat do te thote: "te pastrosh" , "te shtosh" apo "te bekosh" pasurin. Si perkufizim zekat do te thote; Te japesh nga pjesa e caktuar e pasurise qe Allahu xh.sh obligon te jepet te varferve. Ne aspektin terminologjik zekat do te thote: "Shpronesimi per hir te Allahut i nje pjese te caktuar te pasurise, nga pasuria e vecante, per llogari te personit te vecante qe ka percaktuar Allahu xh.sh." Mbi detyrimin e dhenies se zekatit Allahu xh.sh. thote: "Merr prej pasurise se tyre lemoshe qe ti pastrosh me te dhe t'u shtosh." (Et Teube, 103)
Urtesia e dhenies se zekatit
Ai qe ploteson kushtet e dhenies se zekatit ka keto miresi; pastron shpirtin, pasurin dhe ndikon ne ruajtjen e pasurise. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ruajeni pasrin tuaj me zekat, sherojeni te semuret tuaj me sadaka dhe largoj te keqijat me dua." (Taberani)
Dhenisi i zekatit behet sebeb (shkaktar) i ndihmes ndaj te verferit apo vendeve te veçanta si xhamit, medreset nese ai i jep tek keto te fundit. Nder te tjera ai qe jep zekatin ati i shtohet bereqeti. Per kete Allahu xh.sh. thote; "Shembulli i atyre qe pasurin e tyre e japin ne rrugen e Allahut, eshte si shembulli i nje kokrre gruri qe mbin shtat kallinj, ne secilin kalli mbijne njeqind kokrra. Allahu ia shumefishon atij qe deshirn, Allahu eshte Bujar i madh dhe i di qellimet." (El Bekare, 261)
Detyrimi i dhenies se zekatit
Dhenien e zekatit e ka detyre cdo mysliman qe ka nje shume (kuot) pra Nisab nga cdo lloj pasurie. Zekati paguhet per cdo shume qe mbetet pasi jane mbuluar shpenzimet e domosdoshme per ushqim, strehim, veshmbathje, paisje (makineri, automjete, apo kafshe qe mundesojne te ardhurat apo punen). Shume e mbetur ka kush qe te ket qendruar nje vit i plote pa u prekur.
Aq rendesi ka zekati saqe Allahu xh.sh. e ka permendur ate ne Kur'anin e bekuar ne 32 vende. Allahu xh.sh. thote: "O ju qe keni besuar! A tju tregoj per nje tregti te bujshme qe ju shpeton prej nje denimi te dhembshem; Ti besoni Allahut dhe te derguarit te Tij, te luftoni ne rrugen e Allahut me pasurin tuaj dhe me veten tuaj, e kjo eshte shume me e dobishme per ju, nese jeni doni tani." (Es Saf; 10-11)
Dhenia e zekatit u be detyrim ne muajin sheval, viti i dyte i hixhretit pasi ishte bere detyrim agjerimi i ramazanit dhe dhenia e sadakas se fitrit. Per kete eshte transmetimi i Kajs b. Sad b. Ubade qe ka thene: "I derguari i Allahut , Muhammedi a.s. na urdheroi per dhenien e sadakas se fitrit para se te na detyrhej zekati, dhe me pas u be farz (detyrim) zekati." (Ahmedi etj)
Ibn Abbasi r.r. tregon se: Kur profeti Muhammed a.s. dergoi Muadh ibn Xhebelin r.a. si gurvenator te tij ne Jemen nder te tjera i tha: "Ftoi ato te pranojne shehadetin pasi ato jane ithtar te Librit. Nese pranojne thuaju qe Allahu ka urdheruar te falin pese kohe namaz gjate dites dhe nates, nese e pranojne thuaju; se Allahu ka urdheruar per dhenie te sadakas nga pasuria e tyre, e cila merret nga te pasurit mysliman dhe u ndahet te varferve."
Mbi detyrimin e dhenies se zekatit eshte se; zekati eshte nje nga pese shtyllat e islamit ku Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Islami eshte i ngritur mbi pese shtylla; 1. Deshmia se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe Muhammedi eshte i derguari i Tij, falja e namazit (5 kohe), dhenia e zekatit, agjerimi i muajit ramazan dhe berja e haxhit per ata qe kane mundesi." (Buhari)
Ali r.a. tregon: "Profeti Muhammed a.s. ka thene: Allahu ka detyruar myslimanet e pasur te japin nje pjese nga pasuria e tyre sipas nevojave te te varferve te tyre. Te varferit nuk do vuajne kurr nga uria apo veshmbathja derisa myslimanet e pasur te mos neglizhojne detyrimin e tyre.(pra dhenien e zekatit).Nese nuk e japin Allahu me siguri do u kerkoj llogari dhe do ti denoj ashper." (Ne librin "Es Safir te Taberanit shenon kete hadith per te cilin ka shkruar: Kete hadith e kam transmetuar vetem nga Thabit ibn Muhammed Zahidi)
Sipas konsensusit islam (ixhma) te dijetareve mysliman eshte percaktuar se zekani nuk mund te lihet pa u dhene per secilin mysliman qe ka plotesuar kushtet.
