Tehexhud do te thote: namaz vullnetar i cili falet para agimit. Mbi kete namaz transmeton Ibn Abbasi r.a; Sa here qe profeti Muhammed a.s. ngrihej per te falur namaz thoshte; "Allahumme ente Kajjimus semavati vel erdi ve men fihinne ve lekl hamd. Ennte Nurus semavati vel erdi ve men fihinne, ve lekel hamd, Ente Melikus semavati vel erdi ve men fihinne, ve lekel hamd. Entel Hakka ve va'dukel Hakk, ve likaauke hakkun, ve kaulke hakkun, vel xhennetu hakkun, ve naru hakkun, ve nebijjune hakkun, ve Muhammedun Sal Allahu alejhi ve selam hakkun, ves saatu hakkun! Allahumme leke eslemtu ve ilejke hakemtu. Fag fir li ma kaddemtu ve ma ah-hartu, ve ma esrertu, ve ma a'lentu. Entel Mukaddimu ve entel Muah-hiru, la ilahe il-la Ente."
D.m.th: "O Allah! Gjithe lavdrimet dhe falenderimet jane vetem per Ty! Ti je mbajtesi i qiejve dhe i tokes dhe i gjithe cfare gjendet ne to. Gjithe lavderimet dhe falenderimet jane vetem per Ty! Ti je Drita e qiejve dhe tokes dhe i gjithe cfare gjendet ne to. Gjithe lavderimet dhe falenderimet jane vetem per Ty! Ti je Sunduesi i qiejve dhe i tokes dhe i gjithe cfare gjendet ne to. Te gjitha lavderimet dhe falenderimet jane vetem per Ty! Ti je i Verteti, dhe Premtimi Yt eshte i vertet, edhe takimi me Ty eshte i vertet, edhe Fjala Jote eshte e vertet, edhe xhenneti eshte i vertet, edhe zjarri (xhehennemi) eshte i vertet, edhe perjgamberet (paqja qofte mbi ta) jane te vertet, edhe Muhammedi a,s, (paqja qofte mbi te) eshte i vertet, edhe Ora (Dita e Kijametit) eshte e vertet. O Allah ! Vetem Ty te jam nenshtruar, dhe vetem Ty te kam besuar, dhe vetem tek Ti jam mbeshtetur dhe vetem Ty te pendohem, dhe vetem me Ndihmen Tende une sjell prova ndaj mohuesve, dhe vetem Ty une te zgjedh Gjykues mes nesh. Te lutem Ty qe te mi falesh gjynahet e kaluara dhe te ardhmet, cfare kam fshehur dhe cfare kam publikuar (shfaqur)! Ti je Ai i cili i ben disa njerez te perparuar dhe disa te prapambetur. Nuk ka te adhuruar tjeter te merituar pervec Teje!" (Buhari)