Llojet e pasurive qe detyrohet te jepet Zekat
Zekat jepet per: ar, argjend , monedha, kafshe, mallra tregtie, xeherore, pasuri te fshehura ne toke, stoli, miresit tokesore.
Zekati ne ar; Per dhenien e ketij zekati ka kusht te padiskutueshem plotesimin e kuotes (nisab) i cili eshte te pakten 20 mithkal , pra 91.6 gr ar. Per kete kemi hadithin kur profeti Muhammed a.s. i thote Aliut r.a; "Nuk e ke detyrim zekatin derisa ti plotesosh njezet mithkal, kur ti plotesosht njezet , per ato jep zek gjysme mithkali." pra nga 91.6 gr ar detyrohet te jape zekat 2.5%.
Per argjendin kur kuota (nisabi) eshte plotesuar qe sipas Hanefis eshte i barabarte 700 gram argjend , atehere per kete jep 2.5% zekat. Nga Amr Ibni Hazmi trans se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne argjend nuk ka zekat derisa te plotesohet dyqind derhem (200 = 700 gram argjend), dhe kur te ndodh kjo (pra 700 gram argjend) atehere per te duhet dhene zekat pese dirhem (qe i bie 2.5%)"
Nese ndonje ka pasuri ne ari por qe nuk ka arrit kuoten dhe nga ana tjeter ka pasuri ne argjend por edhe per kete nuk ka arritur kuoten (nisab) atehere sipas Hanefise percaktohet vlera dhe per te jep zekatin.
Zekati i monedhes perllogaritet sipas perqindjes se caktuar te kuotes (nisab) te arit dhe argjendit, pra nese ke aq monedh sa eshte kuota (nisabi) te arit dhe argjendit atehere duhet te jap zekatin e monedhes.
Edhe per stolite e grave qe jane prej ari, argjendi jepet zekat ndersa per inxhit apo ato te nxerura nga deti jo. Sipas Hanefis nese stolit prej ari , argjendi te femres plotesojne kuoten (nisab) atehere per cdo vite duhet dhene zekatin e tyre. Per kete trans Ebu Davudi r.a. se: "Nje grua shkon tek profeti Muhammed a.s. e cila me vete kishte edhe vajzen e saj. Ne dore vajza kishte dy zinxhire te shtrenjte prej ari, dhe profeti Muhammed a.s. tha: E jep zekatin e kesaj? Jo, tha ajo. Profeti a.s. i tha: Nese nuk e jep keto zinxhir do behen zinxhir te zjarrit te xhehenemit. Kur e degjoj kete, vajza i hoqi nga dora dhe i leshoi para profetit a.s. duke thene: Keto dy zinxhir le te jene per Allahun dhe te derguarin e tij."
Zekati i kafsheve konsiderohet pasuri por qe duhet plotesuar disa kushte qe detyrojne dhenien e zekatit te tyre, psh; te jene kafshe shtepiake (jo kafshe te egra)pra te jene ne pronesi, kafsha duhet te kete kaluar ne kullote mbi gjasht muaj, kafsha te plotesoje nje vit ne pronesi pasi profeti Muhammed a.s. thote: "Nuk ka zekat ne pasuri pa plotesuar ajo vitin.", kafsha te ruhet per tu shtuar. Kafshet per te cilat jepet zekat jane: deve, lope, dhente. Kuota (nisabi) sipas katogorise eshte: Prej 30-39 lop apo buallica jepet zekat nje viç qe eshte nje vjeçar, per kete kategori mbi 40-59 cope jepet zekat nje meshtjerre apo nje viç qe eshte dy vjeçar, mbi 60-79 cop jepet zekat nje meshtjerre apo viç qe ka mbushur 2 vjet nje viç tjeter qe ka mbush 1 vit, mbi 80-89 cop jeper zekat 2 meshtjerre apo viça qe kan mbush 2 vjet, 90-99 cop jepet tre viça qe kan mbush 1 vit per 100 cop jepet 2 viça qe kan mbush 1 vit dhe nje tjeter qe ka mbysh 2 vjet. Zekati per kuaj , mushka dhe gomer nese jane per tregti atehere ato llogariten ne mallrat e trektise dhe per to jepet zekat. Sipas Hanefise per kafshet qe jane saime d.m.th qe kullosin ne gjendje te lire dhe te perzira meshkuj dhe femra dhe ruhen per shtimin e tyre, pronari i tyre detyrohet dhenien e zekatit per ta, duke zgjedh se percilen do jap zekatin, pra per kuajt etj, per secilin kale jep zekat nje monedh (derhem), nese jo, atehere i kthen ne vlere dhe per cdo 200 monedh (derhem) jep zekat nga pese monedha (derhem), si zekati i tregtise. Xhabiri r.a. ka thene: "Per cdo kale qe ushqehet ne kullota, jepet nje dinar ose dhjet dirhem." (Bejhaki)
Sa i takon zekatit ne kafshet e imta bejne pjese delia dhe dhia. Enesi r.a permend Ebu Bekrin r.a; "Ne zekatin e dheneve te cilat kulloson te lira (saime), nese jane 40-120 jepet zekat nje dele."
Me kontrektisht; 40-120 cop jepet zekat 1 dele, 121-200 cop jepen 2 dele, 201-399 cop jepet 3 dele, 400-499 cop jepen zekat 4 dele.
Sa i takon zekatit te mallrave te trektise nuk bejn pjese; ari, argjendi dhe monedha, jasht ketyre bejne pjese te gjitha te tjerat. Zekati i mallrave te tregtise duhet te plotesojne kushtet; Vlera e pasurise per tregeti te kete plotesuar kuoten (nisabin), te kete kaluar 1 vit prej dites qe eshte bere pronar i saj me qellim tregtie. Ai qe eshte bere pronar kushtezohet qe pronari ta kete blere me qellim tregtie. Tregtari per dhenien e zekatit pasuror duhet te llogaris kapitalin , fitimin , rezervat dhe pastaj te hollat ne pergjithesi dhe per te gjitha keto jep zekat 2.5%. Sekati jepet edhe pasuri te cilen nje person ia ka dhene borxh ndokujt. Sa i takon zekatit te xeheroreve dhe atyre nentoksove bejne pjese; hekuri, bakri, nafta etj ne kete kategori bejne pjese ai thesar (rekkaz) i cili ka simbole jo islame por qe jane ar apo argjend. Kjo lloj thesari quhet rekkaz. Ai qe gjen rekkazin ne token qe eshte pronar , detyrohet te jap zekat 2.5%. Ky lloj zekati i jepet arkes se institucionit pergjegjes, nese vendi ka udheheqje islame jepet tek ajo e cila quhet " Bejtul Mal ", por nese thesari i gjetur ka simbole islame atehere ajo deklarohet ne organet pergjegjes dhe ruhet per nje vit dhe pas nje viti mund te ndahet si sadaka. Por nese e mban per nevojat e veta atehere konsiderohet pronar i saj dhe per kete duhet dhene zekat. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Per pasurin e gjetur ne brendesi te tokes, jepet zekat 1/5." (Buhari) Ose hadithi ku Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Pasuria e cila eshte gjetur ne rruge kalimtare ose ne ndonje vendbanim, nje vit duhet reklamohet dhe te lajmerohet, nese paraqitet pronari i kthehet e nese jo, atehere eshte e jotja. Nese ajo pasuri (thesar) eshte gjetur ne rruge jokalimtare ose jasht vendbanimit, per ate pasuri jepet zekat 1/5." Sa i takon zekatit te zeheroret aty bejne pjese materialet e; ngurta por qe perpunohen, shkrihen dhe ngurtesohen perseri, pra ari, argjendi etj. Per keto jepet zekat 20% (pra 1/5) pa marr parasysh plotesohet apo jo kuota (nisabi) Argument per kete eshte ajeti ku Allahu xh.sh, thote: "O ju qe besuat, jepni nga me e mira e asaj qe fituat dhe nga ajo qe jua dhame prej toke." (Bekare, 267)
Tek bereqetet tokesore bejne pjese prodhimet tokesore qe njeriu merr prej saj. Per kete eshte ajeti ku Allahu xh.sh. thote; "Diten e korrjes (veljes) se fryteve jepni ate pjese qe eshte detyrim." (En-am, 141) Ndersa profeti Muhammed a.s ka thene: "Ne ate qe ujitet nga qielli apo burimi ose eshte afer ujit jepet 10% pra 1/10 zekat, ndersa ato qe ujiten me mjete te ujitjes, gjysma 5% ." (Buhari)
Zekati i mjaltit jepet 10% pra 1/10 per kete eshte hadithi ku profeti Muhammed a.s. ka thene: "Jepe ushrin e saj pra 10%."(Ahmedi)
Kush e grumbullon zekatin?
Zekatin e grumbullon prijesi shteteror, ne rastin tone institucioni pergjegjes qe merret me grumbullimin e zekatit. Grumbulluesi duhet te jete njeri i drejte, i paster dhe njohes i kesaj fushe. Grumbulluesi nuk ka te drejte te marr psh kafshet me te mira, pasi demton pronarin e tij, as ate kafsh qe ushqen te voglin e saj, po ashtu nuk ka te drejte te marr me te dobten, pra shikon te mesmen.
Ku i jepet zekati?
Zekati u jepet te varferve dhe te ngrateve (fukara vel mesakin), punetoreve qe grumbullojne zekatin (el amiline alejha), atyre qe deshiron perfitimin e zemrave (muel-lefetul kulub), per lirimin e roberve (ve fi errikab), borxhlinjeve (vel garimine), per hir te Allahut (fi sebilil-lah), udhetareve (ibnus sebil). Allahu xh.sh thote: "Allahu caktoi detyrim qe zekati t'ju jepet vetem; te varferve, nevojtareve, te ngrateve qe nuk kan fare, punonjesve qe grumbullojne, atyre qe duhet tu perfitohet zemra (te dobeve ne besim), e duhet dhene edhe per lirimin nga roberia, te mbyturave ne borxhe, ne rrugen e Allahut dhe atij qe ka mbetur ne rruge...." (Teube, 60)
Kujt nuk i jepet zekati?
Jobesimtarit, ai qe ka mundesi te punoj dhe te fitojn por nuk e ben. Zekati nuk i jepet prinderve, gjysherve as pasardhesve si djalit, djalit te djalit, nuk i jepet vajzes ndersa femjeve te vajzes po, bashkeshorti nuk i jep zekat bashkeshortes ndersa bashkeshortia e pasur sipas Hanefis dhe jo vetem ka te drejte ti jap bashkeshortit zekatin. Zekati nuk i jepet te pasurit qe ka pasuri mbi kuoten (nisab) e cakatuar. Zekati nuk i jepet te semureve psikit, po ashtu edhe femijeve por i jepet personit qe i ka ne pergjegjesi ato.
Lutja e atij personi te cilit i jepet zekati
Uail ibn Huxher transmeton se Profeti Muhammed a.s. u lut per nje burre qe kishte ofruar per zekat nje deve te mire duke thene: "Allahu e meshiroftge ate dhe i dhente bereqet ne devete e tij." (En Nesai)
Zekati duhet te jepet ne kohe
Vonesa e dhenies se zekatit eshte e ndaluar me perjashtim te rastit kur nuk mund ta jap per shkaqe te forta. Buhari r.a. trasmeton: "Nje here une fala namazin e ikindis me Muhammedin a.s. Kur perfunduam namazin, ai me nxitim shkoi tek shtepia e tij dhe menjehere u kthye. Kur me shikoj te habitur me tha: Kisha lenene shtepi nje cop floriri qe ishte per zekat dhe nuk doja ta lija asnje nate ne shtepin time, keshtu qe udheriva ta ndanin."
Ndeshkimi i mos dhenies se zekatit
Ebu Hurejre r.a. tregon se Muhammedi a.s. ka thene: "Diten e kijametit devet dp ti shkojne prane pronarit te tyre ne formen me te mire qe kan pas ne kete dynja, dhe nese pronari i saj nuk e ka dhene zekatin e tyre ne kete dynja, atehere ato do ta shtypin me kembe. Keshtu do bejne edhe dhente te cilat nese pronari i tyre ne kete dynja nuk e kan dhene zekatin, atehere ato do ta shtyp me thundrat e tyre dhe do ti derrmojne me briret e tyre. Nga te drejtat e tyre pervec dhenies se zekatit per to (devet,dhent pra pasuria) eshte se ato duhet te milen te burimi qe te perfitojne te nevojtaret. Nuk dua thote Profeti a.s. qe diten e Gjykimit ndokush te vije i ngarkuar ne qafe me delen qe blegerin duke thene: Une nuk mund te te ndihmoj, pasi une ta shpalla mesazhin (urdherin) e Allahut xh.sh. Po ashtu profeti Muhammed a.s. tha: Nuk dua te vije ndonje nga ju diten e Llogaris i ngarkuar ne qaf me deve e cilla higellen dhe ai qe e mban te me thote: O Muhammed ! Te lutem ndermjeteso per mua, dhe une do i them: Nuk mundem te te ndihmoj , pasi une ua shpalla mesazhin e Allahut." (Buhari)
Per mos dhenien e zekatit Allahu xh.sh. thote: "...Lajmeroi per nje deim te dhembshem ata qe ruajne arin dhe argjendin dhe nuk e japin ne rrugen e Allahut." (Et Teube, 34) Ose ajeti tjeter ku Allahu xh.sh. thote: "Ata qe behen koprrace me te mirat qe ua ka dhene Allahu, kurresesi te mos mendojne se keshtu eshte mire per ta! Jo, kjo eshte me keq per ata. Ajo qe kane grumbulluar do tu ngarkohet atyre ne qafe Diten e Kijametit." (Ali Imran, 180)